Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi: TURQIA NJË SHEKULLORE DHE ATATURKU

(Në kuadrin e 100 vjetorit të krijimit të Turqisë moderne e tipit perëndimor, modern, laike dhe paqësore, ku baza e filozofisë së shekullarizimit ishte: “Paqe në Atdhe, paqe në botë”)

 

 

 

Republika e Turqisë u krijua 100 vjet më parë, më 29 tetor 1923. Një shekull më parë lideri politik dhe ushtarak Mustafa Kemal Ataturku shpalli Republikën e Turqisë, që të ishte e tipit perëndimor, modern, laike dhe paqësore, ku baza e filozofisë së shekullarizimit ishte: “Paqe në Atdhe, paqe në botë!”. “Shekulli turk” ka qenë dhe vijon të jetë një slogan i liderave të Turqisë, edhe i Erdoganit. Nëse Ataturku ishte në pushtet vetëm për 15 vite, për shkak të vdekjes dhe është vendosur në një monument madhështor që quhet “Anëtkabir”, i varrosur 8 metra thellë dhe i nderuar me hir e pahir për një shekull, ndërsa Erdogani që po hyn në histori si një burrë shteti që e futi republikën në shekullin e dytë, ka më shumë se 20 vjet në pushtet. Tani në Turqi dhe jo vetëm quhet “epoka e Erdoganit”, pasi Erdogani po shkon përtej trashëgimisë së themeluesit Mustafa Kemal Ataturk, po përpiqet ta zëvendësojë dhe të krijojë një kult Erdogan, më një tjetërt këndshikim të gjeopolitikës, shtetit, besimit dhe perspektivës. Shteti një shekullor turk ka njpohur arritje të mëdha dhe ka përballuar sfida, ka njohur dështimeve të vogla dhe të mëdha, shteti turk, krijuar sipas idealeve perëndimore si demokracia, barazia dhe sundimi i ligjit dhe shekularizmit, ka mbijetuar dhe feston njëqindvjetorin e tij. Institucionet, zhvillimet, qëndrueshmëria, politika dhe sidomos siguria e një vendi me emër në planetin tonë e bën Turqinë,një zë të veçantë në zhvillimet botërore. Mustafa Kemal Ataturku babai i Turqisë moderne, prezantoi një ndarje të qartë të shtetit nga feja, ku sipas parimit të të ashtuquajturit të sekularizmit, ai shfuqizoi edhe vëllazëritë fetare dhe kalifatin, prandaj islamistët kanë rezervat e tyre ndaj udhëheqësit të parë modern turk. Ndërsa aktualisht Erdogan ka grupimet e veta politike dhe pikëpamjet e veta të ndërtimit dhe funksionimit të shtetit dhe me marrëdhënie me europianët dhe më gjerë. Në 100 viteve të fundit, shteti turk, është shndërruar në një fuqi të fortë rajonale e botërore, ekzistenca e të cilit nuk është vënë në dyshim apo kërcënuar nga jashtë. Nëpërmjet anëtarësimit në NATO në 1952, ose aleanca të tjera, është pjesë e fortë e sistemit politik ndërkombëtar.

 

Mustafa Kemal Ataturku, një lider i madh i botës sonë

Mustafa Qemal Ataturku (19 maj 1881– 10 nëntor 1938) ka qenë një oficer ushtarak turk, revolucionar, themelues i Republikës së Turqisë dhe kryetari i parë i saj që nga viti 1923 deri në vdekje më 10 nëntor 1938. Ai është cilësuar si Shekullarist e nacionalist me politikat dhe teoritë e tij, që u bënë të njohura si “Qemalizëm”. Për shkak të arritjeve të tij ushtarake dhe politike, Ataturku konsiderohet si një nga udhëheqësit politikë më të rëndësishëm të shekullit të 20-të, ose sikurse njihet në mbarë botën si “Lider i shekullit të XX-të”. Ataturku u shqua për rolin e tij në sigurimin e fitores së turqve në Betejën e famshme të Galipolit më 1915 gjatë LIB. Ai udhëhoqi bindshëm fitoren e lëvizjes kombëtare turke duke realizuar unitetin e Turqisë kontinentale midis fuqive fitimtare aleate. Ai krijoi një qeveri të përkohshme në kryeqytetin e sotëm Ankara. Mustafa Kemali mundi forcat e dërguara nga aleatët, duke dalë kështu fitimtar nga ajo që u quajt më vonë Lufta Clirimtare e popullit turk. Ai shfuqizoi Perandorinë e rrënuar Osmane dhe shpalli themelimin e Republikës Turke në vend të saj, duke u bërë president i Republikës së sapoformuar Turke, Ataturku nisi një program rigoroz të reformave kurajoze e bindëse ekonomike, politike, administrative, ushtarake, gjuhësore dhe kulturore me qëllimin përfundimtar të ndërtimit të një shteti kombëtar modern, progresiv dhe laik. Ai e bëri arsimin fillor falas dhe të detyrueshëm, duke hapur mijëra shkolla të reja në të gjithë vendin. Ai prezantoi gjithashtu alfabetin turk me bazë latine, duke zëvendësuar alfabetin Osman. Ai bëri një reform të lakmueshme për gratë turke që morën të drejta të barabarta civile dhe politike, por dhe të drejtat e zgjedhjes me votë gjatë presidencës së Ataturkut.

Zgjedhjet e lira I vendosi pikërisht në zgjedhjet lokale me ligjin nr. 1580 më 3 prill 1930 dhe disa vite më vonë, në 1934, e drejta e plotë e votës universal dhe me propozim të Ministrit të arsimit të kohës më 1934 Kuvendi i Madh Popullor i jep emrin Atatürk, që do të thotë babai i Turqisë, në shënjë falenderimi për atë që ka bërë për popullin turk. Në vitin 1981, në njëqindvjetorin e lindjes së Ataturkut, kujtimi i tij u nderua nga OKB-ja dhe UNESCO, të cilat e shpallën Vitin e Ataturkut në Botë dhe miratuan Rezolutën për 100 vjetorin e Ataturkut, duke e përshkruar atë si “udhëheqës i luftës së parë të dhënë kundër kolonializmi dhe imperializmi” dhe një “promovues i shquar i ndjenjës së mirëkuptimit midis popujve dhe paqes së qëndrueshme midis kombeve të botës dhe se ai punoi gjithë jetën e tij për zhvillimin e harmonisë dhe bashkëpunimit midis popujve pa dallim”. Ataturku përkujtohet nga shumë memorialë dhe vende të emërtuara për nder të tij në Turqi dhe në mbarë botën. Ai ishte lindur në Selanik dhe ishte i biri i Ali Riza Efendiut i cili ishte shqiptare dhe Zybejde Hanëm.

Pas vdekjes së babait, fillimisht nëpunës osman dhe më pas tregtar druri, dhe martesës së të emës me një ushtarak turk, Mustafai ishte një djalosh i pabindur i cili nuk pranonte të shkonte në shkollën fetare ku e regjistruan. Në moshën 12 vjeçare është regjistruar me iniciativën e tij në shkollën ushtarake në Selanik. Në këtë shkollë nga mësimdhënësit e ka marrë pseudonimin Qemal ose “i përkryer”, emërtim që ja ka vendur mësuesi i vet i matematikës. Nga viti 1896 ka vazhduar Akademinë Ushtarake në Manastir të ish Vilajetit të Manastirit. Më 1899 u pranua në Akademinë Ushtarake të Stamboll, të cilën e mbaroi më 1905 pasi kreu edhe një kurs special pranë Shtabit të Përgjithshëm. Që në moshë të re ai u interesua për letërsinë revolucionare, e cila konsiderohej e ndaluar nga autoritetet perandorake.

Karriera ushtarake e tij ka qenë e spikatur, por për shkak të aktivitetit të tij të jashtëligjshëm me xhonturqit/turqit e rinj, të cilët luftuan kundër regjimit aristokrat të Sulltanatit osman Ataturkun regjimi e dërgon në Siri në një regjiment kavalerie që luftonte me rebelët, megjithatë nuk e lejojnë te marrë pjese në luftime. Në Damask të Sirisë formon organizatën “Vatan ve Hürriyet” ose sikurse i thonë “Atdheu dhe Liria”. Në vitin 1907 është transferuar në Selanik dhe iu bashkua shoqatës “Bashkim dhe Progres”, të cilën e kishte themeluar Revolucioni i Xhonturqëve në korrik të vitit 1908. Ataturku merr pjesë në revulucionin xhonturk si shef i shtabit të Mahmut Shefqet Pashës, komandantit të armatës turke të Maqedonisë dhe merr pjesë gjithashtu në shuarjen e kondërevolucionit të Abdyl Hamitit në Stamboll në vitin 1909. Mori pjesë në luftë në Libi kundër Italisë, në vitin 1911-1912,  ku u dallua për herë të parë si udhëheqës ushtarak i talentuar. Arrin një ndër fitoret e pakta turke në këtë luftë kur me batalionin e tij dhe disa qindra vullnetarë arabë arrin një fitore kundër një force italiane të konsiderueshme, duke marrë disa robër dhe gjithashtu duke kapur disa mitralozë. Në kohën e Luftrave Ballkanike të 1912-1913-tës organizoi mbrojtjen e ngushticës së Dardaneveve, pastaj ka qenë atashe ushtarak në Bullgari. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë, Ataturku arriti një sukses të padiskutueshëm në Fushatën e famshme të betejës së Galipolit në vitin 1915, ku arrin të mundë forcat Aleate që donin të zbarkonin në Dardanele, ku kanë rënë jo pak por edhe 26 mijë shqiptarë, vecanërisht rregjimenti i 57-të që pothuaj u shua i gjithë në luftë dhe sot janë në memorial në gadishullin e Galipolit, një vend peligrinazhi për nëntë ushtri të vrarët e të cilës janë bashkarisht në varreza të ndara. Përveç kësaj mori pjesë edhe në Fushatën e Kaukazit, si pjesë e Armatës së Kaukazit, komandant i Armatës së Dytë (1916-1917). Në këtë fushatë arriti gradën e gjeneralit e në fund edhe atë të pashait. Më vonë u transferua në frontin e palestinës si komandant i Armatës së Shtatë dhe pas nënshkruarjes së marrëveshjës për paqe kthehet në Stamboll.

Ataturku ka qenë një udhëheqës i spikatur popullor, për të cilin janë shkruar e folur gjatë edhe pse sa ishte gjallë ai nuk dëshironte të shkruheshin libra për të. Në vitin 1919, u largua nga ushtria dhe u vu në krye të Lëvizjes Kombëtare Turke kundër pushtimit grek dhe i Lëvizjes për pavarësi të Turqisë të cilën pas thyerjes së Perandorisë Osmane në fund të LIB e kanë rrezikuar forcat fituese, në radhë të pare Anglia. Kjo shkaktoi luftën me Greqinë, të cilën Britania e Madhe dhe Franca e kishin ndihmuar me armatime. Ushtria greke kishte pushtuarIzmirin ose sikurse thirrej dikur “Smirna” dhe bregdetin e Anadollit më 15.3.1919. Ataturku menjëherë filloi të punojë për bashkimin Lëvizjes Kombëtare Turke dhe për krijimin e ushtrisë për mbrojtjen e vendit. Por i është dashur të luftojë kundër Sulltanit në Stamboll i cili kishte lejuar copëtimin e territorit. Atëherë kur qeveria e komprometuar u kishte lejuar Aleatëve të pushtonin disa pjesë të Turqisë, Ataturku në Ankara në maj të vitit 1920 kishte krijuar qeverinë e përkohshme dhe Kuvendi i Madh Popullor e kishte zgjedhur kryetar qeverie më 2.5.1920.

Është fakt se një nga kryeveprat e Mustafa Kemalit është fitorja ndaj grekërve. Pas disa humbjeve fillestare të papërfillshme në luftë me grekët, megjithatë arriti të shënojë fitore në betejat vendimtare në lumin Sakarja, në betejën e korrikut të vitit 1921 dhe në Dulminpar në korrik të vitit 1922, duke hyrë me trupa ushtarake dhe duke Izmirin në muajin shtator. Në luftë me grekët e rrëmben fitoren dhe e largon Greqinë nga Azia e Vogël dhe kështu shmang vendosjen e marrëveshjës nga e cila Greqisë i jepeshin disa pjesë të Azisë së Vogël. Kështu është fakt se Mustafa Kemali shmangu rrezikun grek dhe ju kthye rrezikut të brendëshëm. Ai largoi përfundimisht nga pushteti sulltan Mehmetin e VI-të. Në muajin gusht 1923 Mustafa Kemali themelon Partinë Popullore, udhëheqës i së cilës ishte vetë, por që më vonë ja ndërron emrin e e quan Partia Popullore Republikane, pasi ishte idhtar i Republikës dhe me këtë vendos sistemin njëpartiak i cili ka zgjatur deri në vitin 1945, përjashto këtu dy eksperimenteve të shkurtra në vitin 1924-1925 dhe 1930. Kryetar i partisë mbeti deri në fund të jetës së tij. Më 22 tetor të vitit 1923 Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpallë Republikën, ndërsa Mustafa Qemali shpallet kryetar i parë i saj. Kuvendi ia dha edhe titull “Gazi”, që do të thotë “fitimtar”. Ai vdiq më 10 nëntor 1938 në Pallatin Dolmabahce të Stambollit në moshën në moshën 57-vjeçare; dhe ai u pasua si president nga kryeministri i tij për një kohë të gjatë Ismet Ynyny dhe u nderua me një varrim shtetëror. Mauzoleumi i tij  është në Ankara, dhe është  ndërtuar dhe hapur në vitin 1953, është i rrethuar nga një park i quajtur Parku i Paqes për nder të shprehjes së tij të famshme “Paqe në Atdhe, paqe në botë”.

*

Rexhep Taip Erdogan me dorë të hekurt për Turqinë moderne europiane

Rexhep Taip Erdogan është lindur më 26 shkurt 1954 dhe është politikan turk, kryetari i  Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe presidenti i rizgjedhur turk, që shërbyer si Kryeministër i Turqisë në vitet 2003–2014 dhe si Kryetar I Bashkisë së Stambollit në vitet 1994–1998. Ai ka qenë  futbollist gjysmë-profesionist dhe ka luajtur për Klubin Sportiv “Kasımpaşa”, në vitet 1969–1982, para se të zgjidhet Kryetar i Stambollit në vitin 1994, nga rradhët e Partisë së Mirëqënies. Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt. Duke braktisur politikën e hapur islame, Erdogani në vitin 2001 themeloi Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillim, me të cilën arriti që në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura pothuajse pas një viti, të fitoj afro dy të tretat e vendeve në parlamentin turk. Abdulla Gyl kryeministër dhe shërbeu derisa qeveria e tij anuloi burgimin politik të Erdoganit, duke e lejuar atë që të kandidojë për deputet në parlament në zgjedhje të përkohshme dhe ta marrë përsipër detyrën e kryeministrit më 14 mars 2003.

Erdogan lindi në Rize dhe më vonë familja e tij u zhvendos në Kasëmpasha lagje e Stambollit. Familja e Erdoganit është me prejardhje nga zona e Batumit në lindje të Turqisë. Prindërit e tij ishin Ahmet Erdoan (1905–1988) dhe Tenzile Erdoan (1924–2011). Në Rize ku babai i tij ishte kapiten në Rojet Bregdetare. Pushimet verore i kaloi më së shumti në Gynejsu të Rizes, ku e ka prejardhjen familja e tij. Gjatë gjithë jetës së tij ai shpesh kthehej në këtë shtëpi shpirtërore dhe në vitin 2015 hapi një xhami të madhe në një majë mali afër këtij fshat. Familja u kthye në Stamboll kur Erdoğan ishte 13 vjeç. Kur ishte adoleshent, babai i Erdoanit i dha atij një pagesë javore prej 2.5 lira turke, më pak se një dollar. Me të, Erdogani bleu kartolina dhe i shiste në rrugë. Ai u shiste shishe me ujë shoferëve të bllokuar në trafik. Erdoani punoi gjithashtu si shitës ambulant duke shitur simite, Në rininë e tij, Erdogan luajti futboll gjysmë-profesionist në një klub local në Fenerbahce donte që ai të transferohej në klub, por babai i tij e pengoi. Shkollën fillore ka kryer në Stamboll, ndërsa shkollën e mesme në Imam Hatip. Në vitin 1973 e kreu shkollën e mesme. U diplomua në Universitetin e Marmarasë më 1981.Erdogan është i martuar me Emine Gylbaran më 4 korrik 1978 dhe ka dy dy djem, dhe dy vajza. Babai i tij, Ahmet Erdogan, vdiq në vitin 1988 dhe nëna e tij, Tenzile Erdoan, vdiq në vitin 2011 në moshën 87-vjeçare. Erdogan ka një vëlla dhe një motër, por dhe dy vëllezër nga martesa e parë e babait. Pas Grushtetit të shtetit më 12 shtator 1981, Erdogani u bë pjesë e Partisë Refah. Në vitin 1994 Erdogani ishte kandidat për Kryetar Komune të Stambollit, ku në keto zgjedhje, u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Stambollit. Gjatë kohës së qeversijes së tij si Kryetar i Stambollit, ai luftoi për azgjësimin e kontrabandave në Stamboll. Pasi Gjykata Kushtetuese e mori vendimin që të mbyllet Partia e Fazilet’it, deputetët e këtij subjekti politik, filluan të punojnë për një Parti të re, dhe deputetët u ndanë ne dy rrugë. Atë të “Tradicionalistëve” dhe “Reformistëve”. Më udhëzimin e Recai Kutan u formua Saadet Parti, që u krijua nga Tradicionalistët. Ndërsa Erdogan vazhdoi rrugën duke krijuar një parti të re, ku u zgjodh si lideri i saj. Në Zgjedhjet e Përgjithshme të mbajtura më 3 nëntor 2002, partia e Erdoanit grumbulloi 34.29% të votave totale, dhe u bë partia fitimtare. Mbasi që nuk kishte të drejtë të zgjedhej si Kryeministër, këtë detyrë e plotësoi Abdullah Gyl. Pas zgjedhjeve në qytetin Siirt, kandidatët e tjerë u larguan nga kandidatura, dhe Erdoani fitoi 85% të votave në Siirt, dhe e mori Qeverinë e AKP’së nga Abdullah Gyl dhe u zgjodh Kryeministër. Politika e Jashtme është përparësia e Erdoganit si dhe e qeverisë turke, vecanërisht me Bashkimin Europian. Pas ardhjes në në pushtet, Erdogan ka shprehur haptas Politikën e Turqisë për Bashkimin Evropian. Ka nënshkruar disa marrëveshje me Bashkimin Evropian, dhe ka bëre ndryshime ligjore në favor të bashkëjetesës sociale dhe kulturale. Insistimet e Turqisë për të anëtarësuar në BE, bëri një përshtypje të re që Turqia u orientua kah Perëndimi. Megjithëse Erdogani që në të ri të tij ka qenë  politikisht aktiv dhe është nismëtari dhe realizuesi edhe i Pallatit Ak Saray/Pallati i Bardhë ndërtuar në 150,000 metër katrorë në majë të një kodre në Ankara. Në gusht 2014, Erdogan u zgjodh si President i Turqisë. Kushtoi të paktën 615 milionë dollarë, ka 1150 dhoma dhe një kopsht me mijëra pemë, secila që kushton 4,000 dollarë, të importuara nga Italia. Ajo është shumë më e madhe se Shtëpia e Bardhë në Uashington DC dhe Kremlini, në Moskë, Rusi.

Kombet evropiane e kritikojnë Turqinë se  po “rrëshqet” drejt autoritarizmit në vend të demokracisë. Erdogan mbrojti kompetencat e tij të reja, duke thënë; “Ne kemi shumë për të bërë,… Ne po bëjmë reformën më të rëndësishme në historinë e kombit tonë”. Rexhep Tajip Erdogan është komandanti i përgjithshëm i FA-së të Turqisë, një prej ushtrive më të mëdha dhe më të fuqishme të botës, por që bën pjesë që prej 70 vjetësh në NATO, që i  bën shtetet europiane të jenë të kudesshme ndaj këtij shteti të madh me resurse të mëdha njerëzore, ushtri e armatime të konsiderueshme.

*

Turqia në mes Evropës dhe Lindjes së Mesme

Nuk është e rastit që Stambolli është quajhtur që në antikitet “mesi i botës”, pasi Turqia sot është një lojtar i rëndësishëm, veçanërisht në zonën midis Evropës dhe Lindjes së Mesme. Kjo rrjedh nga pozicioni i saj gjeostrategjik si një vend i NATO-s midis Detit të Zi dhe Mesdheut me kontroll të rrugëve detare përmes Bosforit dhe Dardaneleve, por edhe midis BE-së e Rusisë, e cila kufizohet me Detin e Zi, dhe zonës jashtëzakonisht problematike në juglindje. Në këto dy vitet e fundit është i njohur roli i Erdoganit, pasi po e ofron veten si ndërmjetës midis palëve në një konflikt rajonal, për shembull midis Ukrainës dhe Rusisë ose aktualisht Izraelit dhe Hamasit. Analistët sot besojnë se Erdogani mund të luajë një rol konstruktiv edhe atje, si në rastin e marrëveshjes së grurit për Ukrainën, por edhe në ngjarje e fenómeno të tjera që shqetëqsojnë planetin tonë sot. Në të njëjtën kohë, ajo tërheq vëmendjen për politikën e Erdoganit me të cilën ai përpiqet të nxjerrë përfitimin maksimal për veten dhe Turqinë nga çdo zonë. Shembulli i fundit është bllokimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nga Erdogani, të cilin ai e kushtëzoi këtë verë me vazhdimin e negociatave të Turqisë për anëtarësimin në BE, por që Turqia ka respektuar prosperitetin e NATO-s. Kur bëhet fjalë për migracionin ilegal, Turqia  ka luajtur një rol të rëndësishëm pavarësisht marrëveshjes së diskutueshme të refugjatëve të viteve të fundit, ndërsa ajo e sheh të ardhmen e marrëveshjes si më të vështirë. Pranimi i refugjatëve nga Siria dhe vende të tjera ka rënë ndjeshëm në Turqinë e dobësuar ekonomikisht gjatë viteve të fundit, ndërkohë që diskriminimi dhe urrejtja ndaj tyre po rritet me shpejtësi. Erdogani i shmangu edhe konfliktet në politikën e jashtme në vitet e para të pushtetit. Vetëm gjatë Pranverës Arabe, ai e pranoi përballjen me botën arabe si një të keqe të domosdoshme dhe ra në anën e rebelëve. Por edhe atëherë politika e tij e jashtme ishte paqësore, edhe pse vitet e fundit ka një ton agresiv dhe një militarizim në rritje. Arsyeja për këtë, është se instrumentet e fuqisë me mjete të buta të Ankarasë janë bërë gjithnjë e më pak të rëndësishme vitet e fundit, kështu që shfaqja e fuqisë ushtarake është mjeti i vetëm i mbetur dhe i aplikuar. Para së gjithash, sulmet ajrore turke në Irakun verior dhe Siri kanë hasur në kritika ndërkombëtare. Por armatosja e grupeve xhihadiste në Siri dhe dërgimi i mercenarëve në Libi dhe Nagorni-Karabakh shkaktuan gjithashtu zemërim në Perëndim. Politika e jashtme paqësore ka qenë në një linjë vijueshmërie, edhe pse po të hedhim një vështrim historik, Ataturku filloi një politikë të jashtme paqësore dhe qëllimi i tij një shekull më parë është të mbronte republikën ende shumë të re nga krizat ndërkombëtare. Me përjashtim të konfliktit të Qipros në mesin e viteve 1970, Turqia i qëndroi besnike këtij kursi. Ndërsa sot pas një shekulli Turqia e shikon veten si një shtet i konsoliduar që ka përballuar dhjetra kriza por aktualisht ndjehet i fortë dhe me rol deciziv si aktor dhe faktor në mes kombeve të tjera të botës.

Turqia mbetet e rëndësishme mbetet partner në bisedimet me BE-në. Turqia mbetet pjesë e arkitekturës së zgjeruar europiane duke qenë partner i rëndësishëm për sigurinë europiane. Turqia është pjesë e krahut juglindor të NATO-s dhe ka ushtrinë e dytë më të madhe brenda Aleancës Euroatlantike, duke e kthyer këtë vend në prodhues të rëndësishëm sigurie. Sidomos në kushtet aktuale, kur NATO kërkon të ketë unitet maksimal për të përballuar agresorët e mundshëm si Rusia dhe Kina, askush në aleancë nuk do të donte humbjen e një anëtari kaq të rëndësishëm dhe po aq të fuqishëm. Në lidhje me konfliktin ruso-ukrainas duket që agresioni rus kundër Ukrainës nuk po merr fund, dhe roli i Ankarasë si mediator, rol me të cilin ka pasur disa suksese deri tani, pritet të sjellë frute diplomatike për Turqinë. Në pikëpamje ushtarake Turqia për 20 vite është bërë faktor në botën moderne luftarake në mesin e shteteve që prodhojnë teknologji si: Aeroplanin luftarak i gjeneratës së pestë TF-X /ekuivalenti i F35 dhe F22 të SHBA; aeroplani trajnues dhe sulmues i lehtë HÜRJET; aeroplani luftarak pa pilot KIZILELMA; aeroplanë luftarakë stealth pa pilot ANKA-3 (prototipi i shpalosur për te parën herë; u montua motori në helikopterin sulmues e prodhimit vendas ATAK 2; dronë me reputacion global Bayraktar TB2 dhe UCAV AKINCI, të njohura si “Balena Fluturuese”, firma Baykar e prezantoi edhe një ‘produkt’ të ri në linjën e montimit: Aeroplanin luftarak pa pilot MIUS me emrin “KIZILELMA”/(Molla e Kuqe); Vetura TOGG 100 % Elektrike; Hapja madhështore e xhamisë dikur(kishë dhe muzej( e AYA SOFIASË); anijet luftarake dhe ata për zhvillim dhe zbulim të pasurive vendore; Kanali i Stanbullit, gjetja e gazit dhe naftës në Akdeniz dje Karadeniz; Aaktivizimi i një agjencie si “Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA”. Hapja e Turqisë ndaj botës për herë të parë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Lozanës, si ide ishte hedhur nga ish-Presidenti Turgut Ozal, një burrështetas i cili njihet edhe për politikën e neoottomanizmit. Por, i pari që praktikisht aktivizoi “Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA” është presidenti i Turqisë, atëherë kryeministër i vendit, Rexhep Tajip Erdogan në vitin 2002. Investimet e TIKA-s kanë qenë kryesisht infrastrukturore, shkolla, spitale, ujësjellës, rrugë, restaurim dhe ndërtim të objekteve të trashëgimisë kulturore, pa dallim feje dhe kombi, si dhe ka siguruar ndihmesa bizneseve të vogla dhe të mesme. Përmes kësaj agjencie, Republika e Turqisë ka arritur të ndërtojë një infrastrukturë të mirë në shtetet e dala nga lufta ose shtetet me të ardhura të dobëta nacionale, përpjekja e Republikës së Turqisë, që përmes iniciativave të ndryshme kulturore dhe edukative, të promovojë një vizion të ri për Islamin, i cili është antipod i interpretimeve radikale dhe monocentriste. Ky interpretim ngërthen në vete botëvështrimin shpirtëror të asketëve të Stambollit e të Konjës, estetikën poetike të Rumiut, muzikalitetin e Burhanizade efendiut, skepsën metodike të Gazaliut, filozofinë e qenies të Molla Sadras dhe organizimin social bazuar në organizimin e rendeve sufite të qytërimit, Emevit, Abasid dhe Osman. Ajo sot nuk ka asgjë të përbashkët me ish Sulltanatin Osman, përvec trashëgimisë arkivore dhe muzeale, të shndruar në produkte përfituese turistike për Turqinë. Kjo është Turqia moderne e këtij shekulli dhe po hyn në shekullin e dytë të jetës së Turqisë së shekullit XXI.

-&-

 

Please follow and like us: