Albspirit

Media/News/Publishing

Alfred  Golloshi: Për Dritëroin, njeri & shkrimtar

 

 

E di që për ju unë jam një i panjohur, por kjo nuk më pengon të shpreh lirshëm atë çka unë mendoj për Dritëroin si njeri dhe shkrimtar. Familjarëve të Dritëroit, që në fillim, ju kërkoj ndjesë dhe kurrësesi nuk dua t’ju rëndoj. Normale, që ju të preferoni heshjten e vajtimit për të afërmin tuaj.

E di se çdo të thotë të humbasësh atë që kurrë nuk do që ta humbasësh. Sa e pankonceptueshme është ta imagjnosh se një ditë nuk do të jetë më me ty. Ai ikën dhe nuk e mban dot. Ju keni nevojë të ngushlloheni, sepse ndërroi jetë njeriu juaj i dashur, me të cilin keni ndarë jetën në të mirë dhe në të keq. Ju kuptoj, sepse edhe unë ashtu si ju, humba babin tim më shumë se një vit më parë. Mua më mungon shumë im at, por më shoqërojnë gjithëandej kujtimet më të bukura që kam pasur me të. E falënderoj Zotin, sepse kisha një baba të tillë dhe jam krenar për të.

Keqkuptimet duhet të zgjidhen kur personi është gjallë. Nëse dikush mendon se Dritëroi i ka bërë një gabim, t’ja kishte thënë ne sy apo duke pirë një kafe. Me siguri që do kishte gjetur më shumë mirëkuptim. I tillë ishte rasti me Sejfi Protopapën dhe i shumë Protopapëve. Jo e qëllimshme, por pa dashje e pësuan nga figura letrare e Sali Protopapës e krijuar nga Dritëroi tek “Komisari Memo” dhe pastaj ashtu e vizualisuar në filmin “I Teti në Bronx” nga aktori Piro Mani.

E kam lexuar me shumë kurreshtje pjesën kur z. Sejfi Protopapa trokiti në derë tek Driteroi. Dhe aty u sqaruan dhe i than gjërat, dhe e gjitha përfundoi në shaka, meze e raki. Kjo është më e mira. Për mua është një shembull dhe model tashmë i vendsur për tu ndjekur. Mbase disa nuk kanë pasur kurajo t’ia thonë drejtëpërdrejt, por kanë pasur mundësi të tjera, një letër, a një email, gjithmone në kuader te sqarimit dhe kuptimit të tjetrit.

Moralisht,nëse ata, kushdo qofshin, nuk kanë pasur kurajon në të gjallë, më mirë të mos flasin se nuk ndihmojnë. Ka mbaruar koha për t’u sqruar dhe mirëkuptuar, por edhe për të ndërtuar një marrdhënie ndryshe. Dritëroin duhet ta shohim një njeri si të tjerët. Sepse nuk ka qenie humane të përsosur! Po ashtu nuk është nevoja e ngritjes në piedestale dhe të formojmë kulte individi.

Problemi më i madh që shoh është të gjykosh, sidomos të vdekurin. Një fjalë e mençme më vjen ndërmend dhe me vend për tu thënë këtu: “Mos gjyko sepse do të gjykohesh. Në atë masë që mat do të të masin?” E bejmë nga padija apo mërëzia, por nuk kemi të drejtën morale t’i bëjmë gjyqin një personi apo shkrimtari pas vdekjes. Tani, mik i nderuar në këndvështrimin tim teist, gjyqi dhe gjykimi i takon vetëm Dikujt më të madh.

Dritëroi ishte një komunist me bindje, na thonë. Në rregull, çdo njeri e ka një bindje. Bindjet janë të rëndësishme për një qenie njerëzore, aq më shumë për një krijues. Më e keqe është nje njeri pa bindje që mund të katandiset në nje ‘skllav’ dhe i verbër. Sepse nuk është i aftë të reflektojë dhe të krijojë bindjet e veta për jetën dhe si rezutat thjesht ndjek turrmën. Njeriu formohet prej bindjeve dhe përmes bindjeve jeton, e shikon botën dheç farëdolloj marrdhënie. Fakti është që Dritëroi ishte në pozitë të lart po ashtu edhe deputet në Kuvend. Po ta mendojmë një herë. Sa mirë që Dritëroi ishte në ato poste! Shyqyr që nuk qëlloi ndonjë tjetër shpirtkazëm, tipik stalinist, që tu vinte kosën të gjithëve… Kështu që, për një shumcë autorësh krijuesish, muzikantësh dhe të tjerë Dritëroi ishte fat i tyre.

Po ashtu njerëzit e staturës se Dritëroit vendosin disa balanca të rëndësishme në shoqëri. Ata mbajnë përgjegjësinë e liderit dhe mbajnë pesha që vetëm shpirti i tyre jua di dhe askush tjetër. Une do te thoja se karakteri, dhuntitë, profesionalizmi, bukuria e shpirtit nuk kufizohen as nga koha dhe as nga sistemet. Karakteri është karakter në cdo kohë, qoftë kjo antike, mesjetare, moderniste dhe post-moderniste. Dashuria, besa dhe vyrtyti janë të tilla në cdo sistem.

Një i afërm i imi, që ishte anëtar partie, më tregonte se në mbledhjet e organizatës së Partisë së Punës shumë herë diskutohesh për luftë klase. Ajo nuk duhej zbutur dhe tak piketoheshin njerëz që duheshin goditur herë pas here. Por këtij komunistit, njeriut tim të afërt ju dhimbseshin këta njerëz me cena në biografi. Ai, sa të mbyllej mbledhja e partisë, bënte ç’bënte, do të gjente menyrën vjedhurazi ti paralajmëronte. I këshillonte që të bënin kujdes dhe do t’i ruante. Ai, komunisti, në thelb ishte njeri i mirë dhe njeri me karakter që duhet të mbante dhe të runte disa ekulibra dhe disa jetë njerësizh.

Sa për veprën e Dritëroit, dua t’ju them se ne, donim apo s’donim, jemi formuar nga poezia e proza agolliane. Vite  më parë kur isha në mërgim më merrte malli aq shumë për prindërit, motrat, vëllain, për shtëpitë, rrugët, vendin tonë dhe për gjithcka tjetër. Herë- herë do ta sillja ndërmend prej se largu Shqipërinë edhe përmes vargjeve të Dritëroit, sepse ato na janë ngulitur dhe janë pjesë e jona. Në poezinë e tij here vinte erë toke, herë aromë bari, freskia e fushës, natyrë, baltë, Devoll, jetë ashtu e thjesht Shqiperie. Ai kishte stilin e vet, unik. D. Agolli- një shkrimtar mendjehollë, një mendimtar idealist, njeri me humor dhe një shpirt fisnik .

Po ashtu dëgjoj që Dritëroi ishte talent, por jo kolos. Dritëroi do të mbetet thjesht Driteroi, ashtu si Kadare do të mbetet Kadareja, unik. Po ashtu Çajupi sot mbetet Çajupi i veprave, por edhe i vargjeve që na janë bërë pjesë e së përditshmes, si “Burrat nën hije, lozin kuvendojnë…” etj, etj. D. Agolli dhe I. Kadare studiuan një vend si BS dhe nga letërsia klasike e atij vendi u ndikuan dhe formuan. Prandaj them une sot qe Leon Tolstoi mbetet Tolstoi, unik ne letra dhe në menyrën e jetës plot idealizëm, kontradita, marrëzira, aventura e ngjyra. Kështu janë krijuesit. Dritëroi do të mbetet Dritëro dhe askush tjetër si ai. Koha do ta shoshisë vlerën e veprës së një krijuesi.

Se fundmi, në rastin e Dritëroit është koha të shkruhen analiza, vlerësime dhe biografira letrare. Kjo është puna që pritet.

 

 

Please follow and like us: