Albspirit

Media/News/Publishing

Premierë botërore e kompozitorit shqiptar Thoma Simaku në sallën më prestigjoze të Londrës

Një vepër e re substancialee Thoma Simakut, Catena IV për piano solo, do të ketë premierën e saj botërore më 2 janar 2025 në Wigmore Hall – salla më prestigjioze e muzikës së dhomës në Londër. Lajmi është botuar këto ditë nga Shtëpia Botuese UYMP e Universitetit të York-ut.

Kjo vepër është shkruar dhe dedikuar pianistit të njohur britanik Danny Driver -“regjistrimii tij më i fundit i “Etudes” të György Ligetit ka marrë një vlerësim të veçantë nga kritikët”.  Siç njoftohet në faqen zyrtare të Wigmore Hall, “Programi bindës i Danny Driver, që përfshin veprat sublime të Chopin, muzikën kompleksetëLigetit të viteve 1951-3 dhe një pjesë të re të kompozitorit shqiptar Thoma Simaku, eksploron fuqinë shprehëse dhe shumëllojshmërinë e pafundme të zërit këndues të pianos”.

Kjo është vepra e katërt e Simakut në ciklin Catena. Tre të parat janë regjistruar në CD nga Joseph Houston dhe Dimitri Vassilakis, dhe janë publikuar nga BIS Records (Suedi) dhe NMC Recordings (Angli) në 2000 dhe 2023 respektivisht. Struktura e përgjithshme e Catena IV përbëhet nga nëntë seksione kryesore dhe katër interlude të luajtura pa pushim. Seksionet kryesore konsiderohen si njësi të pavarura në një zinxhir ngjarjesh, të cilat lidhen me interlude dhe heshtje; me pak fjalë,vepra në tërësi është njëkohëshe dhe zgjat rreth 20 minuta.https://www.wigmore-hall.org.uk/whats-on/202501021930

Siç shkruan Simaku në shënimin e tijpër këtë vepër, “Pikat qendrore të së gjithë veprës janë seksionet e 4-të dhe të 5-të të titulluara përkatësisht Hommage à Chopin’ dhe Hommage à Ligeti. E para përdor notat e njejta të motivit të Chopin-it nga Balada nr. 1 në G-minor Op. 23. Edhe pse në një mjedis krejtësisht të ndryshëm stilistik, gjashtë notat e ndryshme të Chopin-it bashkë-ekzistojnë paqësisht në një idiomë jotonale.  Ndërsa Hommage à Ligeti bazohet në një riinterpretim të motivit Ligetianlamento, të cilin ai e ka përdorur në një sërë veprash. Këtu nuk mund të flitet për ‘citim’ në kuptimin e ngushtë të fjalës – notat janë krejtësisht të ndryshme, siç janë harmonia dhe strukturat e frazës, por marrëdhënia ton/gjysmëton i motivit është ruajtur. Këto fraza të shkurtra, gjatësia e të cilave ndryshon vazhdimisht, ri-interpretohen si në dimensionet horizontale ashtu edhe në ato vertikale; dhe janë të ndërlidhura nga pasazhet e kudogjendura zinxhirore të veprës ‘Catena’. 

Nga fundi i pjesës (seksioni VIII), shfaqet dhe njē seksion tjetër e titulluar “Ligeti takohet me Chopin”, ku i gjithë motivi nga Balada nr. 1 dēgjohet bashkëme manifestimet e motivit lamento në regjistrat ekstremë. Teksti muzikor në tërësi është pasuruar me një shumëllojshmëri tingujsh që evokojnë ‘zinxhirët’, të cilët përshkojnë të gjithë pjesën”.

Please follow and like us: