Albspirit

Media/News/Publishing

Selaudin Guma: Baladë për Jorgo Bllacin

 

Lunxhëri moj pllajë mali

Me të bukurat gjelbërime

Mbushur me pemë të larta

Plot me lule dhe burime.

 

Uji yt buron nga shkëmbi

I kristaltë, i ftohtë brisk

Ti ke nxjerrë artistë me famë

Po dhe shumë kalemxhinj.

 

Ti vendlindja e poetit

E të madhit Jorgo Bllaci

Lirikut të pa arritshëm

Esenin të Gjirokastrës.

 

Që të thuri ato vargje

Me rimë, të ëmbla si mjaltë

Që s’guxonte asnjë tjetër

Firmë që të lëmon në faqe.

 

Ishte ca i avancuar

Që shkroi pa pikë frike

Në ato vite plot me re

U ngrit si një Promethe.

 

U burgos për ato vargje

Që ishin si lule mali

U godit nga ca bashkohës

Që ishin si miza kali.

 

Iu hoq e drejtë e botimit

Pas burgut në internim

E lanë poetin e madh

Të punonte në ndërtim.

 

Nuk e lanë inteligjentin

Të përkthente as të tjerë

Ndonëse dinte gjuhë të huaja

Mësuar qyshkur kish lerë.

 

E drejta vonon po del

Siç ngjau me Bllac poetin

Kështu thonë ca të moçëm

Si kalon të dyzet vjetët.

 

Ju dha e drejta poetit

Kur hyri demokracia

Te njeriu si çdo gjë tjetër

Bie muza dhe fuqia.

 

I dhanë disa detyra

Nga socialdemokracia

Nga Rusia e poetëve

Mori vlerësimin e lartë.

 

Punoi dhe si diplomat

Punoi me përkushtim

Vdiq ai në vend të huaj

Në vendin e Esenin.

 

Kur e kthyen në atdhe

S’gjenin shtëpi që ta qanin

E përcollën arkëmortin

Në varreza si të tjerë.

 

Kjo ndodh vetëm te ne

Një vend mbushur korrupsion

Një banesë ai të kishte

Të kthehej në një muze.

 

O poeti i lavdishëm

Ti bëre një epokë

Shpirtin e ke lënë te vargjet

Cmirëzinjtë i ke përtokë.

 

Poet Jorgo profesori

I lirizmit tënd në vargje

Prehu lart atje në paqe

Që trondit shpirtra dhe pragje.

 

Jorgo Bllaci (Gjirokastër, 1938 – 2001) është poet, përkthyes dhe “Mjeshtër i Madh”. Për përkthimet e tij nga letërsia ruse, Bllaci është dekoruar nga ish-presidenti Boris Jelcin me dekoratën e lartë të “Urdhërit të Miqësisë”. Bllaci kreu fakultetin e Gjuhë-Letërsisë, më pas punoi si mësues. Në vitet ’50 u dënua me dhjetë vjet burg, për shkak të bindjeve politike. Pas daljes nga burgu, më 1964-1967 Bllaci u detyrua të punojë si punëtor ndërtimi. Më 1990 u kthye përsëri në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Pas vdekjes u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh”. Disa nga veprat e Bllacit janë: Ligjërimet e Pyllit, lirika, Tiranë: Naim Frashëri, 1964; Epika e Trëndafilave, poezi, Tiranë: Naim Frashëri, 1990; Zërat e natës, poezi, Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1993; Kuja e violinës, poezi të zgjedhura, Tiranë, 2007. Në fushën e përkthime spikasin: Sergej A. Esenin, Vjersha dhe poema të zgjedhura, Tiranë: Monroe, 1994. ribot. Bllaci, 1996; Ivan S. Turgenev, Ujrat pranverore: Rudini, Tiranë: Naim Frashëri, 1996; A. S. Pushkin, Vjersha dhe poema, Tiranë: Naim Frashëri, 1997; Hajnrih Hajne, U hodha – dhe u zgjova shpejt; Lermonov, Goethe, Kitsi, etj.

 

 

Please follow and like us: