Albspirit

Media/News/Publishing

Miliardat e Kinës për një botë të re

Kina i ka kaluar me shpejtësi radhët për t’u bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë. Tani, kombi më i populluar në planet dëshiron gjithashtu të rrisë ndikimin e tij duke gërmuar edhe më tej nëpër xhepa, i mbushur me para pas dekadave të rritjes së shpejtë për të dalë kështu në politikën e saj “Një brez, Një rrugë”.

Nisma ka për qëllim lidhjen e Azisë, Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës për të forcuar tregtinë dhe zhvillimin. Një numër i madh diplomatësh dhe udhëheqësish të biznesit pritet të zbresin në Pekin për një takim dy-ditor për politikën.

Çfarë është “Një brez, Një rrugë”?

Presidenti Xi Jinping shpalli për herë të parë këtë politikë në vitin 2013, dhe më vonë kjo politikë u emërua një nga tri strategjitë kombëtare kryesore të Kinës dhe u shndërrua në një kapitull të tërë në planin aktual pesëvjeçar për të vazhduar kështu deri më vitin 2020.

Plani synon të lidhë Azinë, Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën me një rrjet të gjerë logjistike dhe transporti duke përdorur rrugë, porte, gjurmë hekurudhore, tubacione, aeroporte madje dhe linjat me fibra optike.

Kjo skemë përfshin 65 vende të cilat së bashku përbëjnë një të tretën e PBB globale dhe 60 % të popullsisë së tokës ose ndryshe 4.5 miliardë njerëz.

Ky projekt mund të jetë i dobishëm për Kinën Perëndimore e cila është më pak e zhvilluar pasi lidhet me vendet fqinje. Dhe në planin afatgjatë, kjo do të ndihmojë Kinën të rrisë aksesin edhe në burimet e energjisë.

Politika mund të nxisë ekonominë e vendit me kërkesa jashtë vendit dhe gjithashtu mund të thithë kapacitete më të mëdha për industrinë e rëndë të Kinës, por pavarësisht kësaj, analistët thonë se këto janë ndër përfitimet e vogla.

Ekspertët gjithashtu janë shprehur se Kina ka mundësi të hyjë në një rol prej udhëheqësi global, vend të cilin e zotëronin Shtetet e Bashkuara të Amerikës por që mund të mos e zotërojnë më sidomos pas tërheqjes së Presidentit Donald Trump nga një marrëveshje e madhe tregtare siç ishte Partneriteti Trans-Pacifik.

Sa po shpenzon Kina për këtë projekt?

Pjesa më e madhe e financimit po vjen nëpërmjet politikave dhe bankave tregtare të Kinës, megjithëse nuk ka të dhëna zyrtare mbi projektet e OBOR dhe vlerësimet e shpenzimeve ndryshojnë.

Në vitin 2015, Banka e zhvillimit të Kinës tha se kishte rezervuar 890 miliardë dollar për më shumë se 900 projekte. Banka e import-eksportit të Kinës njoftoi në fillim të vitit të kaluar se kishte filluar financimin e mbi 1000 projekteve, gjithashtu edhe banka e investimeve infrastrukturore në Azi e udhëhequr nga Kina po siguron financime.

Sipas analizave të Oxford Economics, katër bankat më të mëdha shtetërore të Kinës vlerësohen të kenë dhënë 90 miliardë dollar kredi në vendet e OBOR në vitin 2016.

Credit Suisse vlerëson se Kina mund të investojë deri në 500 miliardë dollar në rreth 60 vende gjatë pesë viteve të ardhshme.

Supozimi është se këto vende do të jenë në gjendje të paguajnë Kinën përsëri dhe se huadhënësit do të dinë se si të menaxhojnë rrezikun e kredisë.

Kjo do të thotë se sfida e qartë është që nëse këto projekte nuk arrijnë të ofrojnë siç pritet, borxhet e këqija mund të krijojnë tendosje. Por rrjedhjet nuk mund të çelin që në fillim pasi projektet e infrastrukturës janë për një kohë të gjatë.

Cilat projekte të OBOR kanë filluar tashmë?

Deri më tani disa projekte kanë filluar duke përfshirë këtu, një linjë hekurudhore prej 418 kilometrash me Laosin dhe një sërë projektesh të tjera infrastrukturore që arrijnë vlerën 46 miliard dollar, të quajtur Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan.

Një shërbim treni mallrash lidh Kinën dhe Evropën. Kina dhe Franca po zhvillojnë së bashku njësinë bërthamore 24 miliardë dollar Hinkley Point në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, në realitet, raportet kanë shumë vonesa dhe konfuzion. Ka shqetësime mbi kujdesin e duhur, për t’u siguruar nëse paratë po shpenzohen mirë, gjë e cila është vështirë të ndiqet në vende të tjera e vazhdon të mbetet një sfidë e fuqishme vendase pavarësisht goditjes anti-korrupsion të Kinës.

Ndërmarrjet shtetërore të Kinës dhe kompanitë private kanë investuar prej kohësh jashtë vendit. Në disa mënyra, ekspertët në firmën hulumtuese IHS thonë se iniciativa OBOR është thjesht markë e zgjuar për atë që Kina po bënte tashmë. Në të njëjtën kohë, ky është Pekini duke përdorur fuqinë e tij politike – Kina duke njoftuar mbështetjen e saj për investime jashtë vendit mund të ndihmojë në bërjen e marrëveshjeve dhe kontratave më shpejt.

Kush përfiton?

Pjesa më e madhe e projekteve përfshin ndërmarrjet shtetërore të Kinë, kompanitë e naftës dhe gazit në ndërtimin e hekurudhave. Gjithashtu edhe kompani të tjera të huaja do të përfitojnë nga këto projekte.

Kompani të tjera të mëdha si General electrics dhe Siemens kanë bërë të qartë se po synojnë pjesëmarrjen në projektet OBOR.

Në afatgjatë OBOR mund të rrisë ndërkombëtarizimin e valutës së tyre duke inkurajuar përdorimin e saj në tregje dhe transaksione financiare, shkruan Tianjie He i Oxford Economics./scan.tv/

Please follow and like us: