Kadare Archives - Albspirit https://alb-spirit.com/category/kadare/ Media/News/Publishing Tue, 04 Aug 2026 17:14:52 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.4 https://alb-spirit.com/wp-content/uploads/2017/02/cropped-logo2-32x32.png Kadare Archives - Albspirit https://alb-spirit.com/category/kadare/ 32 32 Vasilij Tjuhin: Misteret e Ismail Kadaresë https://alb-spirit.com/2026/08/04/vasilij-tjuhin-misteret-e-ismail-kadarese/ Tue, 04 Aug 2026 17:14:37 +0000 https://alb-spirit.com/?p=326596 Përkthyesi i Ismail Kadaresë në gjuhën ruse, Vasilij Tjuhin në një intervistë për “Literaturnaja gazeta” (Organi i shtypit Lidhjes së shkrimtarëve të Rusisë”) rrëfen për misteret ende të pazbuluara dhe peripecitë fantastike të fatit të shkrimtarit të shquar Bisedën e zhvilloi Aleksandër Shaleni Shkrimtari Ismail Kadare është një figurë misterioze, ekzotike dhe magjepsëse. Dhe kjo […]

The post Vasilij Tjuhin: Misteret e Ismail Kadaresë appeared first on Albspirit.

]]>

Përkthyesi i Ismail Kadaresë në gjuhën ruse, Vasilij Tjuhin në një intervistë për “Literaturnaja gazeta” (Organi i shtypit Lidhjes së shkrimtarëve të Rusisë”) rrëfen për misteret ende të pazbuluara dhe peripecitë fantastike të fatit të shkrimtarit të shquar

Bisedën e zhvilloi Aleksandër Shaleni

Shkrimtari Ismail Kadare është një figurë misterioze, ekzotike dhe magjepsëse. Dhe kjo jo vetëm sepse letërsia e tij përbën një shembull të spikatur të realizmit magjik. Klasiku i letërsisë botërore, fitues i Çmimit Booker, lindi në Shqipëri, një vend enigmatik, i cili për shumëkënd mbetet edhe sot e kësaj dite terra incognita, ndonëse Klioja, muza e historisë, e ka përplasur në mënyrë të çuditshme Shqipërinë me Bashkimin Sovjetik.
Kështu, nga një lojë e fatit, në fund të viteve 1950 Ismail Kadareja u gjend në Moskë, në Institutin e Letërsisë “Maksim Gorki”; dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e biografisë së tij fantazmagorike, e cila do të kulmonte me njohjen botërore dhe me përkthimin e veprave të tij në gjuhët kryesore të botës, përfshirë edhe rusishten.
Dhe këtu i afrohemi një tjetër historie misterioze: asaj se si lindi, në fund të viteve 1980, pikërisht ky përkthim në rusisht. Natyrisht, edhe figura e përkthyesit nuk mund të mos jetë në përputhje me poetikën e realizmit magjik: këtu gjejmë të mbinatyrshmen të shndërruar në diçka të zakonshme, shtrembërime të kohës, humor dhe absurditet, kontraste dhe paradokse.
Përkthyesi Vasili Tjuhin i rrëfeu gazetës “Literaturnaja Gazeta” për Ismail Kadarenë, për takimin me krijimtarinë e tij, si edhe për hollësi dhe të fshehta që i di vetëm ai.

Vasili Vasiljeviç, në janar të këtij viti u mbushën 90 vjet nga lindja e Ismail Kadaresë, ndërsa në korrik bëhen dy vjet nga ndarja e tij nga jeta. Por, para se të flasim për shkrimtarin, nuk mund të mos ju pyes: çfarë ju shtyu të nisnit të mësonit gjuhën shqipe? Mund të kuptohet se përse duhen anglishtja, frëngjishtja apo gjermanishtja, por përse shqipja ose, fjala vjen, estonishtja? Mos vallë dëshironit ta lexonit Kadarenë në origjinal?

Kur u regjistrova në universitet, jo vetëm që nuk dija asgjë për Kadarenë, por edhe për Shqipërinë kisha një përfytyrim mjaft të vagullt. I dhashë provimet e pranimit në degën e anglishtes të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin Shtetëror të Leningradit “Zhdanov”, por nuk arrita pikët e nevojshme dhe më propozuan degën e gjuhës shqipe. Të gjithë e kuptonin se gjuha shqipe vështirë se do t’i hynte kujt në punë në jetë, përveçse për qëllime thjesht akademike, prandaj studentëve të degës së shqipes u jepej edhe një gjuhë e dytë, po ajo anglishte ose gjermanishte, si edhe e njëjta diplomë që merrnin të diplomuarit e degëve të anglishtes apo të gjermanishtes. Vetëm se në të shënohej edhe gjuha shqipe. U regjistrova dhe nuk u pendova.
Nga fundi i studimeve, kur kishin nisur të ndiheshin tashmë erërat e perestrojkës, lindën shpresat për rivendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë. Doli se, megjithatë, dikush kishte nevojë për pedagogë të gjuhës shqipe, ndaj shkova në Moskë për të dhënë mësim dhe madje shkrova edhe tekstin e parë mësimor të gjuhës shqipe në Bashkimin Sovjetik, sepse nuk ekzistonte asnjë material i tillë, ndërkohë që gjuha duhej dhënë mësim.

Po ku e jepnit mësim gjuhën shqipe?

Në një institucion të lartë arsimor shumë interesant, që sot quhet Universiteti Ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes. Në atë kohë ishte institut, ndërsa edhe më herët quhej Instituti Ushtarak i Gjuhëve të Huaja i Ushtrisë së Kuqe. Mbaja spaleta togeri dhe, sipas organikës, zyrtarisht konsiderohesha përkthyes i ministrit të Mbrojtjes, por në të vërtetë u mësoja gjuhën shqipe kursantëve dhe hartoja një tekst mësimor, të cilin e përdorja edhe vetë gjatë mësimdhënies. Teksti u botua vetëm në vitin 1989, me shënimin “për përdorim zyrtar”. Po atë vit, në revistën “Inostrannaja literatura”, u botua përkthimi im i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
Ministrin e Mbrojtjes, përkthyes personal i të cilit konsiderohesha, nuk pata rast ta shihja as edhe një herë, sepse gjatë kohës që shërbeva unë, në Bashkimin Sovjetik nuk erdhi asnjë delegacion ushtarak shqiptar.

Çfarë ju tërhoqi te Kadareja? Si mësuat për të?

Kadareja, në parim, bënte pjesë në programin e letërsisë shqipe, por unë kisha dëgjuar për të pak më herët. Të gjithë ata që studiojnë gjuhë të huaja kanë një lloj detyre që quhet “lexim në shtëpi”. Duhet të lexosh një sasi të caktuar teksti, ndërsa niveli letrar i veprës nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Lexoja libra të autorëve të ndryshëm shqiptarë, si humoristikë, ashtu edhe historikë, por një ditë më ra në dorë një libër që dikush e kishte sjellë nga Jugosllavia, nga Prishtina; në Krahinën Autonome të Kosovës botoheshin libra në gjuhën shqipe.
Meqenëse Shqipëria ishte krejtësisht e mbyllur, e vetmja mundësi që studentët dhe pedagogët të komunikonin drejtpërdrejt me folës të gjuhës shqipe ishin shkëmbimet akademike verore me Jugosllavinë. Prej andej sillnin fjalorë, tekste mësimore dhe libra në gjuhën shqipe.
Dhe ja, hapa librin dhe lexova rreshtat e parë, të shkruar në një prozë ritmike, të prerë si me daltë: “Mbi tokën e huaj binte shi përzier me dëborë”, dhe e kuptova se ky nuk ishte thjesht një libër për “lexim në shtëpi”, por letërsi e vërtetë e nivelit europian. Nuk pata guximin ta quaja letërsi të përmasave botërore, sepse nuk isha studiues i letërsisë, por një student tetëmbëdhjetëvjeçar. Megjithatë, edhe për mua ishte krejtësisht e qartë se bëhej fjalë për letërsi të mirëfilltë dhe se romani duhej përkthyer në rusisht.
Më vonë më shpjeguan se askush nuk kishte ndër mend t’i përkthente romanet e Kadaresë në rusisht, sepse ai konsiderohej njëfarë “tradhtari”. E si mund të ishte ndryshe? Kishte studiuar tek ne, në Institutin e Letërsisë, dhe pastaj, pas prishjes së marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, kishte shkruar lloj-lloj gjërash për Bashkimin Sovjetik. Dhe jo vetëm romanin mjaft të dyshimtë, por në përgjithësi të pranueshëm, “Muzgu i perëndive të stepës”, por edhe romanin haptazi antisovjetik “Dimri i vetmisë së madhe”, të cilit më pas iu ndryshua titulli në “Dimri i madh”. Prandaj askush nuk do ta botonte as romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ndonëse ai nuk kishte kurrfarë lidhjeje me prishjen shqiptaro-sovjetike. Dhe askush nuk do ta përkthente.
Por unë mendoja se romani duhej përkthyer patjetër, ndaj vendosa ta përktheja vetë. Në programin tonë mësimor përfshihej edhe një kurs i përkthimit letrar dhe, për të marrë vlerësimin, kishim bërë edhe disa ushtrime, por unë, natyrisht, nuk isha përkthyes. M’u desh të bëhesha.

Në vitin 1989, revista “Inostrannaja literatura” botoi, në përkthimin tuaj, romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili qysh në vitet 1960 i kishte sjellë Kadaresë famë europiane. Para kësaj, në fillim të viteve 1960, në Bashkimin Sovjetik ishte botuar vetëm një përmbledhje poetike, e përkthyer nga David Samojlovi. Thuhet se nismëtar i botimit të “Gjeneralit…” ishte Çingiz Ajtmatovi, asokohe kryeredaktor i revistës “Inostrannaja literatura”. A është e vërtetë?

Po t’i përkufizojmë më saktë rolet, nismëtar isha, megjithatë, unë, ndërsa Çingiz Ajtmatovi e botoi romanin duke ushtruar kompetencat e kryeredaktorit. E përktheva romanin me kokën time dhe duke marrë përsipër gjithë rrezikun; nuk kisha lidhur kontratë me askënd, aq më tepër që isha një njeri krejt i panjohur. Dhe ia dërgova revistës përkthimin tashmë të përfunduar. Atje ngurruan për një kohë mjaft të gjatë, ndoshta për nja dy vjet. Këshilltarët që kishin lidhje në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik pohonin me autoritet se Kadareja nuk do të botohej tek ne edhe për njëqind vjet të tjera dhe se përkthimi im nuk i nevojitej askujt.

Por Çingiz Ajtmatovi kishte horizontin e nevojshëm për të kuptuar se bëhej fjalë për një vepër të nivelit botëror dhe autoritetin që i lejonte të shpërfillte mendimin e Komitetit Qendror të PKBS-së. Ndërkohë, nga fundi i viteve 1980 kishte nisur tashmë epoka e botimit të letërsisë së ndaluar më parë. Tabuja ishte hequr dhe përkthyesit profesionistë, pasi panë njëri-tjetrin si për të thënë: “Domethënë, paska qenë e mundur?”, u turrën të përkthenin romanin më antisovjetik të Kadaresë, ndonëse ndoshta jo më të mirin, “Dimri i madh”, i cili, për një arsye të pakuptueshme, doli me titullin “Dimri i ashpër”.

Dimri pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, kur Hrushovi anuloi dërgesat e planifikuara të ushqimeve, ishte vërtet i ashpër në Shqipëri, por përse duhej ndryshuar titulli?

Në vitin 1992, në një librari, e mora në dorë këtë libër dhe e shfletova. Më tërhoqën emrat e Nikita Hrushovit dhe të “sekretarit të përgjithshëm” shqiptar Enver Hoxha, si edhe konflikti ndërmjet tyre. E bleva romanin dhe nuk u pendova. Megjithatë, mund të thuhet se publiku i gjerë thuajse nuk e vuri re. Përse?

Para së gjithash, mendoj se fajin e kishte kopertina: libri kishte një lidhje gri aq të pahijshme, saqë të lindte vetvetiu dyshimi nëse ia vlente ta blije. Përveç kësaj, në fillim të viteve 1990, mbi lexuesin u derdh një cunam i tillë botimesh, saqë ishte mjaft e vështirë të binte në sy romani i një autori ballkanik, i cili ende nuk ishte bërë klasik botëror dhe nuk kishte fituar rreth pesëmbëdhjetë çmime letrare. Dikush duhet ta bindë lexuesin se autori ia vlen. Për këtë qëllim, më së miri shërbejnë çmimet letrare; në mungesë të tyre, mund të mjaftojnë edhe vlerësimet e klasikëve të gjallë. Që të zbulosh thellësitë e një teksti, duhet ta dish paraprakisht se ato gjenden aty.

Meqë ra fjala, kemi edhe një përkim interesant: kur përktheva “Gjeneralin”, isha përafërsisht në të njëjtën moshë që kishte Kadareja kur e shkroi këtë roman, domethënë rreth njëzet e pesë vjeç.

Si ndodhi njohja juaj personale me Kadarenë?

Kur “Gjenerali” u botua në revistën “Inostrannaja literatura”, vendosa t’i dërgoja autorit një kopje të revistës, të shoqëruar me një letër siç e kërkonte rasti. Ishte viti 1990; marrëdhëniet me Shqipërinë vazhdonin të mos ekzistonin, madje as ato diplomatike. Nuk dihej fare se çfarë po ndodhte atje. Dukej se edhe atje kishte nisur njëfarë perestrojke pas vdekjes së Enver Hoxhës, në vitin 1985. Interneti ende nuk ekzistonte, prandaj gjetja e adresës ishte e pamundur. Kështu që e nisa pakon “në adresë të gjyshit në fshat”, siç thuhet në rusisht, domethënë, fjalë për fjalë, me këtë adresë: Tiranë, Lidhja e Shkrimtarëve, Ismail Kadaresë.
Çuditërisht, posta ndërkombëtare funksiononte, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve diplomatike. Për më tepër, revista mbërriti te marrësi dhe, pas njëfarë kohe, mora një letër përgjigjeje nga Kadareja, në të cilën më falënderonte për punën, më përgëzonte, por shprehte keqardhjen që përkthimi ishte bërë sipas një prej varianteve të hershme të romanit, ndërkohë që duhej përkthyer varianti i fundit, më i përditësuari. Dhe ma dërgoi pikërisht atë variant të fundit.
Kadareja e redaktoi romanin edhe disa herë të tjera, duke bërë ndryshime në tekst, dhe vetëm përkthimi i botuar nga shtëpia botuese “Poliandrija” është realizuar sipas variantit përfundimtar, kanonik, të “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”.

Çfarë ndryshimesh u bënë?

Kryesisht redaktime stilistike. Gjuha u bë “më shqipe”, por në përkthim kjo është e vështirë të dallohet. Janë ndryshime të atij lloji sikur, në një tekst rusisht, fjala “hotel” të zëvendësohej me “bujtinë”. Një nga humbjet më të dukshme është skena e betejës së ushtrive të vdekura, e hequr nga romani, ku dy gjeneralë perëndimorë të dehur zhvillojnë, mbi një hartë të improvizuar, diçka të ngjashme me një stërvitje komando-shtabi, me pjesëmarrjen e ushtarëve të tyre të rënë. Po të jeni të interesuar, mund ta lexoni në revistën “Inostrannaja literatura”; atje kjo skenë është e pranishme. Ndoshta korrektësia politike nuk e lejoi Kadarenë, tashmë shkrimtar europian, ta mbante atë skenë. Ose ndoshta ishte vërtet e tepruar. Autori e di më mirë.

E megjithatë, le të kthehemi te njohja juaj personale…

Disa muaj pasi mora letrën nga Kadareja, ai u arratis nga Shqipëria për në Francë. Lidhjet tona u ndërprenë. I shkrova përsëri Kadaresë në vitin 2004, kur u bë fituesi i parë i Çmimit Ndërkombëtar Booker. Personalisht u njohëm në vitin 2010, në Moskë, ku kishte ardhur për përvjetorin e Institutit të Letërsisë. Me atë rast, një ekip i televizionit shqiptar po xhironte edhe një film dokumentar për të. Më pas, ai më ftoi për vizitë në Shqipëri. Shkova jo vetëm në kafenenë “Juvenilja”, ku kishte diçka si një zyrë për të pritur admiruesit e veprës së tij, por madje edhe në vilën e tij në bregdetin e Adriatikut. Gjatë viteve 2010, dimrin e kalonte në Paris, ndërsa verën në Shqipëri.
Nuk i humbëm lidhjet. Kadareja nuk përdorte postë elektronike; madje, me sa më kujtohet, nuk përdorte fare pajisje elektronike. E gjithë korrespondenca zhvillohej nëpërmjet së shoqes, Helenës, ose botuesit të tij ekskluziv shqiptar, Bujar Hudhrit.
Kur “Pallati i Ëndrrave” u propozua për çmimin “Jasnaja Poljana”, Ismail Kadareja dhe Bujar Hudhri e ndiqnin procesin pothuajse në kohë reale, ndërsa unë i informoja vazhdimisht për gjithçka që po ndodhte. Për fat të keq, atëherë ai nuk e fitoi çmimin, ndërsa “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u nderua me të vetëm pasi shkrimtari ishte ndarë nga jeta.

A e mbante mend mirë rusishten në kohën kur u njohët? Në ç’gjuhë komunikonit?

Kadareja e zotëronte shumë mirë gjuhën ruse; në fund të fundit, kishte studiuar në Institutin e Letërsisë. Kishte lexuar shumë letërsi ruse dhe kishte përkthyer Majakovskin e Jeseninin. Por prej shumë vitesh nuk kishte pasur mundësi ta praktikonte gjuhën, prandaj bisedonim shqip.


Që në vitet e shkollës, në kohën sovjetike, mësuesja jonë e gjeografisë na tregoi një herë se në Bashkimin Sovjetik të pasluftës kishin studiuar shumë shqiptarë. Sipas saj, ishin burra të pashëm, të gjatë e shpatullgjerë. Kadareja, me syze, nuk të jep përshtypjen e një Don Zhuani, por ndihet se e njeh mirë këtë fushë. Në dilogjinë “Vajza e Agamemnonit” dhe “Pasardhësi”, e cila u botua në përkthimin tuaj në vitin 2026, ka jo pak skena erotike. Sa i rëndësishëm është përbërësi seksual në krijimtarinë e Kadaresë?

Shprehja “Kadareja me syze” tingëllon paksa fyese, apo jo? Është e vështirë të thuhet se sa burrëror ishte; për këtë duhen pyetur gratë që e kanë njohur. Por le të marrim, për shembull, rrethanat e studimeve të tij në Moskë. Ai erdhi nga Shqipëria, ku mbi tradicionalizmin mijëravjeçar të malësorëve ishte mbivendosur morali i ri socialist dhe ku, në përgjithësi, marrëdhëniet ndërmjet gjinive zhvilloheshin brenda kufijsh mjaft të rreptë. Kurse këtu gjente Moskën e periudhës së shkrirjes, festivalet ndërkombëtare, filmat e huaj, moskovitet gazmore dhe të çliruara. Për më tepër, ai ishte i huaj, qoftë edhe nga një vend i vogël ballkanik. Sidoqoftë, vinte nga jashtë. Kishte të drejtë të frekuentonte dyqanet, restorantet dhe hotelet e destinuara për të huajt.

Përveç kësaj, ai ishte poet, ndërsa poetët në Bashkimin Sovjetik gëzonin një popullaritet të jashtëzakonshëm: mbushnin stadiume, ashtu si sot këngëtarët ose komedianët e stand-up-it. Kur në Bashkimin Sovjetik doli libri i tij me poezi, Kadareja filloi të fitonte mjaft mirë. Pra, ai nuk dukej aspak si ndonjë syzetar që nuk dilte kurrë nga biblioteka, ndërsa Moskën nuk e përjetonte si qendrën e komunizmit botëror, por si një qytet të afërt, të lidhur me përjetime intime.
Ai pati një lidhje me një moskovite të quajtur Larisa, ose Lora, siç e thërriste ai. Ndarja prej saj u shkaktua nga prishja e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë dhe nga kthimi i papritur i studentëve shqiptarë në atdhe; kjo ngjarje gjeti pasqyrim edhe në krijimtarinë e tij.
Në Shqipëri u vendos ideologjia më e ashpër në të gjithë kampin socialist, deri në atë pikë sa feja u ndalua krejtësisht, përfshirë edhe kryerjen individuale të riteve fetare në kushtet e shtëpisë. Dhe jeta personale, intime, u bë bastioni i fundit i lirisë, pavarësisht nga të gjitha kufizimet tradicionaliste. Romani “Vajza e Agamemnonit” është pikërisht një protestë kundër përpjekjes së pushtetit për të cenuar këtë ishull të fundit të lirisë: Pasardhësi flijon të bijën e vet, duke e detyruar të heqë dorë nga lumturia personale, që të ketë të drejtën morale t’i kërkojë të njëjtën gjë edhe shoqërisë në shkallë kombëtare.

Gjysma e parë e jetës krijuese të Kadaresë përkoi me periudhën e sundimit të Enver Hoxhës, i cili ishte stalinist dhe, siç kam lexuar diku, “kishte pasion pushkatimet”…

Marrëdhëniet ndërmjet dy shqiptarëve më të njohur në botë në atë kohë, Enver Hoxhës dhe Ismail Kadaresë, meritojnë një studim më vete. Vetë Enver Hoxha është një figurë paradoksale: intelektual, frankofil dhe, vërtet, stalinist. Por unë nuk jam specialist i Enver Hoxhës dhe do të parapëlqeja të mbetesha brenda kuadrit të krijimtarisë së Kadaresë. Për më tepër, përcaktimi “kishte pasion pushkatimet” krijon një përfytyrim tendencioz dhe tepër të shtrembëruar për udhëheqësin shqiptar. Të shfaqet para syve ndonjë maniak që i pushkatonte personalisht kundërshtarët e vet politikë në qelitë e burgjeve, gjë që nuk ka kurrfarë lidhjeje me realitetin.
Mjafton t’i hedhim një vështrim të shpejtë mënyrës se si figura e udhëheqësit pasqyrohet në krijimtarinë e Kadaresë dhe se si Enver Hoxha ndikoi në fatin e vetë shkrimtarit. Në librin e tij të fundit, “Kur sunduesit grinden”, ai heq një paralele ndërmjet bisedës së famshme të Stalinit me Pasternakun — të cilën e kanë komentuar pothuajse të gjithë: çfarë duhej t’i kishte thënë Pasternaku udhëheqësit, çfarë nuk i tha, çfarë tha gabim e kështu me radhë — dhe bisedës së tij me Hoxhën. Ky i fundit telefonoi papritur në redaksinë ku punonte Kadareja. Dhe shkrimtari nuk arriti të nxirrte nga goja asgjë tjetër përveç fjalës “faleminderit”, të përsëritur disa herë. Flisni njëherë vetë me udhëheqësin dhe pastaj komentoni se çfarë duhej t’i kishte thënë Pasternaku!

Mendohet se romani “Dimri i vetmisë së madhe”, në të cilin Hoxha paraqitej në një dritë mjaft lavdëruese, u bë njëfarë garancie mbrojtëse për Kadarenë. Të gjitha qortimeve për lajkat ndaj diktatorit, Kadareja iu përgjigj më vonë në një mënyrë mjaft origjinale: thoshte se kishte krijuar një “maskë të artë”, një figurë ideale, së cilës Enver Hoxha, duke e vënë mbi vete, detyrohej t’i përshtatej, të përpiqej të ishte në lartësinë e saj dhe, në këtë proces, të ndryshonte edhe vetë. Domethënë, letërsia ndikonte mbi jetën. Ose, të paktën, përpiqej ta bënte këtë.
Por duhet vërejtur se figura e udhëheqësit nuk e shpëtoi romanin “Dimri i vetmisë së madhe” nga kritikat e ashpra dhe shkrimtarit iu desh ta ripunonte ndjeshëm; si rezultat, varianti i ri i romanit mori titullin “Dimri i madh”.

Si ishin marrëdhëniet ndërmjet Kadaresë dhe Hoxhës?

Kadareja u takua disa herë me Enver Hoxhën, por vështirë se mund të thuhet se komunikonin rregullisht. Më tepër, prania e ndërsjellë e tyre nënkuptohej vazhdimisht. Kadareja punonte duke e ditur se gjithçka që shkruante do të lexohej me kujdes nga udhëheqja e vendit. Hoxha, natyrisht, ishte në dijeni të gjithçkaje që ndodhte me shkrimtarin shqiptar më të njohur jashtë vendit. Duhej të jepeshin leje për udhëtime jashtë shtetit, të zgjidheshin çështjet e valutës, të shqyrtoheshin denoncimet anonime e kështu me radhë. Dialogu ishte i pandërprerë, por i pashprehur.
Më interesante është historia e komunikimit të Kadaresë me të shoqen e Hoxhës dhe, më pas, me të venë e tij, Nexhmijen. Ajo interesohej për çështjet e letërsisë dhe të artit dhe Kadareja, ndoshta, takohej me të më shpesh sesa me Enverin. Gjithçka përfundoi me një proces gjyqësor, në një kohë relativisht të afërt, kur Kadareja kërkoi t’i ktheheshin dorëshkrimet që dikur ia kishte lënë asaj për ruajtje, ndërsa e veja e udhëheqësit këmbëngulte se autori ia kishte dhuruar. Dorëshkrimet e autorëve me famë botërore kanë vlerë të konsiderueshme financiare. Kadareja e fitoi gjyqin.


Para Luftës së Dytë Botërore, Hoxha studioi në Francë dhe në Belgjikë dhe e njihte gjuhën frënge. Më pas, gjatë kohës që drejtonte Shqipërinë, porosiste libra për vete madje edhe nga katalogët e shtëpive botuese franceze. Duke pasur parasysh se, pas Francës dhe Belgjikës, Hoxha kishte studiuar edhe në Moskë, në Institutin Marks–Engels–Lenin dhe në Institutin e Gjuhëve të Huaja, a e njihte ai rusishten?

Enver Hoxha e zotëronte frëngjishten në mënyrë të përkryer; ai kishte studiuar për një kohë të gjatë në Francë. Rusishten e njihte në njëfarë mase, por këtu është e vështirë të thuhet diçka me siguri.

Hoxha ishte frankofil dhe kjo u bë një nga arsyet e suksesit botëror të Kadaresë. Franca ishte një vend kapitalist, por tehu i propagandës shqiptare drejtohej kundër Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, kundër imperializmit dhe social-imperializmit, siç i përkufizonin shqiptarët, ndërsa me Francën lejoheshin marrëdhënie normale.

Sikur “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” të mos e kishte përkthyer në frëngjisht Jusuf Vrioni; sikur, me rastin e ndonjë konference ndërkombëtare, të mos ishte marrë vendimi që libri të shtypej në frëngjisht në një tirazh të vogël, thjesht për qëllime përfaqësimi; sikur një gazetar të mos e kishte nxjerrë librin jashtë Shqipërisë, ta kishte çuar në Francë dhe të mos kishte gjetur një botues të interesuar, bota mund të kishte vazhduar për një kohë shumë të gjatë pa e marrë vesh se ekzistonte një shkrimtar me emrin Kadare.

Sa njerëz në botë i njohin shkrimtarët Fatmir Gjata ose Dritëro Agolli? E megjithatë, pesha e tyre në letërsinë shqiptare nuk ishte më e vogël. Si mundej ndonjë specialist, pa pasur në dorë përkthimin frëngjisht, të zhytej në letërsinë shqiptare, të veçonte Kadarenë dhe të merrte guximin të pohonte se ai ishte një autor i përmasave botërore? Ta përkthente në një gjuhë tjetër pa pasur kontratë me ndonjë botues? Të gjente dhe të bindte një botues?

Nëpërmjet dritares franceze, krijimtaria e Kadaresë doli në hapësirat e botës dhe ai fitoi një status krejtësisht të veçantë në vendin e vet.

Kam lexuar në biografinë e Kadaresë se, në vitin 1975, pas përpjekjes për të botuar në shtypin partiak poemën “Pashallarët e kuq”, në të cilën demaskohej burokracia e partisë, shkrimtari u dërgua “për riedukim në fshat” — “te lopata”. Në çfarë konsistonte puna fizike që duhej ta “riedukonte”?

E kuptoj se sot duhen nxjerrë tituj sensacionalë për të tërhequr interesin e lexuesit. Fundja, me çfarë tjetër mund ta befasosh një lexues të tejngopur me tmerret e komunizmit dhe me lloj-lloj përndjekjesh? Vetëm duke e paraqitur kështu: Kadarenë për pak sa nuk e pushkatuan për bindjet e tij politike, por e nxorën nga një bodrum i lagësht dhe e internuan që të gërmonte tokën me lopatë.

Gjërat nuk ndodhën tamam kështu; më saktë, nuk ndodhën aspak kështu. Të paktën, mua nuk më ka rastisur të shoh ndonjë fotografi të lopatës me të cilën gërmonte Kadareja. Po të kishte ekzistuar, mos kini pikë dyshimi se do të ishte vendosur nën xham në muzeun e zonës.

Poema ishte vërtet politike, krejt në frymën e vargut të Majakovskit: “burokratizmin do ta breja me dhëmbë si ujku”, por aspak subversive apo liberaldemokratike, siç kanë qejf ta paraqesin sot. Nuk kemi të bëjmë me rastin e një disidenti që, duke rrezikuar jetën, përpiqet të fusë në shtyp një pamflet politik, i cili duhet të shkaktojë një kryengritje popullore kundër pushtetit komunist të demaskuar prej tij.

Poema niste me fjalët: “Në mesditë u mblodh Byroja Politike”. Në të kritikohej burokracia vendëse, drejtuesit e nivelit të mesëm, të ngurtësuar e të vetëkënaqur: shtëpia nuk po kalbej nga çatia. Me çatinë, domethënë me Byronë Politike dhe Komitetin Qendror, gjithçka ishte në rregull; duheshin ndrequr nivelet e poshtme, sepse pikërisht atje gjendeshin kalbëzimi dhe tumori. Do të ishte mirë që burokratizmi të pushkatohej në Bulevardin e Madh, në qendër të Tiranës. Ndërsa luftëtari kryesor kundër këtij vesi ishte Enver Hoxha, i cili duhej të merrte kamxhikun dhe, si Krishti në tempull, të godiste tregtarët.

Poema u shkrua në vitin 1974, me sa duket nën ndikimin e disa përvojave personale, ndërsa në vitin 1975, në valën e një fushate të re kritike dhe autokritike, Kadareja mendoi se kishte ardhur çasti i përshtatshëm dhe se teksti do të ishte krejt me vend.

Por me poezitë politike, ndryshe nga ato lirike, duhet treguar kujdes: duhet vlerësuar me saktësi koniunktura dhe duhet zotëruar terminologjia. Në përgjithësi, poetët do të bënin mirë të mos merreshin me to. Meqë ra fjala, unë nuk e konsideroj kryevepër letrare poezinë e Mandelshtamit “Jetojmë pa e ndier vendin nën këmbë”, për të cilën Kadareja arsyeton në librin “Kur sunduesit grinden”. Sipas meje, kjo vjershë agjitative politike nuk ia vlente që Mandelshtami të flijonte gjithë krijimtarinë e tij të mëvonshme.

Sidoqoftë, poezia, e cila ishte faqosur tashmë në faqen e parë të gazetës “Drita” — që, meqë ra fjala, nuk ishte aspak organ i shtypit partiak — u hoq nga botimi, ndërsa Kadarenë e priste një tjetër fushatë kritike dhe autokritike. Siç doli, në poezi ishte shpërfillur roli i popullit, i klasës punëtore dhe i partisë, ndërsa gjithçka ishte reduktuar në rolin e individit, Enver Hoxhës. Dhe dashamirët e formulimit të “izmave” të ndryshëm patën mundësinë të mbanin fjalime të zjarrta nëpër mbledhje, ndonëse shumica e atyre që folën nuk e kishin lexuar poezinë. Një situatë tipike: “Nuk e kam lexuar, por e dënoj.”

Me pak fjalë, Kadarenë askush nuk e gjykoi dhe nuk e dënoi për asgjë. Ai u pendua sinqerisht dhe pranoi se kishte rënë në oportunizëm, formalizëm dhe në “izma” të tjera. Në mbledhjen e partisë iu dha vërejtje e rëndë me shënim në dosjen personale dhe, nga anëtar partie, u kalua në statusin e kandidatit për anëtar partie. Si rrjedhojë, mori një “leje krijuese” — jo internim dhe jo punë të detyruar — dhe shkoi në fshat, për t’iu afruar jetës reale. Njëkohësisht u vendos që romanet e tij të reja të mos botoheshin për njëfarë kohe. Disa muaj i kaloi në kushte me komoditete të kufizuara dhe u njoh nga afër me jetën e punonjësve të fshatit në zonën e Fierit.

Kështu pati kohë të mjaftueshme për të menduar ndryshimet në romanin “Dimri i vetmisë së madhe” dhe për të konceptuar vepra të tilla emblemë si “Ura me tri harqe”, “Kronikë në gur” dhe “Kështjella”. Menjëherë pas kthimit iu përvesh punës për “Pallatin e ëndrrave”. Me sa duket, asnjë lopatë nuk mund ta pengonte të mendonte.

Tani, për rolin e Enver Hoxhës në këtë histori. Sipas të dhënave që disponohen, ishte vetë ai që e ndaloi poezinë, të cilën Ramiz Alia, që e konsideronte tekstin të shkëlqyer, ia kishte çuar për ta parë. Dhe po ai urdhëroi që Kadareja të mos ndëshkohej, por të kritikohej ashpër. Natyrisht, Kadareja nuk dinte asgjë për këtë dhe mund të priste fare mirë që, pas mbledhjeve të partisë ku kritikohej, të pasonte arrestimi, siç ndodhte shpesh. Ndoshta “Dimri i vetmisë së madhe” kishte shërbyer vërtet si njëfarë garancie mbrojtëse.

Me përkthimin e cilave vepra të Kadaresë po punoni aktualisht? Përse zgjodhët pikërisht ato?

Të flas hapur, unë nuk jam përkthyes. Të paktën, jo përkthyes profesionist. Profesionisti punon me kontrata me shtëpitë botuese dhe duhet të përkthejë nga dy romane në muaj që të sigurojë jetesën. Kadareja nuk mund të përkthehet në këtë mënyrë.

Unë kisha disa synime të caktuara lidhur me krijimtarinë e Kadaresë. Dikur pata diskutuar me të se cilat vepra duheshin përkthyer në radhë të parë dhe ai përmendi një varg veprash. Pastaj shtoi se, në fund të fundit, unë vetë e dija më mirë dhe se kishte besim të plotë tek unë.

Kam përkthyer veprat themelore: “Pallati i ëndrrave”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Pasardhësi”, por nuk kam synim ta përkthej të gjithë krijimtarinë e Kadaresë. Kjo është thjesht e pamundur: bëhet fjalë për një vëllim të jashtëzakonshëm tekstesh dhe nuk do të më mjaftonte jeta. Mendoj se detyrën time kryesore e kam përmbushur: emri i Kadaresë u bë i njohur për lexuesin rus dhe, ç’është më e rëndësishmja, për botuesit. Tani do të gjenden edhe përkthyes të tjerë, të cilët, me kalimin e kohës, do të përkthejnë gjithçka që duhet.

Do të doja ta përfundoja përkthimin e librit të fundit të Kadaresë, “Kur sunduesit grinden”, duke e mbyllur kështu temën ruse në krijimtarinë e shkrimtarit të madh. Një fragment i tij u botua në revistën “Inostrannaja literatura” dhe më duket thellësisht simbolike që vepra me të cilën Kadareja e përmbylli zyrtarisht krijimtarinë e vet letrare i kushtohet Rusisë dhe kulturës ruse.

Sikur, bashkë me “Sunduesit”, të botohej në një vëllim edhe “Muzgu i perëndive të stepës” — të dyja janë vepra me vëllim jo të madh — kjo do të mbyllte, si të thuash, kllapat brenda të cilave përfshihet e gjithë krijimtaria në prozë e Kadaresë, e nisur në Moskë dhe e përfunduar me një libër për Rusinë. Për një libër të tillë ende nuk ka botues; si gjithmonë, po e përkthej me nismën time dhe duke marrë përsipër të gjithë rrezikun. Dikush, një ditë, do ta botojë. Për këtë jam plotësisht i bindur.

Përse Kadareja, megjithëse fitoi kaq shumë çmime letrare prestigjioze botërore, nuk e mori kurrë Çmimin Nobel, ndonëse u propozua pesëmbëdhjetë herë? Për shkak të së kaluarës së tij komuniste?

E kaluara komuniste nuk ka kurrfarë lidhjeje me këtë. Askush nuk e mban mend më se ai ka pasur njëfarë të kaluare komuniste. Madje, shumë njerëz e konsiderojnë shkrimtar francez dhe, duhet thënë, jo pa arsye.

Për herë të parë ai u propozua për Çmimin Nobel qysh në kohën e Shqipërisë popullore dhe ky propozim përkoi me botimin e librit “Muzgu i perëndive të stepës”, ku flitej për Çmimin Nobel të Pasternakut dhe për fushatën që u ndërmor kundër tij, dëshmitar i së cilës ishte studenti i Institutit të Letërsisë. Këto paralele interesante trajtohen në librin “Kur sunduesit grinden”, ndërsa Kadareja asokohe vetëm mund të hamendësonte se si do të ndikonte një propozim i tillë në fatin e tij.

Në mbarë botën, Çmimi Nobel i sillte autorit famë dhe pasuri, ndërsa në Bashkimin Sovjetik, e aq më tepër në Shqipëri, mund t’i shkaktonte probleme serioze. Siç ka thënë vetë Kadareja, ai arriti të botonte një roman ku shprehej simpati për Pasternakun, por kjo u bë e mundur vetëm sepse Hrushovi në atë kohë mishëronte të keqen në Shqipëri dhe, përderisa ai ishte kundër Pasternakut, atëherë lejohej të shprehej simpati për Pasternakun. Kurse në Shqipëri, në një situatë të tillë, Pasternakun edhe mund ta kishin pushkatuar.

Kadareja u propozua për Çmimin Nobel edhe nja pesëmbëdhjetë herë të tjera dhe tashmë të gjithë ishin mësuar ta shihnin si kandidat të përhershëm. Përse nuk e fitoi kurrë, të paktën në mijëvjeçarin tonë? Kësaj pyetjeje do të mund t’i jepej përgjigje sikur të ekzistonin arsye racionale për dhënien ose mosdhënien e çmimit. Të krijohet përshtypja se, për afro një dekadë, çmimin e drejtonin njerëz, rrënjët e shijeve letrare të të cilëve shkonin diku te epoka e hipive, e beatnikëve dhe e kundërkulturës së viteve 1960–1970. Ndoshta madje, gjatë procesit të përzgjedhjes, këta njerëz përdornin edhe substanca të ndaluara tek ne. Kujt i kujtohej ndonjë figurë nga rinia e vet, atij ia jepnin. Nuk ju kujtua dot ndonjë poet? Epo, le t’ia japim një muzikanti rok; ç’rëndësi ka?

Kohët e fundit situata ka ndryshuar dhe është bërë sërish e mundur të vlerësohen gjasat e kandidatëve, niveli letrar i veprave dhe të ndiqen alternimet Europë–Amerikë–Azi, burrë–grua, prozë–poezi. Kur “Sunduesit” dolën në përkthim anglisht — me titullin banal e tregtar “Diktatori telefonon” dhe me një figurë të Stalinit, të cilit i del nga syri receptorja e telefonit — shumë specialistë jashtë vendit parashikuan se atë vit Kadareja duhej ta fitonte patjetër Nobelin për këtë kodë mbresëlënëse të gjithë krijimtarisë së tij.

Por atë vit, gjatë verës, ai vdiq. Ndërsa çmimi jepet në vjeshtë dhe vetëm shkrimtarëve që janë ende gjallë.

Kur mora vesh se kishit nisur të shkruanit biografinë e Kadaresë, me nismën time iu drejtova një të njohuri që punon në një shtëpi të madhe botuese dhe e pyeta nëse mund ta botonin. Përgjigjja ishte negative: “Kadareja është interesant, por vetëm për një grusht njerëzish”. A është vërtet kështu? Dhe përse?

Është e vështirë ta komentoj, sepse bëhet fjalë për një bisedë jozyrtare, pa hollësi konkrete, dhe ende nuk ekziston as teksti që mund të diskutohej. Por, me sa kuptova, fjala ishte vetëm për faktin se interesi ndaj figurës së Kadaresë nuk është aq i madh sa të sigurojë shitjen e suksesshme të tirazhit. Shtëpia botuese është, para së gjithash, një ndërmarrje tregtare dhe ata e dinë më mirë se si paraqitet gjendja e marketingut dhe e organizimit të shitjeve.

Kur, rreth dhjetë vjet më parë, ia propozova Kadarenë shtëpisë botuese të Ivan Limbahut, më thanë se shkrimtari ishte interesant dhe se përkthimi u pëlqente, por se nuk do të mund ta shisnin librin, sepse në Rusi askush nuk e njihte. Ata e vlerësuan objektivisht situatën dhe ma thanë hapur.

Më pas, shtëpia botuese “Poliandrija” mori përsipër rrezikun dhe e botoi “Pallatin e ëndrrave” në një tirazh prej tre mijë kopjesh. Romani u propozua për çmimin më të madh letrar. Tirazhi u shit i gjithi. “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” e botuan tashmë në një tirazh prej pesë mijë kopjesh, me sa duket pasi kishin përllogaritur mundësitë e tyre.

Pas kësaj, m’u drejtua shtëpia botuese e Ivan Limbahut, e cila kishte arritur në përfundimin se Kadareja tashmë ishte bërë mjaftueshëm i njohur dhe se, në atë moment, mund ta shiste librin e tij; kështu që mund të diskutonim variante të ndryshme. Si rezultat, ata botuan në mënyrë të shkëlqyer “Vajzën e Agamemnonit” dhe “Pasardhësin”.

Ndërkohë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u shpall fitues i çmimit “Jasnaja Poljana” në kategorinë “Kryeveprat e anashkaluara”. Prandaj, me sa duket, edhe “Pasardhësi” duhet të shitet shumë mirë. Shpresoj që shtëpia botuese e Ivan Limbahut t’i arrijë rezultatet financiare që ka planifikuar.

Mendoj se në vend ka të paktën disa mijëra lexues që interesohen për krijimtarinë e Kadaresë dhe shpresoj se edhe libri për vetë Kadarenë do të zgjojë interes, aq më tepër që biografia e shkrimtarit përbën në vetvete subjektin e një romani aventurash.

Lindi në një qytet mesjetar prej guri, në një mbretëri të vogël ballkanike, ku sundonte mbreti Zog I — dhe Zogu ishte mbiemri, jo emri i mbretit. Ismaili i vogël e nisi shkollën tashmë në mbretërinë italiane, ku sundonte Musolini, e cila e kishte aneksuar Shqipërinë; e përfundoi shkollën në republikën popullore dhe, pas universitetit, shkoi për studime në Moskën e periudhës së shkrirjes.

Më pas botoi, në Shqipërinë e ashpër staliniste, romanin “Muzgu i perëndive të stepës”, ku, në fakt, mbajti anën e Pasternakut në konfliktin e tij me Hrushovin, dhe kjo i kaloi pa pasoja. Në një mënyrë krejtësisht të pabesueshme, falë një vargu rastësish, u bë i njohur në Francë dhe u shndërrua në shqiptarin e dytë më të njohur në botë pas Enver Hoxhës. Për më tepër, ishte njëkohësisht disidenti më i rëndësishëm dhe shkrimtari zyrtar më i njohur i Shqipërisë, anëtar partie, deputet dhe burim valute të fortë.

Po përpjekja e dështuar për t’u arratisur në Bashkimin Sovjetik gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Rinisë dhe Studentëve, kur ambasada sovjetike në Çekosllovaki i kishte përgatitur tashmë dokumente konspirative për ta kaluar ilegalisht? Po përpjekja e suksesshme për t’u arratisur, kësaj here në Francë, duke mbuluar gjurmët, që të mos e gjente shërbimi i pamëshirshëm sekret shqiptar, “Sigurimi”? Po ato që u nxorën…

Dorëshkrimet e nxjerra kontrabandë në Francë, të fshehura në kasafortën e botuesit, me porosinë që të botoheshin në rast se autori vdiste për çfarëdo shkaku, përfshirë helmimin nga ushqimi apo një aksident automobilistik. Karriera e pabesueshme që bëri më pas në Francë, dekoratat më të larta franceze, anëtarësimi në Akademi, përkthimet në dhjetëra gjuhë, pothuajse të gjitha çmimet kryesore letrare botërore.

Por, mbi të gjitha, i gjithë fati i tij ishte i lidhur me dy vende: me Francën dhe me Rusinë. Në thelb, ai është një shkrimtar yni, një shkrimtar moskovit i brezit të viteve ’60, dhe karrierën e tij letrare e përmbylli me një libër kushtuar kulturës ruse dhe Rusisë: “Kur sunduesit grinden”. Mendoj se të gjitha këto do të jenë shumë interesante për lexuesin rus.

Me cilët shkrimtarë të njohur studioi së bashku?

Studimet në Institutin e Letërsisë, në vetvete, nuk ishin aspak garanci që një i diplomuar do të fitonte famë mbarëruse ose, aq më tepër, botërore. Emrat e shumicës dërrmuese të të diplomuarve që studiuan bashkë me Kadarenë vështirë se do t’ju thonë diçka, edhe nëse më vonë u bënë shkrimtarë ose poetë që krijuan në republikat e ndryshme kombëtare të Bashkimit Sovjetik.

Kadareja i ka përshkruar shokët e kursit në romanin “Muzgu i perëndive të stepës”, duke i përmendur me emër dhe me një ironi të hollë. Portretizimet e tyre janë shumë të goditura dhe plot ngjyra, ndonëse nuk mungojnë disa pasaktësi. Për shembull, ai e quan një tuvinas jakut dhe ka shkruar gabim disa mbiemra. Megjithatë, vështirë se mund t’i bëhet qortim për këtë, pasi romanin e shkroi pasi ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa mbiemrat e huaj janë gjithmonë të vështirë për t’u mbajtur mend. Madje edhe vetë Kadarenë, në faqen zyrtare të Institutit të Letërsisë, në listën e të diplomuarve e kanë regjistruar si “I. Kader”, megjithëse bëhet fjalë për faqen zyrtare të institucionit, të hartuar mbi bazën e dokumenteve arkivore.
Nga emrat më të njohur mund të përmenden Viktor Astafjevi, i cili studionte një kurs më poshtë, si edhe Vladimir Karatkeviçi, shkrimtari bjellorus, autor i romanit “Gjuetia e egër e mbretit Stah”, i cili ishte student i të njëjtit kurs me Kadarenë. Kadareja kishte njohje sipërfaqësore edhe me Bella Ahmadulinën, e cila ishte në vitin e katërt të studimeve, dhe zakonisht e përshëndeste me shprehjen gjysmëfrënge, gjysmëturke “bon aksham” – “mirëmbrëma”, një përshëndetje mjaft e përhapur mes studentëve të institutit.
Në të njëjtën kohë me Kadarenë studionte në Institutin e Letërsisë edhe Irina Jemeljanova, vajza e Olga Ivinskajës, muzës së Pasternakut. Edhe për të ai shkruan në romanin “Muzgu i perëndive të stepës”. Ata u takuan sërish shumë vite më vonë, tashmë në Paris.
Miku i tij më i afërt në atë periudhë ishte poeti letonez Jeronim Stulpans, i cili përkthente në letonisht jo vetëm nga rusishtja, por edhe nga bjellorusishtja, madje edhe nga shqipja. Ka shumë të ngjarë që ai të ketë mësuar për ekzistencën e poetit Migjeni pikërisht nga Kadareja. Kur, shumë vite më vonë, Kadareja u përpoq të gjente ndonjë informacion për ish-shokët e kursit, para së gjithash për Jeronimin, mësoi se Stulpansi kishte vrarë veten në vitin 1981. Gjurmët e shumë personazheve të tjerë të romanit nuk arriti t’i gjente kurrë.
“Gazeta Letrare” (“Literaturnaja gazeta”)është botimi periodik më i vjetër në Rusi. Që nga koha e Pushkinit (1830) e deri në ditët tona, Kjo gazetë ka botuar shkrimtarët dhe publicistët më të mirë rusë e të huaj dhe ka trajtuar çështjet më të mprehta që lidhen me artin dhe me jetën në përgjithësi.
Përktheu Bujar Hudhri.

The post Vasilij Tjuhin: Misteret e Ismail Kadaresë appeared first on Albspirit.

]]>
Ismail Kadare: “Muzgu i perëndive të stepës” https://alb-spirit.com/2026/08/03/ismail-kadare-muzgu-i-perendive-te-stepes/ Mon, 03 Aug 2026 10:47:06 +0000 https://alb-spirit.com/?p=326546 Romani “Muzgu i perëndive të stepës” ka nisur të shkruhet qysh pas kthimit të autorit nga Moska, në fillim të viteve gjashtëdhjetë. Një pjesë e vogël e tij është botuar si novelë në revistën “Nëntori”, më 1972, me titullin “Një verë në Dubulti”. Romani i plotë nuk është botuar veçse si pjesë e një përmbledhjeje […]

The post Ismail Kadare: “Muzgu i perëndive të stepës” appeared first on Albspirit.

]]>
Romani “Muzgu i perëndive të stepës” ka nisur të shkruhet qysh pas kthimit të autorit nga Moska, në fillim të viteve gjashtëdhjetë. Një pjesë e vogël e tij është botuar si novelë në revistën “Nëntori”, më 1972, me titullin “Një verë në Dubulti”. Romani i plotë nuk është botuar veçse si pjesë e një përmbledhjeje “veprash në prozë” (triptik dhe një interlud), nën titullin e përbashkët “Ura me tri harqe”, në vitin 1978.

Kritika botërore ka vënë në dukje atmosferën e pashpresë të mjedisit letrar moskovit, aq shumë të ngjashëm me atë të Tiranës. Ka qenë kjo arsyeja që në shtypin shqiptar të kohës vepra është pritur me heshtje të plotë.

ZOTAT DHE HIJET

JORGE SAMPRUN*

Revista “L’express”, prill 1981

Që në frazat e para të librit, ne ndiejmë charme-in që lëviz. E megjithatë, aty bëhet fjalë veç për një shtëpi pushimi shkrimtarësh në brigjet e Baltikut: ndeshje pingpongu jashtë në ajër, nën muzgjet e dritësuara deri në mesnatë të qiellit nordik. Gjëra të vogla, banalitete të jetës së përditshme, sikurse është edhe shfaqja e papritur midis lojtarëve mbrëmësorë e floknajës bionde të një vajze të re letoneze. Me fjalë të tjera, vetë jeta ashtu siç është.

Por, magjia e të shkruarit fillon menjëherë të veprojë. Midis fjalëve kalon heshtja, ashtu sikurse era kalon plazheve; nga gjestet më të rëndomta nisin e zgjohen jehonat, në fund të peizazhit lëvizin hijet dhe në kujtesën e lexuesit trenat e zbrazët fillojnë të popullohen nga fantazmat.

Jo shumë kohë më parë Milan Kundera na kujtonte ca vargje të poetit çek Jan Skacel: “Poetët nuk i shpikin poemat. – Poema është diku, aty prapa. – Ajo qëndron aty prej shumë kohe. – Poeti s’bën gjë tjetër veç e zbulon”. Kadare, pa dyshim, u përket këtyre njerëzve, që zbulojnë “diku, aty prapa” poemën tronditëse të jetës.

Ne e njihnim atë si një shkrimtar të madh qysh nga dalja në frëngjisht e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”, (1970), që ishte një libër i paparë. “Dimri i vetmisë së madhe” (1978) e rikonfirmon edhe një herë këtë talent. Në të bëhej fjalë për një kronikë sa historike, aq dhe romaneske: shkëputjen e Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik, më 1961. “Muzgu i perëndive të stepës”, i shkruar në të njëjtin kontekst historik, ka një regjistër fare të ndryshëm dhe është më intimist. Dhe, pa dyshim, më efikas.

Narratori, ky “unë” i tij, me një biografi, edhe pse të shkurtuar, na jep të skicuar Kadarenë vetë, këtë shkrimtar shqiptar që ndjek studimet në Institutin “Gorki” në Moskë. Pas faqeve të mrekullueshme të pjesës së parë, ku bëhet fjalë për mjediset e shtëpisë së pushimit të shkrimtarëve, gjejmë portretet e letrarëve zyrtarë, të përshkruar me një mprehtësi e ironi mizore, pikërisht në çastin kur, më 1958, shpërthen fushata e shpifjeve kundër Pasternakut, që sapo ka fituar Çmimin Nobel. Po kështu, pasazhi në një apartament të braktisur, ku i riu shqiptar zbulon fletët e fragmenteve të “Zhivagos” të lënë pa frymë për nga thjeshtësia dhe emocioni që mbartin.

Por pyetja që shtron ky rrëfim, nganjëherë kaq çehovian, kaq i shenjuar prej tipareve të thella të një vendi që Kadare e përçmon në të gjitha planet, pra pyetja që tërthorazi shtrohet është kjo: perënditë e stepës, ata të cilëve shkrimtari shqiptar u paralajmëron muzgun, a janë vallë vetëm udhëheqësit makutë e meskinë të Rusisë? Po aq sa të Rusisë, a nuk janë ata, në të vërtetë, perënditë e socializmit real?

Shkrimi është botuar në prill të vitit 1981, shoqëruar me shënimin kuptimplotë të revistës “L’express”, shënim që ka lidhje me dy rreshtat e fundit të artikullit, ku bëhet aluzion i hapur negativ për udhëheqësit e Shqipërisë. “Për arsye diplomatike, Kadare nuk mundi të merrte pjesë në emisionin “Apostrophe”, ku ishte ftuar gjithashtu Wiliam Styron. Motivi: një shqiptar nuk mund të takojë një amerikan, një sovjetik, një afrikano-jugor.”

* Jorge Samprun është shkrimtar dhe personalitet i shquar franko-spanjoll dhe Akademik i Francës.

PARATHËNIE

Nga ÉRIC FAYE*

Poema “Llora” (1961) përbën, në njëfarë mënyre, tullën e parë të romanit “Muzgu i perëndive të stepës”. Një vit pas këtyre vargjeve intime, krejt shpërfillës për rrethanat gjeopolitike, Kadareja shkruan kreun e parë të “Muzgut”: “Një verë në Dubulti”, i përbërë prej dyzet faqesh e që doli në shtyp në vitet ’60. Të tjera poema, gjithashtu, kujtojnë kohën e studimeve në Bashkimin Sovjetik, siç është vjersha “Në gjirin e Rigës” (1959) apo “Tunelet” (1960). Është fjala për filiza të shpërndarë, të cilët, të rimbledhur bashkë, do të japin pak nga pak një roman. Dashuria është e gjithëgjendshme nëpër vargjet e tij, ashtu siç do të jetë në rreshtat e “Muzgut”, së paku, në versionin e botuar në Francë më 1981, e pasuruar nga disa pjesë, të cilat në versionin e atëhershëm shqiptar do të dukeshin imorale në sytë e një regjimi fanatik. Vetëm më 1998, pas një përpunimi përfundimtar, këto pjesë u futën në botimin shqiptar. Është i vetmi rast ku Kadareja ka përfituar nga një përkthim për të futur disa shtesa në botimin shqip. Kështu, romani është ndërtuar pak e nga pak, kre pas kreu, gjatë një periudhe pesëmbëdhjetëvjeçare, gjersa doli, më në fund, në Tiranë, më 1978, nën emërtimin modest “tregim”, në një përmbledhje që përmbante gjithashtu “Urën me tri harqe”, “Kamaren e Turpit” dhe “Komisionin e festës”. Për herë të parë në veprën e tij, Kadareja përdor një legjendë, që lexuesi do ta rigjejë te “Kush e solli Doruntinën?” dhe te “Hija”, atë të Kostandinit dhe të Doruntinës, qerthulli i së cilës është nocioni themelor i “besës” – apo fjalës së dhënë. Student, Kadareja bëhet aktori i kësaj balade të vjetër, sepse ai “mishërohet” në Kostandin, duke pasur për Doruntinë një ruse, me të cilën arsyet shtetërore e detyrojnë të ndahet. Në mënyrë të tërthortë, gjatë shtjellimit të romanit, shkrimtari lë të nënkuptohet që, duke ngjallur legjendat, ai i bën ballë trysnisë së realizmit socialist. “Ah, ç’legjenda dhe hyjni keni ju, ballkanasit, krejt si ne, lituanezët. Po ç’e do, s’na lë realizmi socialist t’i shkruajmë”, thotë një nga shokët e kursit të tij, lituanezi Mackjavicus.

Në këtë krijim me ngjyra të forta autobiografike, ku ndeshen mitologjitë shqiptare e sllave, historia shfaqet aty-këtu dhe ne notojmë në atmosferën e “Dimrit të vetmisë së madhe”, ku fatet rrokullisen të përfshirë nga shtjellat e ideologjisë. Me penelata të kursyera përshkruhet çarja në gjirin e kampit socialist. Kjo shkëputje është përjetuar këtu si një ndarje e dhimbshme midis qenieve njerëzore dhe jo nga këndvështrimi politik. Por te “Muzgu” më e rëndësishmja nuk është kjo. Kryesorja është portreti karikaturial i botës letrare sovjetike, që është kaq mbytës, saqë arrin t’ia zvjerdhë përfundimisht Kadaresë dëshirën e të shkruarit. Dhe kjo arrin deri në atë pikë, sa studenti i Institutit “Gorki” nuk guxon t’u pohojë mikeshave të tij që ai është shkrimtar! Madje, ai e përshkruan banesën e këtij instituti si një ferr dantesk me rrathë (kate), ndër të cilët shkrimtarët janë ndarë sipas shkallës së bindjes dhe aftësisë “për të zvetënuar” veprat e tyre, duke shkruar të kundërtën e atyre që mendojnë. Përtej botës sovjetike, “Muzgu” jep alarmin duke denoncuar hipokrizinë e realizmit socialist, që zotëronte gjithë universin e “socializmit real”.

Personazhet e këtij libri janë krejtësisht reale dhe mbajnë emrat e tyre të vërtetë. Gjatë udhëtimeve që Kadareja mundi të bëjë gjatë viteve ’80, ai do të kërkojë gjurmët e disave prej tyre, në Greqi, në Lisbonë apo në Stokholm. Por nga shokët e tij të kursit ai do të marrë veç lajme të trishtuara. Jeronim Stullpansi: i vetëvrarë. Të tjerët, të zhdukur. Deri pak më parë kujtonte se poeti grek Anteos kishte vdekur, por rasti e solli që ai të rilidhej me të e ta takonte në Athinë, në fillim të vitit 1998, dyzet vjet më pas…

Pak nga pak, në këtë pëlhurë personazhesh merr formë përmasa politike e romanit. Në këtë vorbull të kulturës moskovite, ku përzihen shkrimtarët e tundrës, Azisë Qendrore apo të Armenisë, Kadareja bie një ditë mbi një dorëshkrim: “Doktor Zhivago”. Ndonëse midis Lindjes e Perëndimit marrëdhëniet janë disi të shtendosura, në Moskën e fundit të viteve ’50 atmosfera artistike mbetet mbytëse. Destalinizimi nuk është ndier ende në sferat letrare. Në një atmosferë të denjë për “Vdekje në Venetik”, ndërkohë që një epidemi përhapet nëpër rrugë, një furtunë e egër shpifjesh shpërthen kundër Boris Pasternakut, i cili në faqet e “Muzgut” shfaqet si një hero pozitiv, sa kohë që vepra e poetit rus denonconte stalinizmin. Pasternaku është i vetëm përballë makinës sovjetike. Kadareja, duke pasur kartë të bardhë për të kritikuar BRSS-në, me të cilin Tirana ka prerë çdo lidhje, mund të denoncojë cenet e sistemit, pa ngjallur zemërimin e hapur të kritikës shqiptare. Ja gjithë paradoksi i këtij romani, me të cilin shkrimtari i lejon vetes që me një ton satirik, madje fort të hidhur, të kritikojë tërthorazi mekanizmin e qeverisjes së Shqipërisë, duke folur për Moskën. Por edhe pse “politikisht korrekt”, meqenëse ai kritikonte Bashkimin Sovjetik hrushovian, romani priti disa vite para se të kishte fatin të shihte dritën e botimit. Titulli i tij, nën një maskë vagneriane, a nuk të kujton djegien e një Walkurie socialiste? Formula “muzgu i perëndive të stepës” nuk do të mund të shërbente në vitet 1990 apo 1991 për ndonjë studim mbi shembjen e bllokut komunist?

ÉRIC FAYE*

1997

* Éric Faye është shkrimtar dhe analist i njohur francez./botimet onufri

The post Ismail Kadare: “Muzgu i perëndive të stepës” appeared first on Albspirit.

]]>
Luan Rama kujton takimin në Paris me Kodrën dhe Kadarenë https://alb-spirit.com/2026/07/27/luan-rama-kujton-takimin-ne-paris-me-kodren-dhe-kadarene/ Mon, 27 Jul 2026 07:45:01 +0000 https://alb-spirit.com/?p=326359 Kodra ka vite që ka vdekur. Emri dhe arti i tij bënë histori: nga kodra e Ishmit ku u rrit jetim, pastaj përmes detit dhe bohemia e tij si artist në Itali. Shqipëri-ItaliEuropë… Përveç disa studimeve të pakta mbi veprën e tij, pa dyshim një njohës i mirë i artit piktural, do të na sillte […]

The post Luan Rama kujton takimin në Paris me Kodrën dhe Kadarenë appeared first on Albspirit.

]]>
Kodra ka vite që ka vdekur. Emri dhe arti i tij bënë histori: nga kodra e Ishmit ku u rrit jetim, pastaj përmes detit dhe bohemia e tij si artist në Itali. Shqipëri-ItaliEuropë… Përveç disa studimeve të pakta mbi veprën e tij, pa dyshim një njohës i mirë i artit piktural, do të na sillte refleksione të tjera dhe më të thella për veprën e tij, pasi piktura, siç dihet ka gjuhën e vet, ashtu siç e kanë të gjitha artet e tjera, apo siç ka gjuhën e vet dhe lëvizja e trupit, “fjalori” i një koreografi të vërtetë.

Nganjëherë, vizionet e reja i kanë sjellë dhe shkrimtarët që e kanë dashur shumë pikturën, siç ishte André Malraux me “Le Musée imaginnaire” apo “Ecrits sur l’Art”; Louis Aragon me “Henri Matisse roman” apo “Ecrits sur l’art modern”, apo Paul Eluard me “Anthologie sur les écrits sue l’art”, pa përmendur këtu një nga kritikët e hershëm francez, poetin e shquar Charles Baudelaire, i cili e shikonte pikturën ndryshe nga bashkëkohësit e vet.

Formatet e pikturës së Kodrës janë të zakonshme, në përgjithësi as shumë të mëdha dhe as shumë të vogla, e megjithatë, disa peizazhe me elemente të formave gjeometrike të frymëzojnë për t’i parë ato në dimensione të mëdha apo shumë të mëdha, duke marrë trajtën e pikturës monumentale.

Kjo, sigurisht, është një pyetje që i adresohet më shumë kuratorëve të artit. Mbase Kodra nuk e ka pas menduar këtë, ose ndoshta e ka menduar gjatë realizimit të saj për vetë forcën figurative të kompozimit, por sidoqoftë, kjo do t’i kërkonte një atelier të madh dhe pikësë- pari një sipërmarrës të fuqishëm, që do t’i komandonte një vepër të tillë dhe këtë ai nuk mund ta siguronte dot.

Diego Rivera e kishte këtë mundësi. Sipërmarrësit e tij vendas dhe të huaj, amerikanë, i dhanë mundësi të bënte piktura monumentale, afreske e mozaikë gjigantë, çka hynë në fondin e artë të artit meksikan. Kështu ai realizoi “Dreamstime”, “Nën një qiell të mjegullt” apo “Revolucioni si ritual”, etj.

Por a e ka Kodra një mundësi të tillë për t’u përdorur në një pikturë monumentale? Mbase gabohem, por personalisht them se po. Po t’i shohësh me vëmendje tablotë e tij për një kohë të gjatë, tablo të llojit të “Oltremare”, ku harmonia e ngjyrave dhe kompozicioni krijojnë një sublimitet më vete dhe diçka ngazëlluese, njeriu krijon një tjetër perceptim të veprës. Dhe të ndodh që duke hyrë në atë lojë ngjyrash e figurash gjeometrike, ta imagjinosh veten përballë një imazhi monumental.

Është një lloj tërheqjeje që arti i bën njeriut, një lloj “thithjeje”? Këndej, edhe mundësi për ta nxjerrë Kodrën nga korniza e një tabloje, e një ekspozite dhe për ta ekspozuar atë në rrugë, për ta nxjerrë jashtë, në jetën e përditshme qytetare, mes njerëzve, në fasadat e mëdha apo holle institucionesh, qendrash kulture, holle hotelesh moderne, që po i shtohen Shqipërisë.

Sigurisht, jo pak do mendonin se kjo mund të ishte një lloj aventure dhe se nuk kemi pse ta nxjerrim Kodrën nga kuadri ku e ka vendosur ai. Por nga ana tjetër, asnjë kurator modern dhe i njohur europian, apo i përtej Atlantikut, nuk e ka pyetur as Leonardo Da Vinçin, as Raffaello-n, as Botiçelin dhe radhën e gjatë të gjenive të “Rinachimento”-s për t’i ekspozuar veprat e tyre në hapësira gjigante siç i shohim nëpër botë, ku hiret e tyre veç janë ekspozuar më me dritë, duke i bërë nder vetë pikturës dhe krijuesit të saj.

Kjo i jep artit një mision akoma më qytetar, e afron artin te publiku, e bën të prekshëm nga të gjitha shtresat e popullsisë, nga të gjitha kategoritë e niveleve kulturore, moshave, etj. Në fund të fundit, njeriu i rrugës dhe kalimtari më i thjeshtë ka nevojë për bukurinë e artit të të gjitha epokave njerëzore!

3 maj 2018.

https://www.panorama.com.al/luan-rama-kujton-takimin-ne-paris-me-ibrahim-kodren-kadarene-e-bulkun

The post Luan Rama kujton takimin në Paris me Kodrën dhe Kadarenë appeared first on Albspirit.

]]>
Sadik Bejko: Admirimin për Kadarenë, si përherë, e kam mbajtur brenda vetes https://alb-spirit.com/2026/07/11/sadik-bejko-admirimin-per-kadarene-si-perhere-e-kam-mbajtur-brenda-vetes/ Sat, 11 Jul 2026 15:40:02 +0000 https://alb-spirit.com/?p=325929 Në redaksinë e gazetës “Drita” më çoi një student korçar Klito Fundua. Ishte i kundërti im. Futej në zyra si i barabartë, unë me drojë e si me zor. Mund të ketë qenë vjeshta e vitit 1964. Dera e redaksisë së “Dritës” ishte e hapur. Kadareja, në këmbë po fliste me dikë tjetër. Një tip […]

The post Sadik Bejko: Admirimin për Kadarenë, si përherë, e kam mbajtur brenda vetes appeared first on Albspirit.

]]>

Në redaksinë e gazetës “Drita” më çoi një student korçar Klito Fundua. Ishte i kundërti im. Futej në zyra si i barabartë, unë me drojë e si me zor.

Mund të ketë qenë vjeshta e vitit 1964. Dera e redaksisë së “Dritës” ishte e hapur. Kadareja, në këmbë po fliste me dikë tjetër.

Një tip jo shumë i afrueshëm, por as i ftohtë. Trup i brishtë, por i lidhur dhe me elasticitet. Portreti i hajthëm. Nën syzet një vështrim qetësisht i mprehtë. Buzët të plota, hunda e vogël pak e kthyer lart. As i rëndë, as zyrtar, por jo dhe nga ata me të cilët mund të merreshe vesh lehtë.

Jam student, i thashë.

Ke sjellë vjersha, lëri aty… Dhe më tregoi tryezën.

Pas një kohe, për herë të parë poezinë time e pashë të botuar në gazetë. Janar 1965.

Ai me shtat të brishtë, por atletik, që kur ngrihej më këmbë, mbështetur pas tryezës, herë-herë pëllëmbën e dorës së majtë e rraste nën rripin e pantallonave, ai redaktori i poezisë në gazetën më të rëndësishme letrare të shtetit, të kryeqytetit shqiptar, paskej qenë njeriu me të cilin mund të mbaroje punë pa u ulur në kafe, pa ndonjë pije a drekë.

Kështu e njoha.

Dhe gjithmonë kështu kam dashur ta kem në jetën time atë njeri.

Në një distancë të respektuar.

Mbi të gjitha Kadarenë e respektoja si shkrimtar, shkrimtari që nuk kishte pranë shok tjetër në këto mjediset tona.

E ruajta këtë distancim ndaj tij edhe kur u bëmë të afërt. Gjithmonë për mua Kadareja ishte shkrimtari. Njeriu që bënte letërsinë më mirë nga shumica e shkrimtarëve të kohës, shkrimtarë që i njihja a nuk i njihja, vendas a të huaj, shkrimtarë që ishin a nuk ishin përreth tij.

Ishte mrekulli të ndodheshe në të njëjtën kohë, nëm të njëjtin ajër ku frymonte ai.

Tani vonë, para disa vitesh në shtëpinë e tij aty në Skay Tower e shihja të ulur në tavolinën e sallonit veshur me një rrobe shtëpie të gjatë deri nën gjunjë. Po shkruante faqet e fundit të romanit Darka e gabuar. Më preku e njëjta ndjesi admirimi si ajo e shumë viteve më parë. Mendoja: kam qenë me fat që u ndodha pranë me këtë njeri.

Ky që po shkruante faqet e fundit të romanit Darka e gabuar, tashmë një burrë në moshë, mbetej ende i paepur në përkushtimin, në përgjegjësinë ndaj profesionit të tij.

E prita sa përfundoi një paragraf të romanit. Me letrën përpara, me stilolapsin në dorë e shihja dhe e adhuroja në heshtje. Mjeshtër i jashtëzakonshëm i letërsisë me penën në dorë, si ushtari mban shpatën e shenjtë në duart, shpatë që dorëzohet me fundin e veprës o me jetën e tij.

Këtë admirim, si përherë, e mbaja brenda vetes. Dhe kur uleshim më pas në një drekë në shtëpinë e tij, kur pinim një kafe, ose kur dilnim në shëtitje nëpër kryeqytet. Kurdoherë flisnim si dy njerëz të afërt, si dy miq.

Nuk e përfola kurrë, nuk ia thashë atij a të tjerëve admirimin tim.

Le të kthehemi pas, te vitet 1960, kur e njoha.

Ai hyri në letërsinë shqipe si emancipuesi më  i madh i saj. Kur ishim të rinj, lexonim poezitë e tij për dashurinë.Ne dhe shoqet tona ato lexonim të parat. Vinim re se në vargjet e tij mund të dashuroheshe dhe të ndaheshe normalisht. Pa dramën e ndarjes shkatërruese si tek ne. Ai shkruante se në muajt e verës dashuroheshin miliona, ndaheshin miliona. Dashuria në poezinë e tij ishte çështje stine. Në Shqipëri një vajzë, sado ta doje, të torturonte. nuk lidheshe dot intimisht me të as për një vit.

Ishte emancipues i artit tonë. Në prozë e në poezi. Idetë e mëdha, teknikat e freskëta ishin risitë që hynë bashkë me artin e tij. Deri tek ai, romani shqiptar ishte në shpërgënj. Me një roman si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” ai përnjëherë e çoi stekën aq lart sa kur u botua në Francë, menjëherë Gjenerali… u quajt roman botëror.

Kadareja atëherë nuk ishte as tridhjetëvjeçar.

Dhe ky njeriu me trup hollushi nuk ishte aq qibar në sjellje me ne të panjohurit, me ne të rinjtë. Në mënyrën e tij na donte. Të gjithë ata që kanë shkruar poezi në vitet 60-70 kanë shkuar nga duart e tij. I merrte poezitë, i lexonte në syrin tënd dhe të thoshte kjo botohet, kjo nuk botohet. Dhe ai e mbante fjalën, në numrin e ardhshëm të gazetës e shihje të botuar poezinë që ai ta kish pëlqyer.

Me Kadarenë, nëse kishe shans, mund të bëje dhe një shëtitje në këmbë deri në sheshin e kryeqytetit. Rrugës Kadareja të jepte përshtypjet e tij për poezitë që kishte lexuar prej teje, edhe për ato që nuk ishin botuar.

Mbaj mend që ai ishte për një poezi jo të errët dhe jo për figuracionin e ngarkuar.

Të fliste si miku mikut, por logjika, siguria në ato që thoshte, i jepte atij peshën e një njeriu autoritar, të një person shumë më të moshuar nga ç’ishte.

Ishte shtatë a tetë vjeç më i madh nga ne.

Poezinë e tij e dinim përmendësh. Dhe për një fakt që sot mund të duket i tepërt. Në vargjet e tij kishte kryeqytete të ndritshme, kafe luksoze, aeroporte, magnetofonë, tv, taksi, konjak… një modernitet shumë joshës për një vend që edhe në kryeqytetin e tij ende transportohej me gomerë, me karroca, me pajtonë tërhequr nga kuajt, me qerre të tërhequra nga buajt.

Atëherë mes njerëzve tanë, zyrave tona, mbizotëronte lloji i marrëdhënieve folkloriko-orientale. Një lidhje e tillë mbeti deri vonë dhe mes njerëzve të kulturës. Që të mbaroje një punë, duhet më parë të shkoje në një darkë a drekë me pije e me shumë tym duhani, me kafe që nuk mbaronin kurrë.

Kadareja kishte një tjetër çelës për t’u lidhur me njerëzit. Intuitive, të shkurtër, të drejtpërdrejtë. Të mbështetur te vlerat profesionale dhe etike. Pa ndonjë interes. Kadareja kujt mund t’i bënte të mirë, pa pritur kurrë ndonjëtë tillë nga ata që u vinin rretherrotull redaksive si insektet a si bletët.

Kjo sjellje ishte pak si shumë qytetare për në vend ku bagëtitë shëtisnin ende mes qytetit.

Kisha botuar disa poezi në “Drita”. Bashkë me Pandeli Koçin, Ilo Spassen dhe Ahmet Golemin e ftojmë Kadarenë në një takim me studentët. E pritëm me një tufë lule mimozash që ne i kishim këputur nga degët e pemëve. Ishim me pardesy, pra do ketë qenë dimri i vitit 1965-66. Kadareja i shpërfilli mimozat tona, pa na e bërë shumë të madhe. I vumë në një cep trzyeze. Foli siç dinte ai në bisedën me studentët. Mbaj mend se foli me vlerësim dhe me mëshirë për një shkrimtar të ri, për Bilal Xhaferin. Tha se është me talent, por fatkeq. Ç’domethënë fatkeq? Atëherë nuk flitej me këtë gjuhë në ligjërimin publik. Shprehja politikisht korrekte duhet tëishte: ai është me biografi politike të keqe.

E ftuam në një mbrëmje vallëzimi. Bashkë me të erdhi dhe regjisori Piro Mani. Shoqet tona studente ishim vajza të bukura. Artistët ato i pëlqenin.

Berat viti 1966-67.

Do të veçoj dy tre momente.

Mbas shkollimit, isha emëruar drejtor i shkollës tetëvjeçare në Syzes.

Kadareja në Berat erdhi si korrespodent, si i dërguar i gazetës Drita në bazë. Ishte njëlloj të dërguari me hile. Me të futur. Në ato vit kishte shpërthyer një ngricë politike komuniste, ngricë nga ato që herë pas here kapnin jetën e vendit dhe të ngjethnin mishtë. Kryheshin veprime mizore dhe quheshin revolucionare. Pa asnjë faj të shpallur, shkrimtarët më të mirë të kohës me vendim partie, i kishin degdisur larg familjes nëpër rrethe. Që të njihnin jetën. Në fakt ishte një ndëshkim i pashembullt, një poshtërim kolektiv dhe publik i shkrimtarëve shqiptarë. Thellë-thellë kërkohej që ata të bënin një letërsi servile ndaj shtetit.

Kadareja banonte në një dhomë me aneks. Bënte reportazhe për gazetën. E vlerësonin në kreun e rrethit. I kërkova që të më lironin nga drejtor shkolle.

Pas një jave, kur kthehesha nga fshati Syzes, më thotë se nuk i kishte ecur me porosinë time. E kishin pyetur pse ndërhyn që të shkarkojmë një drejtor shkolle, mos nuk është i aftë? Kadareja ishte përgjijur se miku im është shumë i aftë, por ai do që të bëjë letërsi dhe kjo kërkon kohë. Ashtu? i thanë, nëse është i aftë, të mësojë vështirësitë. Revolucioni i do njerëzit e aftë.

Duhet të kisha thënë që je i pazoti, më tha Kadareja i zhgënjyer. Po nuk mund ta thoja.

Në kafe. Çfarë ke shkruar më pyeti? Një poezi për një bari që shkon në luftë, vdes dhe kthehet të ruajë prapë bagëtitë e tij.

Kjo është tema ime, më tha, ti ma ke marrë.

U habita. Nuk më kishte lexuar një gjë të tillë.

Unë e botova në “Drita” poezinë “Kënga e xha Canes”. Një javë më pas Kadareja botoi poezinë e famshme “Kënga e ushtarëve të vjetër”… “nga lufta vijmë në luftra shkojmë/ dhe tjetër fat s’kërkojmë ne”.

Në një intervistë të atyre ditëve Kadareja thoshte se kishte lexuar poezinë “Kënga xha Canes”, të S. Bejkos, poezi e cila i kishte pëlqyer shumë.

Jemi buzë lumit Osum. Një vesë shi mbi kokat tona. Kadareja i zymtë. Kërkon mendimin tim për romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. E kisha rilexuar romanin edhe për një shkak: kritika e lartë, profesorët, akademikët e kohës e sulmonin keq romanin. Një fushatë e trishtuar. Dukej si sulm i orkestruar politikisht. Në fakt kritika, kultura, Shqipëria e kohës nuk ishin të përgatitura për ta përtypur një ushqim aq të lartë letrar si ai që po ua shërbente pena e Ismail Kadaresë.

Ishte një moment hutimi, kur njeriu kërkon një referencë.

Gjithmonë e adhuroja në heshtje, brenda meje. Ruhesha që dhe ai mos ta dinte. Askush tjetër. Është një lloj i sjelljes shqiptare. Burrat nuk ia hapim barkun tjetrit.

Atë mbrëmje nën shi unë i fola në vesh Kadaresë fjalë shumë të mira për Gjeneralin… Por jo si një fans i tij. Si vlerësues i ftohtë. Kur mbarova, shumë serioz e pyeta. Tani që e di mendimin tim, më thuaj, ç’mendim ke ti për romanin tënd?

Ai foli dhe unë “u pataksa”, siç thuhet te De Rada.

Kadareja foli pa modesti. Më tha: Është një roman me temën e ushtarit, temë e rrahur ndërkombëtarisht nga Hemingueji dhe Remarku. Dhe Gjenerali im, po të përkthehet, do të përsëritë fatin e romaneve, si: “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”, apo “Lamtumirë armë”.

Këtë radhë isha unë që mbeta pa fjalë. Sado adhurues i tij, nuk kisha shkuar aq larg sa ta krahasoja romanin e tij me ata që tha ai.

Por koha atij i dha të drejtë, jo mua. Gjenerali u përkthye me sukses në 40 gjuhë botërore. Atëherë dhe një adhurues i thekur si unë, këtë nuk e priste, as nuk e mendonte.

Një mbrëmje me shi buzë lumit Osum më 1966, në Berat.

Festime për 25 vjetorin e themelimit të Partisë. 22 tetor 1966 në Berat. Kadareja ca ditë më parë në gazetën Zëri i Popullit kishte botuar poemën shumë të diskutuar, “Shqiponjat fluturojnë lart”.

Në ato kohë në rrethet letrare të kryeqytetit diskutohej se ka shkrimtarë që ia kanë me zemër Partisë, ka dhe disa të tjerë që për interesa, për karrierë, i janë qepur asaj mbi kurriz. Pa dyshim Kadareja hynte te ata që Partisë ia kanë me interes. I dëgjoja kur fshehtas këta vërrisnin kundër Kadaresë: ai intelektuali, ai krrieristi, i pabesi i Partisë. Le të bënte poezi për Partinë, le të na vërtetonte të kundërtën. Ai është pa zemër. Dhe sipas tyre ata pa zemër,nuk mund të bënin art të madh për Partinë.

Kadareja me botimin e poemës “Shqiponjat…” e hidhte poshtë këtë profeci.

Ishte në rrugë me autoritetet e vendit. Po shkonin në një pritje për nder të festave. Më pa nga larg, dhe erdhi me të shpejtë. Nuk e zgjati. Si t’u duk poema, me tha. Midis nesh nuk kishte ceremoni.

Më pëlqeu shumë, i thashë. Hodhi poshtë dhe profecitë e liga se ti nuk je me zemër për këtë festë ku po merr pjesë.

Më vështroi sikur të isha në largësi për të matur a ishte i vërtetë vlerësimi im. Ia thashë prapë: urime.

Atëherë, si gjithmonë ai kishte gjetur rastin të më befasonte me përgjigjen e tij. Asnjëherë nuk gabonte. E dinte kush ishte, dhe ku e kishte vendin arti i tij.

Më tha: faleminderit. Por do ta vuaj këtë poemë. Unë e di se çdo të heq. Poema do të recitohet aq shumë deri në bezdi, satë dalë një tjetër më e mirë.

E dha përgjigjen sikur ta kishte gati. Dhe iku u përfshi në rreshtat e atyre që po festonin.

Prapë unë kisha mbetur shtang nga fjalët e tij.

Exlibris, 2 shkurt 2021.

The post Sadik Bejko: Admirimin për Kadarenë, si përherë, e kam mbajtur brenda vetes appeared first on Albspirit.

]]>
Vasili Tjuhin: Ismail Kadare për Shqipërinë midis Europës dhe Perandorisë Osmane https://alb-spirit.com/2026/07/06/vasili-tjuhin-ismail-kadare-per-shqiperine-midis-europes-dhe-perandorise-osmane/ Mon, 06 Jul 2026 20:47:24 +0000 https://alb-spirit.com/?p=325793 Vasili Tjuhin, përkthyesi në gjuhën ruse i veprës së Kadaresë, intervistë për Portalin Ukraina.ru Nga Aleksandr ÇalenkoPortali Ukraina.ru Në janar të këtij viti, shkrimtari më i njohur shqiptar, Ismail Kadare, do të kishte mbushur 90 vjeç. Nuk arriti ta festonte jubileun për vetëm dy vjet: më 1 korrik 2024 ai u nda nga jeta në […]

The post Vasili Tjuhin: Ismail Kadare për Shqipërinë midis Europës dhe Perandorisë Osmane appeared first on Albspirit.

]]>

Vasili Tjuhin, përkthyesi në gjuhën ruse i veprës së Kadaresë, intervistë për Portalin Ukraina.ru

Nga Aleksandr Çalenko
Portali Ukraina.ru

Në janar të këtij viti, shkrimtari më i njohur shqiptar, Ismail Kadare, do të kishte mbushur 90 vjeç. Nuk arriti ta festonte jubileun për vetëm dy vjet: më 1 korrik 2024 ai u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Tiranë. Ai është propozuar 15 herë për Çmimin Nobel. Përkthyesi i parë rus i shkrimtarit, Vasili Tjuhin, foli për portalin Ukraina.ru si për vetë Kadarenë, ashtu edhe për Shqipërinë.
Shkrimtari lindi në Gjirokastër më 28 janar 1936. Në këtë qytet, meqë ra fjala, lindi edhe themeluesi dhe udhëheqësi i parë i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha (1908–1985). Në vitet 1959–1961 Kadare studioi në Moskë, në Institutin e Letërsisë. Po atëherë, në BRSS u botua një përmbledhje me poezi të Ismail Kadaresë, me parathënie të poetit David Samojllov. Në vitin 1989, në revistën Letërsia e huaj, në kohën kur ajo drejtohej nga Çingiz Ajtmatovi, doli romani i tij më i njohur, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, me përkthimin e Vasili Tjuhinit.
Në vitin 1990, Kadareja u arratis nga Shqipëria për në Francë. Në vitet më pas jetoi midis Parisit dhe Tiranës. Ishte laureat i shumë çmimeve letrare, ndër to edhe i Çmimit Ndërkombëtar Booker (2005). Vdiq në Tiranë, në moshën 88-vjeçare, nga arresti kardiak.

****

Vasili Vasiljeviç, në krijimtarinë e Ismail Kadaresë osmanët shfaqen si mishërim i një force të errët, aziatike, obskurantiste, totalitare, që e ka mbuluar Shqipërinë dhe nuk e lë të jetë një vend i lirë. Në romanin e përkthyer prej jush, Pallati i ëndrrave, i cili u shkrua dhe u botua në kohën e “Stalinit shqiptar” — shokut Enver Hoxha — për çdo njeri me mendje të kthjellët e kupton se “osmanët” janë metaforë për pushtetin komunist në Shqipëri.

Vasili Tjuhin: Mua më duket se në roman gjithçka është më e thellë, jo brenda koordinatave “keq–mirë” apo “totalitare–e lirë”. Nga njëra anë, një vend i vogël humbi pavarësinë e vet; nga ana tjetër, fitoi gjysmën e botës, duke u bërë pjesë e një perandorie gjigante.

Ndërsa sistemi i kontrollit totalitar të pavetëdijes mund të interpretohet jo vetëm si analogji e pushtetit partiak në republikën popullore, por edhe si çdo lloj kontrolli mbi vetëdijen e mbi nënvetëdijen: algoritmet e rrjeteve sociale, profilet digjitale të përdoruesve, sjellja në internet. Aty përshkruhen algoritmet e përpunimit të informacionit që është i papërcaktuar, i mjegullt, që lejon interpretime të ndryshme, si edhe problemet që lindin prej kësaj. Është një libër jashtëzakonisht aktual.

Por atëherë, pse pikërisht osmanët?

Vasili Tjuhin: Shqipëria ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane për gjysmë mijëvjeçari. Dhe përfaqësues të klaneve shqiptare bënin pjesë në elitën udhëheqëse të perandorisëKjo është historia reale e Shqipërisë, vetëm se e parë në një këndvështrim paksa alternativ.

Si është e mundur që një roman i tillë u lejua të botohej në vitin 1981 dhe si ndodhi që pas kësaj Kadareja nuk u dërgua në GULAG-un vendas?

Vasili Tjuhin: Se si romani arriti të kalonte për shtyp, kjo është një histori më vete. Fillimisht, Kadareja botoi në një përmbledhje tregimesh dy kapitujt e parë të romanit, me titullin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”. Aty, në të vërtetë, nuk kuptohet fare se çfarë po ndodh. Ishte, le të themi, njëfarë stilizimi në frymën e romaneve historike, i cili kaloi pa u vënë re nga kritika. Pastaj, një vit më vonë, ai e dorëzoi për botim romanin të plotë. Punonjësit e shtëpisë botuese, duke e marrë për ribotim, as nuk u thelluan shumë në lexim.

Shpërtheu një skandal i tmerrshëm: Kadarenë e akuzuan nga tribunat më të larta dhe e kërcënuan me ndëshkime të rënda. Romani u ndalua dhe u hoq nga libraritë, por brenda pak javësh i gjithë tirazhi prej njëzet mijë kopjesh ishte shitur tashmë. Gjithçka u kufizua me një kritikë të ashpër; në fund të fundit, Kadareja ishte shqiptari më i njohur në botë pas Enver Hoxhës, ndërsa botimet e librave të tij jashtë vendit ishin burim valute të fortë për Shqipërinë.

Ismail Kadareja, pas rrëzimit të regjimit komunist, u bëri thirrje shqiptarëve të ktheheshin në katolicizëm, në fenë e të parëve, dhe vetë, në Francë, kaloi në katolicizëm. Edhe lideri i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, para vdekjes kaloi në katolicizëm. Katolicizmin e ka mbështetur aktivisht edhe presidenti i pestë i Kosovës, Hashim Thaçi. Për më tepër, nuk duhet harruar se heroi kryesor kombëtar i Shqipërisë, siç dihet, është Skënderbeu — Gjergj Kastrioti — i krishterë ortodoks nga përkatësia fetare. Sa i fortë është sot në Shqipëri dhe në Kosovë lëvizja për të kaluar kalimit nga islami në krishterim?

Vasili Tjuhin: Së pari, do të doja të ndaja faktet nga hamendësimet. Ismail Kadareja nuk e ndërroi fenë duke kaluar nga myslimanizmi në katolicizëm, sepse ai nuk ishte as mysliman, as katolik. Ai ishte ateist. Familja e tij ishte me prejardhje myslimane, nga bektashinjtë — një urdhër sufi, praktika dhe ideologjia e të cilit dallojnë ndjeshëm nga islami tradicional — dhe prandaj në certifikatën e lindjes, të lëshuar në Shqipërinë Mbretërore, shënohej se ai ishte mysliman.

Zërat për kalimin e Ibrahim Rugovës në katolicizëm janë thjesht zëra. Hashim Thaçi, vërtet, ka marrë pjesë në veprimtari të lidhura me Kishën Katolike, por kjo vetëm sa e vërteton tezën për tolerancën fetare të shqiptarëve.

Nëse flasim për ndërrimin e besimit, atëherë më tepër mund të arsyetohet se komunisti Kadare u bë liberal evropian dhe antikomunist. Por për ne kjo, në fakt, nuk është aspak e çuditshme, sepse ai, në thelb, ishte shkrimtari ynë moskovit i brezit të viteve ’60, dhe bashkëkohësit e tij, si Vasili Aksjonovi apo Viktor Nekrasovi, e kishin përshkuar këtë rrugë para tij. Këtu nuk ka ndonjë veçori specifike shqiptare. Kjo është çështje për t’u studiuar në një kontekst më të gjerë: censura, ambiciet, fyerjet personale, detyrimi për të shkuar në mbledhje partie, për t’u marrë me autokritikë, shuma e honorareve jashtë vendit, domosdoshmëria për të marrë leje kur udhëtoje jashtë shtetit e kështu me radhë.

Si ndikojnë të gjitha këto në pikëpamjet e një shkrimtari? Sa të sinqertë ishin ata si komunistë dhe sa të sinqertë u bënë si antikomunistë?

Vasili Tjuhin: Kjo është një pyetje e ndërlikuar. Në romanin “Kronikë në gur”, Kadareja përshkruan se si, kur ishte fëmijë, dëgjonte deklaratat revolucionare komuniste të xhaxhallarëve të vet dhe ato “reaksionare”, tradicionaliste, të të atit. Ai mësoi t’i perceptonte këto gjëra disi nga jashtë, duke qenë i vetëdijshëm për praninë e këndvështrimeve të kundërta. Ai gjithnjë është, si të thuash, mbi këtë realitet, jo brenda sistemit.

Thelbi i diskutimit për katolicizmin ishte kërkimi i identitetit shqiptar. Kadareja nuk u bëri thirrje shqiptarëve të ktheheshin në katolicizëm. Ai gjithë jetën luftoi që ta shkëpuste Shqipërinë nga Lindja dhe ta kthente në Perëndim, në Evropë. Meqenëse ishte shkrimtar dhe ishte mësuar të mendonte me figura të gjalla, ai shpesh përdorte terminologji jo të saktë, çka të çonte në interpretime të shtrembëruara.

Për shembull, ai përdorte termin “katolicizëm” në vend të “krishterimit”, dhe kjo të shpinte në një pështjellim të hapur, si edhe në kritika nga kundërshtarët. Kadareja, për shembull, deklaronte se katolicizmi prej një mijë vjetësh ishte njëfarë boshti i identitetit shqiptar, ndërsa myslimanizmi kishte vetëm pesëqind vjet dhe ishte pasojë e pushtimit pesëshekullor të Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Kadareja gabon këtu, sepse një mijë vjet të shkuara, para ndarjes së Kishës, në Shqipëri nuk kishte kurrfarë katolicizmi. Kishte një fe të vetme të krishterë dhe, me po aq të drejtë, mund të pohohet se shqiptarët ishin ortodoksë. Vija e ndarjes kaloi pikërisht nëpër Shqipëri: katolikët në veri, ortodoksët në jug. Por çështja është se për shqiptarët më e rëndësishme është ndjekja e zakoneve, të cilat janë shumë më të lashta se fetë moderne.

Prandaj, asnjë shqiptar katolik nuk do të kishte luftuar me fqinjët ortodoksë për shkak të filioque-s — mosmarrëveshja nëse Shpirti i Shenjtë buron vetëm prej Perëndisë Atë, sipas ortodoksisë, apo prej Perëndisë Atë dhe Perëndisë Bir, sipas katolicizmit; kjo mosmarrëveshje i dha fillesë ndarjes së Kishës së vetme të krishterë në Kishë Ortodokse dhe Kishë Katolike në vitin 1054.

Kadaresë iu atribuuan pohime sikur katolicizmi qenkësh feja e hershme vendëse, ndërsa ortodoksët qenkan shqiptarë të shkëputur nga katolicizmi, që kishin ndërruar fe. Kadareja pikërisht këtë nuk e thoshte; ai arsyetonte brenda dikotomisë myslimanizëm–katolicizëm. Myslimanizmi simbolizonte Lindjen, shtypjen osmane, prapambetjen, tiraninë, ndërsa katolicizmi — Perëndimin, Evropën, lirinë dhe lulëzimin. Po ju, çfarë zgjidhni? Kryesorja është ta formulosh drejt pyetjen: “Vogëlushe, do në polici apo në vilë”?

Konfliktet më të rënda janë ato me fqinjët më të afërt, sepse historia shumëshekullore e bashkëjetesës të lejon të gjesh një mori shkaqesh për pretendime: kush i kulloste delet në këtë luginë pesëqind vjet më parë? Kush i vodhi kuajt treqind vjet më parë? Dhe të gjitha këto pretendime do të jenë të argumentuara nga të gjitha palët.

Është për të ardhur keq që propaganda jonë bie në këtë grackë, duke u përpjekur të ngulisë idenë se Kosova është një trevë e shenjtë, e lashtë, ortodokse, të cilën e kanë pushtuar myslimanët shqiptarë. Dhe, në këtë rast, kujtojnë betejën me turqit në Fushën e Kosovës. Pra, nënkuptohet sikur serbët ortodoksë kanë luftuar kundër myslimanëve — turqve dhe shqiptarëve. Mirëpo në atë betejë të krishterët — edhe serbët, edhe shqiptarët — luftuan së bashku kundër myslimanëve; dhe për shqiptarët kjo trevë nuk është asesi më pak e shenjtë, ndërsa ata janë aty po aq banorë të hershëm sa edhe serbët. Kurse mënyra se si ky konflikt fryhet në ditët tona, kush, kur dhe çfarë gabimesh ka bërë, si edhe çfarë ngjyrese fetare i jepet atij — kjo tashmë mbetet në ndërgjegjen e politikanëve.

Mendimi im personal është se Kadareja gaboi kur zgjodhi katolicizmin si bosht të identitetit shqiptar. Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të lashta indoevropiane; sipas vlerësimit të disa gjuhëtarëve, ajo është më shumë se katër mijë vjet e vjetër, bashkëkohëse e tokarishtes së zhdukur. Shqiptarët arritën të mbijetonin në malet e tyre të egra, në një masë të madhe pikërisht sepse askush tjetër nuk do të mund të mbijetonte atje. Pushtuesit nuk depërtonin në grykat malore.

Thuhet se në malet e Shqipërisë ka fshatra ku nuk kanë mundur të mbërrijnë kurrë të huajt — as osmanët pesëqind vjet më parë, as repartet ndëshkuese të trupave SS gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët vazhdonin të këndonin këngët e tyre të lashta; eposi i tyre i moçëm është bashkëkohës me atë homerik. Mbi zakonet dhe besimet e tyre të lashta u mbivendosën shtresat e kulturës së lashtë greke, pastaj asaj romake, sllave dhe osmane.

Për këtë kam shkruar hollësisht në parathënien e botimit amerikan të romanit tim “Kapedani i bardhë”. Në plan historik, krishterimi është vetëm pak më i vjetër se myslimanizmi. Kurse zakonet e ashpra, të rregulluara nga kodi gojor i së drejtës zakonore — Kanuni — kanë qenë gjithmonë aty.

Siç ka thënë një nga klasikët shqiptarë: feja e shqiptarit është shqiptaria. Para së gjithash, ata janë shqiptarë, dhe vetëm pastaj myslimanë, katolikë apo ortodoksë.

Ndoshta do të them një herezi, por më duket se shpallja në vitin 1967 e Shqipërisë — ku deri në 70% e qytetarëve ishin myslimanë — si shteti i parë ateist në botë, luajti një rol pozitiv: sot, falë kësaj, Shqipëria bashkëkohore është një shtet krejtësisht laik, sekular, me nivel të lartë tolerance. Në vitin 2019 isha në Tiranë dhe nuk pashë atje asnjë vajzë me hixhab — vetëm minifunde dhe xhinse të ngushta. A i kam vendosur drejt lidhjet shkak-pasojë?

Vasili Tjuhin: Unë do t’i vendosja lidhjet shkak-pasojë në rend të kundërt: pikërisht sepse shqiptarët, në përgjithësi, nuk janë shumë fetarë, u bë e mundur shpallja e Shqipërisë si vend plotësisht ateist.

Myslimanizmi u përhap në nivelin e jetës së përditshme: myslimanët paguanin më pak taksa. Fillimisht islamin e pranuan bejlerët dhe bajraktarët, pastaj edhe shqiptarët e thjeshtë. Ndërkaq, ishin krejt të mundshme situatat kur kryefamiljari bëhej mysliman, ndërsa të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes mbeteshin të krishterë. Nuk kishte kurrfarë fanatizmi fetar. Fqinjët kremtojnë së bashku edhe Pashkët, edhe Bajramin e Ramazanin. Në qendër të Tiranës qëndrojnë pranë njëra-tjetrës xhamia, kisha katolike dhe ajo ortodokse. Kjo nuk shqetëson askënd. Ndërsa vajzat dalin me minifunde.

Periudha e sundimit komunist në Shqipëri, nga viti 1944 deri në vitin 1990, nën drejtimin e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, zakonisht vlerësohet negativisht. A ka, megjithatë, anë pozitive kjo periudhë? Nëse po, cilat?

Vasili Tjuhin: Shqipëria e pasluftës ishte një nga vendet më të varfra të Evropës dhe vetëm mund të hamendësohet se në çfarë rruge do të kishte shkuar zhvillimi i saj sipas një skenari tjetër. Nën pushtetin popullor u hodhën themelet e industrisë, të nxjerrjes së mineraleve, të arsimit, të shëndetësisë dhe të kulturës. Mund të thuhet vetëm se shqiptarët nuk mund të kenë pretendime ndaj nesh: trupat tona nuk kanë qenë në territorin e Shqipërisë; ishte vetë ushtria e tyre partizane komuniste që zbriti nga malet dhe i shfarosi të gjithë kundërshtarët.

Hrushovin mund ta akuzosh se veproi në mënyrë të pabesë, kur ndërpreu papritur furnizimet me ushqime për Shqipërinë si pasojë e mosmarrëveshjeve politike, dhe shqiptarëve iu desh të përjetonin “dimrin e vetmisë së madhe”; por deri atëherë BRSS-ja i kishte dhënë Shqipërisë ndihmë në përmasa shumë të mëdha. A do t’i kishin dhënë Shtetet e Bashkuara ndihmë edhe më të madhe, po të mos kishin qenë shqiptarët komunistë? Këtë vetëm mund ta hamendësojmë. Por komunistë ata u bënë vetë.

Ajo që mund t’i njihet pa asnjë rezervë si meritë pushtetit popullor është krijimi i gjuhës letrare të njësuar shqipe në vitet 1970. Kjo e zhduku mundësinë e konflikteve mbi baza brendaetnike — midis gegëve, pra shqiptarëve të veriut, dhe toskëve, shqiptarëve të jugut. Në disa aspekte, dallimi midis dialektit gegë dhe atij toskë është më i madh se dallimi midis gjuhës ruse dhe asaj ukrainase. Sot gjuha është e njësuar, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë dhe te pakicat shqiptare në vende të tjera, ndonëse në çdo fshat kanë mbetur të folmet e veta.

Kadareja, në fund të viteve ’50 dhe në fillim të viteve ’60, studioi në Moskë, në Institutin e famshëm të Letërsisë. Pas prishjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe BRSS-së, në vitin 1962, ai deshi të arratisej nga Praga për në Bashkimin Sovjetik. Ambasada sovjetike e miratoi synimin e tij, madje i rezervoi edhe një dhomë hoteli në mënyrë konspirative. Pse, pavarësisht këtij qëllimi, ai u kthye megjithatë në Shqipëri? A është penduar më pas për këtë?

Vasili Tjuhin: Kjo ishte një histori e denjë për penën e Dostojevskit. Dukej se Kadareja kishte marrë një vendim përfundimtar, ishte përgatitur me kujdes, kishte planifikuar gjithçka. Por, në mënyrë të nënvetëdijshme, ai megjithatë e kuptonte se si do të pasqyrohej arratisja e tij te e gjithë familja, te e fejuara, te miqtë. Pasi kishte kërkuar tashmë strehim politik në ambasadën sovjetike dhe ishte vendosur në një dhomë hoteli me emër konspirativ, ai papritur vendosi të shkonte në hotelin ku banonte delegacioni shqiptar. Pastaj vazhdoi ta shtynte çastin e arratisjes, duke llogaritur se kur do të ishte më e përshtatshme për të ikur. Dhe, në fund, u kthye me avion në Shqipëri.

Siç shkruante në kujtimet e saj bashkëshortja e tij, Helena, kur po fluturonin mbi territorin e Rusisë, rrugës për diku në Lindjen e Largët, ai vështronte hapësirat e pafundme të tajgës dhe tha diçka në kuptimin se, po të ishte arratisur atëherë në BRSS, mund të ishte zhdukur pa gjurmë diku aty dhe askush nuk do ta dinte se ku e kishte varrin. Ky, sigurisht, është një lirizëm i tepruar, por në përgjithësi, me sa duket, ai ishte krejtësisht i kënaqur me arratisjen e tij të suksesshme në Francë në vitin 1990 dhe nuk u pendua pse nuk ishte arratisur në BRSS.

Për qëndrimin e tij në Moskë, Kadareja ka shkruar në librin “Muzgu i perëndive të stepës”. A keni ndër mend ta përktheni në rusisht këtë libër? A flitet në të për përndjekjet ndaj Pasternakut për shkak të romanit “Doktor Zhivago” dhe dhënies së Çmimit Nobel, ngjarje në të cilat Kadareja ishte vetë dëshmitar? Dihet se Hoxha zhvillonte luftë ideologjike kundër Hrushovit. A u pasqyrua kjo në ndonjë mënyrë te fakti që “armikun” e Nikita Sergejeviçit, pas fushatës së denigrimit, nisën ta përkthenin dhe ta botonin aktivisht në Shqipëri?

Vasili Tjuhin: Po, në parim do të doja ta përktheja edhe “Muzgun e perëndive të stepës”, i cili mund të botohej në një vëllim me librin “Kur sunduesit grinden”; këto nuk janë tekste shumë të gjata. Në njëfarë mënyre, këta libra e kornizojnë gjithë krijimtarinë e Kadaresë; dhe është domethënëse që të dy lidhen me Rusinë dhe me kulturën ruse.

Është interesante se në Shqipëri arriti të botohej një libër ku fushata e Hrushovit kundër Pasternakut përshkruhet në dritë negative, ndërkohë që, siç shkruante Kadareja, në një situatë të ngjashme Pasternakun në Shqipëri thjesht do ta kishin pushkatuar. Çështja është se Hrushovi ishte armiku numër një, dhe kjo bëri të mundur botimin e një romani të tillë. Kurse vetë Pasternakun, përkundrazi, nuk e përkthenin dhe nuk e botonin aspak; ai ishte shpallur shkrimtar armiqësor dhe borgjez.

Si e vlerësoni ju personalisht nivelin artistik të romaneve politike të Ismail Kadaresë, “Dimri i madh”, për prishjen e marrëdhënieve sovjeto-shqiptare në fillim të viteve ’60, dhe “Koncert në fund të dimrit”, për prishjen midis Shqipërisë hoxhiste dhe Kinës së Deng Xiaopingut? A ishin këto vepra konjukturale, të shkruara për t’i siguruar vetes mbrojtje dhe njëfarë indulgjence nga represione të mundshme në të ardhmen?

Vasili Tjuhin: Po, sigurisht, këto ishin vepra të lidhura me politikën e ditës, por, nëse ato janë shkruar nga një mjeshtër, në çdo rast do të jenë interesante. Dhe nëse, për më tepër, ai pati mundësi të përdorte arkivat sekrete të Komitetit Qendror të Partisë dhe të kishte qasje në stenograme e dokumente të tjera origjinale, kjo vetëm sa ua rrit vlerën.

Ndërkaq, vështirë se Kadareja të ketë planifikuar: “Po ja, tani do t’i siguroj vetes një indulgjencë nga represionet e mundshme në të ardhmen”. Zakonisht bëhet fjalë për veprime reaguese. Shkroi poemën “Pashallarët e kuq”, pa e menduar mirë, e propozoi për botim, nisi të ndihej era e rrezikut, dhe atëherë duhej urgjentisht të pendohej e të merrej me autokritikë, pikërisht që, në atë çast, në atë moment, të mos përfundonte i represionuar.

Shkrimtari shkruan libra. Nëse i bie në dorë një material interesant, mund të përpiqet të shkruajë një roman të mirë, ta botojë, të marrë honorarin. Kurse të shkruash një indulgjencë për mëkatet e tua të ardhshme — kjo është disi tepër e ndërlikuar.

Përktheu: ExLibris

The post Vasili Tjuhin: Ismail Kadare për Shqipërinë midis Europës dhe Perandorisë Osmane appeared first on Albspirit.

]]>
Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë merr emrin “Ismail Kadare” https://alb-spirit.com/2026/07/02/biblioteka-e-fakultetit-te-historise-dhe-te-filologjise-merr-emrin-ismail-kadare/ Thu, 02 Jul 2026 22:12:57 +0000 https://alb-spirit.com/?p=325747 Fakulteti i Historisë e i Filologjisë zhvilloi mbrëmjen e djeshme aktivitetin përkujtimor “Gjithkush Kadarenë e vet”, në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. Në nderim të veprës kadareane dhe autorit të saj, me propozim të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe vendim të Senatit të Universitetit të Tiranës, bibliotekës së këtij […]

The post Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë merr emrin “Ismail Kadare” appeared first on Albspirit.

]]>
Fakulteti i Historisë e i Filologjisë zhvilloi mbrëmjen e djeshme aktivitetin përkujtimor “Gjithkush Kadarenë e vet”, në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.

Në nderim të veprës kadareane dhe autorit të saj, me propozim të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe vendim të Senatit të Universitetit të Tiranës, bibliotekës së këtij fakulteti iu vu emri “Ismail Kadare”. Kjo bibliotekë është hapësira që e përfaqëson denjësisht kujtimin e tij në mjediset ku ai ka qenë student, pedagog, e njëkohësisht një prej autorëve më të lexuar në fondet bibliotekare.

Në prani të familjarëve, të pedagogëve të fakulteteve të ndryshme si dhe të senatorëve të UT-së, me pjesëmarrjen aktive të të ftuarve të shumtë shkrimtarë, botues, kritikë e personalitete të kulturës e letërsisë, u pohua gjurma e pashlyeshme që ka lënë në leximet tona shkrimi mjeshtëror i tij, një prag estetik për letërsinë shqipe e njëkohësisht përftim i një përmase universale të saj në botë.

Ceremonia ishte konceptuar si një ritakim me autorin. Aktiviteti bashkoi përvojat personale të leximeve me vlerësimet kritike më të larta, ndërthuri emocionet, mallin dhe mendimin kritik si mënyra e duhur për ta kujtuar Ismail Kadarenë./atsh

The post Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë merr emrin “Ismail Kadare” appeared first on Albspirit.

]]>
“Lamtumira e së keqes”, “Komisioni i festës” dhe “Legjenda e legjendave” të Kadaresë, tashmë tri libra më vete https://alb-spirit.com/2026/07/01/lamtumira-e-se-keqes-komisioni-i-festes-dhe-legjenda-e-legjendave-te-kadarese-tashme-tri-libra-me-vete/ Wed, 01 Jul 2026 17:08:58 +0000 https://alb-spirit.com/?p=325692 Sot, në dyvjetorin e kalimit në përjetësi të Ismail Kadaresë, shtëpia botuese Onufri, ka nderin të ndajë me lexuesit një lajm të veçantë. Në këtë ditë kujtese dhe nderimi, Onufri sjell për botim tre krijime të Kadaresë, të cilët nuk janë botuar më parë si libër më vete. Ky botim shënon njëkohësisht edhe marrëveshjen e […]

The post “Lamtumira e së keqes”, “Komisioni i festës” dhe “Legjenda e legjendave” të Kadaresë, tashmë tri libra më vete appeared first on Albspirit.

]]>

Sot, në dyvjetorin e kalimit në përjetësi të Ismail Kadaresë, shtëpia botuese Onufri, ka nderin të ndajë me lexuesit një lajm të veçantë.

Në këtë ditë kujtese dhe nderimi, Onufri sjell për botim tre krijime të Kadaresë, të cilët nuk janë botuar më parë si libër më vete. Ky botim shënon njëkohësisht edhe marrëveshjen e parë botuese me të tria trashëgimtaret e shkrimtarit, duke çelur një kapitull të ri në ruajtjen dhe përcjelljen e mëtejshme të veprës së tij.

Për ne, ky nuk është vetëm një botim i ri. Është një akt mirënjohjeje ndaj një autori që i dha letërsisë shqipe përmasë botërore, si edhe një përgjegjësi e veçantë ndaj lexuesve që vazhdojnë ta lexojnë dhe ta rizbulojnë Kadarenë, sidomos brezi i ri.

“Lamtumira e së keqes”, :Komisioni i festës”, “Legjenda e legjendave” janë tre krijimet QË BOTOHEN PËR HERË TË PARË LIBËR MË VETE:

“Lamtumira e së keqes”

Novela “Lamtumira e së keqes” është shkruar në vitin 1987 dhe u përfshi në përmbledhjen me tregime dhe novela “Ëndrra mashtruese”, në vitin 1990. Ngjarja zhvillohet në kohën kur Perandoria Osmane e ndjeu se sundimi i saj mbi Ballkanin po shkonte drejt fundit dhe se Shqipëria, si një nga territoret e fundit të mbetura, po bëhej shqetësim i veçantë për sulltanin, se si të ruhej në të ardhmen ndikimi i tyre shpirtëror, mendor dhe kulturor. Pikërisht këtu qëndron thelbi i novelës: e keqja nuk largohet gjithmonë bashkë me ushtrinë, ligjet apo administratën; ajo mund të mbetet në mendësi, në zakone, në frikë, në nënshtrim dhe në mënyrën si një popull fillon ta shohë vetveten.

“Legjenda e legjendave”

“Si një shtjellë e marrë vërtiten sipër nesh shtrigat, engjëjt dhe djajtë, Gilgameshi i asirëve, Tristani me Izoltën, Prometheu, Atridët e përgjakur, don Zhuan Tenerio e don Miguel Manara, të shkrirë e të bërë një në fytyrën e Don Zhuanit, Abrahami, profetët biblikë, studenti pijanec Faust, vdekur më 1543, bashkë me Mefistofelin e vet, fytyra të reja që janë në përpunim e sipër, Merilin Monro, Hitleri, ndoshta Ajnshtajni, që mund të shfaqen në kush e di ç’trajtë befasuese. Jeta jonë, e rrethuar nga kjo shtresë e dendur, njëlloj si globi tokësor nga atmosfera e tij, ndihet disi më e mbrojtur nga pashpirtësia e gjithësisë.”

Për Ismail Kadarenë, i cili e ka njohur nga afër, bota komuniste, me mizorinë dhe tmerret që mbart, shfaqet si një enë e jashtëzakonshme ku përpunohet pandërprerë alkimia e legjendës. Vetë Kadareja vjen nga një tokë legjendash: Shqipëria. Fuqia e tij evokuese bën këtu mrekulli, duke na ndihmuar të kuptojmë mekanizmat që lindin legjendat dhe duke na zhytur në këtë univers ku, që prej fillimit të kohëve, bashkëjetojnë të gjithë popujt dhe të gjitha brezat.

“Komisioni i festës”

“Komisioni i festës” është botuar si interlud midis tre romaneve në librin “Ura me tri harqe”, më 1978.

Kjo vepër është bazuar mbi një nga ngjarjet më tragjike të historisë shqiptare, plojën e Manastirit, ku u masakruan me pabesi prej ushtrisë osmane rreth pesëqind prijës shqiptarë. Kritika shqiptare e paskomunizmit ka kërkuar një lidhje simbolike midis kësaj vepre dhe tre romaneve që përbëjnë “Urën me tri harqe”. Në të vërtetë, sipas pohimeve të autorit, bashkimi i katër veprave nën të njëjtin titull është bërë thjesht për të mos tërhequr vëmendjen me shumë botime.

The post “Lamtumira e së keqes”, “Komisioni i festës” dhe “Legjenda e legjendave” të Kadaresë, tashmë tri libra më vete appeared first on Albspirit.

]]>
Ndue Ukaj: Heshtja e Kadaresë https://alb-spirit.com/2026/07/01/ndue-ukaj-heshtja-e-kadarese-2/ Wed, 01 Jul 2026 16:48:57 +0000 https://alb-spirit.com/?p=325686 I Ishin orët e para të mëngjesit, ditë e hënë, fillimi i një jave të re, fillim i korrikut, muaji i të korrave, kur, në orët e para të mëngjesit, si vetëtima u përhap lajmi se Ismail Kadare iku.  “Ismail Kadare iku”, më shkruanin miq e të njohur, ndërkohë që, minutë pas minute, lajmi merr […]

The post Ndue Ukaj: Heshtja e Kadaresë appeared first on Albspirit.

]]>

I

Ishin orët e para të mëngjesit, ditë e hënë, fillimi i një jave të re, fillim i korrikut, muaji i të korrave, kur, në orët e para të mëngjesit, si vetëtima u përhap lajmi se Ismail Kadare iku. 

“Ismail Kadare iku”, më shkruanin miq e të njohur, ndërkohë që, minutë pas minute, lajmi merr dheun e bëhet i përbotshëm.

Kjo ishte një gjendje e re: Ismail Kadare nuk ishte më mes nesh, ai nuk shkëlqente me nurin prej shkrimtari mendjemprehtë, që besonte në veprën e tij e në gjenialitetin krijues, nuk ishte më te Juvenilia, i shoqëruar nga Bujar Hudhri, mjediset e së cilës  tashmë ishin kthyer në një vend pelegrinazhi letrar, ku dashurues të artit të tij, lexues e njerëz të ndryshëm, shkonin të ngazëllyer që ta takonin Shkrimtarin, të fotografoheshin me të, të merrnin autografe dhe të përjetonin çaste galdimi.

Në një gjendje mërzie, imazhi i parë që më shfaqet ishte takimi i fundit me të, data 14 qershor, dy javë e pak ditë më parë, kujtoja buzëqeshjet e herëpashershme të tij, heshtjen e gjatë, tymin e cigares në dorën e tij, kafen e ftohtë në tavolinë, bisedat që bënim rreth librave të tij, të cilat, ai, i heshtur, i përcillte me buzëqeshje e ndonjë fjalë të shkurtë.

Atë ditë m’u duk se ai kishte marrë udhën e pa kthim të ikjes në botën e amshuar, një amshueshmëri, të cilën tashmë e kishte fituar qëmoti.

Ishte një ditë e bukur në Tiranë, frynte një puhizë e lehtë dhe dielli nuk ishte përvëlues, siç di të jetë në këtë kohë. Pasi isha bërë gati për promovimin e romanit tim, “Dritarja e Marin Shkrelit”, të botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri”, në Qendrën Kombëtare të librit dhe Leximit”, në orën 11.00, pak para se të futesha në promovim, mes disa mesazheve urimi, e lexova me shpejtësi mesazhin e Bujar Hudhrit, në të cilin, ndër të tjera, më shkruante:

“…Pas orës 12:30 të pres te Juvenilia për kafe me Kadarenë”.

Aktiviteti mbaroi në mënyrën më të bukur të mundshme dhe pasi bëhemi gati ta lëmë QKLL-në, u tregoi Anila Mullahit, Elsa Skënderit, Belfjore Qoses e Adil Ollurit, që kishin folur për librin tim se Bujari po më ftonte për kafe, dhe u them:

“Të shkojmë ta takojmë Kadarenë dhe Bujarin së bashku”!

Dhe ashtu ndodhi! Së bashkë me penalistët e familjen time, nisemi drejt Juvenilies. Porsa mbërrimë, Kadare erdhi dhe shfaqja e tij binte përherë në sy, i shoqëruar nga Bujari, duke e ndjekë atë ritualin e tij të bukur. Përshëndetemi ngrohtësisht dhe ai ulet, i heshtur, si një Krijues që ka mbaruar punën e vet dhe po i vështron frytet e saj – si zgjatim te lexuesit e tij.

II

Ishte ditë e hënë, fillimi i një muaji të ri, 1 korriku, i një mëngjesi krijues, do të thoshte Kadareja, ai që i donte aq shumë mëngjeset krijuese.

I lexoja mesazhet që më vinin ndërkohë dhe nuk kisha forcë t’iu përgjigjesha. Mes goditjes që më dha lajmi, e ndieja një turbullim në mendje, një si moskuptim të saj që kishte ndodhë. Sodisja në raftin e librave, ku iu ngula sytë librave të Kadaresë.

Nuk është e mundur, thashë vet me vete, Kadare nuk ka ikë, ka ndërruar trajtë, është këtu diku, në gjumin ose heshtjen e tij të bukur, si një zotërues, që pasi ka krijuar botën, një univers letrar, është mënjanuar diku në breg të qetësisë dhe po sodit veprën e tij.

Dora më rrëshqet te libri “Kukulla”, në të cilin Kadareja me një çiltërsi të pashoq, pa as më të voglën ndjesi auto censure – cilësi kjo e shkrimtarëve të mëdhenj – rrëfen për familjen e tij, me kryepersonazh nënën e tij, kukullën, siç e cilëson ai, rreth së cilës vërtitet jeta e Shkrimtarit, por edhe jeta shqiptare, në një dimension tjetër, e ku shpalosen aspekte të rëndësishme të kësaj jete, të shtrirë nëpër kohë e rrethana të ndryshme historike. Shfletoja nëpër libër, pa mundur të ngihesha frymë. Shihja se në libër kisha lënë gjurmë të leximit, faqe të thyera, nënvizime, ashtu siç bëja me librat që më pëlqenin.

Mbërrita te faqja 116, fletën së cilës e kisha thyer më shumë:

“Ndiej se im atë po i afrohej fundit”, thotë Kadare aty. “Ishte ende i hollë e i drejtë, por vdekja dallohej ndërkaq te hapat. Jo më kot himnet fonebre lidheshin vetvetiu me to, si për të dëshmuar se vdekja ishte, veç tjerash, një çështje ritmi.

Vetëm ashtu mund të zbriste atje ku Kadarenjtë ngjanin më të fortë, nën tokë”.

Një e qeshur shtrihet në fytyrën time. Në të vërtetë, e qeshura, humori e inteligjenca e Kadaresë, rrëfimet e tij aq të çiltra për familjen, vetveten, ma rikthyen në kujtesë romanin magjeps “Çështje të marrëzisë”, një prej veprave mahnitëse, ku sintetizohej aq bukur humori i hollë, pafajësia e një të ri përballë marrëzisë, të shkruara me inteligjencë letrare goditëse.

E rilexova fjalinë dhe ndalem te rreshti i fundit, ku Kadareja thoshte se “Kadarenjtë ngjanin më të fortë, nën tokë”.

Kjo tashmë nuk ishte e vërtetë, ngaqë, vetë Shkrimtari ishte i vetëdijshëm se kishte kohë që i kishte përmbysë zakone e rregulla, në art e në kulturë, duke thyer edhe këtë traditë të Kadadrenjve: ai kishte qenë i fortë mbi tokë, madje që në moshë të re, kur fama e tij u bë pjesë e metropoleve, thoshte kritiku letrar, Ibrahim Rugova në vitin e largët 1980, dhe tani, pas vdekjes, kur po niste një epokë tjetër, ai po bëhej edhe më i fortë, nën tokë.

Kadareja kishte krijuar një epokë, epokën e tij, duke bërë një kapërcim të kohëve, thënë ndryshe, ai ishte bërë një shënjues i një kohe dhe përcaktues i rrjedhave kulturore shqiptare, por edhe më gjerë, atyre të përbotshme, sepse letërsia e tij tashmë ishte e përbotshme: një vlerë autentike e unike.

Ato momente kur lajmi për ikjen e tij mori dheun dhe shikoja si bëhej lajm i përbotshëm, e përfytyroja shkrimtarin e vdekur, dhe në mendjen time, fluturonin imazhe të shtresuara ndër vite nga vepra e tij, nga ai univers magjeps, po, vepra e tij ishte një univers artistik, përplot mistere. Me librin “Kukulla” në dorë, përfytyroja ngritjen e famës së shkrimtarit, humorin e bukur me emrin e tij, të cilin, që kur ishte i vogël donte ta bënte Ismail Hello Kadare, për t’iu ngjarë gjenive, kujtoja humorin e hollë me Kukullën për famën e tij, dyshimet e saj se djemtë kur bëheshin të famshëm mund t’i ndërronin nënat, kapërcimet nga qyteti pa reklama, në qytetin prej guri, tek një gjenerali  i hutuar që kërkonte eshtrat e ushtarëve që binin në luftëra absurde, pastaj më shfaqej përmasa e romanit “Rrethimi”, ajo kështjellë madhështore, që në përfytyrimin tim, që kur e kisha lexuar për herë të parë në gjimnaz, kishte zënë një vend të madh, kapërceja pas shtatë kodrave e shtatë maleve dhe më dukej se ecja me Konstandinin tek realizonte atë sublimen, besën, dhe sillte të motrën tek e ëma, dhe përnjëherë më shfaqej romani “Qorrfermani”, përmasa e verbërisë me të cilën shtetet autoritare i donin qytetarët e tyre të nënshtruar, dhe ashtu, si Mark Alemi, futesha në “Pallatin e ëndrrave”, ndërkohë që, më dukej se hutimi nuk kishte  të ndalur, tek e përfytyroja shkrimtarin duke lëvizur nga Gjirokastra, në Tiranë, nga Tirana në Prishtinë, pastaj në Paris, Londër, Madrid, Romë, Nju Jork, Jerusalem e plot vende, duke ngrehë kudo trofe letrarë. E lë librin mënjanë, hap kompjuterin dhe pa menduar shumë, në faqen time të Facebook-ut shkruaj këtë status:

“Lamtumirë Ismail Kadare

Një mendje e bukur e lartësive më të epërme- atyre qiellore të artit – sot u bashkua me çetën e bukur të shkrimtarëve të pavdekshëm, ku janë Homeri e Dante, Servantesi e Shekspiri, Tolstoi e Gëte, Kafka e Kundera, e plot e plot emra të tjerë të pavdekshëm.

Lamtumirë Ismail Kadare për gjithçka të bukur që na ke dhanë.

Unë, sot e përgjithmonë i detyrohem veprës së tij, ngaqë, si djalë i ri, që nga vitet egra të 90-ve, kam filluar udhëtimin nëpër shtigjet e bukura të letërsisë i mahnitur nga vepra e tij, e në të cilat shtigje aspak të lehta, vepra e tij më ka ushqyer shpirtnisht, kulturalisht e intelektualisht. Dhe këtyre shtigjeve nuk iu kam ndarë kurrë dhe nuk do t’iu ndahem kurrë.

Jam i lumtur për të gjitha ato takime të bukura ndër vite dhe i pikëlluar pse udhës së tij sot i erdhi fundi.

Para pak ditësh, e takova. Ishte një takim i heshtur, të cilin e përshkoi buzëqeshja e bukur Kadaresë tek shihte zgjatimin e bukur të veprës së tij grandioze tek breznitë e reja.

Tashmë qielli është më bukur, por toka jonë më e varfër”.

III

Ishte ditë e hënë. Fillimi i javës dhe e hëna në përfytyrimin tim kishin diçka të mistershme, që lidhej me krijimin, domethënë me krijuesin. Kadareja ishte Krijues në kuptimin më të lartë të fjalës, një diçka që dukej qartësisht, si të gjitha gjërat e mëdha: toka, dielli, qielli, deti. Dhe kurdoherë bëhej fjalë për krijues, Kadareja ishte aty, një zotërues i këtij zanati, një sundues, që komandonte me forcën e ligjeve të artit, një ngrehinë madhështore artistike, që e kishte ndërtuar përgjatë shtatë dekadave të krijimtarisë së tij. Dhe kjo ngrehinë ishte një univers plot mistere, ku kryqëzoheshin udhë e kultura, kohë e epoka, ku mund të dukeshin plasaritje të thella të tokës e çarje të lartësive qiellore, ku mund të shfaqeshin shpirtrat e lumtur, një botë përplot çudira, moskuptime, kuptime, kuptime të shumëfishta, mistere të përhershme, siç ishte vërtetë bota njerëzore.

Korriku ishte muaji i të korrave dhe Kadareja, dukej se e kishte zgjedhë të ikte në këtë muaj, për të lënë një simbolikë mbrapa, në ditën e parë, në një të hënë. Ai kishte ikë dhe prapa kishte lënë të korrat e mëdha, frytet e së cilave ishin ushqim shpirtëror për brezni e brezni, për të mësuar si luftohet e keqja përmes artit në kohë jonormale dhe si të krijohej e bukura në kohë të egra, kur shëmtia, diktatura e shtypja, shfaqeshin me fytyrën e shëmtuar e të pamëshirshme.

Kështu, duket qartësisht se ikja e Kadaresë nuk e kishte kuptimin e një ikjeje të zakonshme, të një ikjeje që e kapërdinte harresa, të një ikje që mund të rikthehej në një kohë tjetër: bëhej fjalë për një shndërrim: Kadare kishte ndërruar trajtë, ngaqë ai si frymë e kulturë, ishte shtrirë në gjuhën tonë e në mendimet tona.

Ai ishte bërë një me heshtjen, mendoja vetvete dhe e përfytyroja shndërrimin e tij, duke marrë trajtë tjetër, një shndërrim në kuptimin qiellor të fjalës.

Në një gjendje të tillë, dola në dritare dhe sodita qiellin. Qielli i korrikut ishte i kthjellët sa t’i mpinte sytë. Po, Kadareja ishte në lartësi qiellore të artit, në Olimp, dhe ajo botë tani ishte më e gëzuar, kurse te ne, kishte rënë një vetmi e ftohtë, tokës i kishte rënë një tis mërzie, si një dendësie errësire, që mund ta kapje me duar.

Atëherë, me shpejtësi rrufeje, në mendjen time u kryqëzuan shumë imazhe, takime me shkrimtarin, disa email-e që kisha shkëmbyer me të ndër vite, ndonjë telefonatë, pritja në Aeroportin e Prishtinës së bashku me Kujtim Shalën, asokohe ministër i Kulturës, kur erdhi së bashku me Helenën nga Parisi, për të marrë çmimin ndërkombëtar, “Letërsia Shqipe”, që i dhamë në vitin 2017, pikërisht më datën 6 prill 2017, në një ceremoni të bukur, të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin Kadareja veç tjerash tha se “këtë çmim e konsideronte si më të veçantin në jetën e tij”.

Më kujtohen takimet e atyre ditëve, darka, energjia e pashterur e tij për të folur për libra, për art, kërkesat e tij, që kombi shqiptar të ruante petkun e tij europian e të mos e përlyente, sepse ishte petku i tij, autentik, dhe siç e kishte zakon të thoshte, ai i donte gjërat e klasit, autentike.

Pastaj e kujtova edhe takimin e parë me të, kishte botuar romanin “Darka e gabuar”, ishte viti i largët, 2008, dhe unë prisja një autograf, pa e menduar që ai të më njihte në atë mori njerëzish e të shkëmbente ndonjë fjalë, por ndodhi befasia, ai më foli me dashamirësi, një gjë që mua më habiti. Dhe këtë libër tani e ruaj si një vlerë të paçmuar.

The post Ndue Ukaj: Heshtja e Kadaresë appeared first on Albspirit.

]]>
Ali Aliu: Gjeniu krijues dhe frika që ai ngjallte sunduesit https://alb-spirit.com/2026/06/04/ali-aliu-gjeniu-krijues-dhe-frika-qe-ai-ngjallte-sunduesit/ Thu, 04 Jun 2026 21:45:13 +0000 https://alb-spirit.com/?p=324790 Ismail Kadare, në librin “Kur sunduesit grinden”, pikënisjen e parë ka një ngjarje të vitit 1934 në Rusinë Sovjetike me tre personazhe: Josif Stalinin, Boris Pasternakun dhe Osip Mandelshtamin. Libri ka tri pjesë; e para dhe e dyta shtrihen brenda 70 faqesh, ndërsa e treta në mbi njëqind, dhe bën fjalë për një bisedë telefonike mes […]

The post Ali Aliu: Gjeniu krijues dhe frika që ai ngjallte sunduesit appeared first on Albspirit.

]]>

Ismail Kadare, në librin “Kur sunduesit grinden”, pikënisjen e parë ka një ngjarje të vitit 1934 në Rusinë Sovjetike me tre personazhe: Josif Stalinin, Boris Pasternakun dhe Osip Mandelshtamin. Libri ka tri pjesë; e para dhe e dyta shtrihen brenda 70 faqesh, ndërsa e treta në mbi njëqind, dhe bën fjalë për një bisedë telefonike mes Stalinit dhe Boris Pasternakut. Edhe pjesa e parë, edhe e dyta sjellin ndodhi të njohura, që lidhen kryesisht me emrin e Pasternakut, të cilit Stalini i drejton pyetjen për Osip Mandelshtamin, poetin që ndërkohë ishte arrestuar dhe internuar në Siberi: “Ç’mendim ke ti për Mandelshtamin”? Pikërisht në këtë pjesë të tretë të librit, Kadareja sjell dymbëdhjetë variantet e njohura për treminutëshin emblematik të kësaj bisede. Edhe dy pjesët e para, në sfond, kanë lidhje me këtë bisedë; ato janë më personale dhe Kadareja e lejon lexuesin të verë veshin në studion e tij krijuese dhe të ndjekë disa nga makthet e tij të brendshme më dramatike të jetës.

Në të vërtetë, bërthama embrionale e krejt librit Kur sunduesit grinden është pyetja historike e Stalinit drejtuar Pasternakut, poetit ndër më me ndikim të kohës, për poetin tjetër të madh, Osip Mandelshtamin. Ismail Kadareja, student në Institutin ‘Gorki’ në Moskë, njëzet vite pas kësaj bisede, do të përfshihet, pa e ndjerë mbase, në vorbullën Pasternak; kureshtar i lindur, do të bëhet lexues i samizdateve të njohura të kohës, mes të cilave edhe i romanit “Doktor Zhivago“. Do të jetë dëshmitar sidomos i skandalit, siç u cilësua në Moskë, të çmimit Nobel për letërsi që “goditi” Pasternakun në vitin 1958. Ky tension letrar dhe politik do të shndërrohet gradualisht në një shqetësim të vazhdueshëm krijues, të cilin Kadareja do ta mbajë të heshtur për dekada, , deri në botimin e librit Kur sunduesit grinden (2018).

Që ishte i përfshirë në këtë xanxë, do të kuptohet shumë shpejt: qysh në fillim të viteve ’60, pas jehonës së madhe që bëri krijimtaria e tij letrare përtej kufijve shtetërorë, jehonë që rritej me hapa të shpejtë, kishte filluar të lakohej edhe emri i tij për çmimin Nobel. Po në ato vite, i punësuar në redaksinë e gazetës “Drita”, edhe atij i vjen një thirrje telefonike nga sunduesi në Tiranë:

Telefoni i Enver Hoxhës kishte ndodhur vërtet përpara ca kohe. Ishte mesditë, ndodhesha si zakonisht në Lidhjen e Shkrimtarëve kur zëvendëskryetari i gazetës ‘Drita’, duke më zgjatur telefonin, më tha se dikush më kërkonte. Jam Haxhi Kroi, tha zëri. Me ju do të flasë shoku Enver. Nuk arrita të them asgjë, veç fjalës ‘faleminderit’! Më përgëzoi për një poemë që sapo ishte botuar në gazetë. Unë thashë prapë ‘faleminderit‘. Ai tha se i kishte pëlqyer shumë dhe, ndërsa u bëra një shenjë të tjerëve që të mos bënin zhurmë, pa qenë në gjendje të shqiptoja diçka tjetër, përsërita një ‘faleminderit’ të tretë. Ç’janë këto katër falënderime rresht tha njëri nga redaktorët. Kur na qenke bërë kaq i sjellshëm? S’dija si  t’i paralajmëroja, veç bëra një shenjë tjetër me dorë, që vështirë se mund të kuptohej ç’donte të thoshte. Ishte Enver Hoxha. Ishin të vetmet fjalë që arrita të them, kur telefoni u mbyll. Vërtet? Si? Ai vetë? Po, u përgjigja. Po si? Ç’të tha? Po ti? Si nuk i the asgjë? U përgjigja: nuk e di. Siç duket, u hutova”.

Shto këtu edhe idenë për të shkruar një roman për Rusinë, sidomos në fillim të viteve ’70, gjë që ishte përfolur në kryeqytet dhe ku fenomeni Pasternak ishte i pashmangshëm. Që në fillim të viteve ’70, ideja e romanit për Rusinë shoqërohet te Kadareja me një ndjenjë pasigurie dhe rreziku politik, në ecje bashkë me romanin “Muzgu i perëndive të stepës” do të vazhdojë deri në fund të tij. Do t’i kthehet rishtazi, ndërsa vetë procesi krijues e shtynte romanin drejt një realizimi artistik gjithnjë e më të plotë, duke e ekspozuar njëkohësisht autorin ndaj një rreziku më të madh politik, drejt majave të artit – drejt humnerës. Në këto kredhje dilemash shekspiriane, Kadareja do të përmendë demonin e brendshëm, sovranin absolut të gjeniut, jo frikën nga humnera… Në diskursin ideologjik të Tiranës, Pasternaku dhe qëndrimi më pak agresiv i Moskës ndaj tij interpretoheshin si shenja devijimi ideologjik. I pari shihej si armik të sistemit, i dyti si i butë ndaj të parit; porosi e qartë për Kadarenë: kë do të mbështeste dhe kë do të mëkatonte në romanin “Muzgu i perëndive të stepës”:

Ishte e lehtë të thoshe se shumica e studentëve, ndërsa ulërinin në kor kundër tij (Pasternakut), nuk ëndërronin veç për të. Ndërkohë, s’ishte fjala për ta, por për mua vetë. Mos do të thosha se s’më kishte shkuar as në mendje? Natyrisht që jo. Mendja më kishte shkuar shpesh, sidomos më pas, shumë kohë më pas, kur u pëshpërit se mund të isha unë vetë… në atë listën”.

Në vazhdim, rrëfimi lëviz mes kujtesës konkrete dhe projeksioneve të brendshme të autorit, sa në atmosferën e polarizuar moskovite, ku dënimi publik i Pasternakut bashkëjetonte me admirimin e fshehtë për të– aq edhe në atë tiranase, më të heshtur në dukje, por po aq shtypëse në thelb:

Aha, ndaj edhe zhurma kundër Pasternakut është përshkruar aq habitshëm, gjithsesi pangjashëm. Thua se s’është vetëm për të, por, veç tij, edhe për dikë tjetër. Ndoshta për ty vetë. Ndaj nervozizmi ishte i keq e njëherazi dehës. Ti, i vetëm, përballë vendit tënd, që të shan dhe të ulërin mu në fytyrë, me urrejtje dhe dashuri të bërë njësh. Ktheje atë çmim të nëmur, klithnin të gjithë studentët, gratë shtatzëna, minatorët e Tepelenës. Ndërsa ti, trillan që lëkundesh, ta marr a mos e marr, si të thuash, mëdyshje Hamleti. Dhe patriarku Sterjo Spasse, që ashtu si Kornei Çukovski, që i shkoi në daçë Pasternakut, të vinte tek ty, të kam si djalin tim, sot jam, nesër s’jam, për hir të kujtimeve të Moskës… ktheje atë helm, sa s’është vonë”!

Në këtë ngjashmëri ambienti, historie dhe të dy personazheve, Pasternak–Kadare, autori mëtonte të gjente jo vetëm ngjashmëri, por edhe të kundërtën; të gjente fijet e kuptimit:

Jo vetëm që s’isha i rastit në atë histori, por më shumë se kushdo isha i përzier në të.  Ishte  ndjesia se fati i shkrimtarit në sisteme të tilla mund të përsëritej në forma të ndryshme. Në çaste edhe më të rralla, kur mendja, për shkaqe që diheshin, s’kishte të drejtë të qëndronte gjatë, më dukej që unë gjithashtu kisha brenda vetes diçka të ngjashme: tmerrin tim kërcënues. Se ç’ishte ky tmerr, kur do të më hynte në punë, kundër kujt, nuk arrija ta kapja dot…”.

Makthi që e përfshin me romanin për Rusinë, gjatë dhjetëvjeçarit të shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, është konstant për Kadarenë; është si një tmerr, siç do të thotë vetë ai, që të shfaqet befas dhe nuk fashitet, por të mban mbërthyer: “E ke me vete tmerrin e brendshëm, e ke në dhomë, e ke në shtëpi, në kafe”, një makth që ai do ta menaxhojë duke e mbajtur brenda, nën zë, por që atë e bën acarues, shpërfillës pa shkak, edhe në gjumë, në ëndërr, grindavec me bjellorusin në Institutin Gorki, që e ngacmon dhe e provokon:

Po ai sunduesi yt në Tiranë, që s’më kujtohet emri i tij tani, a të ka thirrur edhe ty në telefon”?

Idiot, e shava prapë bjellorusin, po më shumë veten time, që shikoja ëndrra të tilla. Kjo s’më pengoi që një copë herë ta vrisja mendjen nëse mund të kishte ose jo tjetër version. Shoku Enver do të flasë me ju… Çmendoni për Mandelshtamin… Domethënë për Lasgush Poradecin, ose për Paskon, ose Markon që… burg… domethënë që ndonëse sapo kishin dalë nga burgu… mund të ktheheshin prapë atje… Ose më thjesht për Agollin, Qiriazin, Arapin… që… burg… domethënë që ndonëse ende burg s’kishin bërë. Që t’i biem shkurt, ç’mendon për veten tënde? Për këtë të fundit, domethënë veten time, mund ta kisha më lehtë”.

Në njëqind faqet e tjera, Kadareja shtrin dymbëdhjetë pjesët – variantet e tekstit treminutësh të telefonatës Stalin–Pasternak; edhe të trembëdhjetën, përmbyllësen, që në fakt e lë të pazgjidhshëm kuptimin dhe moskuptimin, misterin e krejt fenomenit: atë të aureolës së vdekshmërisë, përkatësisht të pavdekshmërisë së shkrimtarit të madh, gjurma e të cilit ka vulën e përjetësisë, që sunduesit, ata të botës reale, Stalin a Enver, nuk ta falin.

Lexuesi do ta ndjejë, ndër të tjera, se refleksionet përsiatëse të Kadaresë në librin Kur sunduesit grinden qëndrojnë në majat kadarejane. Ka raste kur shtron fenomenin e zilisë mes shkrimtarëve,: pse Stalini zgjedh Pasternakun, poetin numër një, për ta provokuar – “Ç’mendon për Mandelshtamin”, të cilit i vë prangat e Sibirit për poezinë “Maloku i Kremlinit”. Ka kapituj kur autori përfshihet sfidueshëm në fatin e shkrimtarëve që, në përmbysje epokash, me emër e vlera të pranuara brenda një sistemi shoqëror, të themi borgjez a demokrat, përfshihen brenda sistemit komunist, me shembuj ndërkombëtarë, por edhe shqiptarë, siç ishte rasti i Nolit dhe Poradecit.

Në këtë kuptim, “Kur sunduesit grinden” nuk është vetëm një libër për Pasternakun, Stalinin apo një episod të njohur të historisë sovjetike. Ai është edhe një reflektim i thellë mbi pozitën e shkrimtarit përballë pushtetit, mbi frikën, kompromisin, heshtjen dhe përgjegjësinë morale të krijuesit. Duke e vendosur veten në një dialog të tërthortë me Pasternakun, Kadareja arrin të sjellë jo vetëm dramën e shkrimtarit në diktaturë, por edhe ankthin personal të krijimit nën hijen e kontrollit ideologjik. Pikërisht këtu libri fiton përmasën e tij më të gjerë: si një meditim mbi raportin mes letërsisë dhe pushtetit, mes gjeniut krijues dhe frikës që ai ngjall te sunduesit.

The post Ali Aliu: Gjeniu krijues dhe frika që ai ngjallte sunduesit appeared first on Albspirit.

]]>
Ismail Kadare: E krehura https://alb-spirit.com/2026/06/04/ismail-kadare-e-krehura-3/ Thu, 04 Jun 2026 21:22:23 +0000 https://alb-spirit.com/?p=324788 Tregim INë muzgun e dhjetorit, në orën kur kupolat e pallateve dhe të katedraleve rishpërndanin ndriçimin e fundit të ditës që po shuhej, ajo nisi të krihej përpara pasqyrës. E krehura e saj vazhdoi gjatë. Jashtë kullat e qytetit të madh dhanë orën pesë e gjysmë, pastaj gjashtë dhe pastaj gjashtë e gjysmë, por ende […]

The post Ismail Kadare: E krehura appeared first on Albspirit.

]]>

Tregim


I
Në muzgun e dhjetorit, në orën kur kupolat e pallateve dhe të katedraleve rishpërndanin ndriçimin e fundit të ditës që po shuhej, ajo nisi të krihej përpara pasqyrës. E krehura e saj vazhdoi gjatë. Jashtë kullat e qytetit të madh dhanë orën pesë e gjysmë, pastaj gjashtë dhe pastaj gjashtë e gjysmë, por ende nuk e kishte mbaruar krehjen. Duart e saj delikate e të zbehta nisën të lëviznin me njëfarë nervozizmi, ngaqë, me sa dukej, nuk po e gjente dot modelin e duhur. Një karficë e praruar, rrëzëllimin e zbehtë të së cilës ajo e zhvendosi disa herë sipër flokëve (veç një vetëtimë e parë në ëndërr mund të ishte aq e zbehtë) e lodhi edhe më tepër.
Ndihej menjëherë se atë e lodhi shumë kjo e krehur tepër e gjatë, ngaqë nuk kishte ende përvojë për një gjë të tillë. Ajo ishte dymbëdhjetë vjeçe dhe ishte hera e parë në jetën e saj që po krihej kaq gjatë dhe kaq me kujdes. Veç kësaj, ajo ishte e shtruar prej kohësh në spital, ku porsa kishte mbaruar fazën e parë të kurimit nga leuçemia.
Flokët, që kohë më parë i ishin rralluar e rënë prej sëmundjes, i qenë rritur përsëri, të bukur e të mëndafshtë, siç i kishte pasur edhe më parë, por nuk ishte ky ngazëllim i rikthimit të tyre shkak për atë krehje aq të kujdesshme në atë buzëmbrëmje dhjetori. Nuk ishte as ndonjë arsye vajzërore: një pëlqim a pasion për dikë, që sëmundja e gjatë, sidomos prania e afërt e vdekjes, mund t’ia kishin afruar para kohe moshës së saj. Jo, arsyeja ishte tjetër gjë dhe, në dukjen e parë, ngjante e thjeshtë: profesori, që e kuronte prej kohësh, e kishte ftuar atë mbrëmje në shtëpinë e tij.
Qysh se kishte mbërritur në atë kryeqytet të huaj për kurim, ishte herë e parë që një vendës e ftonte në familjen e tij. Dhe ky vendës nuk ishte i zakonshëm, por një nga mjekët më të shquar për kurimin e leuçemisë, jo vetëm në atë vend, por në krejt Europën. Vajza ishte e gëzuar dhe krenare për ftesën, aq më tepër që profesori i kishte thënë se për hir të saj, për hir të pacientes së tij të vogël nga Shqipëria, ai kishte ftuar gjithashtu një numër miqsh të tij.
Bashkë me gëzimin, vajza kishte ndier një lloj ankthi: si do t’u dukej vallë ajo atyre burrave dhe grave kryeqytetase, që qysh tani i përfytyronte të ulur në poltronat e sallonit të madh, duke folur shkujdesshëm si në filma?
Vajza quhej Egla, por ajo e dinte se për të gjithë ata nuk do të ishte veçse “shqiptarja e vogël”, “die kleine albanerin”. Pikërisht këto fjalë, “kleine albanerin”, i përsëriste me vete, me intonacionet më të ndryshme, ashtu siç i kishte dëgjuar prej profesorit të saj, prej ndihmësve të tij, prej infermiereve e sanitareve, në të gjitha rastet kur binte fjala për të, gjatë vizitave ose konsultave mjekësore.
Vajza kishte vënë re se këto dy fjalë shkaktonin në sytë e njerëzve njëfarë kureshtjeje. Ata e vështronin një copë herë dhe diçka thoshin për të. Vajza kishte filluar të kuptonte gjermanishten, por edhe sikur të mos e kuptonte, do ta ndiente me intuitë se e folura e tyre s’kishte lidhje me sëmundjen e saj. Prej kohësh ajo e dallonte të folurën për sëmundjen, nga ajo tjetra, e zakonshmja.
– Ajo kupton gjermanisht, – u kujtonin të tjerëve mjeku ose infermierja e saj gjatë konsultave. Pas këtij paralajmërimi ata frenonin të folurën ose e vazhdonin atë me fjalë të tjera nga ato që, kudo në botë, përdoren zakonisht nga vendësit kur nuk duan të kuptohen prej të huajve. Por edhe kështu, ndonëse ajo nuk e merrte vesh kuptimin e fjalëve, e ndiente fare mirë ç’qëndronte prapa tyre. Ajo e kuptonte fare mirë se ata thoshin diçka për vendin e saj dhe ajo diçka, sado që të mbulohej me fjalë të rralla ose rajonale, arrinte e qartë në ndërgjegjen e saj.
Prej kohësh vajza e kishte kuptuar se emri i vendit të saj zgjonte te të huajt një kureshtje, e cila ishte e mirë, neutrale ose disa herë e keqe. Pas shqiptimit të fjalëve “kleine albanerin” vinte një çast ngrirjeje, një grimë kohe më e shkurtër ndoshta se sekonda, kur vajza kthehej e gjitha në vëmendje për të kapur aksionin e përbashkët të blusë së syve, të vijës së buzëve apo një lëvizje të mollëzave të tjetrit, prej të cilit dilte një nga ato tri llojet e kureshtjes, pas së cilës vajza ndihej e gëzuar, boshe ose tejet e pikëlluar.
Ajo e ndiente se ishte tepër e re për të kuptuar thellë arsyet përse mund të duhej, të mos përfillej ose të mos duhej një vend. Para se ta nisnin për herë të parë jashtë shtetit, një dajë i saj i kishte thënë se vendin e saj e respektonin të gjithë “atje”, ngaqë ishte një vend socialist. Por një ditë tjetër, po ai i kishte thënë se pikërisht ngaqë ishte socialist, vendin e saj nuk mund ta donin atje.
Prej kohësh vajza ishte lodhur nga pyetja “përse”. Por, në qoftë se ajo e kishte vështirë të kapte arsyet e vërteta të dashjes ose të mosdashjes së vendit të saj, çdo ditë e më tepër po bindej se njëfarë roli për këtë, njëfarë shtytjeje të parë për të përcaktuar qëndrimin (një shtytje e lehtë, vendimtare në çastin e shkurtër të ngrirjes, kur ndjenja e mirë dhe e keqe, mirëkuptimi dhe keqkuptimi ishin në mëdyshje) luante ajo vetë, domethënë pamja e saj. Vajza ishte e bindur se, për të mbërritur te vendi i saj, detyrimisht njerëzit do të kalonin nëpërmjet gjymtyrëve të saj, nëpërmjet syve, flokëve dhe karficës që rrëzëllente sipër tyre.
Qysh se e kishte ndier këtë, vajza përpiqej të dukej sa më e bukur. Ajo filloi të qëndronte përpara pasqyrës, të zgjidhte me kujdes veshjen dhe të pyeste infermieren se cili model i flokëve i shkonte më tepër.
Në qoftë se muajt e fundit ajo e kishte bërë këtë çdo ditë (çdo ditë në atë zinxhir ditësh të trishtueshme, monotone spitali), merrej me mend se sa me përkushtim vajza nisi të krihej në atë pasdite dhjetori aq me përkushtim, saqë kur profesori erdhi më në fund për ta marrë, ajo ishte po aq e zbehtë sa karfica e saj.
Ajo e ndjeu shqetësimin e profesorit dhe, e mënjanuar pak, dëgjoi shpjegimet që po i jepte atij infermierja. Ajo kuptoi fjalët “u kreh shumë gjatë”, “deshi të bëhej sa më e bukur”, pas të cilave profesori për ta qetësuar e puthi në ballë në mënyrë të lehtë, fare të lehtë, që asaj i kujtoi, kushedi pse, një pikturë që e kishte parë në një kishë ose në një muze dhe që quhej “puthja e vdekjes”.

II
Varri i vajzës ndodhet në varrezën perëndimore të Tiranës. Afër tij, krahas varreve me mbishkrime të thjeshta, ka mjaft të tjera mbishkrime prej bronzi ose mermeri, të cilat i sjellin ndër mend vizitorit meritat e ndryshme ose shërbimet që i kanë sjellë shtetit, ata që tani pushojnë nën tokë. Personalitete të shkencës e të kulturës, heronj të punës, zyrtarë që kanë shërbyer në sektorë të ndryshëm: ekonomi, ushtri, diplomaci etj., aviatorë të vrarë në detyrë, ministra që kanë përfaqësuar shtetin në forume ndërkombëtare etj., etj.
Kuptohet që mbi mermerin e varrit të vajzës nuk ka asgjë të tillë. Megjithatë, ndonëse kjo mund të duket në kundërshtim me arsyen, njeriu që shkon përbri atij varri dhe që rastësisht e di historinë e saj (historinë e saj të thjeshtë, të lëmuar, delikate, si syprina e mermerit), padashur, në analogji me varret e tjera, mund të kërkojë me vete diçka të ngjashme. Dhe mbishkrimi i kërkuar nuk mund të ishte tjetër veçse një tekst i tillë, një tekst i shkurtër, ku të thuhej se në këtë varr pushon një vajzë dymbëdhjetëvjeçare, e cila, ndryshe nga të tjerët, nuk arriti të bënte gjë tjetër për vendin e saj, që nuk arriti vërtet të bënte diçka tjetër për vendin e saj, veçse të krihej një pasdite shumë bukur, të krihej bukur dhe gjatë, pafundësisht, një pasdite të zymtë dhjetori, në kohën që kullat e pallateve e të katedraleve të qytetit të madh paralajmëronin afrimin e muzgut.
19 qershor 1988.

The post Ismail Kadare: E krehura appeared first on Albspirit.

]]>