Astrit Lulushi: Emathe dhe Epërme
Në Greqi, Aleksandri i Madh lakmohet si hero; grupi i varreve mbretërore të zbuluara në vitin 1977 në zonën arkeologjike të Vergina, ku mendohet se ka strehuar babain e Aleksandrit, Filipin II (mbretëroi 359-336 pes), vlerësohet si një thesar kombëtar. Dhe kur një shtet i ri, Republika e Maqedonisë u shfaq në kufirin verior të Greqisë në vitin 1991 pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe përvetësoi simbolin e mbretërve të lashtë të Maqedonisë për flamurin e saj shtetëror – të ashtuquajturin “Ylli i Verginës” – gjaku u nxeh në venat nacionaliste nga Athina në Selanik.
A janë maqedonasit grekë?
Maqedonasit e lashtë ishin grekë, pohojnë komentuesit politikë vendas. “Filipi dhe Aleksandri ynë mbeten flamurtarë të kulturës greke dhe të një epoke helenistike kur kultura greke u përhap për të ndriçuar botën e njohur”, i kujtuan botës gazetat shtetërore.
Ky qëndrim ka qenë gjithmonë disi ironik:
Filipi dhe djali i tij shkatërruan pushtetin grek në Betejën e Keronesë në 338 para Krishtit, duke i dhënë fund 170 viteve të demokracisë që do të zhdukej nga Athina për dy mijëvjeçarët e ardhshëm. Ajo shënoi edhe fundin e ‘Epokës Klasike’ të Greqisë. Për më tepër, oratorët bashkëkohorë athinas si Demosteni talleshin se “maqedonasit nuk bëheshi as skllevër të mirë”.
Ata që lindnin jashtë kufijve të Hellasit të lashtë quheshin barbarë, kryesisht për shkak të së të folurit të tyre të papajtueshëm dhe të çuditshëm. Edhe historiani i Luftës së Peloponezit, Tukididi, i cili zotëronte toka në pellgun e lumit Strymon në zemër të Maqedonisë së lashtë, i quajti ‘barbarë’ ata që banonin në rajonet Emathia (Maqedoni), dhe ‘Epërme’ (Epir) që hynë në histori para se të krijohej mjedisi kulturor grek.
Please follow and like us: