Albspirit

Media/News/Publishing

Washington Times shkrim për Shqipërinë, vlerëson kontributin e Metës

E përditshmja amerikane “Washington Times” ka publikuar një artikull për Shqipërinë, duke e cilësuar si vendin me maxhorancë myslimane që tërheq interesin perëndimor për stabilitetin evropian. Autori, Jason Katz, ndërsa vlerëson kontributin e kreut të Kuvendit Ilir Meta për zhvillimin e vendit argumenton se SHBA duhet të ndihmojë më shumë Shqipërinë në rrugën e saj europiane. 

E përditshmja amerikane “Washington Times” në një shkrim kushtuar Shqipërisë nënvizon rrezikun që i kanoset ekonomisë, politikës dhe sigurisë së rajonit nga kriza e emigrantëve.

Autori Jason Katz, analizon situatën aktuale të vendit tonë përmes një interviste me kryetarin e parlamentit Ilir Meta të cilin e ka cilësuar “Zëri moderator i Shqipërisë”.

Katz shkruan se Shqipëria është përballur me sfidat e saj dhe ka arritur të ndërtojë nje shtet demokratik me maxhorancë myslimane, por të përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit, shekullarizmit dhe modernizimit.

Ai nënvizon se Shqipëria vuan nga influencat e islamit radikal, prandaj kryeparlamentari Meta, nënvizon se vendet evropiane duhet të jenë të vëmendshëm përkundrejt rrezikut real që terroristët mund të inflitrojnë mes valëve të refugjatëve, me qëllim hyrjen e tyre në Evropë:

Por kryeparlamentari Meta, i cili pritet të vizitojë brenda muajit Uashingtonin, nënvizon se SHBA duhet të udhëheqin përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë në vendet në konflikt.

Përmes këtij shkrimi, “Washington Times” analizon se Shqipëria e cila ndodhet në rrugëkalimin e refugjatëve ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së për inteligjencë, ruajtjen e kufijve, zbatimin e ligjit, reformat ekonomike dhe veçanërisht në drejtësi.

Dhe në fund të artikulli mbyllet me këshillë për administratën amerikane: “Uashingtoni duhet të jetë miqësor dhe mbështetës, jo për shkak të zemrës së tij të mire, por sepse është në interesin e SHBA të forcojë aleancën me Shqipërinë”.   

Please follow and like us: