Albspirit

Media/News/Publishing

Pse më dhimbset Vivi dhe pse nuk më dhimbset vetja

Frederik Ndoci

Gjatë këtyre ditëve që shumë njerëzve iu desh të harxhonte orë për të dëgjuar opinione, lexuar me qindra mesazhe e të shkruanin mijëra të tilla.

Përfituan media të peshkonin klikime, të transformonin sa ma shumë video e thënie të sinqerta ose edhe shpifje të pabaza nga e kaluara. Turravrapi mediatik ishte marramendas për të qenë secili gazetar, emision në qendër të vëmendjes për të analizuar sipas opinioneve të ndryshme rreth sikletit që ndjeu populli që kish krijuar imazh pozitiv ndoshta jo 100% real nga e kaluara dhe sot e shndërruar në likuid të papranueshëm për secilin.

Një këshillë private:

Nuk merret diplomë me facebook ju që e keni trurin e gishtit plot ose gishtin plot me tru.

Një media pro Ballkoniste shndërroi një video të para dy vjetëve, arsyet e pa arsyeshme i dinë ata dhe avokati jem personal. Për kuriozitet:

Lexojeni edhe nji herë atë që kam shkru. Ose shikojeni krejt videon e bërë para 3 vjetësh që asht dy orë dhe e kupton se kjo video ka dy qëllime, karrem me peshku injorantë që klikojnë e vlerësojnë tik-tok dhe për të hull militantët e nën Ballkonit në sulm.

Mediat pra marrin përfitime me lekë për me ta fut ty që s’ke kohë me lexu, por vetëm me e kliku e me shkru në mënyrë e nivel si injorantë pa u mendu dy herë kundër meje.

Lexoje shkrimin tem dhe ke me e ofendu vehten pa pas nevojë me e fëlliq gojën unë.

Kam thanë ekzakt se Vivi asokohe ka kenë provincialja ma e privilegjuar në Tiranë, para viteve 1990 më shumë se shoqet e saja si Irma, Mefarete, Anita Bitri, Arta Babaramo, Ludmilla Baballëku. Artiste e madhe për popullin shqiptar, por jo më i kalu cakun jashtë Shqipnie e me pretendu ma shumë nëpër botë. Bota don cilësi dhe rini 14-15 vjeç femrat në botë e kanë fillu karrierën në përgjithësi.

Shpesh në artistë narcizistë megallomania asht helmi ma vdekjeprurës.

Andrrat, dëshirat e narcizistit megalloman janë shumë jashtë kapacitetit të formimit të tij.

Zgjohesh në mëngjez dhe mendon se andrra që pe gjatë natës është realiteti.

Të gjunjëzosh një popull me bukurinë fizike ose me batuta tik-toku me humor rruge disnivel, nuk asht sukses garantues.

Aftësia në këto kohë nuk e mund dot pa aftësinë e prurjeve të vulgut të artit bashkëkohor që po kaplon me shpejtësi vlerat, trashëgiminë dhe autentiken kombëtare.

Mungesa e striptizës në Albani ka sjell nji armatë të tanë kangëtarësh sidomos femra shumë të bukura që në studio teknikëve u duhen javë të axhustojnë stonaturat e vokaleve të tyre të pa përvojë e studim.

Kur dolëm nëpër botë ndoshta të gjithë menduam se bota ka nevojë për vokalin tonë ose për braviren tonë.

Unë personalisht e kam ndjerë trysninë e së vërtetës sepse mu desh me u përball me punë të rëndomta për nji artist por me që babai im më kishte rritur dhe edukuar nga që kishte punuar tërë jetën punë të rëndomtë murator, kjo do më priste edhe mu sapo shkela në Itali.

Muaj më pas fati më ndihmoi dhe fillova të përballem me sfida dhe të pa aftë italianë në art edhe në mërgim.

Me punë e durim u tregova se Zoti më kish dhanë aftësi të tjera… dhe kështu filloi kalvari im personal nga 1991 e gjer në 1995 në Itali. Me dy CD të realizueme me një ngarkesë koncertesh 25 në muaj e në qytete të ndryshme për natë. Shqiptarët më gjenin nëpër diskoteka, në shesh, ndër festa di paese, në TV, në radio e krenoheshin me Frederikun, e shpesh telefononin direkt në TV ose në radio.

Pra kam dhanë prova dhe të tregoj qindra çmime, vlerësime nga e tanë bota dhe që nuk kam harxhu asnji dollar për të regjistru CD e mia, por kompanitë e huaja kanë investu me mu e për mu. Kam aq tituj sa për kritikët e artit botënor jam i vlerësuem aq shume sa po të jenë të sinqertë mediat në Shqipëri personaliteti im do ishte ashtu siç tha vite ma parë në një intervistë e madhja Nexhmie Pagarusha per mu: “Ma i madhi i të mëdhejve si artist në muzikën e artin shqiptar asht Frederik Ndoci, më pas tij 10 vende bosh e pastaj po deshët më veni mu ose Vaçe Zelën” -vazhdoi  Nexhmia, sepse ka ma shumë specifika arti se me kenë vetëm kangëtar e me këndu kangën që ban dikushi”.

Unë kangët i shkruaj edhe vetë muzikën, tekstin, zotëroj dhe interpretoj 20 instrumenta muzikorë.

Kam ma se 300 poezi.

Kam fituar në jetë qindra çmime e vlerësime, kam realizu 8 filma artistikë 7 në Albania dhe nji në Hollivud.

Kam mbi 50 milionë fansa në tanë globin, mandej jam shkodran që s’kisha nevojë as me i përmend asnji nga vlerat e masipërme si artist.

Fatkeqësitë në mërgim janë pa fund.

Kjo ngjarje e trishtë që dëgjuam për Vivin mund t’i ndodh gjithkujt që nuk njeh kategoritë filozofike të jetës.

Në mërgim vdekja e parë është shkatërrimi i familjes.

Sepse nga mungesa e aksesorëve utilitarë dhe ekonomia fillestare të ha shumë orë në ditë si burrë e grua të shpërndarë në punëra të ndryshme. Të paktë janë çiftet që kanë mbijetuar, por edhe nëse kanë mbijetuar si çift ata kanë sëmundje psikologjike që mund të shpërthejnë nga momenti në moment.

Fëmijët nuk rriten aspak me edukatën e kulturën tande, sepse çdo mësues në shkollë rri ma shumë kohë me fëmijën tand se ti si prind.

Mungesa e romantikës së çiftit të shpërndarë në fronte të ndryshme pune bëhet target sulmi për meshkuj e femra mikpritës në ambientet e punës.

Thjesht familja me punë nëpër botë degjenerohet dhe shkatërrohet.

Konkurenca në botë kërkon aftësinë dhe jo përkrahjen ose privilegje mbështetjeje ose fizikun e jashtëm.

Bota ka miliarda vajza të bukura që kanë edhe vokal edhe nuk mund të çajnë në tregun e egër perëndimor.

Së pari ju që shkruani negativisht jeni gabim dhe tregon se keni ose ndonji arsye vulgare që pa e lexuar mesazhin tim jep përgjigje drejtori, ose xhelozi patologjike si njerëz.

Nëse lexon karrierën time gjen:

7 CD afro 400 kangë të rregjistruara nuk janë pak.

Ku as për 10 kangë i kam paguar personalisht.

Të tjerat i kanë paguar kompanitë dhe producentët që kanë pas besim në vokalin dhe aftësitë e mia.

Pra për më mu ndryshon puna.

Së dyti asnji artist shqiptar me përjashtim Arditin e Gjergj Leka nuk më ka ofruar punë as këtu e as nëpër botë.

Ndërsa unë i kam ofruar punë me qindra herë të gjithë artistëve pa përjashtim, kam qenë korrekt me to dhe kanë dalë shumë të kënaqur.

Të gjithë janë dëshmitarë për humanitarizmin kur na u nda papritur nga jeta Anita Bitri në New York.

Ishte inisiativa ime që organizuem koncert fond raize për të mbledhur paratë për riatdhesimin e tre trupave pa jetë.

Po të kisha kenë nivel mesatar si kapacitet nëpër botë, e më kendu vetëm nëpër albanian pub sigurisht që do isha 100% i falimentuem.

Kam punu 7-8% nëpër pube Albanian dhe 30% nëpër aktivitete private me shqiptarë.

Kena kenë edhe bashkë me Vivin në Madison e 28 street në Manhatan për 5-6 muaj rresht. Piaza Grande albanian restorant music live.

Nuk e vriste asnjenin artist e për më tepër as mu që kishte tendencë me kenë e privilegjueme.

Psh ajo kërkonte parapagesë mujore dhe nuk ishte pak.

E meritonte edhe si artiste edhe si reputacion.

Një ditë pas disa muajsh, sapo mori parapagesën ajo u largue pa i lajmërue asnjenin nga pronarët dhe as ne partnerët.

Normal që asnjë nga ne nuk mendonte se e meritonim pagesë edhe nëse ishte 10000$ nata. Pretendimet, nevojat e deliriumi ynë ishte jashtë realitetit në andrra, por realiteti ishte ndryshe.

Pas ikjes së saj në Kaliforni me burrin e saj, puna vazhdoi me artistë të tjerë, por doemos nuk ishte si me Vivin e mua.

Filloi vulgu muzikor që më shkatërroi edhe shpirtin dhe nuk e gjeta vehten ma në atë mjedis.

Pas pak kohë i dhashë edhe unë lamtumirat e mia, por i lajmërova se me dt x nuk jam ma këtu te Piaza Grande.

Por arrita në konkluzion që si mashkull e kisha ma të vështirë me u përball.

Sepse në formimin albanez mashkujt i hullin paret 90% për femra.

Ose preferojnë kangë trimnie folklorike ose tallava.

Bravurën e vërtetë të aftësive të artistit e njohin vetëm 10%, ndërsa vlerësojnë të dhënat fizike të femrave artiste.

Atëhere arsyeja që zgodha të punoj me të huaj, që gjithmonë më kanë supervlerësuar sepse ndoshta Shkodra më ka ofruar një dhuratë me kenë artist ma multidimencional se një debutues i thjeshtë i një kange që shkruen dikush për ty.

Një tjetër rast jo shumë profesional nuk do ta lë pa e përmendur.

Ishte millenium pra 2000.

Më telefonon një nga shqiptarët shumë pozitivë të komunitetit Dem Balidemaj dhe më propozon për natën e Vitit të Ri dhe më dt 1 janar 2000. Pasi e pyes dhe më thotë të gjithë artistët që do merrnin pjesë: Gëzim Nika, Aurela Gaçe, Vera Uruçi, Parashqevi Simaku pranova absolutisht.

Çdo ditë më telefononte një mik italian që e kish një lokal në Madison Square në kat të tretë që të isha i pranishëm më 31 Dhjetor 1999. Kërko sa të duash, më tha, por me që kisha dhënë fjalën te Dema as nuk bëhej fjalë. Më 27 Dhjetor bëhet një mbledhje, grumbullim i tërë e artistëve dhe orkestrantëve që kishim kontratën me Demën. Takohena me secilin, por Vivi nuk kishte ardhur akoma. Po prisnim kur vjen, përshëndet me dorë nga dera dhe kërkon pak bisedë private me Demën. Ngrihet Dema del dhe pas 10 minutash, shfaqet në derë i bërë verdhë në fytyrë dhe më kërkon mue personalisht. Dal dhe duke më kërkue të falur disa herë më tha se Vivi nuk pranon me kenë me ty këto dy net?!

Mbeta nuk kisha fjalë.

I thashë se me prishen netët dhe asht vonë, nga që për vit e organizoja unë personalisht diçka të tillë.

Më tha ja çeku. Hyra në dhomë u takova me të gjithë pa u proklamue aspak arsyen objektive që ishte jo pozitive. Tek dola te dera mbaj mend vajzën e Demës që lotonte dhe i thashë Demës: Më vjen keq, por ka me ta prish natën e Vitit të Ri. Dola dhe sapo hyra në makinë pyeta mikun italian që klithi nga gëzimi se do isha në lokalin e tij më 31. Më pagoi dyfishin e çekut. Pra nga njëra anë Vivi më bëri personalisht nder sepse mora tri herë nga ç’kisha marrë çdo vit.

Më 1 Janar në 12:00, mesditë më merr Dema dhe më thotë se mu prish mbramja e Vitit të Ri sepse Parashqevia mu rrëzu sa mori mikrofonin dhe e dërguem në spital. Arsyen ma tha, por unë nuk kam pse t’ua them ju.

A mundesh me ardhë sonte mu lut, por unë i thashë që jam i zanë…

Unë kurrë nuk kam ndërrue nji fjal të keqe me të.

I ofroja punë dhe sigurisht që donte 10 mijë dollarë paradhënie. Partnerët e mi nuk ishin dakort, kështu një here, dy dhe e fshimë nga lista. Më pas mora vesh se me Ritën që kishin qenë shoqe të ngushta diçka kish ndodhur.

As nuk e kam pa në jetën e saj private, as nuk ia kam numru gratë e burrave brinjare që e kërcënonin pa fund.

Ajo ishte beqare, vajzë e re dhe sigurisht pabesia ishte tek te pabesët dhe jo tek artistja që e kishte shumë të zorshme të përballonte presione nga tana anët.

Njeriu nuk asht e drejtë të vlerësoj dike nga thashethemet, por nga të vërtetat që njeh dhe i provon personalisht.

Titulli termi, nocioni, privilegji, sllogani, etiketa me qenë artist ndryshon kryekëput me të vërtetat e meritës së lindur, të fituar e shpesh të pa merituar.

Kemi artistë mediash që me tri katër javë në TV parakalojnë artistë që u asht dasht nji jetë me arrit në pozicion që me ndihmën e medias, ose programi artistic, ose me taraf, ose me para, ose me meritokraci politikash, ose me tekat e prindërve që përfituan nga një rastësi për t’u bërë të pasur.

Artisti i lindur është i thjeshtë.

Ai qan pa e parë asnjeri, por shfaqet si i lumtur.

Nuk është aspak i kënaqur me atë çfarë debutoi dje, i njeh difektet e tij dhe kupton më shpejt hipokrizinë e pseudodashamirëve ose të pa aftëve që ia rrahin shpatullat.

Është më e lehtë të jesh artiste femër.

Mundësia për të qenë shumë e mirë nuk varet aspak nga të lindurit apo aftësia, por nga fiziku i saj, nga bukuria. Artistet tona ndryshojnë nga bota sepse bukuroshet në botë as nuk e provojnë të këndojnë pasi u duket një rrugë ma e gjatë, e vështirë dhe pafund të bukur. Ato bëhen striptiza nëpër klube nate, ndërsa bukuroshja ballkanike ban çmos t’i shkëputet termit striptizë në lokal nate sepse do të keqtrajtohej si putanë. Ajo zgjedh të jetë putanë e rafinuar që me një mikrofon në dorë të këndojë, me ndihmën e teknologjisë që axhuston çdo notë dhe inteligjenca e teknologjisë e nxjerr perfekt vokal.

Tani gjoksi i saj, kofshët, tangat janë refreni, kanga ma e bukur që mashkulli i shkatërruar nga stërmundimi 15 orësh gjatë ditës së punës. Ai nuk ka kohë as të lexojë, as të arsyetojë përse Zoti bëri këtë Evën e kohëve moderne pa mollë, por me mikrofon dhe nuk thellohet nëse vertet asht artiste apo nje striptizo-artiste ballkanase.

Një ndryshim krejt i dukshëm që bëhet pasojë është shkaku që meshkujt ballkanas janë shumë ma te avancuem si përfaqësues të islamit perëndimor edhe nëse janë katolikë, orthodoksë në të vërtet, femrën e adhurojnë, e duan, e martojnë vetëm kangëtare e cila asht e preferuara e shumë e shumë pretendentëve ku ti që e posedon për një natë, një javë, një muaj ose (rradhë) një jetë, si maço dhe ua ke dhjerë të tjerëve që nuk e kanë aftësinë tande të jenë syleshë e sakatë.

Megalomania e para pluralizmit politik ndër artista ishte jo fenomen në përgjithësi. Në diktaturë ti duhej të ishe artist “i joni” që “këndon për ne” bashkëpuntor i Sigurimit ose antar partie. Gjithsecila nga këto etiketa ndihmonin 50% të nivelit si artist.

Në të kundërt do të shtypeshe, persekutoheshe, të vuaje, të ishe thjesht numëror. Por kurrë të shkëlqeje nëse nuk donte partia, nëse nuk të donte dhe adhuronte gruaja e antarit të Byrosë, ose e drejtorit, ose e kryetarit të policisë.

Ndërsa me femrat asokohe pra para 1990 ishte shumë ndryshe.

Femrën e bukur e kishin frikë sepse gjothmonë dikush naltë e kishte hullë grepin përpara dhe ishte super rrezik se përveç mundësisë që ajo nuk pranonte mund të merrej vesh nga peco groso-ja që ishte pas saj dhe ishe i djegur, i përcëlluar. Këto artiste kishin mundësine të ishin të pabesa dhe të rrezikshme si Kleopatra ose si Mata Harri, Clareta Petaqi, Lili Braun ose femra që kishte aftësi të fshihte flirtet e saj për të qenë sa më prè e peco groso, që priste informacion se kush ishte filania, nga vinte, kush i vinte rrotull dhe ky peco groso a ishte në nivel hierarkie më lart se ty.

Arti ka labirinthet e veta mjaft misterioze sidomos në marrëdhaniet mes artistëve të sekseve të ndryshëm.

Marrëdhaniet tona ishin si ato koshat e plehut që rrinë pas dere dhe përdoren për gjëra jo aq të rënda si në kuzhinë, por përdoren për një shuk letre, për një mbështjellëse karrameleje ose për një lëvore arre. Dashuritë tona ishin flirte me një jetëgjatësi disa ditëshe ose më e shumta më pak se një vit dhe që përfundonin më keq se të ishe në Aruba me dashnoren e Eskobarit.

Na meshkujt nuk ishim aq të lodhur dhe jo aq të etur. Ndërsa ato vinin shpesh të maltrajtuara, të lodhura, shumë të ezauruara… dhe ne ishim thjesht plotësim kapriçioje.

Ne na gjuanin kryesisht së pari femrat e llastuara, femra që të sillnin mënxyrë nga prindërit e tyre që ishin në struktura asokohe që të përvelonin.

E vërteta djeg, por në thelb të liron nëse je i sinqertë.

Please follow and like us: