Michel Butor, shuhet francezi “shqiptar” në Bienalen e Venecias
Michel Butor, shkrimtari dhe poeti i njohur francez, autor i albumit që prezanton Pavionin shqiptar në Bienalen e Venecias është ndarë nga jeta dy ditë më parë. Me një kontribut të gjatë si prozator dhe përkthyes në letërsinë frënge, Butor ka qenë i lidhur fort dhe me artet pamore, duke i parë ato si një formë përmes së cilës mund të depërtonte në zbulimin e botëkuptimeve të reja.
Bashkë me Eten Adnan, Mourid Barghouti, Claire Fontaine, Yona Friedman, Anri Salën, Michael Taussiq, Yanis Varoufakis Ornela Vorpsin, Fin Ëilliams, ai ishte një nga kontribuuesit në prezantimin e albumit që përcillte konceptin e pavionin shqiptar në Bienalen e Venecias, nën kurimin e Simon Battisti, Leah Whitman Salkin, Abake. ”Të kam lënë malin” u botua me rastin e prezantimit të Shqipërisë në edicionin e 15 të Bienales së Venecias , duke prezantuar në një album dhjetë tekste të shkruar nga shkrimtarë bashkëkohorë, analistë të arkitekturës.
Tekstet shoqëronin muzikën e grupeve polifonike shqiptare që u bënë pjesë e pavionit shqiptar në Venecias .“Kur arkitektura bëhet fjalë dhe këngë. Një Bienale që të bind dhe që na kërkon të mbajmë qëndrim”, do të shkruante gazetarja Amanda Prada, pasi do të shihte pavionin shqiptar. Tekstet të cilat interpretohen nga grupi prej Fieri, grupi “Bilbili” nga Vlora, grupi nga Tirana si dhe grupi i grave nga Himara. “Të kam lënë malin” e solli emigrimin si një histori të rrënjosur thellë në të shkruarën, edhe në të tashmen e Shqipërisë, duke iu mbivënë edhe zhvillimeve të fundit paneuropiane.” Michel Butor, shkrimtari i veçante i Romanit të Ri, vendos të vazhdojë letërsinë e vet lart në qiell”, do të shkruante në faqen e saj në Facebook Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.