Albspirit

Media/News/Publishing

Kastriot Kotoni: Për hir të jetës…

 

“Qarkullimi në qark është shembulli kur mendimi sillet në qark (lat, circulus virtiosus) e kemi te kush tjetër. Kjo metodë e Hegelit që bie në kundërshtim me sistemin e tij filozofik. Hegeli, pra për të qenë e vërtetë kuptimësia dhe arsyetshmëria e asaj pjese të sistemit me metodën duhet të tregohet lidhja e sistemit me strukturën e tiradës famoze” . E kam fjalën për krimin në familje që ndodhi në fshatin Shën Vlash të Durrësit, ku siç u raportua në fillim nga media kishim një krim të vajzës ndaj babait e në variantin përfundimtar nga raportimet e policisë së shtetit, doli që kemi të bëjmë me një vrasje në bashkëpunim. Qarku i lajmit, siç e pamë mori dhenë dhe siç u vu re nga palët që krijojnë opinionet e medias, filluan ciklin e qarkut të tifozerisë, se me kë ishte opinion në minutat e para, e më pas ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Shkurt si metodë mentale u hodhëm në flakë për t’i dhënë të drejtën një pale kundë një tjetre, për t’i rënë shkurt, nuk e lame lajmin të ftohej e të prisnim prononcimin e fundit, por si qeni Pavllovit punuam me instikte. E nga kjo ngjarje ata që e ndjekin shoqërinë në mënyrë shkencore nuk i bëmë pjesë të ekraneve, por nganjëherë edhe bëhet mirë se kur del ndonjë psikolog a sociolog i vonuar i cili e ka sport protogonizmin, ndaj edhe pesha e fjalës bie. Ndërkohë kuptimësia e fenomenit të krimit në familje i lihet spontanitetit, dhe kur dëmi shkaktohet kundër gruas orteku i opinionit është i pafund dhe nuk merret në shqyrtim e tëra, duke pyetur ç’po ndodh me familjen shqiptare? Nuk jemi duke filozufuar mbi gabimet logjike të shprehura nga Aristoteli gjë për të cilin gabim logjik ishte fjala, në veçanti mbi gabimet në gjuhë dhe rreth gjuhës, ka rëndësi të veçantë me të gjitha

mosmarrëveshjet, ngatërresat, moskuptimet, keqkuptimet, keqinterpretimet vijnë pikërisht për shkak se nuk përdoren dhe nuk respektohen normat e gjuhës dhe rreth gjuhës. Por edhe sikur të mos ishte kjo arsyeja e parë e mosmarrëveshjeve në familjen shqiptare nuk do të ishte e këshillueshme të rendisim një katalog shkaqesh që e shtyjnë familjen shqiptare drejt krimit. U votua për rihapjen e lojrave të fatit dhe kazinove. A ka marrë përsipër një student, apo profesor, ose një njeri që mbron disertacionin t’i hyjë një studimi shkencor, por edhe ata që krijojnë ligje me çfarë studimi e kanë sjellë në parlament këtë nevojë të domosdoshme të shoqërisë për ligjin e rihapjes së kazinove dhe llotove? Nga viti 2005-2013 kishte në çdo pallat nga një kazino e në çdo 10 metra një biznes llotosporti dhe e gjith rinia e pleqëria i kish harruar piramidat e iu fut bixhozit, me idenë se leku fitohet pa punë. Doli që shumë nga kazinot i kishin njerzit e krimit të lidhur me politikën dhe as nuk paguanin një cent për tatime e taksa. Nëpër gjykatat e rretheve filloi të rritej numri i divorceve mes çifteve dhe pasojat bien mbi njërin nga prindërit, por mbi të gjitha fëmijën. Erdhi një parti tjetër dhe sikur i vuri fre këtij fenomeni, për të mbyllur një plag të shoqërisë. Tani jemi në riciklimin e qarkut në qark me “lojën çil e mbyll”, po si u dashka të ndryshosh ligjet kur të duash ti? Kur i mbylle gjete një arsyetim, apo kreve një studim dhe ia dole që së paku moralisht ishe në rregull me elektoratin i cili e përkrahu atë nismë. Ore mund të gjesh justifikime sa të duash,- “Jo po nuk e ndalim bixhozin me ligje , se do të fillojnë në të zezë, jo po kemi kërkesë nga operatorët turistik që i kërkojnë këto lojra për hir të turizmit”. Turisti do edhe drogë edhe seks, po ato pse nuk i ligjëron, kur një fenomen akoma më i rëndë sapo ka filluar, seksi i shtetasve të huaja. Kapitalizmi nuk është një çokollatë e ftohtë që përdoret dimër verë, ai kur shoqëritë vijnë nga ish regjime totalitare është edhe më i egër dhe në emër të lirive të munguara dhe i të provuarit të gjërave për hërë të parë ngrihet një filozofi, por kur hera e pare zgjat qysh prej 32 vjetësh, nuk besoj se është më çështje metode me demek kemi gabuar në luftën kundër krimit, se ne mendojmë se me futjen e kamerave në çdo rrugë e deri tek brekët do ta luftojmë krimin. Ndërkohë e prodhojmë atë me ligje që frustrojnë shoqërinë. Njëherë të hapet fenomeni i ikjes së fuqisë puntore për një jetë më të mirë, as nuk pate studime dhe as nuk po jep një alternativë, ta zemë si në të gjithë botën , mamasë që lind i paguhet një rrogë e plotë për 5 vjetët e para të fëmijës. Njërit nga prindërit i jepet një punë shteti, që të mos ketë problem ekonomik. Kredira e lehtësira bankare, për të pasur një jetë të lidhur me atdheun. Një kreditor është edhe qytetar dhe shtetas më i denj e më i përgjegjshëm i cili nuk e var fatin e tij tek lojrat e fatit e llotarit, apo kazinot. Motivo me kredi ose bonus njerzit që punojnë në fshat siç bëjnë bota për njerzit që banojnë nëpër fshatra e zona të pabanuara, ose ishuj. Hape lojën për shtresat e mesme , përfshiji në pronat shtetërore që po i shet për investitorët strategjik, për një cop buk. Merr hapa më të rëndësishme për vëmendjen ndaj moshës së tretë që të kenë një jetë më dinjitoze, duke u propozuar organizimin në bazë qyteti lagje që t’u krijohen kushte udhëtimi brenda jashtë vendit për turizëm dhe akomodimi në kohë, kur turizmi nuk është në pikun e tij më të larë, shkurt shtohet interesi për fitim, mirqenije dhe shëndoshet shoqëria e cila kalon çdo ditë në depresion nga mungesa e shpresës. Nuk duhet të mbisundojë në këtë vend idea “se ky vend nuk bëhet”. Ky vend bëhet dhe për inat të pozitës dhe opozitës që e ka marrë peng. Nuk duhet t’i fryhet qullit kur krimi ka ndodhur e të bëjmë moral nja dy tre ditë nëpër media, pa i vënw fre me studime të mirfillta që japin zgjidhje me ligje që i rezistojnë kohës, e jo siç ka ndodhur me çdo ligj që e ndryshojmë sa herë ka interesa individësh, pa marrë parasysh pasojat dhe të mirën publike, që shkaktojnë ligjet.

Nuk dua që të përmend detaje mentale kur shkrimtarët shqiptarë kanë thyer mentalitete konservatore e u kanë prirë kohërave me penën e tyre. Haki, Stërmilli, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Sterio Spase, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Petro Marko, Kol Jakova, Fadil Kraja Dhimitër Xhuvani, Fatos Kongoli e deri tek Mimoza Ahmeti, Natasha Lako, Elvira Dones.

Po mjafton të citosh një rresht nga libri “Letra gruas sime të vdekur” të inxhinier Gjadrit dhe kupton forcën e dashurisë dhe larminë e kuptimësisë së jetës bashkëshortore. – “Kam një mall për ty aq të thellë si atëherë, para tetë vjetësh, kur martesa jonë na dukej si e pashpresë. Atëherë ne shkruanim letra dhe pastaj , megjithatë gjithçka shkoi mirë. Tani dua të të shkruaj përsëri dhe të bisedoj me ty gjendjen tonë tragjike sikur ti të ishe gjallë, sepse dua përsëri të besoj në ditët e fëmijërisë, se ka një jetë tjetër pas vdekjes. Falmë e dashur, nëse letrat e mia nuk mund t’i shkruaj aq bukur sa e meriton kujtimi yt i shtrenjtë”.

Please follow and like us: