Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Debati në Parlament

Besimi është një gjë e mrekullueshme. Na lejon të ecim në jetë me vetësiguri dhe të përballemi me sfida që përndryshe mund të duken tepër të frikshme. Në këtë të ashtuquajtur demokraci – e dalë nga Fronti Demokratik i krijuar nga PPSh-ja – debatet në parlament transmetohen. Kjo, thonë socialistët, e bën debatin edhe më “demokratik”.
Këtë javë, të enjten, Parlamenti e ndërpreu debatin, dhe bëri mirë; një grup fëmijësh hyri në sallë për të vëzhguar. Kryeministri u tha depuetëve:
“Le ta ndërpresim për pak kohë debatin mbi projekt rezolutën për gjenocodin serb në Kosovë, pasi u tregojmë shembullin e keq fëmijëve”.
Shembullin e keq për sharrjet që përdori kundër deputetëve, dhe për taktikën përça e sundo ndaj opozitës, duke lavdëruar njërin dhe sharë tjetrin, këtë nuk  e kishte parasysh. Aq i kënaqur ishte me veten sa harroi se debati jepej edhe në televizion, ku e sheh i madh e i vogë, brenda e jashtë sallës, e anë e mbanë Shqipërisë e botës.
Edi Rama e ndjen veten pa opozitë ose nuk e përfill atë. Ai u bëri thirrje deputetëve të PD-së, që t’ia ndryshojnë emrin partisë, duke lënë të kuptohet se demokracia tashmë është vendosur, dhe nuk ka nevojë për Parti Demokratike. E njëjta politikë e ndjekur nga ustai i tij Enver më 1945, kur kritikonte deputetët demokratë që nuk bashkoheshin me komunistët.
Edi Rama bëri sikur harroi se partia socialiste është ish parti e punës, parti komuniste, e cila, siç vepron sot partia e tij, sulmoi dhe shkatërroi opozitën, dhe më 1946 mori kontrollin e  qeverisë dhe popullit. Listat me emrat e deputetëve të vrarë, burgosur e internuar gjënden edhe në arkiva, nëse i ati nuk ia ka treguar si ndodhi. Vetëbesimi i tij është gjithashtu një gjë e paqëndrueshme; kryetari e ka atë me shumicë, dhe kjo e bën të kalojë në arrogancë.
Krahut tjetër i mungon besimi.
Vetëbesimi i ulët mund të jetë rezultat i shumë gjërave, nga përbërja gjenetike deri tek përvojat e jetës. Por ndërsa vetëvlerësimi jashtëzakonisht i ulët nuk është kurrë gjë e mirë, mungesa e besimit nuk është domosdoshmërisht gjë negative – madje, disa studime sugjerojnë se mungesa e vetëbesimit mund t’ju bëjë edhe të suksesshëm (duke hyrë në pazar me pozitën). Prapëseprapë, shumë prej nesh do të dëshironim pak më shumë guxim dhe siguri.
Nëse dëgjon një zë brenda teje duke thënë: “Ti nuk je piktor”, atëherë lyeje, dhe ai zë do të shuhet, thoshte Vincent van Gogh – kështu arriti të bëhej piktor i madh. Kur zëri i brendshëm thotë “ti je piktor”, atëherë çfarë mbetet për të lyer, veç letrës, fasadës dhe muret. Forca dhe besimi nuk gjenden jashtë vetes, ato vijnë nga brenda, gjatë gjithë kohës.
Please follow and like us: