Albspirit

Media/News/Publishing

“Moj e bukura Moré”, në Shqipëri dhe Hungari, 14 Tetor 2023

Dy versione të së njëjtës pjesë në të njëjtën ditë nga rikompozimi i Thoma Simakut

Kënga aq dashur arbëreshe “Moj e Bukura Moré” e rikompozuar në disa versione instrumentale dhe vokale nga kompozitori Thoma Simaku është interpretuar dje më 14 tetor në Hungari nga muzikantët shiptarë Daradane Nallbani dhe Syzana Jakupi (Flaut dhe Piano) dhe në Shqipëri nga Jonian Ilia Kadesha dhe Petrit Çeku (Violinë dhe Kitarë). Një version tjetër për Violinë dhe Piano interpretuar nga muzikantët anglezë Peter Sheppard-Skaerved dhe Roderick Chadwick është përfshirë në albumin monografik të Simakut i botuar nga Naxos më 2019, dhe mund të degjohet këtu:

Më poshtë po botojmë për herë të parë në shqip një intervistë të kompozitorit shqiptar me famë ndërkombëtare, Thoma Simaku me Klara
Budën për këtë këngë.
Moj e Bukura Moré është padyshim një nga këngët më të pëlqyera shqiptare dhe jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën shqiptare. Të gjithë jemi rritur me këtë këngë. Origjina e saj daton në kohën e Skënderbeut kur komunitetet shqiptare kaluan Adriatikun dhe u vendosën në Italinë e Jugut, dhe mund të themi me siguri se kënga i ka rezistuar pa mundim provës së kohës!

Çfarë përfaqëson kjo këngë për ju?
Thoma Simaku: Duke jetuar në Angli për rreth 25 vjet tani, ndihem më afër shtëpisë kur e fërshëllej këtë melodi! Besoj se kjo cilësi e përjetshme qëndron në ngrohtësinë e melodisë dhe bukurinë e saj! Është pikërisht vetë melodia, e cila jo vetëm është e kapshme, por ofron dhe interpretime të ndryshme; dhe kështu lindi ideja për ta paraqitur në disa versione

Si lindi frymëzimi për ta punuar në këngën arbëreshe ‘Moj e Bukura Moré’?
Thoma Simaku: Fillimisht kompozova një version vokal për Trion Vokale Norvegjeze që e këndoi shqip (sigurisht!), për herë të parë në një Festival në Birmingham në vitin 2003. Më pas ansambli vokal i Universitetit të York-ut më porositi që të bëja një version për ta dhe që u këndua në Festivalin e Pranverës 2010 në York. Ata e kanë nxjerrë edhe në një CD dhe ky version mund të dëgjohet në internet duke ndjekur këtë lidhje. https://soundcloud.com/liz-webb-management/three- albanian-folk-songs-no-1-by-thomas-simaku

A është kënduar përsëri?
Thoma Simaku: Që atëherë është kënduar disa herë, si për shembull ne koncertet në Kent nga Kori Kombëtar i të Rinjve të Britanisë së Madhe dhe në Tiranë nga Kori Kombëtar të Operës në vitin 2014. Isha shumë i lumtur me këto Versione a cappella (të pashoqëruara), por në të njëjtë kohe ndjeva se kishte më shumë për të ‘zbuluar’ në këtë këngë dhe tani kam bërë versione instrumentale për të gjitha instrumentet frymore dhe me harqe të shoqëruar nga piano. Bile është edhe në Kinë nga klarinetistja angleze Sarah Watts.
Kjo është e vetmja pjesë që kam bërë në disa versione dhe përsëri, do të thoja se ngrohtësia e melodisë i përshtatet çdo instrumenti – shoqërimi i pianos ofron një ‘kostum’ modern për këtë melodi të antike!
https://klarabudapost.com/thomas-simaku-ancient-song-in-a-modern-
setting/#.Vjixcq6rTMU

Please follow and like us: