Astrit Lulushi: Fat apo sukses?
Nuk mund të ketë krijim nga asgjëja. Mrekullia nuk i dha njerëzimit Demokracinë, por, rruga e gjatë dhe e vështirë, si në lashtësi, edhe sot. Që nga Homeri (vitet 700 pes), ne vërejmë se perënditë dhe njerëzit merrnin vendime duke u mbledhur e kuvenduar në vende të caktuara, kuvende në shesh a në sallë. Por koncepti i parlamentit nuk shfaqet për herë të parë tek Homeri. por ekzistonte që në epokën e Trojës, dhe nga Troja, edhe më larg.
Ekzistojnë gjurmë të zjarrit 700.000 deri 1.000.000 vjet më parë në shpellën e Petralonës, ku u gjet edhe kafka 700.000 vjeçare e Arkantropit. Ka tregues të përdorimit të zjarrit nga njeriu para 1.7 milionë vjetësh. Nuk është çudi që njeriu e kishte zbuluar atë, që kur zjarri u shfaq në natyrë. E mundshme është që zjarri të ishte zbuluar edhe më herët, kur njeriu rrëmbeu nga kurioziteti një degë që po digjej. Nëse pranojmë se zjarri ka qenë në shërbim të njeriut për gjithmonë, sa kohë do të duhej që shpikjet si qeramika, apo epokat e metaleve të fillonin?
Gjithashtu. 50.000 vjet më parë, Neandertalët mund të ndiznin një zjarr duke goditur gurin me gur për të krijuar shkëndija, fakt që i habit shkencëtarët, të cilët i kanë nënvlerësuar vazhdimisht njerëzit primitivë. Diodorus Siculus tregon për priftërinjtë egjiptianë:
“Kur një herë në mal bubullima goditi një pemë dhe pyllit aty pranë iu vu zjarri, Hephaestus gjatë dimrit u afrua dhe e shijoi shumë nxehtësinë. Dhe kur zjarri ishte gati të shuhej, ai e mbante atë duke i hedhur vazhdimisht dru, pastaj ftoi njerëz të tjerë të shijonin përfitimet që vinin prej tij”. Meqenëse ajo që shkaktoi zjarrin ishte bubullima, nuk mund të konsiderohet rastësi që në mitologji ishte Zeusi, perëndia, arma e të cilit ishte bubullima, ai që e ndëshkoi Prometeun që ua solli zjarrin njerëzve. Me sa duket, miti antik kodon një incident aktual, i cili përshkruhet i deshifruar në historinë e priftërinjve egjiptianë.
Fat apo sukses?

Ashtu si shpikjet më të rëndësishme në historinë e njeriut, metalurgjia duket se ka ndodhur krejt rastësisht. Sipas pikëpamjeve mbizotëruese, shpikja e metaleve lidhet me zjarret e mëdha të pyjeve, konkretisht në vende me mineral bakri sipërfaqësor. Pas zjarreve në këto zona u formuan masa të forta bakri. Këtë pikëpamje e mbështet edhe Straboni. Pra, metalet dhe përpunimi i tyre mund të ishin zbuluar shumë më herët se krijimi i epokave.
A jemi vërtet më të zgjuar se njerëzit primitivë? Shkencëtarët besojnë se paraardhësit tanë gjuetarë-mbledhës kishin një tru më të madh se fermeri dhe rrjedhimisht më të madh se njeriu modern. Kjo është për shkak se ata duhej të bënin shumicën e gjërave vetë, të kishin një kujtesë të mirë dhe të ishin gjithmonë vigjilentë. Më vonë njerëzit, edhe për shkak të specializimit, bënë jetë më të thjeshtë. Kjo sjell në mendje ndryshimin midis njeriut në fshat dhe atij në qytet: fshatari merret vetëm me punët e bujqësisë dhe nuk interesohet për tema të tjera, ndërsa njeriu i qytetit ka një shpirt më të shqetësuar.
Edhe Cro Magnon, forma e hershme e njeriut modern gjatë periudhës 46.000 – 13.000 pes, kishte një tru më të madh se njeriu i sotëm; 1.514 centimetra kub krahasuar me 1.350 cm3 të njeriut. Kjo do të thotë që ose Cro-Magnon ishte më i zgjuar se ne, ose madhësia e trurit nuk është proporcional me inteligjencën.
Të gjithë janë të vetëdijshëm për Teorinë e Përzgjedhjes Natyrore të Darvinit. Por nëse e kombinojmë këtë teori me faktin se katastrofat natyrore gjatë rrjedhës së historisë njerëzore prekën kryesisht grupet që kishin zhvilluar qytetërimin – siç shkruan Platoni te Critias –
“Njerëzit që mbijetuan pas çdo katastrofe ishin analfabetët dhe më pak të zhvilluar”.
Pra, ka shumë të ngjarë që ne të mos jemi njerëzit më të zgjuar që kanë ecur ndonjëherë në tokë.
Në jetë, faktori më i rëndësishëm është fati. Fati është ai që i bëri kushtet të favorshme në mënyrë që kërcimi teknologjik i tre shekujve të kaluar të ishte i realizueshëm. Me një paqëndrueshmëri klimatike ose gjeologjike në kohë të gabuar, ne mund të kishim qenë ende në Mesjetën feudale.

Please follow and like us: