Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Miqësia

C. S. Lewis fillimisht u takua me J.R.R. Tolkien (autor i Lord of the Rings) në vitin 1926 dhe që nga ajo kohë zhvilluan një miqësi të përjetshme. Lewis, i cili ishte bërë ateist, gjeti rrugën e kthimit në teizëm dhe krishterim nën drejtimin e Tolkien.
Clive Staples Lewis lindi në Belfast, Irlandë, në 1898 dhe u zhyt shpejt në letërsi: filloi të lexonte kur ishte 3-vjeç dhe në moshën 5-vjeçare kishte filluar të shkruante tregime duke u mbështetur në fantazinë e tij
Vite më vonë, 19-vjeçar, Lewis shërbeu në Luftën e parë. Ai përjetoi një luftë në llogore në vijën e frontit në Somme, tmerret e së cilës i mbajti me vete gjatë gjithë jetës.
C. S. Lewis vdiq më 22 nëntor 1963 , por kjo nuk tërhoqi vëmendje, sepse John F Kennedy u vra në të njëjtën ditë.
Një javë para se të vdiste, ai i tha vëllait të tij: “Warnie, kam bërë gjithçka që jam dërguar në botë për të bërë dhe jam gati të shkoj”.
Ndërkohë, Tolkien e vlerësoi hapur Lewis-in si një burim kryesor inkurajimi krijues –
“Deri tani jam ndjerë si një pemë e vjetër që po i humbet të gjitha gjethet një nga një: por vdekja e tij është si një goditje me sëpatë pranë rrënjëve”, tha Talken për humbjen C.S. Lewis.
Vetë Lewis ishte shkrimtar pjellor i trillimeve. Temat fetare janë gjithashtu shumë të përhapura në veprat e tij mjaft popullore, të cilat përfshijnë Space Trilogy dhe, më e famshmja, The Chronicle of Narnias.
Miqësia, thoshte Lewis, është më e mira e kësaj bote – sakrifikoni pothuajse gjithçka për të jetuar aty ku mund të jeni pranë miqve tuaj.
Arsyeja është organi natyror i së vërtetës; por imagjinata është organi i kuptimit. Imagjinata, duke prodhuar metafora të reja ose duke ringjallur të vjetrën, nuk është shkaku i së vërtetës, por gjendja e saj. Të gjithë mendojnë se falja është një ide e bukur, deri kur të kenë diçka për të falur. Librat apo muzika në të cilën mendonim se ndodhet e bukura do të na tradhtojnë, e bukura vjen vetëm nëpërmjet tyre… Sepse nuk janë vetë gjëja; por vetëm aroma e një luleje që nuk e kemi gjetur, jehona e një melodie që nuk e kemi dëgjuar, lajme nga një vend që nuk e kemi vizituar kurrë. Ne i kemi trajnuar njerëzit që të mendojnë për të Ardhmen si një tokë të premtuar ku fitojnë heronjtë e favorizuar – jo si diçka që secili duhet të përpiqet për çfarëdo që të bëjë, kushdo qoftë. Të gjithë duam përparim. Por nëse jeni në rrugën e gabuar, përparim do të thotë të bëni një kthesë dhe të ecni përsëri në rrugën e duhur; dhe në atë rast, njeriu që kthehet më shpejt është njeriu më i përparuar. Ashtu si qielli i natës në poezinë greke, unë shoh me një mori sysh, por gjithsesi jam unë që shoh, jo dikush tjetër. Kur isha dhjetë vjeç, lexoja përralla në fshehtësi dhe do të kisha turp nëse do të më gjenin duke bërë një gjë të tillë. Tani që jam i moshuar i lexoj hapur. Kur u bëra burrë, i lashë gjërat fëminore, duke përfshirë frikën nga fëmijëria dhe dëshirën për të qenë shumë i rritur. Ju kurrë nuk e dini se sa shumë besoni me të vërtetë diçka derisa e vërteta ose e pavërteta e saj të bëhet një çështje jete a vdekjeje për ju. Vlera e mitit është se ai merr të gjitha gjërat që ne dimë dhe u rikthen atyre rëndësinë e pasur që është fshehur nga “veli i familjaritetit”. Një histori për fëmijë që kënaq vetëm fëmijët është një histori e keqe për fëmijë. Të mirat zgjasin. Një vals që mund të pëlqeni vetëm kur jeni duke vallzuar është një vals i keq. Shprehja tipike e fillimit të Miqësisë do të ishte diçka si, “Çfarë? Edhe ti? Mendova se isha i vetmi”. Shkrova librat që do të më pëlqente t’i lexoja. Kjo ka qenë gjithmonë arsyeja për të shkruar. Njerëzit nuk do të shkruajnë librat që unë dua, kështu që unë duhet ta bëj për veten time.
Një ditë do të jeni mjaftueshëm në moshë për të filluar të lexoni përsëri përralla.
Please follow and like us: