Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Ilirë, Skithë, Einstein dhe Zot

Shpesh pyetet pse shqiptarët autoktonë në Shqipëri, thonë se e kanë prejardhjen nga ilirët, kur këta e kishin origjinën në Kroacinë dhe Slloveninë e sotme dhe u zgjeruan në gjysmën e Shqipërisë moderne.
Iliria origjinale, e lashtë ishte me të vërtetë në jug, ndoshta në territorin e Shqipërisë moderne, Serbisë, Bosnjës dhe rreth saj.
Pastaj, ishin krahinat ilire, të themeluara nga Napoleoni në 1809 me kryeqytet Lubjanë dhe që mbulonin gjeografikisht territorin e Sllovenisë moderne deri në Kroacinë jugore. Megjithatë, ky entitet nuk zgjati shumë, por mburrej me një lëvizje të quajtur “Ilirizëm”, ku kroatët dhe sllovenët konsideronin identitetin e përbashkët “ilir” dhe gjithashtu u zhvillua një gjuhë e përbashkët “ilire”.
Në thelb, Iliria prehistorike dhe Iliria e shekullit të 19-të janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.
***
Fjala sanskrite për “qen” është ’swan’ e cila vjen nga proto-indo-iranianishtja cwa, nga proto-indo-evropianishtja ‘kwo’.
Është e lidhur me:
Greqishte e lashtë “kuon”
Shqip “qen”
Latinisht “canis”
Frëngjisht “chien”
Portugalisht “cao”
Rumanisht “caine”
Protogjermanisht “hundaz”
Anglisht “hund”
Holandisht “hond”
Islandisht “hundur”
Shqip ka dhënë “hundë” (për nuhatje).
Fjala angleze “dog”, nga anglishtja e vjetër “dogga”, ka një etimologji të pasigurt.
***
A ka pasur ndonjë shkencëtar të famshëm me besim për Zotin, si Ajnshtajni apo Hawking?
Albert Einstein thoshte se ishte vetëm dymbëdhjetë vjeç kur kuptoi se nuk kishte Zot personal. Ai ishte i përgatitur të besonte në Zotin e Spinozës, i cili ishte universi në tërësi.
Steven Hawking ishte ateist dhe deklaronte, “Nuk ka Zot”.
Të paktën në kohët moderne, shumica e shkencëtarëve elitë nuk besojnë në Zot.
Anëtarët e Shoqërisë Mbretërore të Londrës u ftuan të merrnin pjesë në një studim të qëndrimeve ndaj fesë. Shumica dërrmuese e tyre pohoi kundërshtimin e fortë ndaj besimit në Zot dhe ndaj ekzistencës së një entiteti të mbinatyrshëm.
Në SHBA, 92% e anëtarëve të Akademisë Kombëtare të Shkencave refuzojnë një besim në Zot ose fuqi më të lartë.
***
Mbretëria veriore e Izraelit (Samaria) u pushtua dhe njerëzit e saj u dëbuan në të gjithë Perandorinë Asiriane. Nëse ikën në Egjipt, nuk do të kishte rëndësi sepse asirianët e pushtuan Egjiptin gjithashtu. Me sa duket, asirianët “çliruan” Egjiptin nga dinastia Nubiane Kushite dhe vendosën një Faraon “vendas”. Pra, në fakt egjiptianët idhulluan asirianët.
Pastaj babilonasit u bashkuan me skithët për të mposhtur asirianët në vitin 612 pes. Egjiptianët dërguan një forcë ekspedite për të pushtuar Babiloninë. Por u mundën në vitin 605 pes. Babilonia pushtoi Mbretërinë jugore të Judës dhe i dëboi hebrenjtë. Pastaj Persia pushtoi Babiloninë 539 pes. Kiri i Madh i Persisë, i lejoi hebrenjtë e mërguar të ktheheshin në Judë dhe të rindërtonin Tempullin.
Kur judenjtë arritën atje, ata takuan samaritanët të cilët pretendojnë se janë pasardhës të refugjatëve nga Mbretëria e Samarisë. Samaritanët dhe hebrenjtë nuk shkojnë mirë.
***
Scythian – Skudra – Sogdian – Saka:  Skithët dhe cimerianët e quanin veten arianë.
Endonimi i të gjithë skithëve ishte Skuda; shqip “shigjet”, nga fjala PIE Skeud, e cila në anglisht dha fjalën “shoot”.
Emri u zhvillua nga mesi i mijëvjeçarit të parë në Skula. Nga ai rrjedh me sa duket edhe endonimi iranian Sogdian, ku u bë Suguda, formë e fjalës Skuda.
Fjala Saka nga ana tjetër rrjedh nga iranishtja sac- ecje, që do të thotë Nomad.
Por skithët kishin emra që e lidhnin veten me trashëgiminë e tyre ariane si Ariantas dhe Ariapeithes ose fisi Roxalani nga ishte Roksana (“shkëlqen”- gruaja e Aleksandrit të Madh).
Please follow and like us: