Gazetarja që rrëzoi baronët grabitës të Amerikës
Steve Weinberg
Përgjatë viteve të fundit, ideja e “një përqindëshit” është bërë një mënyrë shumë popullore për të diskutuar hendekun mes super të pasurve – 1 për qind e amerikanëve që kontrollojnë më shumë se 20 për qind të pasurisë së vendit – dhe pjesës tjetër. Por një përqindëshi nuk është një fenomen i ri. Pas në vitet 1900, ata njiheshin si Baronët e Grabitësve – njerëz të tillë si Andreë Carnegie dhe Philip Armour, të cilët po drejtonin industri të re dhe monopole për të krijuar pasuri edhe më të mëdha. Në majë të tyre qe John D. Rockefeller, themelues i Standard Oil, i cili praktikisht shpiku modelin e korporatës të integruar në mënyrë vertikale të shtrirë në të gjithë botën.
Por Baronët Grabitës patën një armike: Ida Minerva Tarbell u përball me ta duke shpikur dhe duke bërë karrierë në atë që më vonë u quajt gazetari investigative. Kërkimet e saj të thelluara ndihmuan për të krijuar themelet e ligjit anti-trust, duke sjellë ndarjen në copa të Standard Oil dhe duke e baltosur reputacionin e Rockefeller përgjithmonë. Dhe ndërsa të pasurit vijojnë të jenë me ne sot, po kështu janë edhe gazetarët investigativë.
Unë kam qenë gazetar investigativ për 45 vjet. Kur u bëra drejtor ekzekutiv i grupit Redaktorë dhe Reporterë Investigativë më 1983, unë kuptova se isha bërë një zëdhënës për mijëra amerikanë dhe unë kisha nevojë të mësoja më shumë për gazetarët e fillimit të fillimshekullit të 20 të njohur si Muckrakers— njerëz si Lincoln Steffens, Ray Stannard Baker, David Graham Phillips, dhe Paul Y. Anderson, të cilët krijuan themelet për fushën tonë. Mes tyre, kishte një grua: Tarbell.
Në sipërfaqe, Tarbell dukej një figurë jo shumë bindëse për të tronditur botën e Baronëve të Grabitësve. Ajo nuk pati lindur në një familje me ndikim; ajo qe një grua e pavarur në një kohë kur gratë kishin shumë pak opsione përtej të qenit grua, nënë apo mësuese; dhe ajo i hyri karrierës vonë – ajo qe 37 vjeç kur gjeti pasionin si redaktore dhe reporterë. Ajo qe në tërësi një grua moderne, megjithëse ajo qe ndarë nga jeta katër vite para se unë të lindja. Unë u magjepsa prej saj për shkak të cilësisë së gazetarisë së saj, e cila qe e jashtëzakonshme sipas të gjitha standardeve – dhe veçanërisht në një epokë kur nuk kishte ligje për transparencë, nuk kishte fotokopje, pothuajse nuk kishte telefon, as fluturim me avion dhe kishte shumë pak rrugë e makina, rezistencë të fortë ndaj grave që angazhoheshin në gazetari.
Unë fillova të vizitoj bibliotekën e Universitetit të Misurit aty pranë. Atje, një kopje me pluhur e zbulimit të jashtëzakonshëm të Tarbell, Historia e Kompanisë Standard Oil, më priste. Libri nuk kishte dalë në qarkullim që prej tri dekadash; ai përmbante një seri investigimesh mbi Rockefeller dhe Standard Oil, të cilat qenë publikuar muaj pas muaji në revistën Mcclure nga viti 1902 deri më 1904, të gjitha të kombinuara në një version libër prej 815 faqesh. Megjithëse i publikuar më 1904, libri lexohej a thua se qe shkruar një javë më parë, për shkak të narrativës së pasur dhe të mirëdokumentuar mbi atë se si një sipërmarrës i shkëlqyer krijoi një përbindësh nga asgjë, dhe pastaj lejoi që krenaria dhe babëzia e tij ta shtynte drejt ambiguitetit moral dhe ligjor. Angazhimi i Tarbel për transparencë dhe njohuri publike më frymëzoi. Pas shumë vitesh kërkimi, ajo shpenzoi dy orë duke shikuar Rockefeller fshehtazi në një kishë në mënyrë që të përfundonte një studim për të si personazh. “Një njeri që posedon këtë lloj influence nuk mund të lejohet të jetojë në errësirë. Publiku jo vetëm që ka të drejtë të njohë se çfarë lloj njeriu është ai; por publiku e ka për detyrë të dijë se çfarë njeriu është ai.”
Tarbell pati lindur më Hatch Hollow, Pensilvania, më 1857. Dy vjet më vonë, pusi i parë i naftës në SHBA filloi të nxjerrë “arin e zi” pak kilometra larg shtëpisë së saj. Prindërit e Tarbell filluan të prodhojnë fuçi nafte prej druri. Në fund të fundit, nafta duhej të mblidhej dhe të transportohej. Por as tankerat e transportit detar dhe as naftësjellësit apo karrocat e posaçme për transport nafte nuk ekzistonin ende.
Telashi dhe zhurma e shkaktuar nga gërmimi, nxjerrja dhe transporti i naftës nga puset qe mënyra se si Tarbell kaloi fëmijërinë. Ajo dhe motrat e vëllezërit e saj ktheheshin shpesh në shtëpi shpesh të lagura me naftë kur ndonjë pus në lagje shpërthente. Prindërit e Tarbell hapën shtëpinë e tyre shpesh për të huajt, të cilët përfundonin të djegur apo të plagosur për shkak të shkujdesjes së tyre për këtë substancë që merrte flakë lehtë. Funeralet pas shpërthimeve të ndonjë pusi nafte dhe zjarreve ndodhën shpesh përreth Hatch Hollow dhe qytezës së Titusville aty pranë. Çdo ditë, diskutimet në lagjen e saj qenë të përqendruara te pyetja se si u bë i pasur një mashtrues apo një tjetër. Një nga këto – aspak mashtrues, por një i ri me një plan biznesi – qe John D. Rockefeller, 18 vjeç më i moshuar se sa Ida Tarbell, me seli në Kliveland, relativisht afër.
E gatshme për të shpëtuar nga nafta, së paku përkohësisht, Tarbell qe e vetmja grua (krahas 31 burrave) që u regjistrua në Kolegjin Allegheny në Meadville, Pensilvania. Tarbell rezultoi një studente e shkëlqyer. Për shkak të pamjes së saj të këndshme të kombinuar me natyrën e saj të mirë përreth “djemve”, ajo më së shumti ia doli të mos trajtohej si një grua “e thjeshtë”, një rrezik për të cilën ajo qe shqetësuar shumë, duke marrë parasysh statusin e saj prej pioniereje. Pas diplomimit, ajo u betua se do ta bënte botën një vend më të drejtë se sa shoqëria ku ajo pati lindur. Ajo dëshironte të kapërcente mundësitë “normale” për gratë e epokës së saj – martesë dhe mëmësi, apo mësuese në shkollë fillore. Pyetja qe si të arriheshin ambiciet e saj të mëdha.
Përgjatë 20 viteve që pasuan, Tarbell kreu një numër punësh të keqpaguara dhe pa perspektivë në mësimdhënie me periudha të gjata papunësie. Në fund ajo vendosi se duhej të largohej nga provinca. Më 1891, kur ajo qe 34 vjeç, Tarbell la me mëdyshje familjen e saj në Pensilvani dhe lundroi për në Paris, Francë, për të punuar si shkrimtare me profesion të lirë. Në një artikull të publikuar, ajo krahasoi atë që e cilësonte si mallkimi i alkoolizmit nëpër Shtetet e Bashkuara me konsumimin me përgjegjësi të alkoolit në Francë.
Samuel Sidney Mcclure vuri re punën e saj. Mcclure, një emigrant irlandez idealist dhe i stuhishëm që themeloi revistën mujore me mbiemrin e tij me bazë në Nju Jork, vendosi të ftojë Tarbell të kthehej në SHBA dhe të merrte një punë prej tij si shkrimtare me detyrë për të shkruar mbi tema serioze.
Në atë kohë, amerikanët qenë të shqetësuar nga dominimi ekonomik i korporatave monopoliste gjigande të njohur ligjërisht si “truste”. Trusti Standard Oil i Rockefeller kontrollonte pothuajse të tërë nxjerrjen e naftës, përpunimin dhe shpërndarjen, ndërsa trustet e tjera dominonin industritë e çelikut, mishit dhe sheqerit. Kishte një ndjesi të përgjithshme se ndonëse trustet mund të ishin duke bërë fitime në mënyrë të ligjshme, praktikat e tyre monopoliste mund të ishin të padrejta dhe mund të bllokonin konkurrencën. Kur Mcclure vendosi të hetojë pushtetin alarmues të trusteve, Standard Oil u bë objektivi logjik kryesor.
Kongresi miratoi menjëherë një autoritet mbikëqyrës për trustet. Presidenti Theodore Roosevelt fuqizoi fuqitë e autoritetit antitrust; ai nxiti prokurorin epërgjithshëm dhe prokurorët federalë të kontrollojnë Standard Oil. Gjatë vitit 1911, Gjykata Supreme e SHBA-së, dukshëm e ndërgjegjshme për zbulimet e bëra nga Tarbell, detyroi shpërndarjen e trustit Standard Oil në shumë kompani të ndryshme, mes të cilave, Exxon dhe Mobil, të cilat vijuan të konkurrojnë mes njëra-tjetrës deri vonë. (kur u bashkuan).
Në vitet pas ekspozimit të Standard Oil prej saj, Tarbell e zgjeroi ekspertizën e saj për të publikuar artikuj mbi sigurinë në punë dhe të drejtat e grave apo reformën e korporatave, produkte të kuriozitetit të saj intensiv dhe besimit të patundur për nevojën për trajtim të ndershëm të punëtorëve me pagë. SHBA-të kanë lavdëruar gjithmonë sipërmarrësit milionerë apo miliarderë; por ajo që e bën Amerikën speciale është se ajo ka ditur gjithashtu të lavdërojë të drejtën e publikut për të mësuar se si fitohen paratë. Për shkak të rrënjëve të saj në veriperëndim të Pensilvanisë, kombinuar me aftësitë e saj për të kërkuar dhe kurajës së saj, Tarbell duket se qe njeriu i përshtatshëm. Babai i Tarbell i shqetësuar se ajo apo revista mund të sulmoheshin, në ndonjë farë mënyrë, nga Rockefeller, e paralajmëroi atë por Tarbell thjeshtë u tall me idenë e rrezikut. Ajo hartoi një plan për të mbledhur informacion, duke filluar me dëshmi të dhëna në kongresin dhe senatin e shtetit, pastaj duke punuar pas në kohë për të gjetur më shumë fakte të publikuara, plus për të identifikuar ish-punonjës me të cilët mund të fliste dhe që kishin informacion për të dhënë pa pasur frikë se do të humbisnin vendet e tyre të punës. Ajo udhëtoi vetëm duke kërkuar intervista me drejtorë të industrisë, zyrtarë të qeverisë si dhe duke kërkuar dokumente të fshehta nëpër arkivat e pluhurosura. Ajo pak a shumë e shpiku punën sistemike të grumbullimit të informacionit dokumentar të vlefshëm si dhe të identifikimit të burimeve njerëzore të cilat gazetarët sot i njohin si “gjurmimi i dokumenteve” dhe “gjurmimi i njerëzve.Muaj pas muaji, lexuesit e Mcclure shikonin provat që akumuloheshin, diskutonin artikujt nëpër darka apo nëpër takimet në klube. Tarbell e zbërtheu dominimin e Standard Oil të udhëhequr nga Rockefeller, duke shpjeguar se ai kishte ndërtuar kontrollin e burimeve të naftës nga trusti për t’i bërë presion hekurudhave dhe anijeve për të transportuar produktet me çmime të ulëta, çmime të cilat nuk qenë të disponueshme për konkurrentët e saj. Tarbell dokumentoi në mënyrë të palodhur provat se Rockefeller pati krijuar një fushë loje të pandershme duke favorizuar Standard Oil dhe duke ndëshkuar konkurrentët, gjë që dukej tronditëse në atë kohë. Për shkak se hekurudhat i shërbenin pjesës më të madhe të kombit si mjeti kryesor i transportit të udhëtarëve dhe mallrave, amerikanët kishin tendencën të mendonin se këto hekurudha qenë shërbim publik. Fakti që Rockefeller pati siguruar për veten një avantazh të padrejtë brenda botës së hekurudhave u interpretua si tradhti. /Diary of Tirana- GIJN