Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm Myqerem Tafaj
Gjykata e Lartë ka shpallur të pafajshëm ish-ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj. Në seancën e kaluar, Prokuroria kërkoi një vit burg për Tafajn, por Gjykata sot vendosi pafajësi. Ish-ministri Tafaj u akuzua se kishte akredituar në shkelje të ligjit, 8 degë të Universitetit ‘Vitrina’ duke shkaktuar dëm në vlerën 1 milionë euro. Seancën e kaluar, Prokuroria tha se 1869 diploma të lëshuar nga universiteti privat janë të pavlefshme. Përmes veprimeve të të pandehurit, universitetit privat iu dha mundësia të ofronte programe studimi me pasoja të rënda financiare për individët dhe për shtetin.
Please follow and like us: