Astrit Lulushi: Tokë e djegur
Ndoshta, njeriu ëdhtë i prirur natyrshëm të shpejtojë në përfundime dhe të nxitojë për të gjykuar, në vend që të ndalojë dhe të mendojë ose të marrë kohë për të verifikuar një pretendim. Diktatura u rrëzua apo u maskua?
Edhe kur bëjmë përpjekje për të reflektuar dhe analizuar, një mori paragjykimesh mund të turbullojnë gjykimin tonë. Sepse komunizmi, si farë, erdhi mes shqiptarëve nga Rusia, u vëllazërua me jugosllavët, u motërzua me Kinën, derisa konsumoi vetëm. Nuk gjeti fushë pjellore?
Për më tepër, sot, kur egoja, pozita shoqërore dhe identitetet fetare ose politike janë të lidhura me opinionet tona, është e vështirë të ndryshojmë mendje edhe kur të dhënat tregojnë se e kemi gabim. Asgjë nuk ka ndryshuar, asgjë nuk ka ndodhur.
Fusha e minuar njohëse është e gjerë. Megjithatë, nëse e konsiderojmë kërkimin për të vërtetën dhe njohurinë si një ndërmarrje të shenjtë, duhet ta trajtojmë të menduarit kritik si një disiplinë shpirtërore. Si të thuash, duhet të jemi të bindur në përkushtimin ndaj hetimit të hapur, vetëkritikës dhe madje të jemi të gatshëm të transformojmë pikëpamjet tona në përputhje me provat. Të mos ia lëmë historianëve, deri dje marksistë, hoxhaistë – dhe aq më keq politikanëve – për të na shpjeguar atë që e kemi jetuar dhe e dimë. Për brezin e ri, kjo është shplarje truri, këputje lidhjeje; si pyjet qē digjen këtë vit, për t’u mbjellë me kanabis vitin tjetër.
Please follow and like us: