Albspirit

Media/News/Publishing

Nacionalizmi dhe Demokracia si zgjidhje racionale dhe iracionale

Blerta Haxhiaj

Nacionalizmi dhe demokracia janë divergjente në apekte themelore, nëse demokracia kërkon njerez të mençur të cilët i dine të drejtat e tyre dhe luftojnë për to, nacionalizmi siç thote Rudi Supek kërkon individ të sillen si anëtare të njeë hordhie dhe jo si anëtare të një kombi të zhvilluar modern. Nëse demokracia kërkon individ të hapur ndaj dijes si kusht për funksionimin e demokracisë, nacionalizmi preferon ata që pranojnë dhe mbështesin ndërgjegjien mistike.

Lidhja mes nacionalizmit dhe demokracise është një vëzhgim që duhet të zhvillohet mbi dy sisteme të direktivave normative që pajtohen me shqetësimet e ndryshme sociale dhe paraqesin vlerat e ndryshme të sistemit. Nacionalizmi pajtohet me ndritshmerinë dhe madhështine e vet, kombin, në të dyja si në të kaluaren dhe në të ardhmen, në vetë marrëdheniet e saj edhe pse ajo mund të rezultoje konfliktuoze në të shumtën e rasteve me fqinjet. Nacionalistet – Česlav Miloš – jane njerez të rëne dhe të dëmshem që tentojnë të lirojnë veteveten nga detyra e mendimit përmes goditjeve dhe shkakut të urrejtjes së përbashket mes grupeve nacionaliste.

Në përgjithësi demokracia flet në krah të arsyes ndërkohë që nacionalizmi flet me emocione, ku demokracia është një zgjidhje racionale dhe nacionalizmi është irracional. Duke lënë pak anash shpjegimin teorik të demokracise duhet thënë se kjo ka dijeni në shqetesimet e organizimit të brendshëm të shoqerisë, sëpari është në vetë një sistem politik, ashtu ajo ka metodat për bërjet dhe vendimet politike. Demokracia nuk pajtohet me marrëdheniet mes shoqërise apo kombi kundrejtë shoqerisë dhe kombit tjeter dhe nese kjo ndodh fokusi e intereseve shtrihet në bashkëpunimin mes tyre dhe jo në konflikte e perballje qofte ato ushtarake. Fakti që nacionalizmi dhe demokracia janë dy sisteme me normativa të ndryshme që udheheqin si rregullatore qënia e tyre është të jete në kundershtim me njëra tjetren. Perjashtimet në këtë rast janë në raste ku në rastin e parë është levizja nacionale anti-koloniste dhe ajo liberale, përgjatë luftes së lëvizjes liberale.

Gjatë kësaj faze pjesëmarrja e demokracise e masave popullore është e domosdoshme që të parashikohen kushtëzimet për suksesin e kësaj lufte. Në fakt kjo edhe perfshin konfliktet e armatosura dhe dhunen revolucionare, nuk do të thote që në çdo mjet të mundshem janë lëvizje antidemokratike. Dhunë që përdoret është që të fitohet liria sepse liria siç e kanë thënë (Jose Marti, Sandino, Che Guevara),”Nuk fitohet me lule por me plumba”. Kjo është çelësi mes anti-kolonisteve, njerëzve të nacionalizmit të lirë e nacionalisteve ekstremiste dhe nacionalizmit European predominant që duhet të mbahet në mendje.

Ashtu siç Jean Ziegler – për nacionalistet revolucionar të botës së tretë, dhuna nuk është një ‘opsion ontologjik’. Pikë së pari është një dhunë për vetëmbrojtje e cila është e kundërta e dhunes së agresionit, dhuna strukturore e kolonizuesit, pushtuesi imperialistik apo zagaret e tij. Nacionalizmi dhe demokracia duken që bashkëjetojne kur regjimi diktatorial me një orientim nacionalistik përdorë fasaden demokratike për të mbuluar natyrën e saj të vërtetë. Shembuj të kësaj mund të gjinden në diktatoriatet e Europës së Jugut, gjithashtu edhe në regjimet në Amerikën Latine dhe ato Islamike, se si rendi përmbledhe një sistem parlamentar të të shume partive për të mbuluar rendin absolut të një grupi oligarkesh.

Edhe diktatura e familjes Somoza në Nicaragua ishte e kamufluar me sistemin parlamentar të pluralizmit dhe zgjedhjeve të reja. Koekzistenca e nacionalizmit dhe demokracisë gjithmonë ka qënë antagoniste, nacionalizmi nga natyra është jo tolerante dhe ekzluzive dhe nuk i pranon qëndrimet e ndryshme dhe ato që mund të quhen çeshtje kombëtare. ‘Dhe ai që beson – Pareto – të mbajë të vërtetën absolute nuk mund të lejoje ekzistencen e të vërtetave të tjera’. Perfundimi i Z.G në studimet e saj Stranputice demokratizacije u postsocijalizmu (Devijimet Demokratike në Postsocializëm) përfaqëson një pikë të përbashkët të teorisë shoqërore; ne mund te themi se nacionalizmi dhe demokracia janë të kundërta me njëra tjetren dhe sidoqoftë domosdoshmëria e nacionalizmit në vitet ’90 ishte një shenjë dhe faktor kundër transformimit demokratik në shoqeritë lindore europiane.

Gjatë viteve 1804 në krijimin e Jugosllavise, shoqeria serbe ishte mes zgjidhjes se zgjedhjes së asaj që është e quajtur çeshtja kombetare dhe krijimi i modernitetit – shteti demokratik. Në fakt ishte i njëjti fenomen që Georgy Lukacs e jepte duke perdorur si shembull Gjermanine :”Në vitet e hershme në 1848, gjermanet e gjejnë veten duke u perballur me alternativat pasuese si‘unifikimi përmes lirisë ’apo‘unifikimi përpara lirise’. Mposhtja e demokracise gjatë revolucionit të atij viti solli supremacine e zgjidhjes sekondare apo betonizimin e lirise. Kjo dileme kishte gjetur prehje në shoqerinë serbe me shumë si nje objektiv të dhënë dhe me pak si një eksperience subjektive. Ishte dilema për eliten e vogel intelektuale ndërkohe që politikanet dhe masat e njerëzve ishin më shumë të preokupuar për të krijuar një mit të ri kombetar.

Përgjatë momenteve kyçe posaçërisht kur pëballja e fortë sociale dhe konkurenca politike në Serbi, streotipet nacionaliste ushtrojne të drejtat e tyre në emer të unitetit kombetar dhe në mbrojtjev të njerëzve dhe shoqërise Serbe. Krahas faktit se nacionalizmi ishte në zemer të Europes Fashiste, eksperienca e shoqërise serbe tregon se nacionalizmi është arma e pare për supresimin e demokracise dhe të të gjitha formave të pluralizmit politik. Gjatë periudhës Jugosllave çeshtja ishte që domeni publik të ishte nën kontroll. Roli kryesor në krijimin e mitit të Serbise së madhe ishte gjatë Luftes së Dyte Botërore dhe emigrantët politik. Ajo që ndodhi është e ditur, flaket e luftes kanë inicuar nacionalizmin serb jo vetëm të djege Jugosllavine dhe socializmim por ka shkatërruar të gjitha gjurmët e demokracisë.

Kryqi i konfliktit mes nacionalizmit dhe demokracise shtrihet afër të vërtetes, për një demokraci fuksionale dhe duke zbuluar të vërtat materiale ato që ligjet e quajnë situate faktike objektive është një kusht sine qua non. Proçesi i bërjes dhe vendimmarrjes në demokraci është e kuptimte dhe është improvizuese në jeten sociale që është e pamundur të jepen të gjitha të dhënat relevante. Nese faktet e kësaj çeshje merren mbi atë që prezantohet si e pavërtete atëhere proçesi i vendimmmarrjes dhe berjes shndërrohet në një manipulim dhe njerëzit janë të orientuar të pranojnë vendimet edhe kundër arsyes së dhënë vetëm të pranohen interesat e përgjithshme.

Këto rregulla sidoqofte nuk aplikohen në rastin e nacionalizmit që ndjek totalisht direksione të ndryshme dhe shtron çeshtje të protagonistave të dhënë dhe pasueseve komplet të ndryshëm që manifestohen në jeten politike. Një shoqëri që është nën maksimat e konstruktuara nga Mao Tse-tung’s na tregon se: ‘Në Kinë çdo kush mund të jetë i lirë të shprehe vetëveten nën limitet dhe pikëpamjet e Partise Komuniste’.

Idealizmi totalitarist është i formuluar dhe përmbushur me repupublikanizëm, nacionalizëm, populizëm, sekularizëm dhe revolucion static ku sekularizmi dhe nacionalizmi bëhën pika kulminante që vendosin një rend dhe rregull që me historinë e deritanishme e ka provuar se ka një jetëzgjatësi. Saga e Demokracisë dhe nacionalizmit i ndan një fije e hollë në mes por e përbashkëta është që të ato mendojnë dhe punojnë për Popullin.

Please follow and like us: