Një mëlçi e shëndetshme rregullon metabolizmin e trupit
Anila Kalleshi
Një mëlçi e shëndetshme rregullon metabolizmin e trupit. Mëlçia është një fabrike gjigande e trupit, nxehtësia e prodhuar nga reaksionet e ndryshme kimike kontribuon në ngrohjen e përgjithshme të trupit. Mëlçia sekreton lëngun e tëmthit që përbëhet, kryesisht, nga kripërat biliare qe jane: glikolati i natriumit dhe taurokolati, pigmentet biliare qe jane: bilirubina e biliverdina, kolesterolin e lecitinën. Përveç prodhimit të lëngut biliar funksionet e tjera të mëlçisë jane :
I. Funksion hemopoetik (“prodhon gjak”) – në embrion, formon rruazat e kuqe të gjakut, ndërsa tek të rriturit “rezervon” një substancë të domosdoshme për funksionimin e palcës së kockave në prodhimin e rruazave të kuqe.
2. Prodhon fibrinogjenin e gjakut, ndoshta dhe albuminën e globulinën.
3. Mban rezerva hekuri e bakri, të domosdoshme për prodhimin e eritrociteve apo ndryshe rruazat e kuqe.
4. Prodhon heparinën – substancën që mban gjakun të holluar dhe me ndihmën e vitaminës K-prodhon protrombinën.
5. Qelizat e Kupffer-it në sinusoidet e gjakut të mëlçisë kanë rëndësi në sistemin retikulo-endotelial, i cili shkatërron rruazat e kuqe të vdekura, e ndoshta manifakturizon antitrupa.
6. Funksion detoksifikues, duke neutralizuar helmet e prodhuar në zorrë që absorbohen nga gjaku.
7. Funksion rezerve duke mbajtur rezervat e karbohidrateve (sheqernave) në formë glikogjeni duke mbajtur një proces (me dy kalime):
– shndërron glukozën në glikogjen.
– kthen glikogjenin në glukozë.
8. Formon Vitaminën A nga karoteni e krijon rezerva të vitaminave të grupit B.
9. Proceson aminoacidet e prodhon urenë dhe acidin urik.
10. Ka rol themelor në rezervat e metabolizmin e yndyrnave.
Po cfare eshte steatoza hepatike apo melcia e dhjamosur?
– Në pjesën më të madhe të rasteve melcia e dhjamosur vjen si pasojë e konsumimit me doza të larta e të vazhdueshme të alkoolit.
2-Haset në të sëmuret me probleme endokrine (hormonale) e në ata obezë, mbipeshë.
– Mund të jetë rrjedhoje e një dietë e varfër me proteina, ose nga konsumimi pa kriter i yndyrnave.
-nje dietë e varfër në fëmijëri, pozita gjeografike, dietë me yndyrna te teperta në fëmijëri si dhe gjendja e metabolizmit të organizmit.
– mund te shfaqet dhe nga si efekti anësor i barnave, psh nga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohë të gjatë.
-bashkeshoqeruese e diabetit apo sëmundjeve të tjera, si: çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë.
– lidhet me pankreatitin kronik, insuficiencën kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj.
-ekzistojne substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatoze, si psh. helmimi me DDT, me tetraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë).
9-ka raste ku ndeshet helmimet alkoolike akute.
10-rralle haset në shtatzëni por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.
Pse jane te demshme yndyrnat?
Yndyrnat që depozitohen në mëlçi përbëhen kryesisht nga trigliceridet, kolesteroli e lipidet. Këto depozitime duken si vakuola (xhepa të vegjël) që vendosen në qelizat e mëlçisë, në citoplazmën e tyre. Kur yndyra është tepër e theksuar atëherë preken të gjitha qelizat e mëlçisë dhe dhjami arrin të pushtojë mbi 40%-50% të mëlçisë. Steatoza, është vënë re në të sëmurët me infeksione masive, të cilët kërkojnë një terapi agresive e voluminoze me antibiotikë, mëlçia duke qenë një nga organet bazë ku shpërbashkohen ilaçet – si pasojë dëmtohet e për rrjedhim kemi steatozë yndyrore.
Cfare duhet te beni?
Keshillimi me një dietolog, i cili sqaron pacientin për llojin, mënyrën e sasinë e ushqimeve që duhet të marrë. Duhet mbajtur ne kontroll pesha, pasi kjo e lehtëson gjendjen e të sëmurit. Duhet ndaluar alkooli – kategorikisht, qoftë dhe te ata që e pinë me raste, të paktën sa të vihet sëmundja në ecuri të kënaqshme, pra drejt shërimit. Duhet, së fundi, të mbahet kontakt i ngushtë me mjekun hepatolog i cili mund të japë mjekim apo jo për të sëmurin, në varësi të stadit të steatozës, i cili ndjek mënyrën e menaxhimit të saj.
Stili i jetës, kequshqyerja dhe stili i jetës sendentare pengojnë procesin e detoksifikimit natyral të këtij organi të rëndësishëm që ndikon në rritjen e obezitetit dhe zhvillimit të sëmundjeve kronike.
Për këtë arsye prej vitesh tashmë promovohen teknika të ndryshme pastrimi që ndikojnë në stimulimin e funksionit të mëlçisë dhe përmirësimin e funksionimit.
Pse lëngjet ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë dhe humbjen në peshë?
Lëngjet natyrale janë një aleat i mrekullueshëm që eleminon toksinat e mbledhura në mëlçi e për pasojë rënien në peshë.
Duke bashkuar vetitë e një sërë lloje frutash dhe perimesh, këto pije nxisin funksionimin e mëllcisë në procesin e metabolizimit të yndyrnave, përveçse eleminon depozitimin e tyre në trup. Si të mos mjaftojë, përqëndrimi i lartë i ushqyesve forcon sistemin imunitar, sjell energji dhe kontribuon në parandalimin e një sërë sëmundjesh.
Lëng me limon, selino dhe majdanoz
Perimet me gjethe jeshile si selinoja dhe majdanozi kanë vitamina të rëndësishme, minerale dhe antioksidantë që lehtësojnë procesin e pastrimit dhe pengojnë veprimin e radikaleve të lira. Në këtë rast bashkohen me një agrume të fuqishme si limoni, i njohur për vetitë e tij mjekësore, veçanrëisht për pastrimin e trupit dhe rritjen e mbrojtjes.
Çfarë ju duhet?
3 limonë, një gotë me majdanoz të grirë, 5 dege selinoje, 1.5 l ujë
Përgatitja:
Vendosini në frulator të gjithë përbërësit për disa sekonda, derisa të merrni një masë homogjene. Pini dy gota esëll në mëngjes, para ngrënies së vakteve kryesore, mëngjesi, dreka apo darka, për dy ditë rresht.
Lëngu i boronicës dhe panxharit
Kjo është një pije e fuqishme që të lehtëson ndjesinë e trupit të rëndë, pastron mëlçinë dhe ju ndihmon të bini në peshë.
Përqëndrimi i lartë i antioksidantëve dhe vitaminave përmirësojën funksionin e këtij organi vital, e në të njëjtën kohë e mbron nga radikalet e lira që mund ta dëmtojnë.
Çfarë ju duhet
3 panxhar, 1/2 gote me boronica, ose 60 gr, Lëngu i limonit
ujë i ftohtë ose akull
Përgatitja:
Fillimisht nxjerrim lëngun e panxharit pasi e kemi kaluar në shtrydhese. Në një frulator vendosim boronicat, lëngun e limonit dhe ujin derisa të kemi një përmbajtje homogjene. Shtojmë më pas dhe lëngun e panxharit dhe e kalojmë sërish në frulator për disa sekonda.
Please follow and like us: