Biseda erotike e deputetes/ Rrëfimi i Ermira Mehmetit: Oferta që më bënë para publikimit
Deputetja e BDI-së në Maqedoni, Ermira Mehmeti rrëfen në një intervistë në emisionin “me shukin” në gazeta Express ofertat që i kanë ardhur për të mos publikuar bisedën erotike me zv.kryeministrin Musa Xhaferri.
Ajo thotë se e gjithë biseda është e montuar dhe se qëllimi ishte për ta goditur politikisht.
“Ajo lloj afere është montuar diku që të më bëjë mua të them se nuk do kandidohem më. Unë kisha paralajmërime se po përgatitet një sajesë e tillë që në vjeshtën e kaluar. Shantazhet u konkretizuan diku nga fillimi i vitit dhe disa javë para se të shpërthente, individë shqiptarë më erdhën me oferta për të më ndihmuar”, tregon Ermira Mehmeti.
Please follow and like us: