Tmerruese: Rreth 300 ushtarë italianë që shërbyen në Kosovë vdiqën nga “Sindromi i Ballkanit” 18 prill 2016!?
Të paktën 300 ushtarë italianë mund të kenë vdekur nga ekspozimi ndaj uraniumit të varfëruar në Bosnje dhe Kosovë, por autoritetet italiane vazhdojnë të mohojnë ekzistencën e një lidhjeje, raporton BalkanInsight.
Më shumë se 300 ushtarë italianë mund të kenë vdekur gjatë 15 viteve të fundit nga ekspozimi pa mbrojtje të uraniumit të varfëruar gjatë misioneve në Bosnje, Kosovë, Afganistan dhe Irak, ndërsa 3,700 të tjetër, janë të sëmurë për të njëjtën arsye.
“Deri më sot, 331 ushtarë italianë kanë humbur jetën dhe 3764 të tjerë janë prekur nga kanceri si pasojë e të qenit të ekspozuar ndaj uraniumit të varfëruar”, ka thënë Daniele Leggiero, një ish-pilot italian i cili tani është president i shoqatës “Osservatorio Militare”, i cili përfaqëson viktimat dhe të afërmit e tyre.
Komenti i gazetës shqiptari.eu, në vijim?
Por, ne nuk mund të mos e komentojmë këtë indo, përkatësisht qëllimin e këtij hulumtimi, që duket se ka para së gjithash prapavijë politike.
Por, BalkanInsight nuk pyet për shqiptarët, nuk don t’ia dijë, don të gjejë si duket fajtorë për të përligjur më pas kauzen serbe, se ishte e gabueshme dhe e dëhmshme ndërhyrja e NATO-s edhe në aspektin humanitar, duke e goditur kështu në ‘zemër’ kryeargumentin e perëndimit, se ndërhyrja në Kosovë ishte e pashmansgme për shkaqe humanitare, sepse një popull po zhdukej.
E para, pra a nuk ia vlente shkurtimi i jetës së disa ushtarëve që të shpëtohej një popull?
Dhe sa shqiptarë kanë vdekur nga ushqimet kancerogjene, të kontaminuara dhe të pafat serbe, që e shesin pa asnjë kontroll në Kosovë tash e 17 vjet? Ku janë Ins-ajtat? Ku i kanë hulumtimet? Pse nuk ia financojnë këto hulumtime?…. shqiptari.eu