Albspirit

Media/News/Publishing

Tahiri dënohet me 6 muaj burg për vjedhje të energjisë elektrike

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burg Sajmir Tahirin, për vjedhje të energjisë elektrike. Edhe pse ka emër dhe mbiemër të njëjtë me atë të ministrit Tahiri nuk bëhet fjalë për atë, por për një shtetas tjetër. Vendimi i shpallur në faqen zyrtare për shtetasin e sipërpërmendur thotë: “Deklarimin fajtor të të pandehurit Sajmir Tahiri, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjise elektrike, ose impulseve telefonike”, parashikuar nga Neni 137/1 të K. Penal, dhe denimin e tij me gjashtë muaj burgim”. Këtij shtetasi i ulet 1/3 e dënimit pasi është gjykuar në paraburgim dhe përfundimisht dënohet me 4 muaj burgim.

Please follow and like us: