LUCIANO ZAMPINI: POEZIA SI REZISTENCË DHE MEMORIE
Ka vepra që lindin nga nevoja e ngutshme për t’i dhënë zë një bote të brendshme të mbushur me përvoja, kujtime dhe vizione. “Gjurmë dhe Zhurmë” i Rifat Ismailit është njëra prej tyre: një përmbledhje poetike e fuqishme dhe e domosdoshme, që shtrihet mes ëndrrave, nostalgjive dhe shqyerjeve të shpirtit.
Rifat Ismaili, me ndjeshmërinë e udhëtarit që ka kaluar kufij gjeografikë dhe shpirtërorë, na shoqëron në një udhëtim ku poezia bëhet gjurmë rezistuese kundër harresës, zhurmë jete në një botë shpesh të shurdhuar nga indiferenca. Fjalët e tij lindin nga takimi mes brishtësisë njerëzore dhe instinktit për të rezistuar, për të dëshmuar. Çdo varg është fryt i një kujtese personale që bëhet universale, i një dhimbjeje private që gjen jehonë në përvojën kolektive.
Fuqia e kësaj përmbledhjeje qëndron në autenticitetin e saj: Ismaili nuk fsheh dhe as zbukuron; poezia e tij është e zhveshur, e gjallë, herë-herë e dhimbshme, gjithmonë e përshkuar nga një etje për të vërtetën dhe për bukurinë që ripërtërihet në çdo faqe. Përmes imazheve të fuqishme dhe shpesh prekëse, ai e vë në pyetje kuptimin e jetës, të atdheut, të dashurisë dhe të vdekjes, duke i ofruar lexuesit jo përgjigje, por shokë udhëtimi: emocione për t’u përjetuar, pyetje për t’u ruajtur.
Gjurmë dhe Zhurmë është një dëshmi e guximshme e rezistencës poetike, një ftesë për të mos u dorëzuar ndaj heshtjes, për të lënë një gjurmë, një shkëndijë, një pëshpëritje, për të vazhduar të ekzistosh, të besosh, të ëndërrosh.
Të afrosh këto faqe është një udhëtim që na pasuron dhe na transformon: është të rigjejmë, përmes zhurmës së fjalëve, tingullin autentik të njerëzisë sonë.
LUCIANO ZAMPINI: LA POESIA COME RESISTENZA E MEMORIA
Ci sono opere che nascono dal bisogno urgente di dare voce a un mondo interiore traboccante di esperienze, memorie e visioni. Tracce e Rumore di Rifat Ismaili è una di queste: una raccolta poetica intensa e necessaria, che si snoda tra sogni, nostalgie e lacerazioni dell’anima.
Rifat Ismaili, con la sensibilità del viaggiatore che ha attraversato frontiere geografiche e spirituali, ci accompagna in un cammino in cui la poesia diventa traccia resistente contro l’oblio, rumore di vita in un mondo spesso assordato dall’indifferenza. Le sue parole nascono dall’incontro tra la fragilità umana e l’istinto di resistere, di testimoniare. Ogni verso è il frutto di una memoria personale che diventa universale, di un dolore privato che trova eco nell’esperienza collettiva.
La forza di questa raccolta sta nella sua autenticità: Ismaili non nasconde né edulcora; la sua poesia è cruda, vibrante, a volte dolente, sempre permeata da una sete di verità e di bellezza che si rinnova in ogni pagina. Attraverso immagini potenti e spesso struggenti, egli interroga il senso della vita, della patria, dell’amore e della morte, offrendo al lettore non risposte, ma compagni di viaggio: emozioni da abitare, domande da custodire.
Tracce e Rumore è una testimonianza coraggiosa di resistenza poetica, un invito a non arrendersi al silenzio, a lasciare un segno, una scintilla, un sussurro, per continuare a esistere, a credere, a sognare.
Accostarsi a queste pagine è un viaggio che ci arricchisce e ci trasforma: è ritrovare, attraverso il rumore delle parole, il suono autentico della nostra umanità.