Astrit Lulushi: Misteri i sumerëve
Asnjë nga të dhënat për gjuhën sumeriane nuk flasin për atë si një gjuhë e folur. Sumerishtja ishte një gjuhë e izoluar, kështu që nuk ka asgjë për ta krahasuar atë…
Sumerishtja është gjithashtu një gjuhë e vdekur. Jo e vdekur si latinishtja ku mund ta dëgjosh ende në një kishë ose në gojën e disave. Sumeriani ka vdekur me të vërtetë dhe varrosur. Ne mezi e dimë se si shqiptohej sumerishtja dhe ende po mësojmë gjëra të reja rreth saj. Ndoshta një ditë mund të themi se si tingëllonte, por për momentin, nuk ka asnjë provë për të thënë se ishte.
Sumeriania karakterizohet nga një numër i madh rrënjësh njërrokëshe dhe shumë shpesh këto rrënjë duken të jenë homonime. Shkencëtarët rendisin, për shembull, njëzet e pesë shenja për atë që për ne duket të jetë vetëm /du/.
Kështu du7 është folja “të shtysh”, ndërsa du3 është “të ndërtosh” dhe du15 është “të zgjidhësh”.
Është e vështirë të besohet se të gjitha këto fjalë janë shqiptuar njësoj. Një mënyrë e mundshme për t’u marrë me të gjitha homonimet është të supozojmë se gjuha kishte tone të ndryshme dhe se shumë prej këtyre homonimeve dalloheshin nga tonet.
Megjithatë, ka mënyra të tjera për të shpjeguar këtë mbibollëk homonimesh, ato mund të dalloheshin nga sasia e zanores (e shkurtër apo e gjatë; ndoshta edhe e mesme?) dhe cilësia (e nazalizuar apo jo apo çfarëdo). Ndoshta mungon diçka në lidhje me bashkëtingëlloret du7 dhe du15 që mund të dallohen nga njëra-tjetra nga ndonjë ndryshim në shqiptimin e ‘d’.
Fatkeqësisht, sumerishtja sipas dëshmive aktuale është një gjuhë e izoluar, nuk është e lidhur me asnjë gjuhë tjetër. Nëse do të kishte disa të afërm të identifikuar, dhe të gjitha këto do të ishin gjuhë tonale, atëherë do të supozonim se edhe sumerishtja kishte qenë tonale. Por nuk dihen të afërm; dhe me sumerianen jemi duke parë nëpër një pasqyrë në errësirë.
Sumerët konsiderohen popull i veçantë. Një mitiologji thotë se ata, të shumtë, erdhën nga deti (Oannes), pas kataklizmës dhe u vendosën në brigjet midis dy lumenjëve, duke u përplasur me valën e njerëzve të ardhur nga jugu (akadians), burim i hebraishtes. Ata ishin ‘shumë’, dhe u quajtën ‘sumerë’. Një mit tjetër thotē se ata erdhën nga Yjet.
Please follow and like us: