Albspirit

Media/News/Publishing

Përshpirtje për Rebekën

Nga Suzana Tahiri

Rebeka Rexhepi ka ndërruar jetë. Vajza që u bë pikë referimi për miliona njerëz nga përkatësia shqiptare dhe jo vetëm, nuk arriti të mposhtë një sëmundje tepër të rëndë. Natyrisht që nuk është e vetmja që ikën nga kjo jetë, megjithëse luftoi shumë së bashku me nënën e saj, artisten Xheraldinë.

Pikërisht për këtë motiv, për mosligshtimin e saj, për mos-humbjen e shpresës dhe për të luftuar në çdo sekondë, në çdo minutë, në çdo orë, qysh nga diagnostikimi me kancer në moshën 16-vjeçare, Rebeka Rexhepi u shndërrua në një simbol femëror me moton: lufto për jetën edhe kur ajo është e pamundur.

Tani që nuk është më njerëzit kujtojnë apelin njerëzor që u krijua rreth saj për t’u kuruar jashtë vendit, çka edhe u arrit duke nxjerrë në pah edhe një cilësi tjetër humane, solidaritetin, kur të njohur dhe të panjohur, besimtarë dhe jobesimtarë bëhen bashkë kundër së keqes që mund të jetë një sëmundje, një pushtet, një organizatë apo një tiran.

Në përfyryrimin tonë, pavarësisht se ajo nuk jeton më, ka mbetur ajo zonushë e hijshme, me shumë ëndrra, me pasionin e jashtëzakonshëm për të jetuar dhe qoftë për këtë bukuroshja shqiptare është një model më vete, një shembëlltyrë frymëzuese për sot dhe për të ardhmen.

Dita është shumë e trishtë sot, pa ty Rebeka!

Please follow and like us: