REPORTERRE- Në Shqipëri lulëzon tregtia fitimprurëse e plehrave të huaja
Në këtë vend të vogël ballkanik, trajtimi i mbetjeve është embrional dhe plehrat e huaja importohen në masë. Mafia italiane është e përfshirë. Ndërsa qeveria synon ta legalizojë importimin e tyre në dëm të mjedisit.
E vendosur buzë Adriatikut dhe pas 45 vjetësh qëndrimi e mbyllur, bukuria e plazheve të Shqipërisë ka nisur të tërheqë turistë. Por ajo që nuk dinë turistët në rërën e imët është se janë të rrethuar nga plehrat.
Nuk është nevoja të bredhësh nëpër qoshe të largëta për ta kuptuar gjendjen. Plehrat ndodhen kudo, nëpër rrjedha uji, anës rrugëve, mes fsuhave, edhe në rërën e plazheve. Ka 60 fusha grumbullimi në qiell të hapur ku digjet praktikisht gjithçka. Jo vetëm që nuk ka gjobë për çlirimin e karbonit në ajër, po as për atë që hedh plehra në rrugë.
Pas vitit 1990, kompani riciklimi italiane u shtuan së tepërmi duke u sjellë fitime organziatave kriminale të rajonit.
Në vitin 2000, policia detare italiane dha prova për transportin ilegal të mbetjeve të rrezikshme, si bateri apo pajisje elektronike të përdorura, inerte e lëngje toksike, drejt Shqipërisë. Pavarësisht ligjit ndërkombëtar, pak njerëz e dinë se Shqipëria ka marrë mbi 700 mijë ton mbetje të çdo lloji brenda pak vitesh.
Aq rentabël është bërë kjo tregti, saqë disa qeveri kanë kërkuar t’u japin fund pengesave të dobëta që kanë mbetur në këmbë
Shënim: Reporterre është një gazetë e përditshme mbi cështjet ekonologjike dhe mjedisore që botohet në Francë.