Albspirit

Media/News/Publishing

Lekë Mirakaj, jeta në internim-46 vite në Gradishtë

Nga GEORGE JAHN, Associated Press 31 Maj 1991

Lek Mirakaj është i lirë për të lënë një jetën poshtëruese, të  izoluar dhe me punë të rëndë detyruese  për ” mëkatet ” e babait të tij, por tani ai as vetë nuk se ku të shkojë dhe si.

” Si mund të vendosemi diku tjetër? ” pyeti ai. ” Ne nuk kemi as të holla, as shtëpi dhe as punë.”  Mirakaj dhe familja e tij kaloi gati katër dekada në internim, të dënuar nga nga regjimi kriminalo- stalionisto  i diktatorit komunist Enver Hoxha. Dhjetëra mijëra shqiptarë kanë vuajtur fatin të ngjashëm me të. Kol Bib Mirakaj, babai i Lekës, ishte ministër i brendshëm nën pushtimin italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai iku, kur partizanët e Hoxhës morën pushtetin, duke e lënë familjen e tij pas dhe vdiq në Shtetet e Bashkuara.

Pas fitores në zgjedhjet e para të lira në më shumë se gjashtë dekada, komunistët kanë braktiset praktikat staliniste, duke përfshirë edhe interbimin dhe pretendojnë një angazhim për demokracinë. Kjo do të thotë që Mirakaj, tani në moshën 46 veçare është i lirë për të lënë Gradishtë, por mundësitë që do të ketë ai është një çështje tjetër.

Strehimi është i pakët dhe ekonomia shtetërore e këtij vendi të vogël ballkanik është e shkatërruar. Fabrikat janë të mbyllura dhe punëtorët janë të papunë, kjo i detyron mijëra njerëz të mbeten në vendet e tyre të internimit ku i kishin dëbuar dhe internuar.

Arben Puto, kreu i Forumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, thotë se riintegrimi i ish të internuarve është një nga problemet kryesore të të drejtave të Shqipërisë, që ajo të lëvizë drejt demokracisë. Pasi babai i tij u largua nga vendi,  Lek Mirakaj kaloi vitet e tij të para të fëmijërisë në kampet e përqendrimit me vëllain e tij të madh, nënën dhe mijëra gra e fëmijë, bashkëshortët dhe baballarët e të cilëve ishin klasifikuar si kriminelë politikë.

”Ne e vuajtur në një mënyrë që nuk mund ta tregojë njeriu,” tha Gjina Mirakaj, nëna 76-vjeçare e Lekës. ”Rojet na rrihnin me kondakët e pushkëve dhe na shqelmonin ”. Fëmijët janë ushqyer vetëm me llapa orizi të infektuara me krimba dhe një duzinë prej tyre vdisnin çdo ditë, tha ajo.

Në vitin 1954, familja u zhvendos në Gradishtë, rreth 25 milje në jug të Tiranës, kryeqytetit, në fund të një rruge të pakalueshme që mund ta përshkojë vetëm traktori, ku makinat janë të rralla dhe mund të lëvizin vetëm 5 kilometra në orë Rreth 400 persona në internim jetonin në një grup barakash të ndërtuara në  1950. Rreth 200 prej tyre që kanë mbetur vijojnë të banojnë në  Gradishtë bashkë me 400 banorë të tjerë të fshatit që jetojnë në njëbllok pallatesh të ndërtuara keq me tulla të kuqe.

Gjatë vizitës të kohëve të fundit, shiheshin derra të zhytur në pleh dhe një pulë e dobët që përpiqej të gjente diçka në plehrat që ishin me bollëk dhe i shihje ngado. Sytë e Lek Mirakajt mbusheshin me lot gjatë kohës që na tregoi historinë e tij dhe disa nga 30 fqinjët e tij e mbushin barakën e tij me dy dhoma duke e ndërprerë shpesh me mallkime për regjimin e vjetër.

Gjatë viteve të internimit, tregonte Leka, si duhej të ngrihej që pa gëdhirë për të punuar nga punët më të vështira me një pagë minimale. Pas drekës që hante bukë me kos që e hante në fushë, pavarësisht se si ishte moti, ai duhej të punonte deri në 4 pasdite. Por pas punës, të internuarit ishin të detyruar të prisnin pas punës me orë të tëra deri sa brigadieri të vinte që t’ju jepte lejë të ktheheshin në barakat ku jetonin.

” Ky moment ishte më poshtëruesi i jetës sonë, ” tha Lekë Mirakaj. ” Gjithmonë brigadieri do të na thoshte: “Ti nuk ke punuar si duhet” ose “Ti ke bërë shumë gabime.”. Ai donte që të na nxirrte si shembuj të këqij përpara të tjerërve. ”

Dy herë në ditë na bënin apel në ditët e zakonshme të punës dhe tri herë në ditë të djelave dhe ditëve të pushimit dhe shpesh na linin me orë të tëra të prisnim në këmbë,” tregon Lek Mirakaj. Lek Mirakaj u dënua me dhjetë vite burg me akuzën aktivitet antikomunist. Mirakaj tregon se ai u burgos vetëm sepse refuzoi të ngarkonte një vagon me pleh organik.

Nëna e tij nuk është lejuar të marrë pjesë në funeralet e prindërve të saj. Jeta ishte pak më e mirë për familjen e gruas të Lekës, Doloresin, familja e të cilës u internuar në një fshat afër Lushnjes, kur babain e saj në vitet ’50 e burgosën. Duke qenë e bija e një zyrtari të rënë komunist i dha asaj një status të caktuar, por pas martesës me ”armikun e klasës” Lek Mirakaj, ajo ngacmohej nga zyrtarët e fshatit dhe policia sekrete, Sigurimi i Shtetit. Ajo na tregoi se Sigurimi u përpoq për të rekrutuar atë dhe se ajo “ishte vazhdimisht e kërcënuar nga ana e tyre, por nuk u dorëzua kurrë”.

Burri i saj, Lek Mirakaj thotë se e urren regjimin komunist, por nuk ushqen armiqësi për individët. ”Krishti thotë: “Fali ata, sepse ata nuk e dinë se çfarë janë duke bërë’,’ ‘tha ai. ” Unë jam i përgatitur për të bërë këtë. Si mund të urrej çdo individ, kur ata ishin pjesë e një sistemi që e detyronte një palë të ndëshkonte palën tjetër?”/Shqipëroi Elida Buçpapaj

Please follow and like us: