Albspirit

Media/News/Publishing

Zhduket një vajzë në Fushë Krujë, familja e shqetësuar bën denoncim

Zhdukja pa gjurmë e një vajze të re në Fushë Krujë ka bërë që familja e saj të shqetësohet dhe t’i drejtohet policisë.

Gjatë ditës së diel, babai i saj Xh.M., 41 vjeç me banim në Fushë Krujë ka bërë denoncim në polici, ku ka thënë se vajza e tij është zhdukur pa gjurmë prej dy ditësh.

Kryefamiljari ka deklaruar se e bija S.M., ka humbur çdo kontakt me ta, duke bërë që të shqetësohen.

Media mëson se ajo ka kontaktuar në telefon me familjarët duke u thënë se do kthehej në banesë dhe se largimi ishte bërë me dëshirën e saj. Gjithsesi nuk dihet se ku ka qenë vajza dhe as momenti se kur mund të kthehet.

Please follow and like us: