Albspirit

Media/News/Publishing

Bukuroshet biseksuale të Hollivudit

Disa yje janë të njohura për faktin që vazhdimisht joshen nga të dyja gjinitë, e disa të tjera thjesht kalojnë nëpër një fazë të caktuar, kur ndiejnë afinitet ndaj personave të gjinisë së njëjtë. Pa marrë parasysh arsyet, më poshtë jua kemi sjellë bukuroshet e Hollivudit, që kanë pasur marrëdhënie intime edhe me meshkuj edhe me femra

Miranda Kerr

Marrëdhënia intime me një engjëll të “Victoria’s Secret” është diçka të cilën e ëndërrojnë të gjithë – edhe meshkujt e edhe femrat. Lajmi i mirë për këta ëndërrimtarë është që disa nga këta engjëj, si puna e Miranda Kerr-it, “luajnë në të dyja ekipet”. Bukuroshja australiane ka qenë e martuar me Orlando Bloom-in, me të cilin ka edhe një djalë dhe pas ndarjes nga Bloom ajo kishte thënë që tani do ta eksploronte një anë tjetër, që fshihej brenda saj. “Më pëlqejnë edhe meshkujt edhe femrat. E dua trupin femëror dhe më pëlqen shumë forma femërore. Dua ta eksplorojë. Kurrë mos thuaj kurrë”. Miranda tani është në lidhje dashurie me bashkëthemeluesin e “Snapchat”-it, Evan Spiegel.

Cameron Diaz

Aktorja nga Kalifornia, Cameron Diaz, ka luajtur role të mëdha në filma të shumtë, përfshirë këtu edhe “Charlie’s Angels”, “There’s Something About Mary” dhe “Gangs of New York”. Sa i përket jetës personale, ajo ka pasur lidhje të gjata dashurie vetëm m meshkuj, si puna e producentit Carlos de la Torre, aktorit Matt Dillon, aktorit dhe këngëtarit Jared Leto dhe këngëtarit e aktorit të famshëm, Justin Timberlake. Ajo tani është e martuar me kitaristin Benji Madden, megjithatë ka thënë që “secila femër gjatë jetës së saj e ka pasur një moment kur është ndjerë e joshur nga një tjetër femër”. Ajo madje e ka pranuar që pasur marrëdhënie intime me një femër, emrin e së cilës nuk e ka bërë të ditur.

Angelina Jolie

Shumë meshkuj ia kanë lakmi Brad Pitt-it, për arsye që ai ka në shtrat një femër si Angelina Jolie. Aktorja dyzetvjeçare tash e një kohë të gjatë ka qenë në qendër të vëmendjes dhe atë për arsye të ndryshme: rolet e mëdha në filma të suksesshëm, fjalimet prekëse për të drejtat e refugjatëve dhe për lidhjen e hapur që ajo ka me bashkëshortin e saj. Përflitet që edhe Pitt edhe Jolie janë biseksual, megjithatë Pitt asnjëherë nuk ka folur për këtë gjë. Gjithsesi, për këtë ‘sekret’ ka folur Jolie, e cila e ka pranuar lidhjen që ka pasur me aktoren Jenny Shimizu, me të cilën ishte takuar gjatë xhirimeve të filmit “Foxfire” në vitin 1996, lidhje ajo që kishte vazhduar me vite të tëra, edhe gjatë kohës kur Jolie ishte zyrtarisht në lidhje tjera të dashurisë.

Christina Aguilera

Christina Aguilera e kishte filluar karrierën si fëmijë, kur ishte bërë pjesë e “Mickey Mouse Club” në vitin 1993 dhe sikur yjet tjerë të asaj kohe – Justin Timberlake dhe Britney Spears – është rritur për t’u bërë një këngëtare e suksesshme. Aguilera ka qenë në lidhje zyrtare të dashurisë vetëm me meshkuj dhe martesa e saj me këngëtarin Jordan Bratman ka zgjatur nga vitit 2002 deri në vitin 2010. Megjithatë, njëra nga arsyet e përfundimit të martesës së tyre thuhet të ketë qenë xhelozia e Bratman-it për faktin që bashkëshortja e tij sillte shumë femra në shtëpi. Megjithatë, dëshmia e vetme deri më tani për preferencat biseksuale të Aguilera-s është puthja që ajo ka ndarë me Madonna-n në vitin 2003.

Cara Delevingne

Cara Delevingne është vetëm 23-vjeçare dhe tashmë ka arritur të korrë suksese të mëdha në modelim si dhe është një aktore mjaft premtuese, gjë të cilën e ka dëshmuar në paraqitjet e saj në disa filma të suksesshëm, si “Paper Towns” dhe “Suicide Squad”. Për më tepër, Cara është shumë e popullarizuar dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale. Ajo ka qenë në lidhje dashurie me këngëtarin Harry Styles si dhe me aktoren e famshme Michelle Rodriguez, si dhe njihet për faktin që është shumë e hapur me të tjerët sa i përket jetës së saj private. “Jam e re dhe po argëtohem. Nuk më intereson shumë se çka mendojnë apo thonë të tjerët. Jam duke e shijuar jetën në maksimum”, kishte thënë ajo kur ishte pyetur për orientimin e saj seksual.

Jessie J

Jessie J është njëra nga disa yjet në këtë listë që janë kritikuar për ‘luhatshmërinë’ sa i përket orientimit seksual. Ajo e ka pranuar që dikur ka pasur një lidhje dashurie me një femër, megjithatë e ka cilësuar këtë gjë si një “fazë”, duke shtuar që tanimë joshet vetëm nga meshkujt. Njerëzit e kanë akuzuar për faktin që ajo e ka përdorur orientimin e saj seksual për t’u ngjitur në shkallët e karrierës. Këtyre kritikave ajo i është përgjigjur shumë e zemëruar, me një postim të gjatë e plot mllef, ku, mes të tjerash thuhet: “Asnjëherë nuk kam folur për orientimin tim seksual dhe asnjëherë nuk e kam mohuar faktin që dikur kam pasur aferë me një femër. Thjesht, tani jam e interesuar në meshkuj”.

 

Please follow and like us: