Albspirit

Media/News/Publishing

Arbëreshët dhe hebrenjtë e kampit të përqëndrimit të Ferramontit

Hebrenjtë nuk ishin pushtues, dhe shqiptari ka qenë i egër vetëm me pushtuesit !

Për shqiptarët hebrenjtë nuk ishin “të huaj”, ata ishin “Mysafir” ndoshta se shtëpia e shqiptarit  ka patur një status dhe ligji në banesën e tij ka qenë:

Shtëpia është e Zotit dhe e mikut!

Jo më tepër se rreth 7 km  kilometra prej Mongrassano-Cervicati, si dhe jo shumë larg nga Spezzano Albanese, në mesin e arbërisë në Kalabri, gjendej një kamp përqëndrimim i quajtur  Ferramonti me 4000 vende, më i madhi nga 15 kampet e përqendrimit për hebrenjtë i cili u ndërtua sipas ligjeve raciale të vitit 1938 në Itali prej Musolinit.

«Hebrenjtë që vinin nga e gjithë Evropa, ajka e shkencës dhe inteligjencës hebraike»- kujton shkrimtari dhe fotografi hebre dalmat, Luciano Morpurgo në  “Caccia all’uomo” i botuar në vitin 1946- ishte përqendruar në një duzinë baraka të mëdha prej druri, ndërtuar në vitin 1940.

Brenda këtij  kampi,(ndryshe nga kampet e tjera, ku trenat i përcillën hebrenjtë drejt vdekjes), ata  që zbritën nga ky tren ishin disi më me fat, sepse drejtimi i kërij treni nuk mbarti stazionin e furrave, por të shpëtimit.

Sot ndërtesa e kampit është kthyer në muze në vitin 2004.

https://www.articolo21.org/wp-content/uploads/2021/01/image-1.png

Këta hebrenjë që u sistemuan në kampin e Ferramonti u mirëpritën nga populli arbëresh dhe kalabrez. Hebrenjëve të dëbuar dhe të internuarve, në këtë kamp iu lejua, liri dalje.

Ata  ngritën një infermieri me një farmaci të aneksuar ku Mjekëve hebrenj iu lejuan të praktikonin profesionin e tyre.

Shpesh banorët e zonës përreth kampit vinin  dhe kuroheshin tek ata.

Kampi u kthye dhe si strukturë mësimi dhe edukimi. Ata ngritën  një shkollë, një kopsht, një mensë për fëmijë, një bibliotekë, një teatër dhe objekte kulti (dy sinagoga, një kishë katolike dhe një tjetër ortodokse greke ). Bashkimet dhe martesat mes të internuarve nuk ishin të rralla. Gjatë asaj periudhe u lindën  21 fëmijë. (foto  marrë nga gazeta Sicili in Post,by Salvatore Di Fazio)

C:\Users\iljas\Downloads\WhatsApp-Image-2021-01-25-at-19.07.49 (1).jpeg

Pashkët 1942 në Ferramonti, i rrëfyer nga Arthur Lehmann 

Rrëfimi i Pashkëve të vitit 1942 në Ferramonti, rrëfyer nga Arthur Lehmann (arkitekt gjerman, 65 vjeç, një nga të burgosurit më të vjetër në kamp). Priftërinjtë bizantin Grekë të e krishterë  kishin organizuar në  një kasolle bosh për të festuar  ritin e tyre të Pashkëve.

Ishin të ftuar të gjithë të burgosurit në festën e natës së Pashkëve, të kryesuar nga Arkimandriti, duke përfshirë ministra, dy rabinë dhe fratin katolik. Gjithashtu marrin pjesë zyrtarë të kampit ushtarak dhe civil. Fytyrat ndriçohen nga flakët vezulluese të qirinjve. Rituali i Pashkëve zhvillohet për dy orë dhe përfundon me dhuratën e vezëve të bekuara. “E gjithë kjo – thotë Lehmann – e bëri këtë veprim  një ngjarje të jashtëzakonshme, dhe dha sinjalin  pragut të një lirie. Në fakt ky nuk qe një rast i izoluar  Respekti i ndërsjellë dhe mirëpritja e të tjerëve u bë një praktikë normale në kamp, ​​mes njerëzve të kombësive, kulturave dhe feve të ndryshme. Kështu, kur një vit më parë rabini i Xhenovas Riccardo Pacifici (dëshmor në Aushvic më 1943) kishte vizituar Ferramontin, At Callisto dhe arkimandriti i kishin bërë homazhe. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe për vizitën e Imzot Borgoncini-Ducës, i cili «u festua në tempullin hebre me një rit çifut siç i ka hije një princi»( Marrë nga gazeta Sicilia In post datë 26 janar 2021)

C:\Users\iljas\Downloads\WhatsApp-Image-2021-01-26-at-11.24.20.jpeg

Në  biblotekën Masci, \Mashi  në Santa Sofia d- Epiri, (edhe ky një ngulim arbëresh), ruhet në brëndësi të saj  një pikturë,  e cila nuk është thjeshtë një skicë, por përmban brënda saj një botë, shpirtërash, jetë njerëzish.  Mbi këtë skicë është evidencuar fjala Falenderim ” Ringraziamento”. E gjithë përmbajtja i përkushtohet  një familje  arbëreshe, Familja Cardamone nga Santa Sofia

Skica i ngjan një dipllomë nderi,  e pikturuar me bojëra uji. Në të majtë të fletës, është një udhëtar me një mushkë që përshkon kodrat në një shtëpi. Përshkohet jeta e përditshme e tyre, Giovanni Cardamone  dhe familjes se tij qe i shpetoi jeten ketij ebrei,e mbajti në shtëpi deri në momentin e largimit të tij.

Ajo që i bashkon hebrenjtë dhe shqiptarët është dashuria për vendin, malli  për atdhe e për sakrificë ndaj idealeve për atdhedashuri!Foto, fonte, Giovanna Cardamone, mbesa e Giovannit. (fotografia Biblioteca Masci: Ladri di polvere)

Një sërë personalitete të jashtëzakonshme  gjetën strehë në kampin Ferramonti, të cilët dhe që më vonë bënë  karrjerën e tyre. Mund të përmendim:

Ernst Bernhard, mjek dhe psikiatër nga Berlini, i cili ishte një nxënës i rëndësishëm i Carl Gustav Jung në Cyrih, analist i personaliteteve të mëdha të kulturës italiane, me të cilët u bë mik dhe i besuar, si Federico Fellini, Natalia Ginzburg, Giorgio Manganelli dhe Cristina Campo;

Imi Lichtenfeld, ebre hungarez, asokohe shtetas izraelit, i cili hyri në histori si ekspert i arteve marciale dhe shpikës i metodës së famshme luftarake dhe vetëmbrojtëse të quajtur Krav Maga, e praktikuar sot nga agjentët e Mossad-it dhe trupat e zgjedhura izraelite;

Moris Ergas, një hebre origjina grek që pas çlirimit u bë një nga producentët më të rëndësishëm të filmit të kinematografisë italiane në vitet 1960, duke e lidhur emrin e tij me atë të kryeveprave të Rosselinit, Pasolini dhe De Sica;

David Mel, i cili punoi si kuzhinier gjatë ndalimit të tij në Ferramonti, por më vonë u bë një shkencëtar i cili u nominua disa herë për çmimin Nobel për mjekësi, zbuluesi i vaksinës për dizenteri;

Richard Dattner, një hebre i ri polak i internuar me familjen e tij në Ferramonti, i cili emigroi në SHBA dhe u bë një nga arkitektët më të rëndësishëm dhe më të famshëm amerikanë pas luftës;

Oscar Klein, një hebre i ri austriak i burgosur me familjen e tij në Ferramonti, ku me sa duket mësoi bazat e xhazit, dhe i cili më vonë u bë një kompozitor dhe interpretues i famshëm i muzikës swing dhe Dixieland;

Menachem Shelah, një ebre dalmat i cili më vonë emigroi në Izrael ku u bë një historian dhe studiues i rëndësishëm i Shoas;

Michel Fingesten, një hebre italo-austriak që studioi në Vjenë së bashku me mikun e tij Oskar Kokoschka, duke u bërë nga ana tjetër një nga artistët dhe gdhendësit më të rëndësishëm të viteve 1900, i famshëm për ish-libris për veprat e tij grafike të ekspozuara në muzetë në mbarë botën. – i internuar në Ferramonti, ngriti një shkollë arti për të burgosurit e kampit. Fatkeqësisht, Fingesten vdiq disa ditë pas lirimit të tij për shkak të një infeksioni të kontraktuar në robëri. Ai varroset edhe sot në varrezat e vogla të Cerisanos, pranë Kozencës.

Gustav Brenner, një ebre austriak, i cili e shndërroi ndalimin e tij në Ferramonti në një zgjedhje jete që e çoi atë të vendosej në Cozenza, ku pas luftës ai themeloi një botim. shtëpia e kulturës e specializuar për vepra të lashta dhe të rralla të ribotuara në botime anastatike, aktive edhe sot.

Shqiptarët dhe Hebrenjtë

Kur fqinjët  tanë si Bullagaria, e cila  aplikoi ligjin antisemitismo, apo Serbia që ishte rajoni i parë evropian ku Holokausti u zbatua në mënyrë radikale, sistematike dhe të plotë, në Shqipëri për arsye të forta e të brëndëshme nuk u lejua aplikimi i këtij ligji .

Senatori amerikan me origjinë arbëreshe( Greci\Av\Itali),  Joesef Dioguardi  së bashku me kongesmenin Tom Lantos, hebre nga hungarez,  i mbijetuari i Holokaustit,  në një vizitë në Shqipëri në vitin 1990, duke ditur mbi rolin e shkëlqyer të shqiptarëve mbi ebrenjtë, nëpërmjet  një leje të posaçme nga Ramiz Alia, në atë kohë kryetar shteti të Republikës së Shqipërisë, pasardhësi i Enver Hoxhës,  kërkuan të bënin hulumtime e kërkime në arkivën e shtetit  mbi aktet për konstatimin e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri.

Dokumentet u  nisën për në Israel të cilat u ekzaminuan nga Yad Vashem i cili i konsideroi të vlefshme dhe ato ishin një minierë mbi shpërtimin e hebrenjëve nga shqiptarët e Mitrovicës, Preizëreni, Pej, Deçan, Gjakovë, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Tiranë, Elbasan, Burrelë, Korçë, Delvinë e tje  .

Nga aktet mësojmë  midis të tjersh se një regjiment prej katër burrash të udhëhequr nga Mehdi Frashëri në atë kohë Kryeministër; iu kërkua lista e hebrenjve që banonin në Shqipëri, por qeveria nuk pranoi, dhe përkundrazi i ndihmoi hebrenjtë duke i furnizuar me dokumente false, pashaporta dhe  duke i bërë ata të ndiheshin qytetar të barabart si shqiptar. Në ato vite asnjë ligj zyratar nuk u mor për ta si për dorëzimin e tyre ashtu edhe për vjedhjen e pasurisë së tyre.

Deshmia e Irene Grunbaum, e cila gjithashtu shpëtoi nga vdekja

Në librin Autobiografia e Irene Grunbaum, përkthyer dhe redaktuar nga Katherine Morris do të lexojmë:

Lamtumirë Shqipëri. Më ke dhënë aq shumë, mikpritje, strehim, miq dhe aventura. Lamtumirë shqiptar, një ditë do t’i tregoj botës se sa të mirë janë, pa frikë, të fortë dhe besnikë bijtë tuaj, sa vdekja dhe djalli nuk mund t’i frikësojnë ata. Nëse është e nevojshme, ju do të dini se si t’i mbroni ata dhe ata nuk do t’ju lejojnë të jepni madje edhe nëse humbni jetën e tyre. Portat e vendit tuaj të vogël mbetën të hapura, Shqipëri. Sytë e tu të mbyllur, kur është e nevojshme, për t’u dhënë njerëzve të persekutuar të varfër një tjetër shans për të mbijetuar më të tmerrshmit nga të gjitha luftërat. Shqipëri, ne i mbijetuam rrethimit për shkak të njerëzimit tuaj.

Ornela Radovicka

Qendra albanologjike, pranë Bibliotekës A. Bellusci

Frasnito\Frascineto \ Calabri

Please follow and like us: