Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Lirika qytetare e Hiqmete Dajës


U zhvillua veprimtaria për promovimin e botimit që u bë së fundmi, vëllimi me tregime e novela të shkurtra “Ata të dy dhe deti”, shkruar nga shkrimtarja Hiqmete Daja. Ishte një promovim me pjesëmarrjen e diplomatit, shkrimtarit, ambasadorit Shaban Murati, i cili ka shkruar edhe parathënien e librit. Folën kolegë e lexues të krijimtarisë së saj, të cilët nxorrën në pah vlerat e librit, tematikat dhe mesazhet që përcjell. Për realizmin e tematikave që trajon vëllimi, problematikën sociale dhe mesazhet e bukura për jetën foli ambasadori Shaban Murati që e vlerëson letërsinë e Hiqmete Dajës si atë ndër më të mirat e letërsisë qytetare, gjë që jo vetëm na gëzon, por edhe frymëzon autoren për të shkruar edhe më shumë, për të kontribuar kështu në letërsinë e bukur shqipe, por edhe për të realizuar misionin e shkrimtarit që të jetë pranë halleve, shqetësimeve dhe problemeve të popullit të tij. Pjesëmarrja e profesor Shaban Muratit, fjala e tij e urtë dhe me peshë ishte një vlerësim e gëzim i madh për auditorin. Dhe është edhe qyteti i Durrësit që ishte një urë lidhëse se nga Durrësi yne kishin ardhur edhe miq e mikesha të autores. Pjesëmarrja e profesor Shaban Muratit na nderoi të gjithëve. Si gjithnjë në vëllim zë vend Durrësi, qyteti i lindjes së autores me të cilin e lidhin fije të pazgjidhura dashurie e jete. Në këtë takim folën shumë diskutantë që e kishin lexuar paraprakisht vëllimin duke vlerësuar punën e saj si shkrimtare, tematikat e përzgjedhura, si edhe mënyrën e të shkruarit dhe stilin. Kështu z. Abdulla Deliallisi, Kryetar i Shoqatës Durrësi Autokton që e admiron krijimtarinë e shkrimtares Hiqmete Daja u ndal në problematikat e tregimeve dhe novelave parë në aspektin social. Si një intelektual i mirëfilltë ai analizoi këto probleme duke i lidhur me ato çka kishte lexuar. Shkrimtari Ismail Lile, me figura letrare dhe lokuencë të përsosur u ndal në tregimin, titullin e të cilit mban vëllimi dhe foli për frymëzimin që asaj i sjell qyteti i saj. Ai e citoi nëpërmjet shkrimit dhe fjalës së tij dashurinë e vyer me detin dhe Durrësin, që del në pah në këtë tregim që është shumë i dashur për shkrimtaren. Etnografja profesoreshë Yllka Selimi, që ka ndihmuar autoren për të qenë e saktë në doket e zakonet e zonës së Pukës, ku në qendër të novelës “Vrasësi dhe viktima” zënë vend shumë edhe ritet e zakonet krahinore foli në përgjithësi për arritjet e këtij vëllimi, por në veçanti për novelën “Vrasësi dhe Viktima”. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, zoti Agron Çalliku u ndal në tregimin “Tradhëtia” për të cilin bëri një analizë letrare si edhe një vlerësim të krijimtarisë së shkrimtares Hiqmete Daja si anëtare e kësaj lidhjeje. Po kështu Ema Filipi që së fundmi shkruan dhe goxha bukur foli thjesht e me ndjenjë. Folës të tjerë shprehën konsideratat e tyre. Në takim merrnin pjesë njerëz të letrave, shkrimtarë, publicistë, gazetarë si Fatos Çoçoli, që me një fjalë të thjeshtë, si edhe plot shpirt u dha pjesëmarresve një sadisfaksion të veçantë, po kështu edhe intelektualë të fushave të ndryshme. Fjala e tyre kishte brenda dashuri dhe mirënjohje e me po aq shumë dashuri e mirënjohje ia ktheu edhe shkrimtarja me falenderime të sinqerta. Ajo u uroi të pranishmëve: Mirë u pafshim me krijime të tjera që të mblidhemi e të festojmë së bashku, ne që e duam e vlerësojmë njeri- tjetrin. Falenderim të veçantë për miket e saj, që nuk mungojnë kurrë në këto gëzime, profesor Shaban Muratin, folësit dhe vajzën e saj, avokate Linda Slimani që monitoroi takimin. 

——————————-

Shaban Murati: Lirika qytetare e Hiqmete Dajës

Libri “Ata të dy dhe deti” është libër për dashurinë, por një libër jo i zakonshëm. Shkrimtarja e ka shmangur vizionin romantik e sentimental të temës së dashurisë, ku bien shumë shkrimtarë. Ajo përqafon një vizion origjinal të realizmit dhe të lirikës qytetare, ku shkrihen elemente të ngjyrave kohore, qytetare dhe psikologjike, me subjekte dhe ngjarje befasuese, që japin një panorama të re dhe të bukur origjinale të tregimit shqiptar.

Kemi në ndërthurje artistike të elementeve realistë dhe të dashurisë sublime si tregimi, që i jep titullin vëllimit apo tregimi “Trazimet e shpirtit”, me elemente dramatikë si te tregimi tronditës “Blloku i mallkuar”, apo me elementë tragjikë si te tregimi “Vrasësi dhe viktima”.

Ky spektër i gjërë dhe me kolorit pasuron frymëmarren artistike të librit dhe I jep autenticitetin e botës konkrete të sotme shqiptare me kompleksitetin e saj të njohur problematic aktual. Është një metodë letrare e vështirë, por e suksesëshme për autoren, që lëvron lirikën e re qytetare.

Subjektet dhe personazhet e tregimeve të librit jane prototipa të mbijetesës shpirtërore dhe morale të popullit dhe të mentalitetit tone në kohën e re. Shkrimtarja është në kërkim artistik të së bukurës në shpirzin e shqiptarit, në botën e shqiptarit, në dinamikën psikomentale të popullit, ndonëse e buura nuk është ende dominuese në jetë.

Ky kërkim psikologjiko-artistik, frut i një njohje të thellë të jetës sociale e morale të popullit dhe të krahinave të ndryshme, të kontakteve direkte dhe lidhjeve intensive sociale dhe të punës së autores me shtresa dhe grupe shoqërore nga më të kundërtat e popullsisë, bëjnë që shkrimtarja të realizojë një libër tepër interesant me tregime origjinale, që japin një botë të pazbuluar shpirtërore shqiptare.

Një meritë e librit është dinamika e botës shpirtërore dhe e jetës së larmishme, që përshkruhet. Shkrimtarja e njeh shumë thellë jetën, mentalitetin, kulturën dhe dhe marrëdhëniet njerëzore të qytetit. Në kohën tonë të periudhës demokratike qytetet u bënë fokusi qendror i jetës së re intensive të popullit tonë. Dyndjet rurale pa kriter dhe sistemi i ri, që u hapi derën si arritjeve demokratike në mënyrën e jetesës, ashtu edhe veseve, që dikur i ndrydhte diktatura, patën efekte negative në konceptimin e ri të dashurisë, e cila në grupe të caktuara u deformua në thelbin dhe në formën e saj dhe dashuria humbi polin qendror dhe parimet morale dhe gjithçka.

Në tregimin e bukur “Vrasësi dhe viktima” tragjedinë e dashurisë së pastër të çiftit të dashuruar e shkakton shpirti i deformuar njerëzor nga parazitizmi, etja për para dhe pabesia, e cila edhe në vendi e origjinës ne malësi ka zëvendësuar institucionin historic shqiptar të besës.

Ky degradim moral i mjedisit përbën provën e madhe të dashurisë në ditët e sotme, e cila edhe pse vritet dhe humbet betejën fizike me të shëmtuarën, jeton e fortë në forma të tjera mbijetese, duke ndriçuar shpirtrat me modelin e vet njerzor moral dhe heroik.

Dua të theksoj këtu se shkrimtarja nuk i ka subjektet e tregimeve të saj frut të fiksionit apo fantazisë artistike, sado të pazakonta mund të tingëllojnë ngjarjet e tregimeve. Shkrimtarja Hiqmete Daja shkruan mbi ndodhi, përvoja, personazhe dhe fakte nga jeta dhe marrëdhëniet shpirtërore të përditëshme shqiptare, të ndodhura realisht në qytetet tona dhe të cilat mjeshtëria e saj artistike I shndrron nga të vërteta jetësore në të vërteta artistike.

Hiqmete Daja është nga shkrimtaret e pakta, që arrin të shkrijë në një të vërtetë artistike dramatiicitetin e prozës së saj tregimtare me lirizmin e përshkrimit të saj estetik. Ngjarjet dhe personazhet e profilizuar me tonalitet dramatik e madje tragjik, përthyhen në një lirizëm të paparë të shpirtit njerëzor, të marrëdhënieve dashurore e njerëzore, të jetës komplekse, të vështirë dhe dinamike qytetare.

Forca e artit të saj merr një kualitet artistik të nivelit të lartë estetik, që i bën tregimetve saj jo vetëm tërheqës dhe befasues për lexuesin dhe emocionet e tij, por dhe me një shije të hollë artistike, që jep kënaqësi të veçantë dhe i bën tregtimet të gdhenden në kujtesën e e lexuesit..

Kur lexon tregimet e këtij vëllimi ndjen sikur lexon poezi të bukura, sepse autorja ka ditur të përdorë me elegance imazhe, figura e metafora poetike, krahasime dhe simbolika, dhe një gjuhë të pasur, të cilat e pajisin lexuesin me një pasion dhe emocion poetik te ri, ndërsa shfleton ngjarjet dhe personazhet dramatike, dhe elementet befasues të marrëdhënieve shpirtërore të dashurisë.

Shkrimtarja Hiqmete Daja me këtë vëllim të ri me tregime sjell një notë të re në letërsinë e sotme shqiptare dhe në prozën shqiptare në veçanti. Ajo bëhet përçuese e rrymës së lirikës qytetare, që e ldh lirizmin dhe liriken jo thjesht me natyrën dhe fshatin, me barin dhe gjethet, por e lidh dhe e gjen bukurinë lirike në lulzimin e dashurive të jashtëzakonëshme të shpirtit qytetar si në tregimin e mrekullueshëm “Ata të dy dhe deti”, ku e zbulon liriken ne ndjenjat më të holla holla dhe të pathëna të shpirtit të qytetarit.

Jo rastësiht në tregimet dhe në letërsinë e Hiqmete Dajës zë një vend të rëndësishëm ekzistencial deti. E lindur dhe e rritur në një qytet bregdetar mijravjeçar si Durrësi, ajo është mëkuar me dashurinë e pakufishme për detinm por edhe e njeh thellë detin si një vrull oqeanik i pandalshëm ndjenjash të holla lirike, të funddetit apo te fjetura, që zgjohen në shpirtin e njeriut ne ndjenja si dashuria dhe simbolizojnë thellësinë dhe pangjashmërinë e snprtit njerëzor.

Hiqmete Daja është mjeshtre e tregimit dhe sjell nje kontribut të çmuar letrar për lexuesit dhe për letërsinë.

https://gazetadita.al/lirika-qytetare-e-hiqmete-dajes

Please follow and like us: