Albspirit

Media/News/Publishing

Udhëtim nëpër shtigjet e errëta ku LSI e Ilir Metës mblodhi pushtetin që ka sot

LSI, në ligjërimin e saj po e potencon akoma dhe më tepër ambicjen për të qenë ajo fituesja e zgjedhjeve, d.m.th forcë e parë; e shtuar kjo dhe nga bojkoti i paralajmëuar i PD-së. Por sa është e mundur kjo? Vështirë të jepet një përgjigje e saktë. Por le t’i hedhim një sy “punës me votën” që kjo parti ka bërë ndër vite, ku klientelizmi mbetet padyshim arma kryesore. Për LSI-në, nuk ka gjasë qët të votojë dikush pa patur një interes direkt, individual e të prekshëm, ndryshe ç’ka mund të ndodhë me partitë tradicionale….              

LSI e Ilir Metës, është grupimi politik më interesant nga ana e studimit demografik të mbështetjes që merr në zgjedhje, jo vetëm sa i përket Shqipërisë, por dhe gjithë teorisë politike botërore. Lëvzja Socialiste për Integrim, e themeluar si një shiizëm i pastër i PS-së në vitin 2004, nuk u lind si një forcë moderuese por si një parti kontestuese dhe fillestarisht konservatore e vlerave të së majtës.

Duke studiuar me vëmendje votat që kjo parti ka marrë në zgjedhjet e 2005-s, 2007-s, 2011-s, 2013-s dhe 2015-s, shikon se LSI nuk ka përfituar nga të ashtuquajturat “vota gri” por ka marrë mbështetje transversale nga e djathta në të majtë, dhe kryesisht militantë palësh. Ndërsa “pjesa e luanit” e mbështetësve elektoralë të LSI-së kanë qenë të ashtuquajturat “vota pragmatiste” apo vota klienteliste.

Bëri çudi në shumë qarqe deklarata e Monika Kryyemadhit, numrit dy të kësaj partie por që shpesh herë është më shumë se kaq, që ajo preferonte Berishën-kryetar të PD dhe se ftonte demokratët që të votojnë LSI-në. Realisht kjo deklaratë përmbledh edhe filozofinë e votave të partisë së Ilir Metës. Ajo, nga zgjedhja në zgjedhje ka marrë vota sa majtas sa djathtas por asnjëherë në qendër.

 2005

Në zgjedhjet e vitit 2005 kur LSI mori vetëm një deputet direkt, dhe që ishte natyrisht Ilir Meta në Skrapar, (kishte mazhoritar në 100 zona), arriti të nxjerrë dhe 6 deputetë nga lista, duke marrë vota të pastra majtas, kryesisht tradicionalisht majtas, nga njerëz që kishin qasje kritike ndaj Fatos Nanos dhe shikonin tek Ilir Meta dhe grupi fillestar i LSI-së, siç ishin Sabit Brokaj, Fatos Klosi, Pëllumb Xhufi etj, një parti thellësisht të majtë.

Njerëzit që u angazhuan në fillim të LSI-së ishin militantë të thekur socialistë që për protestë i dhanë jetë partisë së re me shpresën se e majta do të merrte një konfigurim të ri.

Kjo votë vazhdoi me inerci në 2007-n e Ilir Meta ndaj dhe u bë aleat me Edi Ramën duke ditur votuesit. Përkrahësit e LSI-së votuan natyrshëm Edi Ramën kryetar bashkie të Tiranës dhe LSI-në si forcë politike.

Por në vitin 2009, Ilir Meta doli vetëm në zgjedhje dhe me një qasje sërish të fortë majtas; megjithatë me një përplasje të madhe me Ramën, edhe pse e kundërshtoi atë si njeri që nuk e ndëshkoi Sali Berishën pas Gërdecit.

LSI mori më pak vota se në 2005-n, por mjaftueshëm për të nxjerrë 4 deputetë “të artë” në Kuvend. Katër deputetë që i dhanë oksigjen Berishës për të vazhduar edhe një mandat qeverisës dhe që zhgënjyen shumë e shumë përkrahës të kësaj partie.

Lëvizja Socialiste për Integrim pësoi pas koalicionit me Sali Berishën shiizmën më të madhe që nga themelimi, ku prej partisë u larguan dhunshëm, madje edhe me sherre fizike kundërshtarët e koalicionit me PD-në si: Sabit Brokaj, Pëllumb Xhufi, Fatos Klosi, Ndre Legisi, Sokol Axhemi etj.

Por Ilir Meta, edhe pse pati pasoja më të mëdha rrugës siç ishte rasti “Prifti”, videoja e famshme me Metën por edhe 21 Janari, në zgjedhjet vendore të 2011-s, sidomos në Tiranë jo vetëm që nuk u zvogëlua por i rriti votat.

Këtu ndodhi edhe operacioni më i fuqishëm klientelist, duke marrë njerëz nga PS-ja që largoheshin prej arrogancës së njerëzve të rinj të Ramës, që me sebepin e “politikës së re” larguan mjaft aktivistë.

Por operacioni ishte shumë i fortë, duke u futur kryesisht në zonën e votuesve tradicionalë të Partisë Socialiste, kryesisht me origjinë nga Skrapari dhe jo vetëm, duke u paguar me para në dorë. Në njësinë 5 të Tiranës, familjave të varfra i janë paguar sasi të mëdha parash që të votonin LSI-në në zgjedhjet vendore dhe Lulzim Bashën si kryetar bashkie.

Në zgjedhjet e 8 majit, pas numërimit sidomos në qendrën e numërimit të shkollës “Vasil Shanto:, ku dhe ndodhej hambari i votave të majta, u vu re një rrjedhje e madhe kryesisht në zonën e Selitës së Vogël, por edhe të Komunës së Parisit.

Edi Rama fiton me vështirësi me 10 vota diferencë, edhe falë humbjes së mbështetjes nga zgjedhës besnikë që u “përpunuan” elektoralisht nga ana e LSI-së.

Është tashmë e njohur ikja nga PS në LSI e dy strukturave të rëndësishme të PS-së në njësinë numër 3 të Tiranës dhe në Njësinë 2. Ilir Kokona, një drejtues i vjetër socialist, që kishte edhe lidhje të forta me Fatos Klosin, arriti të zgjidhej kryetar minibashkie duke marrë një numër të madh votuesisht nga ish-partia e tij e për ta dërguar te LSI.

Por pikërisht pas 2011-s, LSI nuk “fle gjumë” por nis një operacion të vërtetë inxhinierie elektorale duke shfrytëzuar të pakënaquurit natyrshëm të Partisë Demokratike.

Dhe një shembull tipik është Tirana. Ilir Kokona që ishte prej vitesh kryetar minibashkie në njësinë 3, ku ishte zgjedhur 3 mandate kryetar dhe kishte drejtuar PS-në në atë zonë, arriti të rekrutonte me vete seksione të tëra të PD-së, me premtimin se Ilir Meta e ka arritur marrveshjen me Edi Ramën për të qeverisur në 2013-n dhe LSI do të kishte 40% të tortës elektorale.

Për të mos humbur vendin e punës, pati seksione të tëra të PD-së në të gjithë Shqipërinë që lëvizën tek LSI.

Shembulli më i rëndësishëm është Hasan Halili, kryetar i bashkisë së Kukësit, që kaloi me LSI-në pak para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Por Hasani, që humbi në 2015 edhe pse u kandidua në koalicion me PS-në, ishte vetëm maja e ajsbergut pasi në të gjithë vendin pati struktura të tëra e kryetar strukturash të PD-së që kaluan tek partia e Metës, duke aktivizuar edhe figura të njohura komunitare, biznesmenë që tërhiqnin vota, LSI arriti të marrë 20 deputetë.

Ja disa emra: në Shkodër, Agron Çela, një biznesmen me lidhje të njohura në qytet; në Durrës Lefter Koka dhe lidhjet e tij; në Vlorë Shkëlqim Selami ish-kreu i klubit Flamurtari; në Elbasan Luan Duzha i Cërrikut; në Korçë Piro Kapurani, sërish biznesmen i njohur’ në Sarandë Bako dhe Klemend Balili i famshëm; në Dibër Përparim Spahiu; në Lezhë ku doli edhe Monika Kryemadhi deputete, u punua nën rrogoz me Gjovalin Kadelin që i kishte dhënë “besën” Berishës për të mos e rrëzuar me klauzolën që të futej në listën e PD-së për të kaluar më pas te LSI.

I gjithë ky operacion i siguroi LSI-së grupin më të madh parlamentar, por edhe një mbështetje endemike në bazë, që vinte edhe si pasojë e një aktiviteti sistematik të punës me njerëzit e kryesisht me të rinjtë: që nga ndihma për të marrë provimin e deri tek pushimet falas në Jalë, por edhe festat e shumta që LSI organizon pa mbarim, duke shtuar edhe udhëtimet turistike fundjavave.

Shkurt, partia e Ilir Metës u kthye në një organizatë e tipit: “Kush i qan hallet e mija? Ilir Meta, lësëija”, e shndërruar në këngën e famshme të Ylli Bakës.

Dhe natyrisht askush nga LSI nuk denjoi ta zbehë këtë legjendë urbane që në fakt nuk ishte e tillë.

Votuesi i qendrës, apo ai gri që voton jo për të gjetur punë apo për të shkuar në plazh, natyrshëm nuk i qaset LSI-së, e cila kërkon pragmatistin, i cili në 25 vjet e ka lëvizur votën sipas një skeme thjesht shkëmbimi.

Dhe duhet thënë se nuk ka qenë LSI apo Ilir Meta shpikësja e kësaj skeme: mbahen mend para 2005-ës deputetët që hidhnin lekë në zonë, duke ndërtuar ujësjellësa e linja elektriku apo edhe rrugë, vetëm e vetëm që të merrnin vota.

Madje, në 2001-shin, një kandidat i Gjinushit që kishte firmë private elektrike bëri edhe lëvizjen më spektakolare: i lidhi linjë elektriku një fsshati dhe ua hoqi pasi ata nuk i dhanë votat, në një zonë të Lezhës.

Ashtu mbahet mend edhe rritja artificial e demokristiane të Nard Ndokës që me një operacion alla “tomdosh” bleu 11 deputetë dhe siguroi postin e Ministrit të Shëndetësisë.

Por LSI e ktheu votën klienteliste nga një votë margjinale e shtesë, në votë për qeveri, çka edhe polarizoi në kulm situatën politike në vend pasi një mazhorancë do të duhej ose të bënte koalicion me LSI ose të bënte si LSI-ja.

Ndërkaq, në votimet e 18 qershorit, LSI po lufton sërish për votat e PD-së, të cilët ka gjasa që me operacion edhe “institucional” të lëvizin të paktën pjesërish në mënyrë që të mos e lejojnë që ta humbë fuqinë partia e Metës, e cila realisht i ka shërbyer edhe Berishës edhe Ramës, për të goditur kundërshtuarin kryesor.

LSI megjithatë ka arritur të punojë shumë demokrafikisht duke marrë vota edhe të paangazhuarish siç janë të rinjtë, por kryesisht janë vota që shkojnë për interes të caktuar dhe që nuk mund të shkojnë gjatë pasi karriera në këtë forcë nuk është lëvizëse.

Megjithatë karriera nuk promovohet në asnjë forcë politike që emërojnë njerëzit dhe shpresa e të rinjve për një lëvizje në karrierë politike sipas aftësive ka rënë.

Kurse LSI në këtë rast është më “moderne” pasi herë pas here lëviz duke freskuar udhëheqjen me grupe nga LRI-ja, çka rrit shpresën e militantëve Brenda të rinjve të LSI-së se të paktën ata mund të riciklohen. Natyrisht kur të dojë Iliri dhe Monika… Por a nuk ndodh kështu edhe në PS e PD? Normalisht po! /tesheshi.com/

Please follow and like us: