Blushi ngushëllon socialistët që Rama nuk i futi në listat e kandidatëve
Ben Blushi ka treguar përse disa prej socialistëve nuk janë përfshirë në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste.
Në një status në facebook, Blushi thotë se ata nuk u futën në lista pasi dolën kundër linjës së Edi Ramës në parti.
Statusi i Ben Blushit:
PËR MIQTË QË NUK DO JENË NË PARLAMENT
Disa kolegë dhe miq me të cilët kemi ndarë vite te veshtira nuk do jenë në Parlamentin e ardhshëm. Arta Dade u largua sepse kërkoi zgjedhje brenda partisë, por edhe Namik Dokle, Vali Leskaj, Luljeta Arapi, Pirro Lutaj,Arben Cuko,Namik Kopliku,Vehxhi Mucmata,Erjeta Alhysa, Ylli Zicishti, Anila Agalliu, Eduart Bejko, Lad Kosta,u hoqën nga Rilindja si njerëz që nuk miratuan kanabizimin e Partisë Socialiste. Unë i uroj atyre mbarësi dhe dua ti them se e keqja është e përkohshme, dinjiteti është i përhershëm.