Revoltohet regjizori Kumbaro
Revoltohet Kumbaro: Kush e pa që unë votova Gëllçin, merruni më mirë me “lepurushet”, mos përgojoni si në diktaturë
Regjisori shqiptar Saimir Kumbaro, që është dhe antar i Këshillit Drejtues në RTSH ka reaguar në lidhje me votimin e tij për zgjedhjen e drejtorit të ri të Televizionit Publik Thoma Gëllçi
Ai duke marrë shkas që i është përmendur emri dhe fotografia e tij në TV Klan, që sipas tyre Kumbaro ka votuar për Thoma Gëllçin, ka shkruar në FB duke sqaruar se as një kandidat nuk ishte i Partisë Demokratike dhe që të dy ishin të krahut të majtë.
“Pashë në TV Klan të përmendej emri dhe fotografia ime. Qëllimin e dinë më mirë ata të Klan-it! Votimi për Drejtorin e RTVSH ishte i fshehte. Ku e dinë ata të KLAN-it që kam votuar Gellcin. Të kenë futur vallë në akuariumin bosh ” agjentin” e tyre? Me c’të drejtë klanistët më bëjnë mua njeri të afërt të Pollos? Me vjen keq që Sandri, miku im, i lejon këto paçavure në televizionin e tij. Për dijeni asnjë kandidat nuk ishte i Partisë Demokratike. Të dy kandidatet i përkasin krahut të majtë. Thoma Gellci zgjidhej edhe me 6 vota sipas ligjit të ri. Le të merret Klan me lepurushet se do tërheqin më shumë audiencë dhe mos marrin njerëz nëpër gojë si në kohën e diktaturës”, shkruan ai në profilin e tij të Facebook-ut.