Albspirit

Media/News/Publishing

Aurela Gaçe sulmon egër gazetën Panorama

Këngëtarja Aurela Gaçe ka sulmuar egër gazetën Panorama për një histori të 5 viteve më parë. Mund ti kisha hedhur në gjyq. “Mund ti kisha bërë edhe më shumë me temperamentin tim” ka deklaruar ajo. Aurela e ka bërë këtë rreagim plot mllef dhe nerv pas akuzave që i janë bërë Eneida tarifës në festivalin Europian. Dhe kjo e ka bërë të rimendojë për historinë e saj, kur mor vetë pjesë në Eurosong, në vitin 2011 në Gjermani me këngën ‘Feel the passion’. Moskualifikimi në atë finale i ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në jetën e saj. ‘Nuk mundesha as ta shihja për 2 vite Eurosong-un’, thotë ajo për të përshkruar ndjesinë e pakapërcyeshme nga moskualifikimi. Dhe sipas këngëtares, kjo periudhë e errët e jetës së saj nuk i ka ardhur as nga juritë e huaja, as nga kritikat ndërkombëtare të Eurovision; i ka ardhur nga shqiptarët.

Dhe gjithë këtë zemërim Aurela e ka sendërzuar tek e përditshmja Panorama e cila në atë kohë shkroi se për të juztifikuar paraqitjen e saj të keqe Aurela kishte shpikur një shtatzani imagjinare. Por në fakt siç rrezultoi më pas ajo mbante atë kohë në trup vajzën e saj.

Tani 5 vite më pas ajo ka ripostuar në Instagram, një artikull me titull: ‘Aurela Gaçe mashtron me shtatzani për të justifikuar dështimin në Eurosong’. Në atë kohë këngëtarja bëri me dije se ishte në pritje të një fëmije që do të vinte në jetë në nëntor të atij viti: Grace, e cila tani është 4 vjeç. ‘Oh, çfarë dhimbje ka ndier ky kraharor’, shkruan Aurela. Ajo shprehet se pas kësaj përvoje, ajo i mbështet të gjithë këngëtarët dhe artistët që përfaqësojnë Shqipërinë në Eurosong, sepse e di se ç’do të thotë të jesh në qendër të gjykimit, ‘a thua se finalja vendos për karrierën tënde, a thua se s’ke punuar kurrë më parë’.

Please follow and like us: