Sport Archives - Albspirit https://alb-spirit.com/category/sport/ Media/News/Publishing Mon, 03 Aug 2026 16:33:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.4 https://alb-spirit.com/wp-content/uploads/2017/02/cropped-logo2-32x32.png Sport Archives - Albspirit https://alb-spirit.com/category/sport/ 32 32 KRISTIAN PRENGA BËRI QË EMRI I SHQIPËRISË TË JEHONTE NË BOTË https://alb-spirit.com/2026/08/03/kristian-prenga-beri-qe-emri-i-shqiperise-te-jehonte-ne-bote/ Mon, 03 Aug 2026 16:29:21 +0000 https://alb-spirit.com/?p=326551 Nga Gani Vila Drejtor i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës (ALBTVUSA) Pas ndeshjes së Kristian Prengës me Anthony Joshua-n, siç ndodh pas çdo ngjarjeje të madhe sportive, pati mendime, analiza dhe vlerësime të ndryshme. Disa u ndalën vetëm te rezultati, të tjerë te disa momente të ndeshjes, ndërsa shumë njerëz, të pushtuar nga emocionet, harruan […]

The post KRISTIAN PRENGA BËRI QË EMRI I SHQIPËRISË TË JEHONTE NË BOTË appeared first on Albspirit.

]]>

Nga Gani Vila

Drejtor i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës (ALBTVUSA)

Pas ndeshjes së Kristian Prengës me Anthony Joshua-n, siç ndodh pas çdo ngjarjeje të madhe sportive, pati mendime, analiza dhe vlerësime të ndryshme. Disa u ndalën vetëm te rezultati, të tjerë te disa momente të ndeshjes, ndërsa shumë njerëz, të pushtuar nga emocionet, harruan të shikonin rrugëtimin e gjatë që e solli Kristianin deri në një nga ringjet më të rëndësishme të boksit botëror.

Çdo mendim meriton respekt. Megjithatë, figura dhe karriera e Kristian Prengës nuk mund të gjykohen vetëm nga rezultati i një ndeshjeje. Për ta vlerësuar drejt atë që ai ka arritur, duhet të shikojmë afro 20 vjet jetë në emigracion, stërvitje, punë, investime, sakrifica dhe privime të vazhdueshme.

Kristiani arriti në majat e boksit botëror kryesisht me forcat e veta. Ai nuk pati pas vetes një federatë të fuqishme që ta financonte, ta promovonte dhe ta shoqëronte në çdo hap të karrierës. Nuk pati mbështetjen që sportistët e këtij niveli marrin zakonisht nga shtetet dhe institucionet e tyre.

Në shumë vende të botës, talentet sportive zbulohen që në moshë të re. Federatat dhe institucionet investojnë për trajnerët, palestrat, udhëtimet, ushqimin, kontrollet mjekësore dhe përgatitjen profesionale. Kristian Prenga një pjesë të madhe të kësaj barre e përballoi vetë, me ndihmën e familjes, stafit, miqve dhe sponsorëve që besuan në aftësitë e tij.

Atë që duhej ta kishte bërë Federata Shqiptare e Boksit dhe institucionet shqiptare, Kristiani u detyrua ta bënte vetë. Mungesën e mbështetjes e mbuloi me mund, djersë, disiplinë dhe një vullnet të jashtëzakonshëm.Nuk priti që dikush t’ia hapte rrugën. Ai e hapi vetë.

Nuk kërkoi justifikime. Vazhdoi të stërvitej, të ndeshej dhe të investonte në karrierën e tij, edhe atëherë kur rruga ishte e vështirë dhe ndihma institucionale mungonte.

Boksi profesionist nuk ndërtohet vetëm mbi talentin dhe forcën fizike. Ai kërkon palestër, trajnerë, partnerë stërvitorë, pajisje, kontrolle shëndetësore, ushqim të përcaktuar, udhëtime, menaxhim dhe përgatitje psikologjike. Pas disa minutave në ring qëndrojnë muaj të tërë pune dhe shpenzime të mëdha.

Kristiani e përballoi këtë rrugëtim me disiplinë. Është shumë punëtor në profesionin e tij dhe nuk ngopet së stërvituri. Nuk abuzon me jetën, kujdeset për ushqimin dhe shëndetin dhe jeton brenda rregullave të sportit. Për vite të tëra ka hequr dorë nga shumë kënaqësi të zakonshme, sepse e ka ditur se çdo pakujdesi mund ta largonte nga ëndrra e tij.

Jashtë ringut është një njeri i qetë, i thjeshtë dhe i komunikueshëm. Është djalë i mirë për prindërit, shok i mirë dhe një bashkatdhetar që të kënaq në bisedë. E do zhvillimin dhe përparimin e kombit të vet dhe gëzohet për sukseset e shqiptarëve.

Në ring, Kristiani ndryshon. Bëhet i fuqishëm, i vendosur dhe i frikshëm për kundërshtarin. Shumicën e fitoreve të tij i ka arritur me nokaut, shpesh që në raundin e parë ose të dytë. Me 20 fitore dhe dy humbje, ai arriti të renditej në elitën e boksit botëror dhe të fitojë të drejtën për t’u përballur me emrat më të njohur të këtij sporti.

Gjatë karrierës së tij, Kristiani ka pasur mundësi të përfaqësonte federata të shteteve të tjera, përfshirë edhe atë amerikane, pasi jeton dhe e ka zhvilluar një pjesë të rëndësishme të karrierës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,por ai zgjodhi Shqipërinë.

Kjo mund të mos ketë qenë zgjedhja më e lehtë apo më e favorshme nga ana financiare dhe profesionale, por ishte zgjedhja e zemrës. Përfaqësimi i Shqipërisë, siç është shprehur edhe vetë, ia bënte grushtin më të fortë.

Sa herë hynte në ring, Kristiani nuk hynte vetëm për veten. Ai mbante me vete familjen, origjinën, flamurin dhe krenarinë e të qenit shqiptar. Pas fitoreve, mbi supet dhe shpatullat e tij prej gjiganti vendoste flamurin tonë kombëtar. Në ato çaste, shqiponja dykrenare dukej sikur merrte krahë dhe fluturonte nëpër arenë.

Ndërkohë që po stërvitej dhe kishte planifikuar ndeshjen e radhës, mbërriti papritur lajmi i madh: oferta për t’u përballur me Anthony Joshua-n, dy herë kampion bote dhe një nga figurat më të njohura të boksit ndërkombëtar.

Kjo ofertë nuk ishte një privilegj i rastësishëm. Ishte vlerësim për punën, rezultatet, forcën dhe investimin shumëvjeçar të Kristian Prengës. Në një ndeshje të atij niveli nuk ftohet një boksier pa rezultate dhe pa aftësi të provuara. Kristiani ishte aty sepse e kishte fituar me meritë vendin e tij.

Ai e pranoi sfidën dhe vazhdoi përgatitjen intensive. Privoi veten nga gjithçka që mund ta largonte nga objektivi. Çdo ditë iu kushtua stërvitjes, përgatitjes fizike dhe strategjisë së ndeshjes.

E dinte se përballë kishte një emër të madh, por nuk hyri në ring për të plotësuar programin. Nuk hyri vetëm për të qëndruar disa raunde. Hyri për të luftuar dhe për të kërkuar fitoren.

Në mbrëmjen e ndeshjes pati tri momente që, sipas meje, treguan më shumë se mijëra fjalë se çfarë përfaqëson Kristian Prenga.Kur hyri në ring, bëri shenjën e kryqit.Ishte një gjest i thjeshtë, por me kuptim të madh. Në ato çaste u shfaq besimi i tij, edukata familjare dhe respekti për Zotin. Përpara forcës fizike qëndronte forca shpirtërore. Përpara grushteve qëndronte besimi. Para një sfide kaq të madhe, Kristiani tregoi se nuk kishte harruar vlerat me të cilat ishte rritur.

Më pas në arenë jehoi Himni Kombëtar Shqiptar.

Në atë moment Kristiani nuk përfaqësonte vetëm veten. Me të ishin Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, Evropës, Amerikës dhe diaspora shqiptare kudo në botë.

Kur Himni Kombëtar Shqiptar dëgjohet në një arenë të tillë, ai nuk i përket vetëm sportistit që ndodhet në ring. Ai u përket të gjithë shqiptarëve.

Miliona njerëz panë flamurin kuqezi. Dëgjuan himnin tonë dhe mësuan se boksieri që po përballej me Anthony Joshua-n ishte shqiptar. Shumë të rinj panë se një shqiptar, i rritur dhe i stërvitur me sakrifica, mund të arrijë në skenat më të mëdha të botës.

Momenti tjetër i rëndësishëm ishin dy nokdaunet që Kristiani i shkaktoi kundërshtarit.

Dy herë një ish-kampion bote u rrëzua në tapet nga goditjet e boksierit shqiptar. Ato dy rrëzime nuk ishin rastësi. Ishin rezultat i viteve të stërvitjes, disiplinës, punës dhe përkushtimit.

Ato treguan se Kristian Prenga nuk kishte shkuar në Arabinë Saudite për të qenë thjesht pjesëmarrës. Nuk kishte hyrë në ring vetëm për të mbijetuar. Ai kishte hyrë për t’u përballur si i barabartë dhe për të fituar.

Të rrëzosh dy herë një ish-kampion bote është një arritje që nuk mund të kalojë si një hollësi e vogël e ndeshjes. Ajo tregoi forcën dhe nivelin sportiv të Kristian Prengës dhe vërtetoi se ai e kishte merituar plotësisht vendin në atë ring.

Kryqi, Himni Kombëtar dhe dy nokdaunet do të mbeten ndër pamjet më të fuqishme të asaj mbrëmjeje.Kryqi tregoi besimin e tij.Himni tregoi dashurinë për atdheun.Dy nokdaunet treguan forcën, përgatitjen dhe guximin e tij.

Rezultati përfundimtar nuk ishte ai që të gjithë dëshironim, por rezultati i një ndeshjeje nuk mund të fshijë një rrugëtim të tërë. Një humbje nuk i fshin 20 fitoret. Nuk i fshin vitet e stërvitjes, investimet dhe privimet. Nuk i fshin dy nokdaunet dhe nuk e zbeh jehonën që Kristiani krijoi për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Edhe sikur Kristiani ta kishte fituar ndeshjen, fitorja do të kishte qenë një moment i jashtëzakonshëm. Por jehona e disa muajve, gjatë të cilëve emri i tij dhe emri i Shqipërisë u përmendën në mediat sportive, televizionet dhe rrjetet sociale, ishte një arritje me vlerë të madhe.

Në ditët përpara ndeshjes dhe veçanërisht në ditën kur ajo u zhvillua, interesimi i shqiptarëve ishte i jashtëzakonshëm. Kudo flitej për Kristian Prengën. Shqiptarët kërkonin orën e ndeshjes, kanalin ku mund ta shikonin dhe çdo lajm që lidhej me përgatitjen e tij.

Në Shqipëri, Kosovë, Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera, njerëzit prisnin me emocion hyrjen e Kristianit në ring.

Për disa orë u harruan dallimet politike, krahinore dhe fetare. Shqiptarët u bashkuan rreth një flamuri dhe rreth një sportisti që kishte arritur me forcat e veta në një nga skenat më të mëdha të boksit botëror.

Kristian Prenga e ngriti në këmbë botën shqiptare.

Kjo jehonë nuk matet vetëm me rezultatin e një nate. Ajo matet me emocionin, bashkimin dhe krenarinë që ai u dha shqiptarëve kudo që jetojnë.

Në këtë rrugëtim një rol shumë të rëndësishëm kanë pasur familja, trajnerët, stafi, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur Kristianin. Asnjë sportist, sado i talentuar dhe punëtor të jetë, nuk arrin në majë krejtësisht i vetëm.

Pas çdo minute në ring qëndrojnë qindra orë pune në palestër. Qëndrojnë trajnerët që kanë ndërtuar përgatitjen fizike dhe teknike, njerëzit që kanë punuar për strategjinë, ushqimin, peshën, shëndetin dhe rikuperimin e tij.

Një mirënjohje e veçantë u takon të gjithë shqiptarëve që e kanë mbështetur Kristian Prengën gjatë karrierës së tij. Mbështetja e tyre morale, prania në ndeshje, flamujt, mesazhet dhe përkrahja publike i kanë dhënë atij forcë për të vazhduar.

Mirënjohje meritojnë veçanërisht sponsorët dhe bizneset shqiptare nga Michigani dhe nga pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë besuar në aftësitë e Kristianit dhe e kanë ndihmuar në rrugëtimin e tij.

Sponsorët nuk kanë ndihmuar vetëm një boksier. Ata kanë mbështetur një sportist që mbante flamurin shqiptar dhe që po e çonte emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Kontributi i tyre i ka dhënë mundësi Kristianit të stërvitej, të udhëtonte, të përgatitej dhe të përballonte shpenzimet e mëdha të sportit profesionist.

Një falënderim i veçantë i takon Prendi Il Caffè, me pronar Visi Prendi, për mbështetjen dhe besimin e treguar ndaj Kristian Prengës. Visi Prendi dhe biznesi i tij janë bërë pjesë e atij grupi shqiptarësh që nuk mjaftohen vetëm me fjalë, por ndihmojnë konkretisht sportistët dhe talentet shqiptare.

Një mirënjohje e veçantë i takon gjithashtu biznesmenit Gerti Lumani, i cili ka qenë ndër mbështetësit e Kristianit dhe që, përveç kontributit të tij, i mundësoi ALBTVUSA-s pamje të drejtpërdrejta nga Arabia Saudite.

Falë kësaj ndihme, ALBTVUSA mundi t’u sillte shikuesve shqiptarë momente dhe pamje të drejtpërdrejta nga atmosfera e ndeshjes, duke i afruar shqiptarët në Amerikë dhe në mbarë botën me ngjarjen e madhe sportive.

Ky ishte një kontribut me vlerë, jo vetëm për televizionin tonë, por edhe për mijëra shikues që dëshironin të shikonin nga afër atmosferën, flamujt shqiptarë dhe mbështetjen për Kristianin në Arabinë Saudite.

Prendi Il Caffè, Visi Prendi dhe Gerti Lumani meritojnë respekt për kontributin e tyre. Ata treguan se bizneset shqiptare mund dhe duhet të jenë pranë sportistëve, artistëve dhe talenteve tona, jo vetëm pasi arrijnë suksesin, por gjatë gjithë rrugëtimit të tyre.

Natyrisht, mirënjohja shkon për të gjithë sponsorët, biznesmenët, kompanitë, miqtë dhe individët që kanë ndihmuar Kristianin. Çdo kontribut, i madh apo i vogël, ka pasur rëndësi. Mbështetja më e vlefshme është ajo që jepet në kohën kur sportisti përgatitet, punon dhe sakrifikon, pa e ditur ende se cili do të jetë rezultati përfundimtar.

Po aq mirënjohje meritojnë shqiptarët që udhëtuan deri në Arabinë Saudite për të qenë pranë Kristian Prengës.

Ata përshkuan mijëra kilometra, shpenzuan kohë dhe para, lanë punën dhe familjet dhe shkuan në arenë me flamujt kuqezi. Udhëtuan që Kristian Prenga të mos ndihej vetëm dhe që Shqipëria të kishte praninë e saj në tribunat e asaj ndeshjeje.

Kur Kristiani shikonte flamujt shqiptarë dhe dëgjonte zërat e bashkatdhetarëve, e dinte se pas tij qëndronte një popull. Ata nuk ishin vetëm spektatorë. Ishin pjesë e atmosferës, e emocionit dhe e historisë së asaj mbrëmjeje.

Prania e tyre tregoi edhe një herë se, kur një shqiptar arrin në një skenë të madhe dhe përfaqëson kombin me dinjitet, shqiptarët dinë të bashkohen dhe ta mbështesin.

Respekt dhe mirënjohje meritojnë gjithashtu të gjithë shqiptarët që e ndoqën ndeshjen nga Shqipëria, Kosova, Evropa, Amerika dhe nga çdo vend tjetër i botës. Ata e përjetuan ndeshjen me emocione dhe shpresë, duke e mbështetur Kristianin nga larg.

Atë natë, pavarësisht distancës, zemrat e shqiptarëve rrihnin në të njëjtin ritëm.

Rrugëtimi i Kristian Prengës duhet të shërbejë edhe si një thirrje për shtetin dhe institucionet shqiptare. Sportistët nuk duhet të kujtohen vetëm kur arrijnë në majë. Nuk mjafton që pas suksesit të dërgohen urime, të bëhen deklarata apo fotografi.

Mbështetja duhet të fillojë shumë më herët, në vitet kur sportisti stërvitet larg kamerave, kur ka nevojë për trajnerë, financime, udhëtime dhe mundësi për të konkurruar.

Kristiani arriti vetë atje ku institucionet shqiptare duhej ta kishin ndihmuar të arrinte. Për vite me radhë u stërvit, investoi dhe vazhdoi pa u dorëzuar. E ngriti emrin e Shqipërisë në një ring botëror pa pasur pas vetes organizimin dhe investimet që sportistët e vendeve të tjera i kanë si pjesë të sistemit të tyre.

Ai nuk kishte nevojë për tituj të mëdhenj dhe as për emërtime zyrtare. Kristian Prenga ishte një shqiptar që, me punën, rezultatet dhe dinjitetin e tij, e përfaqësoi kombin denjësisht.

Ai e bëri Shqipërinë të dëgjohej jo me fjalime, por me punë, sakrificë dhe prani në arenën botërore.

Nëpër botë ka edhe shqiptarë të tjerë që përpiqen të arrijnë në sporte të ndryshme pa mbështetjen e duhur institucionale. Shpesh ata rriten si “jetimë sportivë”, të mbështetur vetëm nga familjet, miqtë dhe sponsorët privatë.

Për këta sportistë dhe për brezat që do të vijnë, Kristian Prenga do të mbetet një shembull. Historia e tij tregon se suksesi nuk vjen brenda natës. Ai ndërtohet me vite pune, disipline, durimi dhe sakrifice.

Ai u tregon të rinjve se duhet të punojnë edhe kur askush nuk i sheh, të vazhdojnë edhe kur ndihen të lodhur dhe të mos dorëzohen kur mbështetja mungon.

U tregon se dashuria për vendin nuk dëshmohet vetëm me fjalë, por edhe me mënyrën se si e përfaqëson atë në botë.

Prandaj, pas kësaj ndeshjeje, më shumë se te rezultati duhet të ndalemi te rrugëtimi dhe arritja.

Kristian Prenga hyri në ring duke bërë kryqin. Në arenë jehoi Himni Kombëtar Shqiptar. Ai rrëzoi dy herë një ish-kampion bote. Mbi shpatulla mbajti flamurin kuqezi dhe bëri që për muaj të tërë emri i Shqipërisë të përmendej në botën e boksit.

Për këtë rrugëtim, për këtë përfaqësim dhe për emocionin që u dha shqiptarëve, Kristian Prenga meriton respektin dhe mirënjohjen tonë.

Mirënjohje meritojnë familja dhe stafi i tij, të gjithë sponsorët dhe shqiptarët që e mbështetën, veçanërisht Prendi Il Caffè me pronar Visi Prendi dhe biznesmeni Gerti Lumani, i cili na mundësoi pamje të drejtpërdrejta nga Arabia Saudite për ALBTVUSA.

Mirënjohje meritojnë shqiptarët që udhëtuan deri në Arabinë Saudite dhe të gjithë ata që e ndoqën dhe e mbështetën nga çdo cep i botës.

Një rezultat nuk i fshin 20 fitoret.Nuk i fshin vitet e sakrificës.Nuk i fshin dy nokdaunet.Nuk e fshin Himnin Kombëtar.Nuk e fshin flamurin kuqezi.

Dhe, mbi të gjitha, nuk e zbeh jehonën dhe krenarinë që Kristian Prenga u dha shqiptarëve.

Kristian Prenga mbetet shqiptari që, me punë, sakrificë dhe dinjitet, bëri që emri i Shqipërisë të jehonte në botë dhe ngriti në këmbë botën shqiptare.

The post KRISTIAN PRENGA BËRI QË EMRI I SHQIPËRISË TË JEHONTE NË BOTË appeared first on Albspirit.

]]>
Before the final: Saluting the 2026 World Cup’s best stories https://alb-spirit.com/2026/07/19/before-the-final-saluting-the-2026-world-cups-best-stories/ Sun, 19 Jul 2026 22:37:12 +0000 https://alb-spirit.com/?p=326128 Rafaela Prifti Before the kickoff of the 2026 final at MetLife Stadium, here is a special salute to the breakout teams that captured our hearts with their “we belong here” performances: Kosova, Scotland, DR Congo, Jordan, Uzbekistan, Morocco, Norway (in quarter-finals) and others. A standout among them is Cabo Verde. In their first-ever World Cup, […]

The post Before the final: Saluting the 2026 World Cup’s best stories appeared first on Albspirit.

]]>

Rafaela Prifti

Before the kickoff of the 2026 final at MetLife Stadium, here is a special salute to the breakout teams that captured our hearts with their “we belong here” performances: Kosova, Scotland, DR Congo, Jordan, Uzbekistan, Morocco, Norway (in quarter-finals) and others. A standout among them is Cabo Verde. In their first-ever World Cup, they played both finalists, Spain and Argentina without losing a single game in regular time.

Representing an island nation of around 530,000 people in their historic international soccer debut, the Blue Sharks took defending champion Argentina to their limit. Not only did Cape Verde come incredibly close to pulling off one of the biggest upsets in the tournament’s history, but they proved to the world that they belong on the biggest stage of the sport, finishing their historic run with no regulation losses (including a 0-0 draw with Spain) and earning the respect of fans worldwide.

Beyond the championship’s crowning fairy tale of the Atlantic islands, the 2026 expansion of the World Cup to 48 teams, instead of the old 32 format, provided a platform for nations that have historically been sidelined to etch their names into football history.

Kosova in the playoffs of FIFA 2026 – A non-UN member state raised its flag, igniting hopes of fans and nations around the world! Their presence in the later stages symbolized a shifting dynamic in global football, proving that geopolitical size and traditional footballing pedigree are no longer the sole prerequisites for international success.

Scotland Forever – Around 50,000 Scotland fans packed Boston for two group stage matches and forged lasting bonds with America’s cradle of liberty. In just over a week, the Tartan Army drank the bars dry and won Boston’s heart in the process.

Conversely, the 2026 FIFA World Cup redefined the boundaries of international football, most notably through changes in ticket pricing and blatant commercialization. Perhaps the defining narrative of the 2026 World Cup will be the overturning of the red-card decision for the US team, an outcome viewed as a sign of corruption at the intersection of politics and sport.

Some of the most prominent “losers” of 2026 were the established powerhouses, Brazil, Germany, etc. Teams that boasted massive budgets, star-studded lineups, and generations of World Cup pedigree completely unraveled, leaving their fanbases in shock. While these heavyweights may view their early exits as a total failure, the true losers are those who fail to respect the changing landscape of the sport.

Foto: www.bozemandailychronicle.com

The post Before the final: Saluting the 2026 World Cup’s best stories appeared first on Albspirit.

]]>
Lennox Herald 1979/Rrëfimi ekskluziv i Murdo MacLeod, futbollistit të Celtic, pas kthimit nga Tirana https://alb-spirit.com/2026/07/06/lennox-herald-1979-rrefimi-ekskluziv-i-murdo-macleod-futbollistit-te-celtic-pas-kthimit-nga-tirana/ Mon, 06 Jul 2026 19:29:41 +0000 https://alb-spirit.com/?p=325775 Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Korrik 2026 Gazeta skoceze “Lennox Herald” ka botuar, të premten e 28 shtatorit 1979, në ballinë, rrëfimin ekskluziv asokohe të Murdo MacLeod (futbollistit të Celtic) pas kthimit të tij nga Tirana, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: […]

The post Lennox Herald 1979/Rrëfimi ekskluziv i Murdo MacLeod, futbollistit të Celtic, pas kthimit nga Tirana appeared first on Albspirit.

]]>
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Korrik 2026

Gazeta skoceze “Lennox Herald” ka botuar, të premten e 28 shtatorit 1979, në ballinë, rrëfimin ekskluziv asokohe të Murdo MacLeod (futbollistit të Celtic) pas kthimit të tij nga Tirana, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Përvoja ime shqiptare!

Murdo MacLeod tregon se si është në të vërtetë jeta atje

Ekskluzive nga Eric Wishart

Futbollisti i Celtic-ut nga Dumbartoni, Murdo MacLeod, kryqëzoi duart pas kokës, ngriti këmbët mbi tavolinën e sallonit dhe tha me një buzëqeshje ironike:

«Epo, të paktën kishte një gjë të mirë në Shqipëri – gratë bënin gjithë punën».

Murdo zbuloi se kishte pak arsye për t’u gëzuar në atë vend të vogël, i cili kishte jetuar nën regjimin e hekurt të Enver Hoxhës që nga vitet 1940.

«Më pëlqeu udhëtimi, tha ai disa orë pasi ishte kthyer në shtëpinë e tij komode në Barnhill Road, Dumbarton. Por nëse do të doja të jetoja atje, kjo është një çështje krejt tjetër».

Avioni çarter i ekipit Celtic u ul në një aeroport të izoluar pranë Tiranës dhe udhëtimi gjysmëorësh me autobus drejt qytetit u dha menjëherë një ide të jetës shqiptare.

«Fushat ishin plot me gra që punonin me vegla të vjetra dore,» kujton Murdo.

«Nuk shihje burra duke punuar askund. Ishte e çuditshme. Kur mbërritëm në qytet, nuk kishte fare trafik. Njerëzit ose ecnin në këmbë, ose lëviznin me biçikletë».

«Gjithashtu kishte shumë ushtarë përreth; disa ishin në pushim dhe thjesht rrinin, por shumë të tjerë ishin të armatosur dhe ruanin ndërtesat publike».

Veshja ishte «si në fillim të viteve ‘60 dhe pa ngjyra». Edhe pse njerëzit dukeshin miqësorë, lojtarët kishin pak kontakte me ta.

«Komunikonim përmes një përkthyesi, i cili ishte i vetmi që dinte anglisht. Ata u përpoqën shumë të na bënin të ndiheshim si në shtëpi».

«Hoteli nuk ishte i keq; dhomat kishin vaskë dhe dush, një radio të vjetër dhe një telefon të lashtë – sikur të ishte i vitit 1902».

«Na pyetën çfarë donim të hanim dhe ne zgjodhëm pulë me patate të skuqura. Dukej zgjedhja më e sigurt. Madje e hëngrëm dy herë».

Surpriza e tyre e parë e madhe ishte në seancën stërvitore të së martës në mbrëmje, kur rreth 10.000 njerëz erdhën për ta parë.

Ndeshja u zhvillua pasditen e ditës pasuese, në vapë të madhe, përpara rreth 35.000 spektatorëve.

Tashmë është histori se Partizani fitoi 1–0. Shqiptarët dominuan 35 minutat e para dhe më pas patën fat që ruajtën avantazhin deri në fund.

Tetë kamera televizive e filmuan ndeshjen nga të gjitha këndet, një fakt që, sipas tij, kompanitë tona televizive duhet ta marrin si shembull.

«Detyra jonë ishte të luanim futboll dhe jo të shqetësoheshim se kush lejohej të vinte. Por një gjë është e sigurt: do t’i mundim shqiptarët kur të vijnë në Parkhead».

Skuadra kaloi pak kohë jashtë hotelit, duke kaluar orët e lira në dhomat e tyre.

Aktiviteti i tyre kryesor shoqëror ishte një banket pas ndeshjes, ku shqiptarët kënduan disa këngë dhe skocezët bënë të njëjtën gjë, duke përfshirë edhe këngën tradicionale «Flower of Scotland».

Kur më në fund u larguan, u vonuan një orë – por, ndryshe nga fluturimet turistike britanike, kjo nuk ndodhi për shkak të trafikut ajror.

«Nuk kishte asnjë avion që mbërrinte apo nisej – ne ishim i vetmi fluturim në aeroport», tha Murdo.

Megjithëse nuk ka gjasa që ai të kthehet ndonjëherë në Shqipëri, Murdo nuk bleu asgjë për ta kujtuar vizitën e tij.

Blerja e vetme që bëri gjatë udhëtimit ishte në dyqanin duty-free gjatë rrugës për në shtëpi.

https://www.darsiani.com/la-gazette/lennox-herald-1979-pervoja-ime-shqiptare-rrefimi-ekskluziv-i-murdo-macleod-futbollistit-te-celtic-pas-kthimit-nga-tirana

The post Lennox Herald 1979/Rrëfimi ekskluziv i Murdo MacLeod, futbollistit të Celtic, pas kthimit nga Tirana appeared first on Albspirit.

]]>
Saimir Kadiu: Shuhet Kreshnik Tartari https://alb-spirit.com/2026/05/30/saimir-kadiu-shuhet-kreshnik-tartari/ Sat, 30 May 2026 20:59:26 +0000 https://alb-spirit.com/?p=324636 Shuhet Kreshnik Tartari, (Tiranë 21 korrik 1943- San Marino 30 maj 2026) një nga personalitetet më të mëdha të sportit shqiptar. Sporti shqiptar ka humbur sot Kreshnik Tartarin, një nga figurat e tij më të shquara, një emër që për dekada me radhë u identifikua me përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin në volejbollin shqiptar. Ai ishte […]

The post Saimir Kadiu: Shuhet Kreshnik Tartari appeared first on Albspirit.

]]>
Shuhet Kreshnik Tartari, (Tiranë 21 korrik 1943- San Marino 30 maj 2026) një nga personalitetet më të mëdha të sportit shqiptar.

Sporti shqiptar ka humbur sot Kreshnik Tartarin, një nga figurat e tij më të shquara, një emër që për dekada me radhë u identifikua me përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin në volejbollin shqiptar.

Ai ishte një nga volejbollistët më të talentuar të brezit të tij plot yje si Asllan Rusi, Ylli Shehu, Zhan Bonata, Dashamir Fagu, Enis Terihati, Anastas Panteqi, Kico Lena… një sportist që la gjurmë në parket me lojën, karakterin dhe pasionin për fanellën që përfaqësonte.

Por madhështia e tij nuk u kufizua vetëm te karriera si lojtar.

Kreshnik Tartari u shndërrua në një figurë historike të volejbollit shqiptar si trajner, duke arritur kulmet më të larta në drejtimin e volejbollit të femrave.

Mjeshtri Tartari ishte traineri i brezit më të mirë te volejbollit shqiptar të femrave, përfaqësuar nga Ela Tase, Mimoza Ibrahimi, Donika Muka, Eva Kavaja, Mira Dreni, Silva Turdiu, Lulzime Duka, Mira Podgorica, Jorgjeta Qirici, Agi Babuli…

Nën drejtimin e tij u formuan breza sportistësh, u ndërtuan ekipe fituese dhe u krijua një kulturë pune e disipline që vazhdon të mbetet model edhe sot.

Ai u dallua fillimisht si volejbollist i Dinamo Tirana, me të cilën arriti suksese të rëndësishme edhe në arenën europiane. Në sezonin 1971–72, Dinamo e meshkujve u rendit mes ekipeve më të mira të Europës, ndërsa Tartari ishte një nga shtyllat e skuadrës.

Megjithatë, emri i tij u bë i pavdekshëm si trajner. Ai ndërtoi ekipin legjendar të volejbollit të femrave të Dinamos, duke krijuar një epokë dominimi të rrallë në sportin shqiptar. Nën drejtimin e tij, Dinamo fitoi tituj të shumtë kombëtarë dhe u shndërrua në një nga skuadrat më të respektuara të volejbollit europian. Në sezonin 1989–1990 ai e çoi ekipin deri në vendin e tretë në Europë, një nga rezultatet më të mëdha në historinë e sportit shqiptar.

Karriera e tij përfshiu:

26 tituj kampionë si lojtar dhe trajner.

18 Kupa të Republikës.

17 pjesëmarrje në Kupat e Europës.

Mbi 400 ndeshje ndërkombëtare dhe mbi 2000 ndeshje zyrtare.

Një nga kulmet e karrierës së tij ishte edhe medalja e artë me kombëtaren e femrave në Mediterranean Games.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, ai u nderua me titujt më të lartë shtetërorë, përfshirë “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

Por përtej trofeve dhe statistikave, Kreshnik Tartari mbetet simbol i një brezi trajnerësh që e ngritën sportin shqiptar me dije, disiplinë dhe pasion. Breza të tërë volejbollistesh u formuan nën drejtimin e tij, duke e kthyer emrin e tij në një shkollë më vete të volejbollit shqiptar.

Për shumë sportdashës dhe specialistë, ai konsiderohet trajneri më i madh në historinë e volejbollit të femrave në Shqipëri.

Emri i Kreshnik Tartarit mbetet i lidhur përgjithmonë me një nga epokat më të ndritura të sportit shqiptar.

Kreshnik Tartari ishte më shumë se një trajner. Ai ishte edukator, frymëzues dhe mentor. Me qetësinë, urtësinë dhe autoritetin e tij profesional, ai fitoi respektin e sportisteve, kolegëve dhe kundërshtarëve. Ai i përkiste asaj race të rrallë njerëzish që nuk kërkojnë vëmendje për veten, por që lënë pas vepra që flasin më fort se çdo fjalë.

Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv shqiptar. Por trashëgimia që ai lë pas është e pashlyeshme. Ajo jeton në kujtimet e atyre që e njohën, në sukseset që ndërtoi dhe në historinë e volejbollit shqiptar, ku emri i tij do të zërë përherë një vend nderi.

Sot sporti shqiptar përkulet me respekt para figurës së Kreshnik Tartarit.

The post Saimir Kadiu: Shuhet Kreshnik Tartari appeared first on Albspirit.

]]>
Lorik Cana nderohet me “Urdhrin e Skënderbeut” https://alb-spirit.com/2026/04/13/lorik-cana-nderohet-me-urdhrin-e-skenderbeut/ Mon, 13 Apr 2026 20:55:02 +0000 https://alb-spirit.com/?p=323338 Në ceremoninë e Samitit të katër të Diasporës që u mbajt sot në Pallatin e Kongreseve, Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekoroi personalitete të Diasporës shqiptare të spikatur në fushat e tyre. Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana u dekorua me “Urdhrin e Skënderbeut”. Cana u shpreh gjatë fjalës së tij se është përpjekur me punë […]

The post Lorik Cana nderohet me “Urdhrin e Skënderbeut” appeared first on Albspirit.

]]>
Në ceremoninë e Samitit të katër të Diasporës që u mbajt sot në Pallatin e Kongreseve, Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekoroi personalitete të Diasporës shqiptare të spikatur në fushat e tyre.

Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana u dekorua me “Urdhrin e Skënderbeut”. Cana u shpreh gjatë fjalës së tij se është përpjekur me punë gjithnjë të mbahet lart krenaria dhe nderi i shqiptarëve.

“Gjithmonë kur jeni pranë një paneli me njerëzit tonë të mbledhur që kanë spikatur, pavarësisht se kemi luajtur në stadiume plot mbetet një diçka e veçantë. Më e veçantë kur ka të bëjë me një urdhër dhe mirënjohje duke pasur një vlerësim mbetet një krenari. Nuk e pranoj vetëm në emrin por në emrin e familjes sime, Agimit, gjyshërve, Ganiu ish delegat, xhaxhait tim. Duke shkuar deri te gjithë ky brum që na ka frymëzuar”, -u shpreh Cana.

The post Lorik Cana nderohet me “Urdhrin e Skënderbeut” appeared first on Albspirit.

]]>
Prof. dr. Skënder Asani: Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit https://alb-spirit.com/2026/03/31/prof-dr-skender-asani-nga-fusha-e-sportit-te-arkitektura-e-shtetit/ Tue, 31 Mar 2026 17:25:38 +0000 https://alb-spirit.com/?p=322930 Sporti, në veçanti futbolli, duhet të lexohet si një mekanizëm kompleks i ndërtimit të identitetit dhe shtetëror. Nga fushat e konfliktit të shekullit XX te stadiumet e shekullit XXI, rrëfimi i Kosovës ka kaluar nga tragjedia në afirmim, nga izolimi në përfaqësim. Sot, përmes këtyre sportistëve, ajo artikulon një gjuhë universale, gjuhën e meritës, profesionalizmit […]

The post Prof. dr. Skënder Asani: Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit appeared first on Albspirit.

]]>
Sporti, në veçanti futbolli, duhet të lexohet si një mekanizëm kompleks i ndërtimit të identitetit dhe shtetëror. Nga fushat e konfliktit të shekullit XX te stadiumet e shekullit XXI, rrëfimi i Kosovës ka kaluar nga tragjedia në afirmim, nga izolimi në përfaqësim. Sot, përmes këtyre sportistëve, ajo artikulon një gjuhë universale, gjuhën e meritës, profesionalizmit dhe dinjitetit.

Në horizontin e një rendi ndërkombëtar gjithnjë e më të ndërlikuar, ku shtetet e reja përballen me sfida të shumëfishta të legjitimitetit dhe dukshmërisë, ndeshja e fazës së eliminimit (play-off) ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e paraparë të zhvillohet më 31 mars për kualifikim në kampionatin botëror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tejkalon kufijtë e një eventi sportiv. Ajo shfaqet si një tekst i heshtur, por i fuqishëm, i diplomacisë publike, ku sporti artikulohet si një formë e rafinuar e ndikimit ndërkombëtar  një manifestim konkret i konceptit të Soft power.

Në këtë plan, fusha e lojës nuk është më vetëm një hapësirë konkurrimi fizik, por një arenë simbolike ku projektohen aspiratat shtetërore dhe ndërtohet narrativa e sovranitetit. Përmes performancës, disiplinës dhe etikës së lojës, Kosova synon të afirmohet si një subjekt politik i besueshëm, duke e shndërruar reputacionin në kapital diplomatik. Kjo është një formë e komunikimit ndërkombëtar që nuk mbështetet në imponim, por në tërheqje; jo në forcë të ashpër, por në bindje përmes shembullit.

Në thelbin e kësaj narrative qëndron një gjeneratë futbollistësh që përfaqëson më shumë sesa një ekip kombëtar ata janë një trupë simbolike e një identiteti në formim. Të rritur dhe të formuar në akademitë dhe ligat e Perëndimit, këta sportistë mishërojnë një kulturë të re të profesionalizmit, meritokracisë dhe përgjegjësisë kolektive. Ata janë produkt i sistemeve funksionale, ku suksesi ndërtohet mbi rregulla të qarta dhe standarde të larta, por mbi të gjitha, ata janë dëshmi e një lidhjeje të pashkëputshme me origjinën.

Kjo lidhje shndërrohet në një akt të vetëdijshëm përfaqësimi: veshja e fanellës kombëtare nuk është thjesht një detyrim sportiv, por një deklaratë identitare. Në mungesë të një investimi të drejtpërdrejtë shtetëror në formimin e tyre, përkushtimi i tyre merr një dimension moral, duke dëshmuar se identiteti kombëtar nuk është produkt i strukturave, por i ndërgjegjes. Kësisoj, ata ndërtojnë një urë midis diasporës dhe shtetit, midis përvojës individuale dhe aspiratës kolektive.

Në këtë kontekst, sportistët e Kosovës duhet të lexohen si bartës të një etike të re shtetformuese. Ata ofrojnë një model funksional të bashkimit përtej fragmentarizimit politik dhe social. Në lojën e tyre, individualiteti nuk zhduket, por vihet në funksion të kolektivit; talenti nuk absolutizohet, por harmonizohet me disiplinën; suksesi nuk është rastësi, por rezultat i një vizioni të përbashkët. Kjo është pikërisht ajo që shpesh mungon në praktikën politike: koherenca midis qëllimit dhe veprimit.

Prandaj, dimensioni normativ i kësaj analize është i qartë dhe i pashmangshëm: elitat politike të Kosovës duhet të reflektojnë mbi këtë model. Në një kohë kur ndarjet e brendshme dhe mungesa e meritokracisë shpesh e dobësojnë funksionalitetin institucional, përvoja e kësaj gjenerate sportive ofron një leksion të drejtpërdrejtë. Bashkimi rreth një objektivi të përbashkët, ndërtimi i besimit të ndërsjellë dhe funksionimi mbi baza profesionale janë parime që në sport prodhojnë fitore  dhe që në politikë do të mund të prodhonin stabilitet dhe zhvillim.

Në një rrafsh më të gjerë analitik, kjo ndeshje hap edhe një reflektim mbi pozicionimin e Kosovës në atë që mund të quhet “tregu global i shteteve”. Në këtë hapësirë konkurruese, ku shtetet matin veten jo vetëm përmes fuqisë ekonomike, por edhe përmes reputacionit diplomatik dhe kapitalit kulturor, hyrja në “ligën e madhe” kërkon më shumë sesa ekzistencë formale. Kërkon performancë të qëndrueshme, standarde të larta dhe aftësi për të ndërtuar besueshmëri në kohë.

Analogjia me futbollin është këtu më shumë se metaforë: ashtu si një ekip që synon të kualifikohet në një kampionat botëror, edhe një shtet që synon integrimin ndërkombëtar duhet të përmbushë kritere të qarta dhe të dëshmojë konsistencë në veprim. Në këtë kuptim, gjenerata aktuale e futbollistëve të Kosovës përfaqëson pikërisht këtë potencial: një kombinim të profesionalizmit, disiplinës dhe aftësisë për të konkurruar në mënyrë të barabartë me aktorë më të konsoliduar.

Kjo trajektore nuk mund të kuptohet jashtë kontekstit historik dhe gjeopolitik që e ka formësuar Kosovën si subjekt politik. Roli i NATO-s dhe ndërhyrja vendimtare e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Luftës së Kosovës përbëjnë themelin mbi të cilin është ndërtuar liria dhe mundësia për afirmim ndërkombëtar. Nga një realitet i mbijetesës, Kosova ka kaluar në një fazë të re atë të konkurrencës, ku sfida nuk është më ekzistenca, por performanca.

Në përmbyllje, kjo analizë synon të artikulojë një tezë të qartë: sporti, në veçanti futbolli, duhet të lexohet si një mekanizëm kompleks i ndërtimit të identitetit shtetëror. Nga fushat e konfliktit të shekullit XX te stadiumet e shekullit XXI, rrëfimi i Kosovës ka kaluar nga tragjedia në afirmim, nga izolimi në përfaqësim. Sot, përmes këtyre sportistëve, ajo artikulon një gjuhë universale, gjuhën e meritës, profesionalizmit dhe dinjitetit.

Kjo gjuhë nuk është vetëm për publikun ndërkombëtar. Ajo është një thirrje publike për elitën politike. Sepse, nëse shteti dëshiron të jetë i qëndrueshëm, dinjitoz dhe konkurrues në skenën globale, ai duhet të mësojë nga ata që, me dashuri dhe me përkushtim, po e përfaqësojnë shtetin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shkup, 30 mars 2026.

The post Prof. dr. Skënder Asani: Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit appeared first on Albspirit.

]]>
John Alite në përkrahje të Kosovës para duelit me Turqinë https://alb-spirit.com/2026/03/30/john-alite-ne-perkrahje-te-kosoves-para-duelit-me-turqine/ Mon, 30 Mar 2026 17:16:12 +0000 https://alb-spirit.com/?p=322904 Asambleisti shqiptar i “English Town” në New-Jersey, John Alite ka postuar një video përkrahëse për Kosovën para ndeshjes finale të “play-off”-it në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ndaj Turqisë të martën në “Fadil Vokrri”. Përmes një postimi në Instagram, Alite ka shkruar: “Të martën! Forca Kosova”. Kujtojmë se Kosova mposhti Sllovakinë në udhëtim […]

The post John Alite në përkrahje të Kosovës para duelit me Turqinë appeared first on Albspirit.

]]>
Asambleisti shqiptar i “English Town” në New-Jersey, John Alite ka postuar një video përkrahëse për Kosovën para ndeshjes finale të “play-off”-it në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ndaj Turqisë të martën në “Fadil Vokrri”.

Përmes një postimi në Instagram, Alite ka shkruar:

“Të martën! Forca Kosova”.

Image

Kujtojmë se Kosova mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 3:4 për të siguruar finalen e “play-off”-it, aty ku do të mësohet kombëtarja që do të sigurojë biletën për Kupën e Botës.

The post John Alite në përkrahje të Kosovës para duelit me Turqinë appeared first on Albspirit.

]]>
Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP https://alb-spirit.com/2026/03/26/beyond-the-game-kosovas-roadmap-to-victory-2026-fifa-world-cup/ Thu, 26 Mar 2026 16:53:07 +0000 https://alb-spirit.com/?p=322838 How does a country without universal recognition play its way onto the world’s biggest stage? Rafaela Prifti Kosova is on the brink of making history by securing a spot in the 2026 World Cup, the world’s premier sporting event. The country’s trajectory toward international standing through sports provides a rare roadmap worthy of analysis – […]

The post Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP appeared first on Albspirit.

]]>

How does a country without universal recognition play its way onto the world’s biggest stage?

Rafaela Prifti

Kosova is on the brink of making history by securing a spot in the 2026 World Cup, the world’s premier sporting event. The country’s trajectory toward international standing through sports provides a rare roadmap worthy of analysis – one that Juan Manuel Montoro explores by highlighting a unique blend of talent, diplomacy and foresight.

Kosova national team has reached the playoffs for the first time ever in only its third qualifying campaign. Kosova must win its next two matches: first, against Slovakia in Bratislava on March 26, then in Prishtina on March 31 against either Turkey or Romania. The magnitude of this moment cannot be overstated.

“Beyond the game, this moment marks a profound shift in the nation’s journey of external recognition with a powerful internal impact. Kosova symbols of identity, flag, anthem, team are no longer abstract representations of statehood – they are living shared experiences that define a new era for the country and its people,” says Juan Montoro, PhD candidate at the University of Lausanne, Switzerland.

He presented a write-up of his thesis at the 2025 ASEEES Conference in Washington DC, which caught my attention and prompted a few hours of phone conversations. Montoro believes that “the keyword missing in most of the narratives about Kosova is “its agency in sports.” “This matters because it challenges the idea that states first exist politically and only later symbolically. In Kosovo’s case, symbolic agency through sports preceded and helped consolidate political agency. There are at least two examples from world of sports such as Northern Cyprus and Western Sahara that have not been successful to get membership into international tournaments,” Montoro explains.

Adding that “Football, as a rule, is framed as a late byproduct of statehood. Kosovo is an exception. Sports in Kosovo functioned as a laboratory of agency long before political sovereignty was secured. Starting with parallel football leagues in the 1990s to strategic engagement with international federations, Kosova acted as a political subject even when it was denied formal recognition.”

Originally, Montoro identified five phases of Kosova’s soccer history, but has added a sixth given the current developments, see chart.

Credit for where Kosova soccer is now belongs to several actors and figures across generations. The foundational courage of figures like Errol Salihu, who in 1991 broke away from the Yugoslav system and helped establish an independent Kosovar league under conditions of open threats, repression, and structural discrimination. Without that rupture, there would be no institutional memory to build upon. Secondly, the symbolic and political leadership of the late Fadil Vokrri was crucial in translating domestic resistance into international legitimacy. He understood that football was a diplomatic language. Thirdly, the current leadership deserves clear recognition. The Football Federation of Kosovo under Agim Ademi has provided institutional stability and long-term vision, while head coach Franco Foda has been remarkably effective in shaping a competitive team—strong both at home and away. His ability to scout, convince, and integrate diaspora players has been decisive in turning transnational identity into sporting strength. Clearly, the players themselves—many navigating complex diasporic trajectories—have transformed personal choices into collective achievement. Kosovo’s current position is the result of three decades of accumulated courage, strategy, and consistency.

Montoro’s interest in Kosovo sparked in 2019. He was part of team involved in a cultural relations project that explored how Kosovars perceived Spain and the Hispanic world, particularly in light of Spain’s non-recognition of Kosovo. It marked his first direct engagement with the country. Prior to that work, Montoro Master’s Thesis focused on Skopje and the construction of Macedonian national identity. What struck him about Kosovo, was that it was the first time I encountered a society where questions of recognition were lived realities, which means not finding your state, the country whose passport you carry with you in the international database of countries or even the airport,” says Montoro. Since 2019, he has collaborated on Kosovo-related projects, while seeing a gradual shift from cultural diplomacy to sports diplomacy. “In truth, by 2023, this line of research had stopped being just an academic interest and had clearly become a passion.” The engaging topic of conversation with his friends and colleagues gradually developed into his PhD thesis in Sport Sciences at the University of Lausanne. It focuses on Kosovo’s path to international agency through sport.

Montoro asserts that charting the history of Kosovo’s sporting history highlights some important takeaways:

Membership matters more than recognition, being in FIFA and UEFA transformed Kosovo from a contested case into a routine participant. Routine is powerful—it stabilizes legitimacy.

Agency is practiced, not granted. Kosovo acted as if it belonged long before it was formally accepted. Institutions eventually adapted to that persistence.

Symbolism outlasts political debates. Flags, anthems, fixtures, and rankings circulate faster and more durably than diplomatic statements.

Bonding with national symbols over time, initially viewed with skepticism by citizens, who favored attachments to Albanian symbols, over time, Kosovo’s state symbols developed precisely because those symbols had to be defended in international arenas, for instance when facing the protocols of non-recognition applied by countries like Spain. Repeated exposure and collective defense turn symbols into lived attachments.

Rooting for more than one national team. Dual loyalty is sports is a real thing. Speaking from personal experience, he says that as a Uruguayan with an Italian passport, father of Spanish children, and a PhD candidate in Switzerland, “I also feel represented by Kosovo.” Kosovo is a unique case in contemporary international sport and on that, the final whistle has been blown.

Juan Manuel Montoro, MA, Catholic University of Uruguay, is PhD Candidate at the University of Lausanne, Switzerland

Photo: Chart 6 phases of Kosovo Football

Fadil Vokrri Kosovo Full Membership at FIFA

FIFA Charter 2016: “Country – an independent state recognized by the international community”, FIFA Charter 2024: “Country – a state recognized as independent by a majority of members of the United Nations”.

The post Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP appeared first on Albspirit.

]]>
Përse gjimnazit të qytetit të Laçit ose stadiumit të futbollit, duhet t’i vihet emri “Ndue Tarazhi” dhe një bust i tij? https://alb-spirit.com/2025/12/22/perse-gjimnazit-te-qytetit-te-lacit-ose-stadiumit-te-futbollit-duhet-ti-vihet-emri-ndue-tarazhi-dhe-nje-bust-i-tij/ Mon, 22 Dec 2025 17:24:27 +0000 https://alb-spirit.com/?p=319088 Nga DASHNOR KALOÇI -Në vend të një letre të hapur, drejtuar kryetares së Bashkisë së Laçit, znj. Majlinda Cara – Edhe pse një qytet i ri i cili e ka zanafillën në fillimin e viteve ’60-të, kur u ndërtuan pallatet dhe banesat e para, Laçi ka historinë e tij dhe atë histori e kanë bërë […]

The post Përse gjimnazit të qytetit të Laçit ose stadiumit të futbollit, duhet t’i vihet emri “Ndue Tarazhi” dhe një bust i tij? appeared first on Albspirit.

]]>

Nga DASHNOR KALOÇI

-Në vend të një letre të hapur, drejtuar kryetares së Bashkisë së Laçit, znj. Majlinda Cara –

Edhe pse një qytet i ri i cili e ka zanafillën në fillimin e viteve ’60-të, kur u ndërtuan pallatet dhe banesat e para, Laçi ka historinë e tij dhe atë histori e kanë bërë njerëzit që jetuan, punuan dhe kontribuuan për vite me radhë në atë qytet, i cili që nga viti 1992, njihet si Laçi i Kurbinit. Të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit, ata lënë emrin dhe gjurmët e punës së tyre, aq sa kujtohen për mirë edhe sot, kur kanë kaluar më se tre dekada që ata janë larguar nga ai qytet ku kaluan pjesën më të madhe të jetës. Janë me dhjetëra, nga profesione e fusha të ndryshme të jetës, si ndërtuesë, montatorë, ekonomistë, mjekë, mësues, inxhinierë, artistë, muzikantë, ushtarakë etj., dhe për t’i përmendur të gjithë, nuk mjaftojnë këto pak radhë. Madje nuk mjafton as dhe një libër voluminoz për të nxjerrë në pah punën e tyre dhe kontributin që ata dhanë për atë qytet. Por këtu në këtë shkrim po ndalemi shkurtimisht vetëm tek fusha e sportit, pasi nga ai qytet kanë dalë sportistë dhe trajnerë të njohur, madje kampionë kombëtarë që bënë emër të madh, jo vetëm në aktivitetet kombëtare, por edhe në ato ndërkombëtare.


Shahije Zogu Billa, “Mjeshtre Sporti”, kampione kombëtare në sportin e qitjes

Me origjinë nga fshati Valikardhë i Peshkopisë, Shahije Billa u aktivizua që e vogël me sportin e qitjes dhe prej rezultateve të larta, në vitin 1963 mori pjesë me ekipin kombëtar të Shqipërisë në Lojërat e Ganefos në Indonezi dhe më pas në disa gara të tjera në Republikën Popullore të Kinës. Për dhjetë vite me radhë (1956-1966), Shahija ishte kampione kombëtare në garën me pushkë (1 herë 60), duke lënë pas qitëset me të mira të ekipeve të kryeqytetit. Aty nga mesi i viteve ’60-të, me kontributin e saj personal dhe me punë vullnetare (pa pagesë), ajo ngriti një poligon modern në qytetin e Laçit, (nga më të mirët në shkallë republike dhe në rajon), i cili u inagurua në vitin 1974 dhe aty ajo krijoi ekipet zinxhir të moshave, deri tek ato për të rinj dhe të rritur, për meshkuj dhe për femra. Besnik Mustafa, Kastrot Elezi, Tonin Lajthia, Maqo Gramo, Agron Dashi, Zaho Vlashi, etj., ishin disa nga ekipi i të rriturve me rezultate të larta. Po kështu ekipi i të rejave dhe të rinjve, nën drejtimin e Shaije Billës, me qitësit e qitëset; Halit Cara, Fiqerete Demiri, Ina Dragovoja, Mimoza Lajthia, Zana Gramo, Zana Gjini, Zenel Dema, Lindita Palushi, Mimoza Pepa etj., arritën të grumbullohen edhe në ekipin kombëtar, duke kanë konkurruar edhe në aktivitete ndërkombëtare, si Lindita Palushi (Kodra) dhe Fiqrete Demiri (Cara). Për rezultatet e saj të larta si trajnere, Federata e Qitjes e caktoi Shahijen si trajnere të ekipit kombëtar për vajza për në Kampionatin Europian që u zhvillua në Itali në vitin 1979, ku Elizabeta Karabolli, për herë të parë mori vendin e 3-të nga 28 shtete të Europës. Shahije Billa (“Mjeshtre Sporti”), është ndarë nga jeta në vitin 2021, pasi kishte emigruar jashtë me dy fëmijët e saj, (Mimozën dhe Ardianin), ish- pjesëtarë të ekipit të qitjes “Kastrioti”, ku ajo ishte trajnere.

Lindita Palushi Kodra, qitëse “Mjeshtër i Madh”, kampione e Europës në vitin 2007 në Granda të Spanjës, në garën me pistoletë 30 + 30

Ndër dhjetëra sportistë që stërviti dhe përgatiti Shahije Billa për gati 30 vite me radhë në qytetin e Laçit me ekipin “Kastrioti” (Laçi përfaqësonte rrethin e Krujës), suksesin më të madh e arriti qitësja Lindita Palushi (Kodra), e cila përveçse doli disa herë kampione kombëtare në garën e saj me pistoletë, ishte dhe anëtare e ekipit kombëtar të Shqipërisë në disa aktivitete ndërkombëtare. Rezultatin më të lartë si përfaqësuese e ekipit kombëtar të Shqipërisë, ajo e arriti në kampionatin Evropian të qitjes në Granada (Spanjë) më 11 korrik 2007, ku në qitjen me pistoletë (30 + 30), fitoi titullin e kampiones së Europës, duke arritur 584 pikë, me vetëm 1 pikë më shumë nga sportistja M. Dorjsuren. Për rezultatet e saj të lartë në disa olimpiada botërore, në vitin 2010, Lindita Palushi u nderua nga Presidenti i Republikës, me medaljen e lartë “Mjeshtër i Madh”, medalje e cila iu akordua edhe Diana Matës, Elisabeta Karabollit, Ermira Dingut dhe Emanuela Kolës, ku të pesta konsiderohen si legjendat e sportit shqiptar të qitjes.

Marinda Preka (Milo) atlete, “Mjeshtre Sporti”, kampione kombëtare dhe nënkampione e Ballkanit në vitin 1977

Marinda Preka (Milo), e lindur dhe e rritur në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit, vazhdoi shkollën e Mesme të Mjeshtërisë Sportive në qytetin e Durrësit, ku u aktivizua në garat e atletikës duke arritur rezultate shumë të larta. Më pas ajo u diplomua në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë, ku u shpall kampione e vendit për gjashtë vite radhazi, nga 1975 deri në 1981, në disiplinat 400, 800, 1500 dhe 3000 metra. Gjatë atyre viteve ajo mori pjesë në disa aktivitete ndërkombëtare si pjesëtare e ekipit kombëtar të Shqipërisë, duke fituar disa medalje, por rezultatin më të lartë e arriti në vitin 1977, duke u shpallur nënkampione e Ballkanit. Edhe pse u largua që në moshën 15 vjeçare nga vendlindja e saj, duke përfaqësuar ekipet e kryeqytetit dhe atë të “Tomorrit” të Beratit ku Marinda krijoi familje dhe jeton ende (bashkëshorti, Kristaq Milo, ish-futbollist) ajo gjithmonë është prezantuar si; “vajza nga Fushë-Kuqja e Laçit” dhe nisur nga ky fakt, bashkia e Kurbinit e ka nderuar me titullin “Qytetare Nderi”, ashti siç e ka nderuar edhe Bashkia e Beratit.

Pjetër Pëllumbi, atlet, “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, rekordmen dhe kampion kombëtar në garën e maratonës

Me origjinë nga Malësia e Shkodrës, por i lindur dhe i rritur në fshatin Alk-Gurëz të Kurbinit ku mbaroi dhe shkollën 8-vjeçare, Pjetër Gjergj Pëllumbin, nuk e pranua fare as për konkurrim në Shkollën e Mjeshtërisë Sportive në Tiranë. Me shumë peripeci, mundi që të regjistrohej në shkollën Teknike (Politeknikumi “7 Nëntori”), ku ra në sy menjëherë për fizikun e tij dhe mësuesit e edukimit fizik Ismet Bellova e Ali Mema, e rekomanduan për tek ekipi i të rinjve “17 Nëntori” i Tiranës, ku nën drejtimin e trajnerëve, Lutfi Ryta, Shaban Lame dhe Hajri Aliaj, Pjetri u stërvit në garat e 1500 m., 3000 m. dhe 10.000, m., gara në të cilat ai do të konkurronte me shumë sukses, madje duke arritur dhe thyer edhe rekordet kombëtare të moshave. Pas mbarimit të asaj shkolle, Pjetri u dërgua në kryente stazhin dy vjeçar në Fushë-Krujë dhe pasi e përfundoi atë, për arsye biografike, nuk iu dha e drejta për të ndjekur Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Kështu ai u dërgua të kryente shërbimin ushtarak në repartin e tankeve në qytetin e Laçit, ku nuk qëndroi shumë, sepse, falë edhe rezultateve të larta që ai kishte në garën e Maratonës, pas disa muajsh, e tërhoqi Klubi Sportiv “Partizani”, duke e sistemuar aty ku grumbulloheshin sportistët më cilësorë.

Tek ekipi “Partizani” Pjetri u stërvit nga trajnerët e njohur; Theodhos Duro, Sadik Demiraj, Besim Bekteshi e, sidomos nga mjeshtri kampion dhe ish-konkurrenti i tij në garën e maratonës, legjendari Ndrek Aliaj. Nisur nga kjo, në vitin 1980-të Pjetri arriti kohën 2 orë e 30 minuta e 08 sekonda, rezultat të cilin e përmirësoi një vit më vonë në 1981-in, (me kohën 2 orë e 26 minuta e 19 sekonda), çka do t’i jepte atij titullin e kampionit dhe rekordit kombëtar në garën e Maratonës. Pas këtyre sukseseve, me ndërhyrjen e Klubit Sportiv “Partizani”, Pjetrit iu dha e drejta të vazhdonte studimet e larta në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, duke u diplomuar me rezultate të larta. Te Klubi Sportiv “Partizani”, Pjetri qëndroi për 15 vite me radhë dhe në fillimin e viteve ’90-të, emigroi në Itali, ku për 15 vite të tjera, punoi si pedagog i rehabilitimit fizik në disa klinika të Romës, ku ai punon e jeton ende me familjen e tij.

Ndue Tarazhi, sportist dhe trajner i basketbollit e futbollit të Laçit, për më shumë se 30 vite

Pinjoll i një prej familjeve më emër dhe histori të madhe të rrethit të Mirditës, (prej nga ka trashëguar dhe mbiemrin), Ndue Tarazhi pasi u diplomua në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë në vitin 1966, u emërua në qytetin e Krujës, ku krahas aktivizimit me ekipin e volejbollit si një nga lojtarët kryesorë, së bashku me dy kolegët e tij, Ilia Gaxho dhe Drita Nikshiqi (Saka), ndërtuan këndin e lojërave me dorë, duke ua lënë dhuratë atij qyteti, ku ekipi “Kastrioti” në volejboll konkurroi me sukses për vite me radhë në kategorinë e parë (kategoria superiore sot). Në vitin 1968, Ndue Tarazhi u transferua në qytetin e Laçit, ku krahas punës si mësues i edukimit fizik, jashtë orarit të mësimit, ndërtoi fushat e para të basketbollit dhe ambientet e tjera sportive që deri atëhere nuk ekzistonin fare në atë qytet të ri që sapo kishte filluar të ndërtohej. Që në vitin 1970, ai formoi një ekip basketbolli me nxënës të gjimnazit të Laçit të cilët i stërviste në një kënd lojërash në qendër të qytetit, (“Fusha e zezë të Trekëndëshi”) të cilin e ndërtoi po vetë në mënyrë vullnetare dhe pa asnjë investim nga shteti. Pasi konkurroi në disa kampionate kombëtare për të rinj dhe të rritur ekipi “Kastrioti” (Laçi në atë kohë varej nga Kruja dhe përfaqësonte rrethin), nën drejtimin e trajnerit Ndue Tarazhi, në vitin 1973, doli në kategorinë e parë, në kampionatin kombëtar që u zhvillua në qytetin e Pogradecit. Kjo ishte një ngjarje shumë e madhe dhe një sukses i jashtëzakonshëm për ekipin e Laçit, pasi në ato vite edhe qytete të mëdha, nuk e kishin të zhvilluar sportin e basketbollit, aq sa në të gjithë Veriun, vetëm ekipi “Vllaznia” e Shkodrës konkurronte në kategorinë e parë.

Kështu ekipi “Kastrioti” i Laçit në basketboll për të rinj, ku bënin pjesë Ndue Frroku (Ndoj), Anton Kaçaj, Viktor Kola, Lutfi Ligdisha, Pashk Kola, Tonin Prenga, Shpëtim Gjoni, Lazër Gurra, Idriz Kasa, Bardhyl Fejzo, Ridvan Resuli, Genc Shtylla, Vladimir Sala, Gëzim Kaloçi, Agron Mehmeti, Sandër Krosi, etj., konkurroi me dinjitet në mes ekipeve më të mira të Shqipërisë. Madje duke fituar bindshëm edhe ndaj ekipeve të kryeqytetit, siç ishte “Dinamo”, etj. Suksesin me të rinjtë, Ndue Tarazhi e përsëriti dy vjet më vonë, kur po me atë ekip të rinjsh, në majin e vitit 1976, konkurroi në kampionatin kombëtar të të rriturve, duke mundur në finale në Tiranë (në Pallatin e Sportit “Partizani”) ekipin “Apollonia” të Fierit, i cili kishte vite që konkurronte në kategorinë e parë. Në përbërje të atij ekipi ishin: Ndue Frroku (Ndoj), Ylli Eveli, Anton Kaçaj, Ylli Çuka, Zeka (shkodrani), Gjeto Meta, Todi Koja, Skënder Marku, Viktor Kola, Lutfi Ligdisha, Lazër Gurra, Dhurim Gjoni, Shpëtim Gjoni, etj. Ky ishte një sukses i jashtëzakonshëm për një qytet të vogël si Laçi (në ato vite me 12 mijë banorë), pasi në atë fushë të zezë me qymyr që trajneri Ndue Tarazhi e mirëmbante vetë (duke e lagur me zorrën e ujit çdo ditë para stërvitjes dhe para ndeshjeve, e duke e vizuar me gëlqere) erdhën ekipet më të mira të Shqipërisë, si: “Partizani”, “17 Nëntori”, “Vllaznia”, “Dinamo”, “Lokomotiva”, “Skënderbeu”, “Flamurtari”, “Labinoti” etj., të drejtuar në trajnerët më në zë të atyre viteve, si; Qemal Shalsi, Bujar Shehu, Astrit Greva, Petrit Osmani, Feti Borova, etj.

Në ato ekipe asokohe aktivizoheshin legjendat e basketbollit shqiptar, si Agim Fagu, Kastritot Mushi, Robert Kushtrim Zaçe, Gazmend Çaçi, Vaso Shaka, Kostandin Shkurti, Piro Koleka, Kujtim Kasmi, Refik Vorfa, Viktor Papavangjeli, Vladimir Agaraj, Ilir Trebicka, etj. Po kështu, disa nga basketbollistët stërvitur e përgatitur nga trajneri Ndue Tarazhi në atë kohë, si Ndue Frroku (Ndoj), Ylli Çuka, Dhurim Gjoni, etj., e vazhduan sportin me ekipet e kryeqytetit, si “Studentit” apo “Dinamos”, madje duke qenë lojtarë bazë të këtyre ekipeve. Duke parë suksesin e arritur me ekipet e basketbollit të qytetit të Laçit, në fundin e viteve ’70-të, titullarët e rrethit të Krujës, i kërkuan Ndue Tarazhit, që të merrte ekipin e futbollit të Laçit (“Industriali”) dhe ta ngrinte atë në kategoritë më të larta. Dhe ashtu ndodhi vërtet. Në vitin 1979, Ndue Tarazhi ia dorëzoi ekipin e basketbollit trajnerit Petrit Bardhi, (krahut të tij të djathtë) dhe krahas rregullimit të fushës së futbollit në periferi të qytetit ku ai punonte vetë çdo ditë, filloi stërvitjen me ekipin. Krahas “Gardës së vjetër”, si Ahmet Shafloqi, Agim Shtylla, Lulëzim Avdyli, Nikoll Noka, Dodë Zima, Edmond Zaimi, Mark Papa, Preng Ndoci, Edmond Lako, etj., ai ripërtëriu ekipin dhe afroi lojtarë të tjerë, si; Sokrat Zhango, Preng Kërçi, Fatos Sanxhaku, Agim Duro, Marash (portieri i dytë nga fshati Adriatik), Sadedin Zavalani, Tefik Tirana, Fatos Kokalari, Robert Prillo, Arben Feshti, Lulzim Huna, Bashkim Curri, Lek Jushi, Kiço Qose, Fran Laska, Edmond Qesja, Sabah Mici, Pal Dajçi, Pëllumb Yzeiri, Arben Karamani, Artan Guni, Agim Curri, Tonin Mirashi, Kujtim Ceka, Agim Ramabana, Paulin Deda, Nikolin Deda, Arqile Zhango, Kujtim Dauti, Shkëlqim Hoxha, Fatos Hoxha, Artan Nani, Astrit Xhelo, Marjan Piroli, Andi Vuthi, Agustin Ujka, Franc Ujka, Paulin Frroku, Artur Ndoci, Adriet Gjergji, Edmond Dosti, Vladimir Gjoni, Altin Çuko, Ilir Keçi, Gjergj Filipi, Ilir Preloshi, Luan Mlika, Eduart Kraja e deri te më të rinjtë, Erjon Kaçi, Miri Nani, Altin Kaçi, Ilir Kaloçi, etj.

Me këtë futbollistë, trajneri Ndue Tarazhi konkurroi denjësisht në kampionatet kombëtare të kategorisë së tretë dhe të dytë, deri në vitin 1990, kur ai u emërua si Shefi Klubit Sportiv të Laçit dhe ekipin ua dorëzoi trajnerëve Luigj Doda, Arben Feshti, Pal Dajçi (ish-ndihmësa të tij) dhe më pas trainerit të mirënjohur nga Tirana, Astrit Maçit, të cilët e nxorën Laçin në kategorinë e parë. Ai ekip futbolli që u stërvit dhe u përgatit për vite me radhë nga trajneri Ndue Tarazhi, pas viteve ’90-të, do të vazhdonte të konkurronte me sukses në kategorinë superiore, tashmë me President të ekipit Ndrec…(nga Puka) Filip Gjoka, Agim Myrto, Ermal Laçi etj., e së fundi Pashk Laska, që e ka dhe aktualisht ekipin, nën drejtimin e të cilit Laçi do të merrte pjesë dhe në kupat e Europës. Po kështu disa nga futbollistët e përgatitur nga Ndue Tarazhi, si Pëllumb Yzeiri, Edmond Dosti, etj., në fillimin e viteve ’90-të, u aktivizuan në kategorinë superiore me ekipin e “Kastriotit” të Krujës, “Bylisit”, “Partizanit”, etj., madje duke u aktivizuar edhe në Kupat e Europës, apo duke u shitur me ekipe të huaja, si Edmond Dosti në Austri, etj.

Ndue Frroku (Ndoj), basketbollist me ekipin e Laçit, “Studentin” dhe “Dinamon”, pikë-shënuesi më i mirë i kampionatit në vitin 1976

Ndue Frroku (Ndoj), me origjinë nga fshatrat e Pukës ku kaloi dhe disa vite të shkollës fillore, në fillimin e viteve ’60-të u vendosën familjarisht në qytetin e Laçit, ku ai filloi të joshej nga sporti i basketbollit, duke parë specialistët kinezë që luanin në kohën e lirë në një fushë të në qendër të qytetit të Laçit, (para Trekëndëshit), e ndërtuar enkas për ta që nga viti 1966. Pikërisht që në atë kohë Nduja filloi të luante basketboll dhe dy tre vjet më vonë, ai u pikas nga trajneri Ndue Tarazhi, i cili e aktivizoi në përbërje të ekipit të rinjve dhe atij të rriturve, në kampionatet e kategorisë së dytë që zhvilloheshin me sistem grumbullimi. Ndue Frroku ishte lojtari kryesor dhe pikë-shënuesi më i mirë në finalet e kategorisë së dytë të zhvilluara në qytetin e Pogradecit në majin e vitit 1973, ku ekipi i drejtuar nga trajneri Ndue Tarazhi, fitoi të gjitha ndeshjet dhe doli në kategorinë e parë, (superiorja sot).
Po kështu, Ndue Frroku ishte lojtari bazë dhe pikë-shënuesi më i mirë e ekipit “Kastrioti” i Laçit në finale ndaj “Apollonisë” së Fierit në finalen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Partizani” më 16 maj 1976, ku Laçi fitoi dhe doli në kategorinë e parë (superiorja sot). Po kështu në kampionatin kombëtar të të rriturve 1976-1977, edhe pse në moshën 21 vjeçare, Ndue Frroku (Ndoj) ishte një nga lojtarët më të mirë dhe gjithashtu edhe një nga pikë-shënuesit më të mirë të vendit, duke lënë prapa sportistë të njohur, të konsideruar si legjendat e basketbollit shqiptar, si; Vaso Shaka, Viktor Papavangjeli, Agim Fagu, Kushtrim Zaçe, Robert Kuqo, Gazmend Çaçi, Ilir Trebicka, Vladimir Agaraj, Refik Vorfa, Hidajet Kotrri etj. Lidhur me këtë, në librin “Me basketbollin ndër vite – (Libri i dytë) – Historia e basketbollit shqiptar të meshkujve”, të autorëve Xhorxhi Vasili, Prof. asoc. Dr. Gavrosh Kavaja e Dr. Spiro Kavarati, ndërmjet të tjerash në fq. 193, thuhet: “Në ndeshjen ‘Dinamo’ – Kastrioti’ që përfundoi me rezultatin 92-81, skuadra krutane la përshtypje të mira, sidomos Ndue Frroku, që shënoi plot 42 pikë”. Ndërsa në fq. 206, thuhet: “Disa shifra nga kampionati. Shënuesit më të mirë pas dy fazave, janë: Ndue Frroku (‘Kastrioti’) 424 pikë, Viktor Papavangjeli (‘Flamurtari’) 418, Ilir Trebicka (‘Dinamo’), 417 pikë”.
Ndue Frroku (Ndoj), në ato vite ishte një nga basketbollistët me preçizionin më të lartë (kryesisht gjuajtjet me tabelë) dhe gjithashtu më të fortë fizikisht që kishte Shqipëria, të cilin nuk mund ta markonin dot as dhe lojtarët më të mirë të ekipeve të kryeqytetit. Nisur nga kjo, në një ndeshje të zhvilluar për Kupën e Republikës në Pallatin e Sportit të Durrësit në vitin 1978, Ndue Frroku arriti që të shënonte plot 66 pikë, kundër ekipit “17 nëntori”, rekord që ende nuk është thyer edhe pas 47 vitesh. Ndue Frroku u aktivizua me ekipin “Kastrioti” të Laçit deri në vitin 1978, pasi filloi studimet në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, duke u aktivizuar me “Studentin” dhe më pas për afro 13 vite me “Dinamon”, duke qenë një nga lojtarët e pesëshes bazë të atij ekipi, madje duke u grumbulluar edhe me ekipin kombëtar. Në fillimin e viteve ’90-të, Ndue Frroku emigroi familjarisht në SHBA-ës ku jeton ende, por pa e harruar kurrë qytetin e Laçit, ku ai vjen çdo vit, për t’u takuar me shokë e tij dhe Ndue Tarazhin e Petrit Bardhin, dy trajnerët legjendarë, që nuk e kanë braktisur atë qytet.


Pjetër Xhuxha, trajneri i basketbollit të ekipit të femrave të Laçit


Pjetër Xhuxha me origjinë nga qyteti i Shkodrës, pasi u diplomua në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë, në fundin e viteve ’60-të, u emërua mësues i edukimit fizik në qytetin e Laçit, ku punoi me përkushtim të madh për gati tre dekada me radhë, duke qenë krahu i djathtë i Ndue Tarazhit, në të gjitha aktivitet sportive me ekipet që drejtuan. Krahas mësimdhënies në gjimnazin e qytetit, Pjetër Xhuxha ishte dhe trajner i ekipit të basketbollit të femrave “Kastrioti” të qytetit të Laçit (të reja dhe të rritura, me ndihmës trainer Paqsor Fejzo), duke përfaqësuar rrethin e Krujës. Në ekipin që formoi, stërviti dhe konkurroi për disa vite në kampionatet kombëtare që në fillimin e viteve ’70-të e më pas, bënin pjesë; Liljana Lika, Ludmilla Muça, Veronika Buxhaku, Frida Zavalani, Zana Mara (Fejzo), Natasha Nako, Rajmonda Tiko (Ligdisha), Marjana Sulejmani, Marie Mata, Vitore Çuti, Neta Bardhi, Dave David Noka, Natale David Ndoka, Bardha Qehaja (Gjaci) Luljeta Çuka, Moza Çuka, Eva Rrjolli, Xhuljeta Cakani, etj. Po kështu për disa vite, Pjetër Xhuxha drejtoi edhe ekipin e basketbollit të rinjve të Laçit, madje duke dalë kampion kombëtar i kategorisë së dytë në vitin 1977, ku në finale mundi ekipin e “Labinotit” të Elbasanit në ndeshjen që u zhvillua në Durrës. Krahas ekipeve të basketbollit për meshkuj dhe femra (në vitet ’80-të, ekipin e femrave e mori trajner Pjetër Zima), për vite me radhë Pjetër Xhuxha ishte organizatori dhe drejtuesi kryesor i kampionateve zonale të basketbollit dhe futbollit të klasës punëtore, ku konkurronin ndërmarrjet nacionale që kishte Laçi në atë kohë. Ato aktivitete sportive, jo vetëm se ngjallin një interes të jashtëzakonshëm, por ishin dhe një mundësi argëtimi edhe për tifozerinë e zjarrtë të atij qyteti me në krye Hidrin e Milotit, Tahir Gashin e Shullazit, Pashk Sulën, Pashk Çokun, Pashk Mërqinën, Pashk Kalthin, Azem Çokun, Lulash Gjinin, Smajl Hoxhën, Cimin e Xhiut, Dull Bodllin, Gjinin e vogël, Bashkim Kumen, Vladimir Mërkurin, Pjetër “Trimin” e Tonin Prelën (“Probon”) e Laçit, Lekën e Gjormit, Lek Prelën e Mamurrasit, etj., që i ndiqnin ndeshjet ndërmjet ndërmarrjeve, ashtu si ndiqnin dhe ekipin e Laçit, brenda dhe jashtë rrethit. Pas viteve ’90-të, Pjetër Xhuxha u largua familjarisht për në qytetin e Shkodrës ku jeton ende, por edhe sot vazhdon të kujtohet me shumë respekt, jo vetëm nga nxënësit dhe ish-sportistët që ai stërviti, por edhe nga banorët e vjetër të qytetit të Laçit.


Petrit Bardhi, basketbollist dhe trajner i ekipit “Kastrioti” të Laçit për 15 vite

Petrit Bardhi, me origjinë nga rrethi i Peshkopisë, (familja e tij ishte nga të para që erdhën në qytetin e Laçit në fillimin e viteve ’60-të), së bashku me shokun e tij, Manol Feshtin, ishin të parët që filluan të luajnë basketboll në atë qytet, që në mesin e viteve ’60-të, kur kishte vetëm një fushë me tabela dhe kosha basketbolli (te Reparti Ushtarak 6136), ku luanin oficerët e atij reparti dhe specialistët kinezë që punonin në Uzinën e Superfosfatit. Në këtë kohë (1966-‘67) u krijua dhe ekipi i parë i basketbollit të qytetit të Laçit, në përbërje të së cilit ishin kryesisht disa inxhinierë si; Spiro Kashara, Sabri Çoba, Triumf Çuçi, Pandeli Topalli, Hilmi Drishti, Rrok Nikolla etj., me trajner Esat Pazarin nga Tirana (kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Laç), të cilët konkurruan në dy kampionate kombëtare të kategorisë së dytë që zhvilloheshin me grumbullim. Petrit Bardhi ishte gjithmonë pranë atij ekipi dhe një nga lojtarët bazë të ekipit të rinjve dhe të rriturve që formoi Ndue Tarazhi që në vitin 1968-’69, ku bënin pjesë dhe Ali Çela, Hilmi Drishti, Alqi Lango, Agim Shtylla, Gjin Zajzi, Vasil Duro, Gëzim Zhapokika, Gjergj Klimi etj. Pasi u diplomua në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë në vitin 1978, Petrit Bardhi u emërua mësues i edukimit fizik në qytetin e Laçit, ku mori ekipin e basketbollit “Kastrioti” për të rritur, (zëvendësoi Ndue Tarazhin, i cili në atë vit mori ekipin e futbollit “Industriali”), të cilin e drejtoi për gati 15 vite me radhë, duke konkurruar edhe në kampionatet kombëtare të kategorisë së parë (kategoria superiore sot), apo kupat e republikës, me ekipet më të mira të vendit, si “Partizani”, “Vllaznia”, “17 nëntori”, “Dinamo”, etj. (Nga viti 1978, ndeshjet luheshin në stadiumin e ri të hapur të basketbollit, të ndërtuar nga Ndue Tarazhi me kontributin e tij personal dhe ndihmat që i jepnin drejtuesit e ndërmarrjeve, pa asnjë investim nga shteti).

Nga viti 1979, e deri në fillimin e viteve ’90-të, në ekipin e stërvitur dhe drejtuar prej trajnerit Petrit Bardhi, krahas “Gardës së vjetër”, si Anton Kaçaj, Viktor Kola, Agron Mehmeti, Shpëtim Gjoni, Lazër Gurra, Dhurim Gjoni, Artur Nuredini, Gjeto Meta, etj., që ishin pjesë e ekipit të Ndue Tarazhit, erdhën edhe lojtarë të tjerë, si; Albert Karanxha, Themistokli Tite, Vladimir Konomi, Lec Kaçaj, Pëllumb Vukaj, Ilir Vlashi, Aleks Shkëmbi, Dashnor Kaloçi, Lek Ndoci, Agim Gruda, Sokol Sadiku, Agim Qehaja (kampion kombëtar edhe në sportin e mundjes), Altin Galanxhi, Dhimitraq Vangjeli, Altin Mero, etj., të cilët u aktivizuan me sukses deri në vitin 1991. Edhe pas “shkrirjes” së këtij ekipi në fillimin e viteve ’90-të, si rezultat i “hemorragjisë” prej emigracionit masiv që pësoi vendi në atë kohë, Petrit Bardhi vazhdoi përsëri punën si trajner, me po atë përkushtim, me ekipin e të rinjve dhe të moshave, si në basketboll ashtu dhe në futboll, deri nga viti 2018, që doli në pension.

Bashkia e Laçit, duhet t’i nderojë dhe vlerësoi ish-sportistët kampionë që nderuan atë qytet dhe Shqipërinë

Është në nderin e Bashkisë së Laçit të Kurbinit me në krye znj. Majlinda Cara, e cila krahas punëve shumë të mira që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve që drejton atë bashki, (si p.sh., rikonstruksioni i pallateve të vjetra, etj.), duhet të kujtojë dhe vlerësojë edhe ish-sportistët dhe trajnerët më të shquar të atij qyteti, si: Shahije Billa, Ndue Tarazhi, Pjetër Xhuxha e Petrit Bardhi etj., të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm, jo vetëm që arritën të nxjerrin ekipet që drejtuan në kategoritë superiore, por ata përgatitën edhe dhe sportistë që arritën majat e sportit kombëtar. Madje duke u shpallur edhe kampionë absolut të Shqipërisë, si Pjetër Pëllumbi dhe Marinda Preka (nënkampione Ballkani) në atletikë, Linda Palushi (Kodra), në qitje, Ndue Frroku e Ylli Çuka në basketboll, etj. Jo vetëm kaq, por ata trajner i dhanë jetë e gjallëri një qyteti të tërë për afro tre dekada me radhë, duke bërë që laçianët të jetonin me sportin dhe të ishin mbështetja kryesore e ekipeve të tyre. Më e pakta që mund të bëja Bashkia e Laçit, janë titujt “Qytetar Nderi” dhe “Mirënjohja e Qytetit”. Apo t’i nderojë ata duke pagëzuar disa shkolla me emrat e tyre. Si p.sh. shkollës së mesme të qytetit të Laçit, mund t’i vihet emri “Ndue Tarazhi”, pasi ai aty shërbeu me një përkushtim të rrallë për gati gjysëm shekulli. (Pse jo dhe një bust i tij). Apo stadiumit të Laçit mund t’i vihet fare mirë emri “Ndue Tarazhi”, pasi atë stadium ai e ndërtoi vetë me kontributin e tij personal që në fundin e viteve ’80-të, kur u emërua trajner i ekipit “Industriali”, duke pasur ndihmën e mbështetjen e drejtuesëve të ndërmarrjeve të qytetit apo drejtorët e shkollës së mesme të Laçit, si; Zef Ndoci, Sofokli Rrapi, Shefqet Lika apo kryetarit të Komitetit të Fiskulturës e Sporteve të rrethit të Krujës, Genc Misha. (Sa për statistikë, Ndue Tarazhi ka shërbyer si trajner për afro 60 vite, një rekord unik jo vetëm në Shqipëri, por edhe me gjerë. Dhe për të gjithë atë kontribut që ai ka dhënë, titulli “Hero i Punës Socialiste” që jepej para viteve ’90-të, do ishte shumë pak për të!).
Po kështu shkollave 8-vjeçare të fshatit Gurëz dhe Fushë-Kuqe ku mësuan Pjetër Pëllumbi dhe Marinda Preka, mund t’i vihen emrat e tyre. Shembuj të tillë ka shumë në Shqipëri, ku disa shkolla janë pagëzuar me emra të atyre që kanë punuar e shërbyer aty, që në gjallje të tyre. Si p.sh. shkolla e mesme e fshatit Kastriot në Peshkopi me emrin “Bajram Hyseni” (ushtarak dhe gazetar), shkolla 9-vjeçare në Suk-2 të Roskovecit, me emrin “Ajet Toska” (atlet, kampion kombëtar në hedhjen e çekiçit), shkolla e mesme e qytetit të Patosit me emrin “Zhani Ciko” (muzikolog) etj.. Po kështu, Bashkia e Kurbinit duhet të marri nismën dhe në bashkëpunim me federatat përkatëse në Tiranë, të dërgojë propozimet në Kryeministri dhe Presidencë, për vlerësimin e dekorimin me titujt “Mjeshtër i Madh i Punës”, apo me medalje të tjera, sportistët kampionë; Marinda Preka, Pjetër Pëllumbi, Ndue Frroku, Ylli Çuka dhe Linda Palushi Kodra, si dhe trajnerët e shquar të Laçit; Shahije Billa, (pas vdekjes) Ndue Tarazhi, Pjetër Xhuxha dhe Petrit Bardhi. Ata e meritojnë plotësisht këtë nderim që mund t’u bëhet, (madje duhet të ishte bërë kohë më parë), se duke vlerësuar dhe nderuar ata sportistë e trajnerë, nderohet vetë qyteti i Laçit. Asnjëherë nuk është vonë dhe për këtë ka një sentence ku thuhet: “Nëse nuk kujtojmë të kaluarën, e ardhmja do harrojë të tashmen”.

The post Përse gjimnazit të qytetit të Laçit ose stadiumit të futbollit, duhet t’i vihet emri “Ndue Tarazhi” dhe një bust i tij? appeared first on Albspirit.

]]>
Armand Duka: Zëri dhe fisnikëria e Ismet Bellovës do të jetojnë gjatë https://alb-spirit.com/2025/12/21/armand-duka-zeri-dhe-fisnikeria-e-ismet-belloves-do-te-jetojne-gjate/ Sun, 21 Dec 2025 19:35:51 +0000 https://alb-spirit.com/?p=319061  Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të komentatorit të njohur sportiv të Radio Tiranës, Ismet Bellova. Në një reagim, Duka e vlerëson Bellovën si “zërin unik të futbollit shqiptar”, i cili ka komentuar në periudha të vështira dhe historike të sportit në vend, duke shoqëruar me […]

The post Armand Duka: Zëri dhe fisnikëria e Ismet Bellovës do të jetojnë gjatë appeared first on Albspirit.

]]>
 Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të komentatorit të njohur sportiv të Radio Tiranës, Ismet Bellova.

Në një reagim, Duka e vlerëson Bellovën si “zërin unik të futbollit shqiptar”, i cili ka komentuar në periudha të vështira dhe historike të sportit në vend, duke shoqëruar me profesionalizëm breza të tërë sportdashësish.

Ai thekson se Bellova ishte një mjeshtër i fjalës dhe një profesionist i rrallë, i respektuar gjerësisht për kontributin dhe gjurmën që la pas.

“Komentatori i shquar i Radio Tiranës, zëri unik i futbollit shqiptar, që ka komentuar në ditë të vështira e historike të sportit shqiptar, mjeshtër i fjalës dhe profesionist i rrallë, që me zërin e tij shoqëroi breza të tërë, profesor dhe mik i mirë, i respektuar nga i madh e i vogël për gjurmën që la, ndërroi jetë pasi jetoi gjithmonë si një njeri shumë i dashur”, shkruan Duka.

“Prehu në paqe Ismet Bellova. Zëri yt i paharruar dhe fisnikëria jote do të jetojnë gjatë në zemrat e atyre që u rritën duke të dëgjuar. Do të të kujtoj gjithmonë me respekt dhe mall”, shprehet Duka në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura dhe emblematike të gazetarisë sportive shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Ai ishte një nga zërat më të veçantë dhe historikë të mikrofonit shqiptar, komentator i dhjetëra sfidave sportive që kanë shënuar historinë e sportit në Shqipëri.

Ismet Bellova mbetet një nga figurat më të spikatura të komentimit sportiv në Shqipëri, ndërsa ndarja e tij nga jeta ka ngjallur reagime të shumta vlerësimi dhe respekti në botën e sportit.

The post Armand Duka: Zëri dhe fisnikëria e Ismet Bellovës do të jetojnë gjatë appeared first on Albspirit.

]]>