Albspirit

Media/News/Publishing

Kompozitori shqiptar me famë botërore, turne ligjëratash dhe koncerte në SHBA

 

Thoma Simaku ka përfunduar rezidencën e tij në Kolegjin Itaca të Nju Jorkut, si pjesë e çmimit të tij “Visiting Professor of Composition” Karel Husa 2022-23. Siç përshkruhet nga Kolegji Itaca, ky është një titull që i jepet çdo vit një figure kryesore të kompozicionit muzikor sot. Profesorët vizitues vijnë në Kolegjin Itaca gjatë vitit akademik për të ligjëruar mbi muzikën e tyre dhe çështjet që lidhen me kompozimin bashkëkohor. Çmimi jepet për nder të kompozitorit dhe dirigjentit amerikan Karel Husa – fitues i çmimit Grawemeyer dhe Pulitzer për muzikë.

Përfituesit më të fundit të këtij çmimi përfshijnë profesorë të shquar të kompozicionit nga Universiteti i Harvardit, Universiteti i Çikagos dhe Konservatori i Parisit. Në Kolegjin Ithaca, Thoma Simaku mbajti dy ligjërata mbi veprat e tij të fundit, si dhe master-class për studentët e degës së kompozicionit. Profesori i Itakës Kyle Armburst, anëtar i Ansamblit Bashkëkohor Ndërkombëtar Nju Jork, interpretoi Soliloquy III për Violë të Simakut më 12 prill 2023. Ndërsa profesori Eric Troiano – themelues i Kuartetit të Saksofonëve Viridian – dha premierën amerikane të Soliloqui VI për Soprano Saksofon në të njëjtin koncert. Gjatë vizitës së tij në SHBA, profesor Simaku mbajti leksione, master-klasa dhe prezantoi veprat e tij për publikun para koncerteve në Frost School of Music Universiteti i Miamit, Florida International University, Eastman School of Music University of Rochester, University of North Texas dhe University of Illinois. Në këto ligjërata, Simaku u ndal në Ciklin e tij të Soliloquy, me të cilin është i angazhuar tash e 20 vjet, duke përfshirë veprën e tij të vlerësuar me çmimin BASCA Soliloquy V- Flauto Acerbo dhe veprën e tij më të fundit Soliloquy VII për klarinetë dhe piano rezonante, premiera botërore e së cilës u dha në Festivalin e Muzikës Bashkëkohore Huddersfield në nëntor 2022, interpretuar nga Jérôme Comte – solist i Ansamblit Intercontemporain. Një fragment nga kjo pjesë mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.

Lajmi ne Anglisht – University of York Music Press

https://www.uymp.co.uk/news/2023-05-02-simaku-visiting-professor

 

Simaku – Visiting Professor in USA

Thomas Simaku has completed his residency at Ithaca College New York, as part of his award The 2022-23 Karel Husa Visiting Professor of Composition. As described by Ithaca College, the Karel Hysa Professorship is a position awarded annually to a major figure in music composition today. The Visiting Professors come to the Ithaca College campus during the course of the academic year to lecture on their music and issues relevant to contemporary composition. The award is given in honour of the American composer and conductor Karel Husa – winner of Grawemeyer Award and Pulitzer Prize for Music. Most recent recipients of this award include distinguished professors of composition from Harvard University, University of Chicago, and the Paris Conservatoire.

At Ithaca College, Thomas Simaku gave two lectures on his recent works, as well as master-classes to students majoring in composition. Ithaca professor Kyle Armburst, member of the International Contemporary Ensemble New York, performed Simaku’s Soliloquy III for Solo Viola on 12 April 2023. His Soliloquy VI for Soprano Saxophone received its American Premiere in the same concert, performed by Ithaca professor Eric Troiano, founding member of the Viridian Saxophone Quartet.

During his visit to the US, Professor Simaku gave lectures, master-classes and pre-concert talks at University of Miami Frost School of Music, Florida International University, Eastman School of Music University of Rochester, University of North Texas, and University of Illinois.  In these lectures, Simaku focused on his Soliloquy Cycle, which he has been engaged with for some 20 years now, including his BASCA award-winning piece Soliloquy V- Flauto Acerbo, and his most recent work Soliloquy VII for Clarinet and resonant piano, which received its world premiere at the Huddersfield Contemporary Music Festival in November 2022, performed by the dedicatee Jérôme Comte – soloist of the Ensemble Intercontemporain. An excerpt from this piece can be heard in the video below.

 

Please follow and like us: