Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Krijim apo evoluim?

Krijim apo evoluim?
Çështje e pa zgjidhur.
Është gjëja kryesore e universit që nuk mund të shpjegohet nga shkenca.
Megjithatë, pa përgjigje, preferohet idea e Steven Hawking: “Pse shqetësohemi?”
Por, si erdhi diçka nga asgjëja? Shkenca ka bërë përpjekje për t’iu përgjigjur edhe kësaj. Mendimi është se asgjë nuk mund të vijë nga asgjëja. Nëse dikush supozon zbrazëtinë më të madhe të mundshme, në të cilën nuk ka materie apo energji, nuk ka dimensione, atëherë duhet të ekzistojë një ligj që lejon krijimin e universeve, dhe kjo nuk është asgjë.
Pse trupat qiellorë janë ata që janë dhe duhet të jenë ata që janë në mënyrë që ne të bëjmë pyetje. Ky njihet si Parimi Antropik, që ngre pyetjen nëse universi është i ndërgjegjshëm, i varur nga vëzhguesi. Kjo ide i bën shumë shkencëtarë të mendojnë. Në përgjigje të Parimit Antropik, shumë shkencëtarë ofrojnë ide të ndryshme, por ende të paprovueshme. E vetmja dëshmi për parimin Antropik është ekzistenca e vëzhguesve që matin ose llogaritin universet; ndërsa ideja e universeve të shumëfishta e kthen krijimin e universit në një fenomen natyror të vazhdueshëm, në të cilin vëzhguesit mund të evoluojnë një lloj të veçantë universi, për të shmangur përdorimin e termit “fenomeni i mbinatyrshëm”. Kjo do të thotë, nëse krijimi është i natyrshëm, pse duhet të ekzistonte vetëm një univers?
Duket se ka një mbizotërim të provave të vëzhgueshme që universi kishte një fillim dhe ka evoluar. Megjithatë, deri më tani, krijimi i universit është jashtë shkencës së njohur; dhe vetëm temë kryesore në fushën e spekulimeve.
Please follow and like us: