Albspirit

Media/News/Publishing

Karroca e Ismail Qemalit dergjet në ambientet e Kinostudios      

Regjisori Dritan Huqi ka postuar në rrjetet sociale një foto, nga filmi “Nëntori i dytë”. Ai shkruan se karroca e filmit ajo që shoqëronte Ismail Qemalin ( aktorin Sandër Prosi), dergjet e shkretë në ambientet e Kinostudios.

“Karroca e filmit “Nëntori i Dytë”, një objekt simbol. Në një vend normal ajo do ekspozohej me dinjitet diku.

Si pjesë e historisë jo vetëm e kinemasë, por edhe më shumë se kaq. Fatkeqësisht, “dergjet” drejt degradimit në një garazh të Kinostudios”, shkruan Huqi në profilin e tij në Facebook.

Please follow and like us: