Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Pareidolia

Ka njerëz që shohin fytyra pothuajse në gjithçka. Dallimi i fytyrave në objekte të rastësishme dhe të pajetë quhet pareidolia. Piktorët, disa, përdorin pareidolia për krijimin e figurave origjinale; të tjerë thonë se pareidolia është arti i parë i inteligjencës artificiale. Nëse po, atëherë njeriu është krijesë e programuar?!
A keni parë ndonjëherë një fytyrë në filxhanin tuaj të kafesë?
Mbi 4,300 fotografi dhe imazhe pa pagesë të Pareidolia mund të shihen në internet.
Një shembull i pareidolisë: një copë trungu peme që duket si fytyrë njeriu.
Par·ei·​do·lia, është tendenca për të perceptuar një imazh specifik, shpesh kuptimplotë në një model vizual të rastësishëm ose të paqartë. Është një formë apofenie, term më i përgjithshëm për tendencën njerëzore për të kërkuar modele në informacione të rastësishme.
Arsyeja është se truri interpreton fytyrat iluzore duke përdorur të njëjtat procese njohëse që identifikon fytyrat e vërteta.
Nëse prireni të vëreni fytyra në objektet e pajetë përreth, nuk jeni vetëm’ – është një gjendje shumë njerëzore që lidhet me mënyrën se si truri është i lidhur.
Testi i njollosjes së bojës Rorschach i përdorur nga psikologë është një shembull i pareidolisë së drejtuar. Në test, një mjek mban një njollë të rastësishme boje dhe e pyet pacientin se si i duket imazhi. Vetë testi nënkupton se mund të jetë krejt normale të shihet specifika në të paqartë.
Një shembull i njohur është Fytyra në Mars, formacion shkëmbor në Mars që i ngjante një fytyre njeriu në disa foto satelitore. Ky fenomen njihet si pareidolia; që vjen nga “para” ose “pranë”, dhe “eidolon”, “e dallon”. Duke i dhënë të njëjtin kuptim, shkenca e shpjegon me greqishten e lashtë. Mos do të thotë se greqishtja e lashtë dhe shqipja ishin e njëjta gjuhë?!
Dikur konsiderohej ekskluzivisht një simptomë e psikozës, pareidolia tani njihet si pjesë e përvojës normale njerëzore.

Please follow and like us: