Astrit Lulushi: Frëngjisht
Charles-Maurice de Talleyrand
Sot qeshim me shprehjen: “Në Francë edhe banori më i humbur flet frëngjisht”. Por nuk ka qenë shaka.
Në vitet e para të Revolucionit Francez, u zbulua një e vërtetë shqetësuese, se shumica e njerëzve që jetonin në Francë në atë kohë nuk flisnin frëngjisht. Më 1794, një raport në asamblenë revolucionare, deklaronte se nuk kishte më shumë se 3 milionë folës francezë (11% e popullsisë) dhe akoma më pak që ishin në gjendje ta shkruanin atë. Në fakt, gjuha flitej më shumë në Holandë dhe në shtetet gjermane sesa në Francë.
Në vend të kësaj, shumica e francezëve flisnin dialekte lokale – për shembull, një popullsi e madhe jugore fliste oksitane, një gjuhë romane e ndikuar nga latinishtja. Kjo u pa si veçanërisht e turpshme për kauzën revolucionare, pasi tre vjet më parë, 1791, diplomati Charles-Maurice de Talleyrand deklaroi se “shumë dialekte të korruptuara janë mbetjet e fundit të feudalizmit dhe do të detyrohen të zhduken: domosdoshmëria e dikton këtë”. Raporti vetëm i hodhi benzinë zjarrit. Pak më shumë se një muaj pas sondazhit, administrata revolucionare deklaroi se “asnjë akt publik nuk mund të shkruhet (ose regjistrohet) përveç në gjuhën frënge, në çdo pjesë të territorit të Republikës”. Për fat të mirë, multikulturalizmi gjuhësor i Francës i mbijetoi këtij sulmi dhe gjuhët rajonale si oksitanishtja dhe baskishtja vazhdojnë të lulëzojnë. Sot, 92 pērqind e fancezëve flasin frëngjisht.