Albspirit

Media/News/Publishing

100 bizneset më të mëdha në Shqipëri 

Zbardhen aksionerët dhe pronarët e 100 kompanive më të mëdha, të renditura sipas qarkullimit vjetor të vitit 2014 (shiko tabelën në vijim). Kompanitë e mëdha me pronësi shqiptare, në vite kanë arritur të kenë një biznes të qëndrueshëm dhe janë përgjithësisht transparent me pronarët apo aksionerët (në rastin kur janë shoqëri aksionere).

Zhvillimi i shpejtë dhe i vrullshëm i pas ’90-s, i shoqëruar me informalitet të lartë dhe mungesë të ulët kontrolli për origjinën e parave duket se i ka bërë bizneset shqiptare indiferente ndaj përpjekjeve të sofistikuara për të fshehur aksionerët apo burimin e të ardhurave.

Më i lartë, presioni ka qenë ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të tjerë shtetërorë, që janë të detyruar të bëjnë dhe deklarime të përvitshme pasurie. Në 100 sipërmarrjet më të mëdha, më shumë se gjysma, 54, janë shoqëri aksionere (28 shqiptare dhe 24 të huaja), 40 janë shpk dhe 6 degë të shoqërive të huaja.

Shoqëritë aksionere shqiptare dhe sh.p.k-të përgjithësisht janë me aksionerë e pronarë të  identifikuar me emra (shih tabelën për detajet). Shoqëritë aksionere të huaja janë në pjesën më të madhe institucione financiare (banka) të njohura nga vendet e Europës Perëndimore, ose investitorë të tjerë seriozë.

Nga shoqëritë e tjera, përveç koncesionarëve të naftës e nënkontraktorëve të tyre, me origjinë nga parajsat fiskale janë identifikuar GFI (fillimisht nga ishujt Levis) dhe ARMO, që sipas kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati ka origjinë nga parajsat fiskale (për ironi, edhe shteti ka ende 15% të aksioneve në kompaninë e përpunimit të naftës, që tashmë është e zhytur në borxhe dhe ndodhet në situatë falimenti).

kompanite e medha (2)

kompanite e medha (3)

kompanite e medha (1)

 

Please follow and like us: