Republikanët britanikë kërkojnë referendum për monarkinë
Republikanët britanikë, shumë herë të pakët në numër krahasuar me pjesën më të madhe të poupllsisë që simpatizon monarkinë, konfirmuan se kërkojnë zhvillimin e një referendumi për formën e qeverisjes së vendit, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth.
Nisma e republikanëve britanikë vjen në kohën kur mbretëresha Elizabeth do të festojë nesër 90-vjetorin e lindjes dhe kur popullariteti i saj ndodhet në nivelin maksimal.
Por, sipas liderit të republikanëve britanikë, Graham Smith, vdekja e mbretëreshës do të përfaqësojë një pikë zgjidhjeve në historinë e Britanisë së Madhe.
”Do të jetë e domosdoshme që qytetarët të shprehen për të ardhmen e vendit të tyre”, thekson Smith.
Please follow and like us: