Cikël poetik nga Selaudin Guma
Selaudin Guma
Rokfeleri
Qe një ditë e qe një mot
Kur Rokfeler ish në tokë
Dëgjoi një gjirokatrit
Oxhaqe pastron çdo ditë.
Se qe Rokfeler i pasur
Larg, larg në Amerikë
Ndihmonte shpesh të varfërit
Deri dhe vashava t’u bënte prikë.
Nuk kish keq gjirokastriti
Kishte plotë vajza shtatë
Në vesh ia çoi kurbetliu
Se mund ta ndihmonte pak.
Pyeti oxhakfshirësi shumë
Derë më derë kur punonte
Dhe gjeti adresën e tij
Në Çikago ku jetonte.
Dhe shkroi një letër lutjeje
Prezantin dhe një kërkesë
Ia dërgoi Rokfelerit
Plot emocion dhe me shpresë.
I kërkonte milionerit
Lekë për vajzat, prikë t’u bënte
Ndryshe vajzat me syshkruar
Do t’i mbetnin pa martuar.
Lutjen mori Rokfeleri
E lexoi ulur në gjunjë
Ktheu shpejt një përgjigje
Në qytet bëri shumë bujë.
“Shqiptar nga jugu i vendit
Lutjen tënde e lexova
Thellë u futa në mendime
Se si mund të të ndihmoja.
Bëj bamirësi në gjithë botën
Si një mision të pandarë
Dhe për llogaritë e mia
Ju do merrni shtatë dollarë”.
Vjen çeku në Gjirokastër
Lajmi shkoi lagje më lagje
Dum-dum dum këmborë e madhe
Qumështi gjysmë okare.
Endri
Në një natë të freskët qershori
Ku loton një shi pranveror
Si sivjet do mbahet mend
Kjo stinë e lagësht me lotë.
Në një klub me pronar Albanin
Në një cep të lagjes sonë
Një grup shokësh jemi mbledhur
Bëjmë debat e kuvendojmë.
Aty takojmë shokë të vjetër
Dhe të rinj, nja dy a tri
Kuvendojmë me njeri-tjetrin
Pa u grindur, pa mërzi.
Më i zjarrti në mes nesh
Që dëgjon dhe kundërshton
Është Endri, një djalë i ri
Punonjës kulture në ministri.
Djalë i urtë, i qetë, i mirë
Të dëgjon me qetësi
Ka pasion, durim e dije
Të ndryshojë një shoqëri.
Martin Kalo
Një herë një moti që ka kaluar
U mblodhëm piknik në mes malesh
Te ca rrape madhështorë që s’janë sot
Ku bëhen bashkë dy lugje ujore.
Ishim shumë ato ditë korriku të nxehtë
Doktor Kalo na kishte mbledhur si me dorë
Unë, Bashkimi, Qamili, Mitati, Sedati, Veliu…
Bashkë me ne Përparimi, Diana e Martini.
Bashkë me ne, doktor Hajriu e Xhota
Nën hijen e një rrapi shekullor
Ku gurgullonte uji i dëborës
Dhe gjithçka ndihej e s’shprehej me gojë.
Martini i vogël, katër vjeç visitor
Pa malet, pyllin, rrepet, përroin
Dhe pyeti seroz si i rritur:
Pse më merni këtu që asgjë nuk njoh?
Vogëlushi mbuluar me batanije leshi
Fjeti si qengj nën murmuritjen e ujit
Dhe ne kënduam sipas zakonit
Aty te përroi në fundin e honit.
Kaluam një ditë të gjithë si në ëndërr
Kujtuam të djeshmen e të sotmen me këngë
Tashmë që po hedh këto vargje
Disa prej tyre s’janë më në jetë.
Martini sot është rritur, burrëruar
Në SHBA ka shkuar për studime
Por do kthehet një ditë në këto vise
Që natyra i ka qëndisur me dorë.
Pardesyja jote
E bukur je tamam si një yll
Që ndricon si me ngjyrë platini
A mos është vallë Afërdita
Që të rri pranë dhe të jep shkëlqimin.
Pardesyja jote plot flamingo
Ngjyra të bukura ka si rubinët
Tregon se merr shpesh fluturime
Në stinët e ndryshme dhe kohët.
Flamingot gjithmonë kërkojë
Hapësira me dritë, të mëdha
Nën zë ca vargje këndojnë
Janë perla që fluturojnë.
Fluturojnë lart në qiell
Si spektakël i bukur pranveror
Ngjajnë pakëz me dallandyshet
Që ajrin e mbushin me kurorë.
Ditëlindja ime
Qershori është muaj i luleve
Të çelura e të bëra të mëdha
Aromë e tyre, aromë natyre
Si për rastësi është ditëlindja ime.
Çdokush e ka një ditë të lindjes
Në një muaj, stinë e një vit
Dhjetë qershori më qëlloi mua
Një përvjetor që përherë më mahnit.
Kanë kaluar shumë e shumë vite
Atje te gurra ku rrjedh burimi
Në vendin e luleve e të tërfilit
Qarkuar me pyje të mëdha.
Në këtë ditëlindje mblodha miq e shokë
Të festoj me ta e të bëj shaka
Paçka se disa më kanë ikur
Kanë marrë rrugët e mëdha.
Kam njohur shumë njerëz në jetë
Kam dhënë e kam marrë me ta
Disa i kam përherë pranë vetes
Të tjerë më shpirti s’m’i mban.
Jam larg smirës, pasurimit
Larg pronës, pasurisë, kotësisë
Kam lindur i zhveshur si çdo fëmijë
Dhe ruaj mbi gjithçka mirësinë.
Këtu pranë meje kam Sadik Bejkon
Korifeun e poezisë dhe pa para
Në krah të tij është Bedri Blloshmi
Çerçiz Loloçin e kam si vëlla.
Dhe ja këtu jemi të gjithë
Agim Kapllani nga Petrela
Asqeri Boci nga Zhulati
Dhe unë i qeshur si ngahera.
Do pimë e hamë, do bëjmë qejf
Në këtë klub modest përmetar
Unë pensionist s’isha tërë jetën
Po bëra në jetë punë të mëdha.
Me deshën njerëzit përherë si shok, vëlla
Shpesh në punë më këndohej dhe kënga
Kur mosha më erdhi ashtu ngadalë
Disa më braktisën e ikën si rrëmba.
Edhe Novruzin e kam ftuar sot
Nipin që nderin s’ma harroi asnjëherë
Një hall të kem në orë e pa orë
Lë çdo punë dhe troket në derë.
Ditëlindjen time sot unë e kam
Në muajin e luleve të mëdha
Me mbresa dhe kujtime të bukura
Mes miqve të mirë sa më s’ka.
Binjaket e shkallës sime
Dy binjake janë te shkalla ime
Të ulura në një karrocë të bukur
Qeshin dhe belbëzojnë si dy gardalina
Me sytë e tyre si diamantë.
Alika dhe Ardrea qeshin me gjyshin
Dhe gjyshen e duan pranë
Nga Parku i Madh shkojnë çdo ditë
Shetisin mes luleve dhe pemëve pa anë.
Ato vijnë nga Franca e largët
Nga Parisi, qytet i madh
Sot që shkruaj është 2 Qershori
Kanë çelur bliret mjalt.
Ikën të dy gardalinat
Ikën porsi fluri qiellor
Shkuan te vendlinndja e tyre
Këtu qenë thjesht vizitorë.
Ikën kanarinat, ikën
Pezm lanë dhe mallëngjim
Do të kthehen sërish kur të rriten
Në vendin e nëns së dlirë.
Shënim: Alika dhe Andrea janë binjakë të një çifti ku burri është francez dhë nëna shqiptare. Gjyshërit nga nëna quhen Vladimir dhe Donika Marku.
Përroi i fshatit tim
Me uturimë rrjedh nga buza e bredhit
Me zulm, rrëmbim e ftohtësi
Mes kataraktesh, honesh e gurë stralli
Çan malet e vjen pshtë me rrëmbim.
Me vete sjell trungje e gjethe mali
Dhe gurë mermeri të latuar
Uji vërshon me njyrë qumështi
Ndaj të thërrasin Gjinakar.
Miliona vjet je ndër ato hone
Vit pas viti gërmon e nuk lodhesh
Shuan etjen e njerëzve e shpezëve
Freskon pyjet dhe bredhat luleplot.
Vadit fushat me misër, grurë, perime
Fshatit i fal ujin për gjithçka
Dikur bluaje grurë për miell
Ne fëmijëve na dukej si hata.
Shumë geëzime u ke dhënë njerëzve
Por dhe nëna, baballarë të helmuar
Ke marrë me vete edhe fëmijë
Kur dilje nga shtrati i harbuar.