Librat dhe modeli human i Angela Kostës
Shumë artikuj po shkruhen në gazetat italiane për librin “Ylberi dhe Sara e vogël”, i shkruar nga Angela Kosta, operatore në Institutin Prosperius Altotiberino, me vizatimet e realizuara nga Kristiana Sterjo, vajza e sëmurë nga Leuçemia por e shëruar, përfitimi i të cilit iu dhurua ONLUS Shoqatës Daniele Chianelli për kërkimin shkencor të kurimit të Leuçemisë, Limfomave dhe Tumoreve tek fëmijët dhe të rriturit.
Këto artikuj i gjejmë në gazetat: “Corriere dell’Umbria”, “Umbria 7”, “Vivo Umbria”, “Il Quotidiano d’Italia”, “Informacione Locale Umbertide”, etjer.
Angela Kosta, shqiptare, por prej vitesh banuese në Umbertide të Peruxhas është një paradigmë: ajo e integrimit më të mirë shoqëror, kulturor e njerëzor, më e çmuara. Angela, operatore në Institutin Prosperius Altotiberino, përkthen poezi të poetëve italianë në shqip për Revistën Dymujore Ndërkombëtare të Botës së Artit dhe Kulturës “Le Muse”, shkruan për gazetën shqiptare “Gazeta Destinacioni” me 1,100,000 lexues në mbarë botën, boton poezi për “Mesdheu: Revista Letrare”, bashkëpunon me gazetën e përmuajshme italo-shqiptare “Le Radici – Gazeta Rrënjët”. Pas romanit “Milioneri i varfër” ajo botoi tre libra të tjerë: librin me poezi “Jeto”, romanin “Përtej oqeanit” dhe së fundmi librin me përralla “Ylberi dhe Sara e vogël” me vizatimet e realizuara nga Kristiana Sterjo, vajza shqiptare e sëmurë por më pas e shëruar nga Leuçemia. Dhe është pikërisht kjo përpjekje e fundit letrare që meriton vëmendje të veçantë, për ngarkesën e saj të dhimbjes, dashurisë, forcës dhe shpagimit. “Pas ndërhyrjes kirurgjikale të transplantit të palcës në shtyllën kurrizore, – thotë Angela Kosta, – Kristiana u shtrua në departamentin e onkologjisë pediatrike të spitalit “Shën Mëria e Mëshirimit” në Peruxhia të Italisë. Kimioterapia pati efekte anësore serioze që e çuan atë në paralizë. Pavarësisht kësaj, Kristiana, një vajzë mëse e fortë dhe tashmë piktore, arriti të diplomohet për drejtësi në Shqipëri”.
Angela u takua me Kristianën në Istitutin Prosperius, ku u ftua tetë muaj falas bashkë me gjyshen e saj. “E konsideroja – thotë ajo – sikur të ishte vajza ime. Një ditë e pashë duke vizatuar, (ishte vetëm 12 – vjeçe), dhe mbeta e mahnitur nga aftësia e saj e madhe, ndaj i premtova atë ditë që ne do të bënim nje libër së bashku. Kaluan dhjetë vjet që atëherë por sot e përfunduam projektin tonë. Kristiana realizoi vizatimet për librin tim të ri me përralla: “Ylberi dhe Sara e vogël” dhe falë ndihmës së Catia Rossi (fizioterapiste në Prosperius) dhe redaktimi nga Monia Tirimagni, përfitimi i librit iu dhurua Shoqatës Daniele Chianelli për kërkimin shkencor të Leuçemisë dhe Limfomave tek fëmijët dhe të rriturit. Natyrisht Kristiana u shpërblye për vizatimet e saj edhe pse (shpirtbardhë siç është), nuk donte.
Angela Kosta ka lindur në 13 mars 1973 në Shqipëri. Ajo jeton në Umbertide të Peruxhas që nga viti 1995. Ka botuar disa libra në Shqipëri si edhe shumë të tjerë në Itali.