Anila Kalleshi: Kurat për shërimin e ekzemës
Ekzema është një gjendje e lëkurës që shkakton kruajtje, skuqje, tharje dhe irritim të saj. Ekzema njihet po ashtu me emrin dermatit atopik. Zakonisht ajo shfaqet gjatë foshnjërisë ose fëmijërisë së hershme dhe mund të vazhdojë deri në moshë madhore. Megjithatë, ekzema mund të shfaqet te njerëzit e çdo moshe.
Ka disa lloje të ndryshme të ekzemës. Lloji i ekzemës suaj mund të përcaktojë simptomat që do të keni dhe se ku do të shfaqen në trupin tuaj.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë rreth ekzemës, shkaqet, trajtimet, mënyrat e parandalimit dhe do të gjeni shembuj fotografish të llojeve të ndryshme të ekzemës.
Çfarë e shkakton ekzemën?
Shkaku i ekzemës ende nuk njihet plotësisht. Megjithatë, studiuesit mendojnë se ajo shkaktohet kur personi ka një sistem imunitar tepër aktiv.
Ekzema ka tendencë të shpërthejë kur lëkura juaj është e ekspozuar ndaj irrituesve të jashtëm, të cilët bëjnë që sistemi juaj imunitar të reagojë më tepër seç duhet.
Përpos kësaj, studiuesit kanë zbuluar se disa njerëz me ekzemë nuk prodhojnë sasi të mjaftueshme ë një proteine të quajtur filaggrin (proteina grumbulluese e filamentit). Kjo proteinë është përgjegjëse për të ndihmuar lëkurën tuaj të qëndrojë e hidratuar dhe e shëndetshme.
Çfarë shkakton shpërthime të ekzemës?
Një shpërthim ekzeme ndodh kur një ose më shumë nga simptomat e ekzemës shfaqen në lëkurë. Faktorë të jashtëm dhe të brendshëm mund të kontribuojnë në shpërthimet e ekzemës.
Shkaktarët më zakonshëm përfshijnë:
kimikate ose konservues që gjenden në pastrues dhe detergjentë
produkte aromatike
tymi i cigares
alergjenët e jashtëm si pjalmi, myku, pluhuri ose marimangat e pluhurit
material i ashpër gërvishtës, si leshi
pëlhura sintetike
djersitje
ndryshimet e temperaturës
stresi
alergjitë ushqimore
pezmatim i kafshëve
infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes
Cilat janë llojet e ekzemës?
Ekzistojnë një numër i llojeve të ndryshme të ekzemës, duke përfshirë:
Dermatiti atopik
Dermatiti atopik shkakton lëkurë të thatë dhe kruarje që shpesh shfaqet me një skuqje të lëkurës. Ky është lloji më i zakonshëm i ekzemës.
Dermatiti i kontaktit
Dermatiti i kontaktit shkaktohet nga ekspozimi ndaj një substance apo elementi që irriton lëkurën ose që shkakton një reaksion alergjik.
Dermatiti dis-hidrotik
Ky lloj dermatiti prek gishtat, pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve. Shkakton kruajtje, njolla të lëkurës me formë luspash që shpërthejnë ose bëhen të kuqe, të çara dhe të dhimbshme. Kjo lloj ekzeme është më e zakonshme tek gratë.
Dermatiti numular
Dermatiti numular shfaqet si njolla të rrumbullakëta, të kuqe, dhe sjell shumë kruarje. Është më i zakonshëm në pjesën e poshtme të këmbëve dhe zakonisht shkaktohet nga një çarje e lëkurës apo nga lëkura shumë e thatë.
Dermatiti stasis
Dermatiti stasis është një pezmatim i lëkurës që zakonisht shfaqet në pjesën e poshtme të këmbëve dhe shkaktohet furznizimi i dobët me gjak.
Cilat janë simptomat e ekzemës?
Simptoma kryesore e ekzemës është kruajtja, si dhe lekura e thatë, e ashpër, e krisur, e përflakur dhe e irrituar. Ekzema mund të shpërthejë, të qetësohet dhe më pas të shfaqet përsëri.
Ekzema mund të shfaqet në shumë pjesë të trupit, por zakonisht prek krahët, pjesën e brendshme të bërrylave dhe gjunjëve, faqet apo skalpin e kokës. Ekzema nuk është ngjitëse dhe ndonjëherë qetësohet me kalimin e moshës.
Simptoma të tjera përfshijnë:
kruajtje intensive
njolla të kuqe ose gri në kafe
gunga të vogla e të ngritura që rrjedhin lëng kur gërvishten
kore në lëkure me lëng të verdhë e të tharë, të cilat mund të jenë shenjë infeksioni
lëkurë të trashur
Për shumë njerëz simptomat e tyre përkeqësohen gjatë natës, duke e bërë të vështirë gjumin. Kruajtja e ekzemës e irriton dhe ndez më tej lëkurën. Kjo më pas mund të shkaktojë infeksione që duhet të trajtohen me antibiotikë.
Ndonjëherë, ekzema e lehtë mund të trajtohet në shtëpi duke shmangur agjentët irritues dhe duke e mbajtur lëkurën të hidratuar. Megjithatë, është mirë të konsultoheni me një mjek kur simptomat bëhen të vështira për t’u menaxhuar ose janë duke u përkeqësuar.
Ju sugjerojmë të bëni një takim mjekësor nëse:
ekzema nuk po lehtësohet nga medikamentet pa recetë
simptomat po ju mbajnë zgjuar gjatë natës
simptomat po e bëjnë të vështirë kryerjen e aktiviteteve të përditshme
lëkura ka flluska ose lëngje qan
lëkura po zhvishet
lëkura bëhet e trashë ose me luspa
Si trajtohet ekzema?
Një dermatolog do t’ju ndihmojë të identifikoni trajtimin e duhur për ekzemën. Trajtimi i duhur për ju varet nga lloji dhe ashpërsia e ekzemës. Në disa raste mund të kombinohen disa trajtime.
Trajtimet e ndryshme për ekzemën përfshijnë:
Medikamente
Antihistaminat orale pa recetë mund të lehtësojnë kruajtjen e ekzemës. Ato funksionojnë duke bllokuar reaksionet alergjike të shkaktuara nga histamina. Megjithatë, këto medikamente mund të shkaktojnë përgjumje, prandaj është më mirë t’i merrni kur nuk keni nevojë të jeni vigjilent.
Shembuj përfshijnë:
cetirizine (Zyrtec)
difenhidraminë (Benadryl)
fexofenadine (Allegra)
loratadine (Claritin)
Kremrat dhe pomadat me kortizon (steroide) mund të lehtësojnë kruajtjen dhe acarimin e lëkurës. Megjithatë, ato mund të kenë efekte anësore si hollim dhe acarim të lëkurës apo formim i njollave nëse përdoren për një kohë të gjatë.
Steroidet me fuqi të ulët, si hidrokortizoni, mund të merren pa recetë dhe mund të ndihmojnë në trajtimin e ekzemës së lehtë. Steroidet më të forta jepen me recetë nga mjek për raste të ekzemës së moderuar ose të rëndë.
Një mjek mund t’ju japë kortikosteroide orale kur hidrokortizoni nuk po ndihmon. Por, këto medikamente mund të shkaktojnë efekte anësore serioze, duke përfshirë humbjen e kockave. Për të trajtuar infeksionet e mundshme, mjeku juaj mund t’ju japë antibiotikë lokal ose oral.
Imunosupresantët janë medikamente me recetë që parandalojnë reagimin e tepërt të sistemit tuaj imunitar. Kjo parandalon shpërthimet e ekzemës. Efektet anësore përfshijnë një rrezik të shtuar të zhvillimit të kancerit, infeksionit, presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të veshkave.
Terapi
Terapia me dritë, ose fototerapia, përdor dritën ultravjollcë ose llambat e diellit për të ndihmuar në parandalimin e përgjigjeve të sistemit imunitar që shkaktojnë ekzemë. Ky trajtim kërkon një sërë seancash dhe mund të ndihmojë në qetësimin ose pastrimin e ekzemës. Mund të parandalojë gjithashtu infeksionet bakteriale të lëkurës.
Ndryshimet e stilit të jetesës
Stresi mund të shkaktojë simptoma ose t’i përkeqësojë ato. Mënyrat për të reduktuar stresin përfshijnë:
duke bërë ushtrime të frymëmarrjes së thellë
duke praktikuar joga
duke medituar
duke dëgjuar muzikë relaksuese
duke ndjekur një regjim të mirë gjumi
Një kompresë e ftohtë për 15 deri në 20 minuta mund të ndihmojë në qetësimin e kruajtjes.
Trajtime alternative
Trajtimet alternative mund të ndihmojnë në qetësimin e simptomave të ekzemës. Për shkak të efekteve anësore të mundshme, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni një suplement bimor ose të filloni një rutinë të caktuar ushtrimesh. Terapitë që ju mund të bëni në shtëpi përfshijnë:
përdorimi i çajit jeshil ose të zi për lëkurën
vajrat e kokosit, lulediellit, borages dhe aguliçes
akupunkturë
aromaterapia
teknikat e relaksimit, si meditimi ose joga
Please follow and like us: