Gëzuar Ditëlindjen, Gjeneral i Teatrit Shqiptar, Pirro Mani!
Gëzuar Ditëlindjen, Gjeneral i Teatrit Shqiptar, Pirro Mani!
Pirro Mani, Ditëlindja e Gjeneralit të Skenës-Sot 85 VJEÇ
Sot, e premie, 14 Prill, është ditëlindja e Gjeneralit të skenës, Teatrit Shqiptar, Pirro Mani. Gazeta Dielli e uron:Gëzuar Ditëlindjen Pirro Mani! Nga arkibi i Diellit, po publikojmë shkrimin e mëposhtëm.
Nga Dalip Greca/Nju Jork/
14 Prilli është ditëlindja e Pirro Manit. Por edhe në një ditë të shënuar si ajo e Lindjes, e shfaq një peng Pirro Mani, mbreti i skenës shqiptare, gjenerali i regjizurës,Stanislavski shqiptar, është një peng që po e shoqëron për gjatë të gjithë jetës. Edhe tani, kur feston 85 vjetorin e lindjes, kërkesës për një intervistë, ai i përgjigjet shkurtazi: Për mua është shkruar mjaft. Nuk ka mbetur gjë pa u thënë. Por e kam një peng që më rëndon. Dua ta zbraz shpirtin nga brenga e tim eti. Më rëndon shumë ai peng. Më ka ndjekë edhe në skenë. E ke vënë re episodin e gurit të pendimit tek “Cuca…”? Është krijuar prej meje ai episod duke pasur në mendje fundin e babait tim Kosta Mani. E kam mësuar vonë faktin që ai dha shpirt duke mbajtë në shpinë pesha të rënda, ja ashtu si guri i pendimit. I zbriste në shkallaren e një galerie si mijëra të tjerë në kampin e vdekjes të Mathauzenit gjatë Luftës së Dytë Botërore.Ma ka treguar ngjarjen një durrsak që shpëtoi gjallë nga kampi i vdekjes…. Ai ishte një nga ata që i shpetuan ferrit të Mathauzenit. Ja si e pat përshkruar ai ngjarjen, qe i pat marre jeten Kosta Manit: Nuk kishte pranuar Kosta te ngrinte “gurin e turpit”, gurin e poshterimit; pas tij vinte guri i varrit. Ushtaret gjermane te kampit i dergonin te burgosurit ne nje humnere te thelle dhe i detyronin qe te ngrinin nga nje gur te madh mbi shpine (si rrase varri) dhe i shtrengonin me pahir qe t’i ngjiteshin te perpjetes. Dhe ata çapiteshin me shpirt nder dhembe me shprese e me gurin e rende ne shpine. Kosta e kishte imagjnuar veten edhe si Krishti edhe si Sizifi ne kete ngjitje. Po perse duhej ta bente sakrificen, kur pas ngjitjes, do ta prisnin plumbat? Pyet Pirro me shume veten se sa te atin! Kosta Mani nuk e kishte ngritur “rrasen e varrit”, gurin e poshterimit. Ata e grinë me plumba. Ai u masakrua me 1945, u shpall deshmor po në 1945, ndersa komunistet e ripushkatuan me 1946, duke e pushkatuar përsëdyti!
KUSH ISHTE INXHINIERI I DIPLOMUAR NË MIT NË BOSTON, KOSTA MANI?
Tregon Pirro: Babai im. Kosta Mani ka lindur në Korçë. Si shumë korçarë emigroi herët në Amerikë. Ka qenë rreth të katërmbëdhjetave kur mori rrugën e kurbetit. Krahas punës vazhdoi edhe studimet. Ka studiuar në Institutin e famshëm MIT të Bostonit, ku pat studiuar edhe mjeshtri i madh i fotografisë Gjon Mili. Është diplomuar për inxhinieri-arkitekturë. Ishte pjesë e Vatrës. Si shumë idealist të tjerë, e la Amerikën dhe u kthye në Shqipëri për të ringjallë vendin, si shumë idealistë të tjerë vatranë. Kishte në xhep diplomën e inxhinierit. Sa i mungonin Shqipërisë inxhinierët si ai!
Në Shqipëri qe kthyer me Imzot Nolin dhe e kishte shoqëruar atë në udhëtimet që kryezoti i Shqiptarëve të Amerikës kishte bërë në Shqipërinë e Jugut, kryesisht në Tepelenë dhe Gjirokastër. Këtë episod, Pirros ia pat treguar nëna e tij.
Pasi Fan Noli e la Shqipërinë, Kostë Mani nuk e ndoqi pas. I tha Imzotit se Shqipëria kishte nevojë për atë dhe do të qëndronte. Ati i shqiptarisë, Noli i kishte dhënë bekimin. Dhe ai vazhdoi të punoi në Ministrinë e Punëve Botore. Kishte fatin që të punonte me një tjetër inxhinier të zot, me inxhinier Gjovalin Gjadri. Shqipëria ishte me fat se ishin bashkë dy shkolla inxhinierike; ajo amerikane, ku ishte diplomuar Kosta Mani dhe ajo austriake; ku ishte diplomuar inxhinier Gjadri. Të dy ndërtuan ura, rrugë, vila, që i qëndruan kohës.
Pirro përhumbet në rrëfimin e tij: -E mbaj mend mirë rrugën malore të Thethit. Babai më kishte marrë me vete. E kam në kujtesë bukurinë përrallore të Thethit. Ata punonin, unë vështroja bukurinë e egër të maleve dhe pastaj kthehesha i lodhur dhe i kënaqur në çadër. Qe kohë vere. Ishte bukur.
Edhe Urën e Zogut, urën me harqe, e pat ndërtuar Gjadri me Kosta Manin. Pirro kujton se edhe atje i ati e pat marrë me vete shpesh herë. Madje e mban mend të atin dhe Gjadrin me hartat përpara tek ndiqnin projektin. Kosta Mani ishte kudo ku ndërtohej. Kishte ndërtuar dhe një shtëpi provizore për vete në Tiranë, që priste ta modernizonte kur t’ia kishte ngenë.
Kosta Mani jepte edhe mësim në Shkollën Teknike të Fullcit. Jepte lëndën e Matematikës. Pirro kujton se i ati lexonte shumë Letërsi. Në bibliotekën e tij ndodheshin libra të Balzakut, Stendalit, Dumas, Tolstoit.
Kosta ndertoi edhe uren e Kardhiqit ne Gjirokaster. Kjo ure i dha nje fatkeqesi dhe nje dhurate, qe do ta kishte te shtrenjte gjate jetes se shkurter. Gjate punimeve per ndertimin e ures theu kemben. Ku te gjente mjek? E çuan tek nje mjeshtre popullore, qe i kishte dale nami si ortopede e rralle.Mjeshtrja, plaka Dade, jetonte ne Stegopull te Gjirokastres. Muskujt e Kostes sforcoheshin nen dhimbjet e shtrengimeve te plakes, ndersa syte i ishin ngulë ne bukurine e rralle te nje vajze 15-vjeçare; mbesa e plakes Dade. Inxhinieri sheroi njeheresh kemben dhe shpirtin. Vajza bjonde, me emrin e bukur Amali, do te behej “robine” e inxhinier Kostes, i cili e kerkoi sakaq per grua. U martuan me Amaline dhe linden femijen e pare, Pirron, pastaj dhe dy vajzat, motrat e Pirros. Kosta, nderkohe kishte blere nje truall 6 mije m2, ne rrugen “Shen Gjergji” ne Tirane, sot rruga”Ali Demi” dhe aty ndertoi shtepine e tij, qe Pirro e gezon sot (edhe pse eshte ne Amerike shtepia pret te zotin ende). Jeta ecte ne rrjedhat e veta. Shpesh Kosta bridhte neper Shqiperi, ku ndertonte a projektonte. Merrte me vete edhe Pirron e vogel dhe e ushqente me dashuri per kombin, Atdheun e shtrenjte, qe duhej dashur edhe kur ishte kocke e lekure. Ne diten e pushimit fashist, Kosta u pushua nga puna dhe u arrestua me akuzen se kishte hedhur ne ere uren e Limuthit, ate ure qe e kishte bere vete. Kosta kishte shtetesi amerikane, urrente fashizmin, dhe u trondit nga pushtimi i Shqiperise. Dikur hapi nje zyre private ne Tirane, “Stika”, se bashku me inxhinierin Spiro Koleka. Ajo zyre nisi projektet e ndertimit te infrastruktures se Tiranes; projektoi rruge, sheshe; parqe, vila te bukura dy dhe tri kateshe. Kosta projektoi vilen e njohur mbi kodrat e Tiranes, “Baballaret e Teqese” dhe vepra te tjera qe i rezistuan kohes.
Pirro është i bindur se babai ka qenë antifashist në shpirt dhe si i tillë ishte zgjedhë edhe në Këshill. Madje për reputacionin që gëzonte, u zgjodh edhe deputet i Korçës. Gazeta “Tomorri” e asaj kohe i kushtoi hapesire ne kroniken e vet fjales se deputetit Kosta Mani: “Çameria dhe Kosova, jane pjese te pandara te Shqiperise, deklaron deputeti Kosta Mani.” Në kohën e Asamblesë Kombëtare në kohën e pushtimit gjerman, si deputet ishte pjesë e saj. Por Partizanët e qëlluan me top duke shpallë Asambleja Tardhëtare. Si shumë intelektualë të tjerë patriotë Kostë Mani mendoi se Atdheut mund t’i shërbehej edhe nën pushtim. Por atë pjesmarrje nuk ia falën komunistët. Mblidhet qarkori dhe e përjashton Kostën nga Këshilli. Ishte kohë e çmendur, komunistët e akuzojnë, fashistët e arrestojnë, edhe gjermanët, po ashtu e arrestojnë, si njeri të rrezikshëm. Me kë ishte Kosta Mani? Ishte me Shqipërinë. Arrestimi në fundin e dhjetorit 1943 nga gjermanët ishte fatal. Nazistët e syrgjynosën në kampin famkeq të Mathauzenit. Pirro kujton se nëna, që e kishte marrë vesh lajmin e internimit, i kishte shkuar në burg dhe i kishte dhënë një xhaketë nën astarin e së cilës kish qepur nën një arnë 40 napolona flori. T’i kishte për çdo rast, pat menduar nëna. Pirro atë kohë ishte fëmijë 12 vjeç. E ka në kujtesë pamjen e trishtë. Të burgosurit i hipën në kamionë dhe i nisën në mëngjes herët. Imazhi i mbeti në mendje. Në shtëpi prisnin në ankth ndonjë lajm. Shenja e fundit e komunikimit ishte një telegram që ishte nisë nga Kosta. Ishin vetëm tri fjalë: “Jemi në Manastir”! Asnjë lajm tjetër.
E gjithë jeta e Kosta Mani, është një dramë me shumë misterie, një dramë e ankthshme me shumë akte, thotë i biri, Pirro Mani, për të cilin misteriet mbeten të pazbardhura ende edhe sot.
Hija e të atit dhe shpirti i tij peng nuk i janë ndarë Pirro Manit as këtu në SHBA. Kur erdhën në Amerikë u vendosën në Kolorado dhe më pas në Nju Jork. Shpesh shëtisja me hijen e tim eti. Më dukej se do ta takoja diku….Edhe ai kishte qenë në Amerikë…Më duket se Pirro po mediton….
Nuk ka heqë dorë nga gjurmimet për të gjetë të dhëna për të atin, që më parë nuk mund t’i siguronte. Mësoi se Kosta Mani nuk ishte i vetëm kur u nis në kampin e vdekjes. Ishin më shumë se 200 të burgosur. Një pjesë i dërguan në Prishtinë, pjesën tjetër në Mathauzen, ku i ra fati të shkonte edhe Kosta. Përmes kërkimeve me shoqatat amerikane-hebraike, u arrit të sigurohen të dhënat e munguara, përfshirë dhe kohën e vdekjes -27 Janar 1945, vendin e vrasjes, dhe të dhëna të tjera. Madje edhe numrin që mbante në uniformën e kampit të internimit.
… Lajmi fatal është mësuar pak muaj pas çlirimit të Shqipërisë. Në shtëpi ka shkuar Spiro Koleka, që ka qenë ortak me Kostën në zyrën e projektimeve dhe ndërtimeve “Stika”. Spiro ishte inxhinier i ri asokohe dhe bashkëpunoi me Kostën edhe për të fituar eksperiencë. Ai solli lajmin fatal në shtëpinë e Kostë Manit. Familja shpalli zinë dhe e qau Kostën.
U shpall dëshmor nga regjimi. Familjes iu dha dhe karta e dëshmorit, por drama e Kostë Manit nuk kishte të sosur. Ashtu si në kohën e italianëve dhe gjermanëve, dhe të komunistëve, secili e sheh si armik.
Pirro tregon:Më kujtohet se ka qenë një burrë me emrin Faruk, që jetonte në një barakë, diku aty ku ka qenë Ministria e Jashtme. Faruku ka qenë kampion boksi.Ai qe rritur në shtëpinë e Kosta Manit. Kujtoj se Faruku mbante dhe një pistoletë nga që kishte qenë partizan…
Pirro kujton se po vinte Faruku me nxitim dhe i thotë: Ç’po bën këtu? A e di se po i demaskojnë gratë e familjes Mani?!
Shkova me vrap. Agjitatorët komunist ngrinin zërin në kupë të qiellit për armikun imagjinar.Dhe armiku paskish qenë Kosta Mani që na qenkish shpallë “dëshmor me biografi të keqe” sepse paskish marrë pjesë në Asamblenë tradhëtare!Fronti Demokratik dhe partia nuk mund ta toleronin këtë tradhëti! Ultimatumi i demaskimit ishte i rreptë:Familja armike Mani duhej të largohej brenda shtatë ditëve nga Tirana! Nisën reprezaljet. Pirron kujton se e pezulluan nga puna, ndërsa motrën Marika e hoqën nga puna, edhe motra tjetër Mirela u pezullua nga shkolla. Ua hoqën dhe triskat.Ishte hapur fjala se Kosta nuk ishte vrarë e se punonte si agjent në një shërbim perëndimor!
Pirro, thotë se pagoi rëndë faturën.Por siç duket, dikur u bindën se të gjitha këto ishin fantazira. Vetë ata e vërtetuan se Kosta ishte egzekutuar në Mathauzen. Mirëpo hija e dyshimit mbeti pezull, kurrë nuk u trajtua më si dëshmor. Jo vetëm kaq por Kostës nuk iu përmend emri as njëherë si një nga inxhinierët e parë të Shqipërisë të diplomuar në SHBA. Pirro ruan një dokument që ka emrat e inxhinierëve që kanë kontribuar në Shqipëri, ku emri i parë është ai i Kosta Manit, pastaj i dy inxhinierëve italianë,i Gjadrit dhe të tjerëve.
Rihabilitimi i të birit të Kostës, Pirro Manit, ndodhi vonë. Fillimisht nuk i dhanë as të drejtë studimi. Kalojnë dy vjet pasi mbaroi shkollën dhe nuk po i dilte e drejat e studimit. Madje mbaroi dhe ushtrinë e më pas e lejuan.Kujton se një ndër ata që e ndihmuan ishte Dashnor Mamaqi.
NA I NXEFE SHUPLAKAT, GJENERAL!
Ishte nje dite prilli tek trokita tek Shtepia e Pirro ketu ne Nju Jork. Kisha marrë me vete disa fletë të printuara nga gjurmët e shfaqjes të “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur” në Prishtinë në vitin 1972. I pata kërkuar korrespondentit të Gazetës “Dielli” në Kosovë, gazetarit Behlul Jashari, që të hulumtonte në shtypin e kohës se si ishte pritë shfaqja e Gjeneralit aso kohe në Kosovë. Behluli kërkoi nëpër librari, nëpër koleksione gazetash, dhe diçka gjeti. I kisha kërkuar që mundësisht të takonte e të intervistonte personazhe që kishin qenë në shfaqje.
LEXOJE TE PLOTE NE GAZETEN DIELLI ONLINE www.gazetadielli.com
14 prill 2017