Albspirit

Media/News/Publishing

Saimir Z. Kadiu: FRANCA NDERON KADARENË

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka dekoruar këtë mbrëmje në Tiranë shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare me gradën “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.

Duke vlerësuar veprat e Kadaresë, Macron veçoi romanin “Pallati i Ëndrrave” dhe tha se aty “u pasqyruan ëndrrat e një populli të tërë”.

Urdhri Kombëtar i Legjionit të Nderit (Ordre national de la Légion d’honneur), më parë Urdhri Mbretëror i Legjionit të Nderit (Ordre royal de lahon’nion) është urdhri më i lartë francez i meritave, si për ushtarakët  ashtu edhe për civilët.

E krijuar 221 vjet më parë , më 19 maj  në 1802 nga Napoleon Bonaparti, është ruajtur (me ndryshime të vogla të herëpashershme) nga të gjitha qeveritë dhe regjimet e mëvonshme franceze.

Motoja e urdhrit është Honneur et Patrie (“Nderi dhe Atdheu”) dhe selia e tij është Palais de la Légion d’Honneur pranë Musée d’Orsay, në bregun e majtë të Senës në Paris.

Urdhri ndahet në pesë shkallë dallimi në rritje: Chevalier (Kalorës), Officier (Oficer), Commandeur (Komandant), Grand Officier (Zyrtar i Madh) dhe Grand-croix (Kryqi i Madh).

Recipintet e Legjionit të Nderit përfaqësojnë një “komunitet” njerezor si një reflektim i shoqërisë franceze dhe një model për brezat e ardhshëm.

Që nga fillimi i urdhrit, afro një milion qytetarë kanë marrë Legjionin e Nderit. Aktualisht urdhëri  ka rreth 79,000 anëtarë.

Nga shqiptaret recipientë të gradës më të lartë të këtij urdhëri (Grand Officer (Zyrtar i Madh) janë:

Gjeniu i letrave shqipe ISMAIL KADARE dhe ILIAZ VRIONI (1882-1932), politikan shqiptar (tre herë kryeministër i Shqipërisë) nënshkrues i Deklaratës së Pavarsisë në vitin 1912 dhe diplomat.

Për koincidencë do të ishte Jusuf Vrioni, (i biri i Iliaz Vrionit) i cili me përkthimin e tij brilant në frëngjisht të veprës së Kadaresë, do të bëhej pjesë e suksesit  të gjeniut tonë letrar  në Francë.

Please follow and like us: